Guvernatorja e Shtetit të New York Kathy Hochul u takua me komunitetin shqiptar në Bronx, New York

0
Guvernatorja e Shtetit të New York, zonja Kathy Hochul zhvilloi një takim shumë të përzemërt me komunitetin shqiptar në Bronx, New York.
Nën organizimin special të ish Këshilltarit të Bashkisë Mark Gjonaj dhe nën përkujdesjen e veçantë të Vera dhe Ismer Mjekut, Guvernatorja Hochul vlerësoi komunitetin shqiptar si qytetarë model dhe të shkëlqyer në sipërmarrjet dhe shërbimet e tyre në qytet. Mark Gjonaj ndër të tjera u shpreh se komuniteti shqiptar është në radhët e para të ushtrisë, policisë, edukimit etj. Ata janë newyorkez të vërtetë që e vlerësojnë me të vërtetë mundësinë që u është dhënë. Në kohën kur unë punova me guverantoren Kathy Hochul, ajo më bëri një premtim për ta njohur më shumë komunitetin shqiptaro amerikan, ndaj organizuam sot këtë takim sepse ajo do të njohi nevojat tona, shqetësimet dhe problemet tona përfundoi Mark Gjonaj duke i dhënë fjalën guvernatores Hochul.
Guvernatorja Hochul u shpreh e gëzuar të shohë komunitetin shqiptar aty, dhe e cilësoi Z. Mark Gjonaj një njeri të jashtëzakonshëm që gjithmonë ka shërbyer dhe vendosur në zemrën e tij komunitetin shqiptar. Guvernatorja Hochul u shpreh se shpreson që komuniteti shqiptaro amerikan ka gjetur jo vetëm endrrën amerikane por ëndrrën newyorkeze pikërisht këtu në këto rrugë dhe këto komunitete. Ky komunitet është më i mirë, më i gjallë dhe më magjepses nga prezenca juaj sot dhe gatishmëria për të ndërtuar biznese dhe për të na ndihmuar neve të bëhemi një New York më i mirë përmes punës tuaj siç e permendi edhe Mark, ne te gjitha sherbimet, duke ndihmuar luftimin e krimit, tha nder te tjera Guvernatorja Hochul. Gjithashtu guvernatorja Hochul deklaroi se prioriteti numer nje i saj është te mbajë te gjithë te sigurte dhe te mbrojë bizneset nga grabitja. Kjo duhet te marre fund dhe eshte nje nga prioritet e mia, u shpreh me tutje Guvernatorja Hochul e cila shprehu falenderimin e saj komunitetit shqiptaro amerikan qe me punen dhe sherbimin e tyre ne sektore te ndryshem tregojne qe nuk heqin dore nga shteti dhe komuniteti, duke sjelle ne vemendje edhe kohën e vështirë të pandemisë. Në fund Guvernatorja Hochul e mbylli fjalën e saj duke thënë se roli i saj është të mbrojë shëndetin tonë, sigurinë tonë, familjet tona, bizneset tona çdo ditë.
Gazeta Dielli
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu