Humbja e thellë e opozitës dhe nevoja buçitëse për reformimin e saj

0

Shkruan Ndoj Mhilli

Soverani foli për të disatën herë radhazi kundër linjës që ndjek opozita shqiptare, Partia Demokratike, si pasoj duke e lënë këtë të fundit në opozitë. PD nuk është hera e parë që humb zgjedhjet, mirëpo ajo asnjëherë me vetëdije nuk mëton ta lexojë mesazhin që i përçojnë e kumtojnë votuesit, të djathtët dhe shqiptarët në përgjithësi. Madje me vetëdije dhe qëllimisht refuzojnë ta lexojnë atë. Kjo parti nuk ka fituar asnjë zgjedhje që pas vitit 2013, madje humbjet e saj janë thelluar nga njëra palë zgjedhje në tjetërën. Vulen e humbjeve epike e shënojnë zgjedhjet e 11 majit.
Kriza e opozitës thellohet edhe më tej po të kemi parasysh faktin se Partia Socialiste fitoj mandatin e katërt qeverisës, në një kohë kur ajo do duhej të ishte së paku vetkonsumuar, kësisoj t’i linte vend rrotacionit politik. Mirëpo qytetarët, shqiptarët nuk dënjojnë të votojnë një opozitë të pa reformuar, pa kurrfarë risije, ideje dhe vizioni qeverisës, për më keq edhe më të vjetër sesa vetë qeverisja në të gjithë qasjen e saj. Mesazhi i qytetarve shqiptar është i qartë: duam klasë të re politike dhe jo një kastë politike 34 vjeçare kundër-shqiptare, kukull, vegël dhe spijune në duart e fuqive fqinje, lindore. orjentale dhe llumit të ndonjë vendi perendimor, me agjenda të pastra dhe të qarta 34 vjeçare kundër-shqiptare. Në këto rrëthana Partia Demokratike e ajatollahve, serbëve, grekve, turqve dhe mbetjeve e mbeturinave gjermane, italiane dhe franceze – nazi-fashiste, që flasin shqip pengon në mënyrë strategjike, rrotacionet politike në Shqipëri gjatë 34 viteve, duke zgjatur e tejzgjatur në këtë mënyrë tranzicionin politik, qarkullimin e elitave politike dhe ekonomike në vend. Rezultati i këtij bllokimi turkoshak kundër-kombëtar, është prapambetja, korrupsioni, varfëria, krimi, dhuna, vrasjet, shpopullimi – rrënimi kombëtar.
Sidoqoftë pyetja që lind vetiu është: përse Partia Demokaratike nuk e lexon këtë mesazh, më saktë përse nuk mëton dhe nuk do ta lexoj? Arsyeja është e qartë, duan të vinë në pushtet si klikë, klanë dhe jo si alternativë e vërtetë qeverisëse. Këtë dredhi, bishtnim, shqiptarët tashmë e kanë kuptuar e kësisoj Partia Demokratik nuk vjen as nuk do të vi kurrë në pushtet me figurat e llumit 34 vjeçar me agjenda të pastra kundër-shqiptare. Madje aq të vendosur janë shqiptarët për këtë sa që durojnë me shpirtë ndër dhëmbë, si Krishti nën kryq, një qeveri mjerane, t’i qevrisë për 16 vite radhazi, megjithëse nuk i përmbush pritshmëritë e qytetarve shqiptar. Partia Socialiste fiton jo se shqiptarët e duan apo se presin me ngazëllim fitoren e tyre por sepse i shikojnë si të keqen më të vogël.
Paradoksalisht, me sa duket të vetmen garanci për përballje me llumin 34 vjeçar shikojnë Edi Ramën. Prandaj, e rrjedhimisht, ai merr gjithmonë më shumë vota se Partia Socialiste. Nga kjo kuptohet se shqiptarët nuk janë aq budallenj sa do t’i paraqes opozita e cila nuk lexon as nuk do ta lexojë mesazhin e shqiptarve. Madje qëndruan në zgjuarsi, vuajtje, durim, dhe këmbëngulje si popull edhe më lart se amerikanët. Shqiptarët e shohin votën për Ramën si të vetmen mundësi për reformin e opozitës dhe qeverisë – kastës politike. Me të metat e ligësitë e tij këtë meritë historike po e “rrëmeben” me shumë zgjuarsi, falë edhe opozitës. Të vërtetën dhe meritat nuk ja mohoj dot asarmikut, lëre më një politikani, sepse kush mohon të vërtetën ulet këmbëkryq me të keqen.
Në pamundësinë për të ardhë në pushtet këta i janë turrë kujtdo dhe i shohin të gjithë si armiq, kur në të vërtetë armiqtë më të mëdhaj të Partisë Demokratike, janë kasta drejtuese 34 vjeçare e kësaj partie e jo shqiptarët dhe të djathtit. Madje këta tashëm janë kryekëput armiqtë e Shqipërisë, sepse ata janë kthyer në pengmbajtës të rrotacionit politik, të hapjes së Partisë Demokratie, të reformimit të saj, dhe si rrjedhim të zhvillimit e përparimit të Shqipërisë. Kësisoj si skllevër të padronve të tyre të llumit perendimor, orjental e lindor, dhe të fqinjve armiq shekullor, ata mbajnë peng Shqipërinë dhe shqiptarët. Gjithashtu, në njëkohshmëri, bëjnë mbret e kryezot të shqiptarve Edi Ramën.
Në rrethana të tilla, mjerisht, shqiptarët nuk votuan PS si alternativën më të mirë, por si të keqen më të vogël. Kjo është dramatike dhe tragjike në vetvete. Mirëpo një pyetje që lind natyrshëm është, përse e bëjnë këtë llojë manovrimi politik pengmbajtësit e demokratve? Në shërbim të sistemit dhe padrinove të tyre, të cilët me sa duket i kanë futë në darë tredhje dhe nuk i lënë më të lëvizin. Padrinot, meqenëse kanë humbur votën e shqiptarve dhe zotërimin e gjithanshëm të qeverisë, atëhëre ata mbajnë me çdo kusht opozitën nën tutelën e tyre. Synimi strategjik: të zhvasin pasurit e shqiptarve, të rrënojnë e zhbinë siç i kanë masakruar 34 vite shqiptarët, si dhe të marrin pjesën e tyre nga parcelizimi i Shqipërisë – pasurive kombëtare të shqiptarve në funksion të interesave të tyre ekonomike dhe politike.
Kësisoj, PD duke mos lejuar lindjen e një klase të re politike, është kthyer në të vetmen garanci për pengmbajtjen e Shqipërisë nga interest kundër-shqiptare. Në këto kushte është domosdoshmëri që të lind me çdo kusht e çmim një parti e re politike pa kurrfarë lidhje me partitë e vjetra të PPSH-së të themeluar nga UDB, dhe kopilicat e saj që pjedhin partiçka, rrënim e “genocide” mbi shqiptarët gjatë 34 viteve.
Shqiptarët duhet ta dinë se në protestën e studentëve të vitit 2018, ne të rinjtë, studentët u rrekëm të krijonim një parti politike që t’ua ofronim shqiptarve si alternativë, mirëpo lubit e PD-së dhe opozitës, të vetmën gjë që nuk donin dhe që luftonin të mos ndodhte më shumë se qeveria, në atë portest studentore, ishte lindja e një partie të re jashtë ndikimit të tyre dhe fuqive kundër-shqiptare, që i mbajnë pengë të gjithë kastën politike, ekonomike, akademike, pseudo(intelektuale), kulturore, artistike dhe shtetërore shqiptare. Një grup shumë i vogël të rinjësh u përpoqëm, ama direkt erdhën të na sulmonin edhe fizikisht, siç ka ndodh gjatë këtyre 34 viteve ndaj kujtdo që nuk ka menduar si klasa jonë politike majtas e djathtas. Qëllimi i tyre i vetëm ishte të mos lejonin krjimin e një partie jashtë ndikimit të tyre. Nga kjo kuptohet se partitë e reja që shihni nëpër televizione duke pëllitë nuk janë asgjë tjetër përpos vegla të tyre.
Sidoqoftë, le ta dinë se ata as nuk na penguan, as frikësuan për të arritur qëllimin, mirëpo kur kuptuam se masa dërrmuese në 90% ishte llum, argat e spijuj të kastës politike 34 vjeçare, thjeshtë u zhgënjyem dhe tërhoqëm si pasoj. Prandaj edhe dështoj si protestë. Në këtë vazhdë e kam thënë dhe më par e po e ripërsëris: opozita që në momentin që nuk u bashkua me parimet e studentëve në vitin 2018, ajo e humbi shansin historik që të reformohet e të marr pushtetin. Fatmirësisht, ajo protestë bëri një gjë të jashtëzakonshme, ndërgjegjësoj, vetëdijësoj shqiptarët dhe ndërkombëtarët që e duan këtë vend. Kësisoj ujrat e moçalishtes shekullore u lëvizën sadopak.
Para zgjedhjeve PD-ja qasi disa parti të reja dhe krijoj disa të tjera (Shqipëria bëhet etj.,) me qëllim marrjen e votave të elektoratit grih, atyre shqiptarëve që tashmë nuk duan t’ua shohin më surratin kastës 34 vjeçare shkretimtare politike. Shqiptarët duhet ta dinë se këta nuk lënë njeri të dal në media, televizione pa urdhrat e tyre, lëre më të krijohen parti të reja e të dalin çdo natë në TV pa qenë nën thundrat dhe urdhrat e tyre dhe padronve të tyre. Kush ka mend le të kuptoj, dhe mos ta ha më sapunin për djathë, siç e kemi ngrënë këto 34 vite rrënimtare për fatet e shqiptarëve dhe kombit shqiptar. Për hirë të së vërtetës që ditën e krijimit të shtetit shqiptar.
Këtu gjej rastin t’u bëj thirrje të përsëritur konservatorve perendimore të ndërhynë dhe të ndihmojnë, krijojnë e mbështesin sa më parë një parti të re politike, e cila të jetë alternativë e re për shqiptartë. Në mënyre që të mos lejohen më partitë e dala nga PPSH – UDB, si PS, PD dhe partiçkat e tyre kopilica kundër-shqiptare të mbajnë më peng shqipërinë dhe fatet e saj.
Mjaft i çuditshëm është fakti se Partia Demokratike nuk bën përpjekjen më të vogël as për reformim as për ardhje në pushtet. Megjithëse edhe po të orvatet me sa fuqi ka, shqiptarët në masën dërrmues nuk votojnë më kurrë për të. Rrëmbimi i të djathtës shqiptare nga pseudo-komunist, në fakt nga segmente kundër-shqiptare sllavo-islamike dhe nazi-fashiste, ka sjellë pasoja të tmerrshme mbi kombin shqiptar gjatë 34 viteve. Dukuri që gjendet e gjallon aty-këtu, si tejë që masakron Shqipërinë edhe te Partia Socialiste. Tek e fundit këta pjellë e së keqes janë të gjithë.
Kush mendon se janë rastësore a gafa politike sulmet e Berishës ndaj SPAK-ut në kohë zgjedhje ai është budalla. Berisha është mjeshtër i politikës dhe kurrsesi nuk do bëntë gafa të tilla politike, kur dihet se opinion publik sheh si të vetmen shpresë për shpëtim nga skllavëria shekullore kundër-shqiptare SPAK-un. Natyrshëm lind pyetja pse, Berisha bën një gafë të tillë të pafalshme politike? Gjegja është e qartë, ai dhe drejtuesit e PD-së, e dinë se po të vinë në qeveri, janë lehtësisht të arrestueshëm nga SPAK-u dhe nuk kanë kurrfarë alibije politike për t’i hedhë hi syve shqiptarve, se gjoja po arrestohet e sulmohet opozita. Pra opozita është llogorja më e mirë për t’u mbrojtë me pretekstin dredharak se po sulmohet opozita. Mirëpo po të vinin në qeveri ky preteskt do të binte. E kësisoj drejtuesit e PD-së, të zhytur në korrupsionin qeverisës gjatë 34 viteve do të ishin lehtësisht të arrestueshëm. Në këto rrethana nuk do të kishin asnjë mjet mbrojtës, mburoj dhe propagandë për t’i hedh hi syve popullit se gjoja këta janë të virgjër – të ndershmit e dheut. Vetkuptohet se mburoja më e mirë përballë drejtësisë së re, është qëndrimi në llogoret e opozitës dhe propaganda se gjoja po sulmohen padrejtësisht.
Mirëpo, për t’i pas në vathën e tyre si skllevër e për të shpëtuar fytyrën nga humbja e madhe përballë demokratëve, si dhe të friksuar nga rreziku i shuarjes së kësaj partie, ata krijojnë gjithfarë alibish e konspiracionesh për humbjen e tyre epike dhe dërrmuese. Lufta e tyre tashmë është propaganda dhe bindja e shqiptarve, militantve të tyre se ju vodhën votat. A mos vallë ka ndonjë injorant që e përtypë këtë gjë? Mjerisht ka dhe jo pak! E prandaj ata lehin e hungurojnë si qej rrugaçë studio më studio. Në këtë kontekst pyetja që shtrohet është a mundet kush që para syve të gjithë botës të vjedh 30 mandate, pra 50+33=83, sidomos kur opozita ka numruesit e saj në tavolinë gjithë sy e vesh. Kushdo që e ka idenë e zgjedhjeve e di që jo, në rastin më fatlum të hajdutit, të votave ai mund të rrëmbej, vjedh 5 deputet, le të them për hirë të opozitës 10 mandate deputeti. Mirëpo, ja t’i zbresim 10 mandate PS-së, ajo merr prap se prap shumicën qeverisëse 73 deputet, ndërsa PD-ja do të merrte 60 dhe 5 partiçkat e saj dhe të PS-së, ja u bën 65. Mirëpo, prap se prap ata do të ishin në opozitë. Gjë që po e dëshmon e vërteton katërcipërisht rinumrimi, hapja e kutive të votimit. Me pak fjalë këta s’ka alibi, rrenë, mashtrim a propagandë që i mbanë në këmb, që i shpëton nga fundi i tyre politik, sepse fundi i kastës politike 34 vjeçare është i pashmangshëm. Dy rrugë ka ose ata fitojnë ose fiton Shqipëria dhe shqiptarët. Megjithatë, asnjë nga kasta e vjetër politike 34 vjeçare nuk e kalojnë dot vitin 2030. Mos vallë ndonjë nga këto psikopat mendojnë se mund të mundin SHBA? Sigurisht që nuk e mundin dot!
Nga ana tjetër siç e kam thënë edhe para 4 vitesh kur humbi Basha dhe “fatmirësisht” e mësuan këta dhe analistët fjalën frymë. Jo se nuk e dinë por ku nuk ju intereson nuk e përmedin. Ata janë prostitutat politike që me ligjërimin e tyre propagandistik, në media dhe TV, largë të vërtetës kanë mbajtë në këmbë dhe ushqyer këtë kastë politike dhe këtë sistem anti-njerëzor. PD-ja në këto zgjedhje sikurse katër vite më parë nuk arriti të krijonte, madje as nuk u përpoq të krijonte frymën për fitoren e zgjedhjeve. Pra nuk ndjehej, nuk perceptohej, nuk nxitej as nuk rrokej nga shqiptarët fitorja e PD-së. Pse? Sepse nuk kishte frymë! Rama, PS-ja vërtet mund t’i vjedhë zgjedhjet, në fakt nuk vjedh dot 23 mandate plus, as sikur ai të ishte kuçeder me shtat krerë e dalë nga skëterra, mirëpo nuk mund të vjedh dot frymën. Pra po pat frymë populli e kupton menjëherë se kundërshtari ka fituar me makinacione. E çfarë bën populli në këto raste? Të rrëzon nga pushteti, të shporrë! Mirëpo kjo frymë popullore nuk duket askund e nuk ka si të duket, sepse 200 mijë shqiptarë nuk dolën fare të votonin. PS-ja fitoj me të njëjtat vota si para disa vitesh, ajo nuk ja doli të mobilizonte e të merrte vota më shumë. Ndërkaq, opozita humbi 200 mijë vota sepse nuk e shihnin atë si alternativë qeverisëse. Madje jo pak qytetar nga frika se do të fitonte opozita, u nxitën edhe më shumë të dilnin të votonin për PS-në. Paradoksale por e vërtetë ama.
Këta që ankohen për vjedhje të tmerrshme votash si kurrë më parë, pse nuk ja dolën dot të nxirrnin shqiptarët të votojnë, ata shqiptarë që janë të lodhur me këtë qeveri dhe siç e bëm të qartë edhe me këtë opozitë? Kjo për faktin se shqiptarët nuk duan më hajdutët, dhunuesit, zhvatësit, gjobvënsit, horat, maskarenjtë, kriminelët, vrasësit dhe rrënimtarët e jetës së tyre gjatë 34 viteve. Shqipëria dhe shqiptarët duan alternative të vërteta qeverisëse, jashtë ndikimit të kastës 34 vjeçare. Soverani foli 4 herë rresht dhe shumë qartë, mirëpo opozita, SHBA dhe perëndimi me sa duket nuk i ka dëgjuar mirë, sepse as këto të fundit nuk po ju japin alternativën qeverisëse, partinë e re dhe klasën e re politike shqiptarve. Vakumi do mbushet disi por nga kush dhe si mbetet për t’u parë? Ky moment mund të jetë pozitiv për vendin por edhe mund të shndrrohet në rrënim, në rastin kur ndryshohen individët dhe ftyrat, mirëpo padronët mbeten ata që rrënuan Shqipërinë 34 vite. Metodë që po përdoret me sa munden. Fatkeqësia më e madhe e këtij kombi është se Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë pasur kurrë opozitë dhe institucione opozitare. Kësisoj i bëj thirrje SHBA dhe elitës konservatore perëndimore, të veprojnë një orë e më parë, në të kundërt boshllëkun mund ta mbush dikush tjetër nga orjenti, lindja dhe llumi i perëndimit!
Në këtë kontekst le të lexojmë deklaratën e Ambasadës Amerikanë në Shqipëri, të dhënë për zgjedhjet, e cila është asgjë më shumë se një fjali, e ku theksi është populli shqiptar dhe vijimsia e miqësisë mes dy vendeve. SHBA ka vite që i drejtohet popullit shqiptar, së paku që nga protësta e studentve dhe idetë kundër-sistem të ligjëruara aty nga ne. Pra nuk është hera e parë. Ata konfirmuan edhe një herë, me këtë deklaratë se politika amerikane kundrejt vendit tonë nuk do të ndryshoj. Madje as qëndrimi amerikanë kundër klasës politike shqiptare. Gjithashtu, ata konfirmuan se nuk e njohin më kastën politike shqiptare, e aq më tepër nuk e quajnë partnere të tyre. Pra nga kjo kuptohet se kasta 34 vjeçare paska pas edhe qëndrime e veprime të forta kundër SHBA-së. Gjë që dihej nga ata, e tashmë është kuptuar edhe nga shqiptarët. Fenomen që përforcohet dhe më shumë po të kihet parasysh se Trump nuk hoqi nongratat as nuk pengoj politikat amerikane kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Ballkan. Përkundarzi i zgjati ato edhe me një vit.
Nga ana tjetër Partia Demokratike, u stërmundua të merrte një La Civita nga SHBA, shpenzoj miljona dollar, mirëpo këta s’kishin aq nevoj të ikinin deri në SHBA, sepse në fakt fushata e tyre nuk ishte asgjë më shumë, përveçse plagjiaturë, vjedhje e pa ndershme intelektuale e të gjithë artikulimeve të mia, ideve, tezave dhe vizionit tim të shprehur, kumtuar e ligjëruar publikisht që nga protesta e studentve deri më sot. Sidoqoftë kur e ka bërë Trump pse mos ta bëjnë edhe këta. Megjithëse këtij të fundit, në mandatin e par të tij, ja kam pasë çuar njerzve pranë tij falas e me dëshirë. Gjë që mund të vërtetohet në biseda e emaile por edhe nga përdorimi në zgjedhtjet e fundit i koncepteve e mire e keqe. Gjë që nuk e ka bërë më herët. Megjithatë nuk ka asgjë të keqe, sepse po të kishim dasht t’i fshehnim e t’i merrnim në botën tjetër me vete do ta kishim bërë. Jo se në zgjedhjet e fundit nuk mori e vodhi ide intelektuale, madje ka dërguar edhe njerëz të segmenteve të tij në T.S. Në këtë kontekst u treguat të zgjuar të paktën nuk ligjëruat kundër perendimit në fushatë, dhe nuk u zhytët plotësiht në izolacion sipas mendjeve tuaja të sëmura. Kudo që kam fol kam fol me vetëdije, që diçka të përmirësohet por jo rastëisht e as në tym. Thjesht për t’u vënë në dukje kujtdo se nuk kam fol e dhën asgjë pa qenë i vetdishëm se me kë po flas.
Megjithatë plagjiatura dhe sidomos mosmirnjohja intelektuale janë siç thotë Shekspiri vesi më i lig. Mirëpo e mira vjen duke u ndërgjegjësu, fol, reagu dhe vepru kundër së keqes. Me këtë doja të vija në dukje vetëm produktin intelektual në mënyrë që mos të vidhet si intelekt, plagjiaturë, meritë historike. Ndërkaq, do doja t’u thoja këtyre opozitarve, ato lek më mirë të na i kishit dhënë ne dhe shqiptarve meqë keni marrë, vjedhë ato ligjërime dhe ide – produkt intelektual, së bashku me Tikun, Llapushin tuj, sesa t’i çonit në SHBA. Tek e fundit nuk do të ishi lodhë e sfilitur të shihni gjithë ato video e arkiva mediatike. Megjithatë, të gjitha mund t’i kishit marr falas për hirë të së vërtetës, me të vetmin kusht: reformimin. Sidoqoftë nuk ishin pjesë e botës shpirtëtrore dhe humane tuaj, e prandaj edhe ju dolën huq edhe në popull, i cili në mënyrë paradoksale, i frikësuar se do të fitonte opozita doli e votoj edhe më shumë qeverinë. Paradoks i trishtë dhe i dhimbshëm shqiptar, sepse PD-ja në thelb është pasuri kombëtare e jo nevojtore e disa individve dhe e llumit dhe padrionve kundër-shiptar, që kanë skllavëruar edhe PD-në gjatë 34 vite.
Apo thjeshtë kishit nevoj për një emër amrikan? Jemi më amerikanë dhe perendimorë se La Civita. Pa synuar atakimin e tij si individ. Ama jo amerikanë dhe perendimorë sahanlëpirës dhe përfitues fondesh të kanleve të flliqta ameirkane në dukje, por anti-amerikane në të vërtetë, e pseudo-perendimore në Shqipëri dhe gjetiu, gjatë 34 viteve. Paradoks i madh, alla shqiptaro-amerikan, kundër-amarikanë që marrin fonde, viza, pasaporta, bursa etj., nga SHBA. Korrupsioni dhe nazi-fashizmi paska këmbë të gjata deri në SHBA, madje gjalloka thellë edhe në botën e jetën e tyre.

30 maj 2025, Tiranë

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu