Aksident tragjik në Gjirokastër-Tepelenë, makina përplaset me mjetin e ushtrisë, ndërrojnë jetë 2 persona

0

Një aksident tragjik ka ndodhur në kthesën e Viroit në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ku një mjet është përplasur me një makinë të ushtrisë, duke rezultuar në vdekjen e dy personave.

Raportohet se forcat e emergjencës dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje për të kryer veprimet e nevojshme dhe për të hetuar rrethanat e aksidentit.

Deri më tani, identiteti i viktimave nuk është bërë i ditur, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit vijojnë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu