Rrjeti i madh televiziv në SHBA, ABC News shkruan se është liruar lideri i opozitës shqiptare.

0
‘Një gjykatë shqiptare liroi të mërkurën nga arresti shtëpiak ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili drejton Partinë Demokratike të opozitës dhe akuzohet për korrupsion.
Gjykata Speciale për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila mbulon çështjet e zyrtarëve të lartë dhe politikanëve, ka hequr urdhrin për arrest shtëpie të Berishës të lëshuar gati një vit më parë, pa dhënë asnjë arsye”.
“Gjatë periudhës së arrestit shtëpiak, Berisha, 80 vjeç, ka qëndruar në banesën e tij në qendër të Tiranës. Ndonëse i ndalohej të komunikonte me njerëz të tjerë përveç familjes dhe avokatëve të tij, çdo mbrëmje ai mbante fjalime për grupe të vogla mbështetësish të mbledhur jashtë ndërtesës së tij.
Privimi i Berishës nga komunikimi dhe prania fizike për të udhëhequr partinë e tij ishte një çështje e përditshme në politikën e Shqipërisë, sepse ai është kreu i partisë kryesore opozitare. Zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen pranverën e ardhshme,” raporton media amerikane.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu