Edi Rama pret biletën e burgut për Erion Veliajn

0
Shkruan Zef Ndreka
Ky mbetët lajmi më kryesor politik i këtyre ditëve.
Sigurisht, pritet arrestimi i Veliajt, i artikuluar jo pa shaka dy vite më parë në një emision televiziv, ku Rama e tha troç:
Do ta “varë” në pemën që po mbjell vetë.
Thirrja e Blendi Goxhes si drejtues politik i Qarkut të Tiranës së bashku me Spiropalin, do të thotë se shumë shpejt, mbajtësi i Medaljes së Trimërisë, marrë nga Berisha kur ishte President i Shqipërisë mund të jetë zgjidhja më e mirë për të kandiduar për Kryebashkiak i Tiranës.
Sidoqoftë, politika bën zgjidhje kur “shtrëngohet” paksa situata, edhe pse Gonxhe këtu në Tiranë ka qënë edhe më parë.
Nqs kjo që po parashikojmë do të ndodhë, për Tiranën po vijnë lajme të mira, për shkak të historisë dhe eksperiencës në Bashki dhe qeveri tashmë të Blendi Gonxhes, i cili ofrohet më i pjekur, më serioz, më i përgjegjshëm.
Sigurisht që Gonxhe do të ketë jo vetëm mbështetjen e subjektit politik që e propozon, por edhe të demokratëve.
Pa hyrë në konspiracione e teori që nuk i shërbejnë proçesit të zgjedhjes së Kryetarit të ri të Bashkisë Tiranë, Blendi Gonxhe shfaqet figura më e pastër, më korrekte dhe më përfaqësuese për atë detyrë. Për ti shërbyer me norma e qytetari Tiranës, e më vonë pse jo edhe Shqipërisë.
Paraprakisht e uroj mikun e viteve ’90, të fillimeve të proçeseve demokratike dhe ndryshimeve për vendin tonë.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu