Ra Maduro/ Operacionin e udhëhequr nga Donald Trump e përshëndetesin Albin Kurti e Vjosa Osmani, Edi Rama hesht e përdor kukullën Spiropali

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmorën një sulm në Venezuelë më 3 janar dhe arrestuan presidentin, Nicolas Maduron dhe bashkëshorten e tij, Cilia Flores. Çifti u dërgua në një qendër paraburgimi në Nju Jork, ku përballet me akuza për armë dhe trafik droge.
Ky veprim dhe aksion i udhëhequr nga presidentit amerikan, Donald Trump është përshëndetur nga shumica e vendeve perëndimore, por edhe Ballkani Perëndimor.
Një nga të parët që reagoi ishte edhe Kosova, ku vetë kryeministri Albin Kurti mbështeti operacionin, duke theksuar se “mbajtja përgjegjës e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është thelbësore për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie”.

Edhe Presidentja Vjosa Osmani përshëndeti operacionin, ku u shpreh se Kosova qëndron përkrah Shteteve të Bashkuara dhe presidentit Trump në mbështetje të veprimeve të tij kundër “regjimit narko-terrorist” të Venezuelës.

“Presidenti Trump qëndroi pranë popullit të Venezuelës dhe iu kundërvu shtetit narko të Maduros, duke mbrojtur Amerikën dhe pjesën tjetër të botës nga kartelët dhe krimi i organizuar”, shkroi Osmani.

“Republika e Kosovës mbështet operacionin anti-narkotik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga Presidenti Donald Trump, në Venezuelë. Mbajtja përgjegjës e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është thelbësore për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie.

Kosova, si aleate strategjike e ShBA-së dhe NATO-s, ofron mbështetje të plotë në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe kundër cenimit të vlerave demokratike perëndimore nga aktorë përfaqësues (proxy) të kundërshtarëve të këtyre vlerave, si në rajonin tonë ashtu edhe më gjerë.

Në këtë kontekst, ritheksojmë nevojën për rritjen e vëmendjes ndaj aktorëve të caktuar rajonalë, të cilët në vazhdimësi synojnë provokimin e situatës së sigurisë përmes veprimeve hibride, kriminale, terroriste dhe ushtarake”, shkroi Albin Kurti.

Screenshot_1
Reagimi i Albin Kurtit

Ndërkohë në Shqipëri reagimi dhe përshëndetja erdhi vetëm nga Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali dhe kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe jo nga kryeministri Edi Rama.

Ministrja shtoi se “si një aleat i palëkundur i SHBA-së dhe anëtar i NATO-s, Shqipëria qëndron krah për krah me lidershipin amerikan në mbrojtje të parimeve demokratike dhe sigurisë globale.”

“Shqipëria qëndron pa mëdyshje përkrah Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit të SHBA-së në veprimet e tyre vendimtare kundër regjimit narko-terrorist të Venezuelës.

Ne mbështesim lidershipin e fortë të Sekretarit të Shtetit Rubio në përballjen me autoritarizmin, korrupsionin dhe rrjetet kriminale transnacionale. Populli venezuelian ka një të drejtë të pamohueshme për liri, demokraci dhe sundim të ligjit dhe bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të heshtë përballë shtypjes dhe frikës. Si një aleat i palëkundur i SHBA-së dhe anëtar i NATO-s, Shqipëria qëndron krah për krah me lidershipin amerikan në mbrojtje të parimeve demokratike dhe sigurisë globale”, shkroi Elisa Spiropali.

elisa spiropali
Reagimi i Elisa Spiropalit

Ndërkohë në Serbi reagoi Aleksandër Vuçiç, i cili theksoi se rendi i vjetër botëror po shpërbëhet dhe se rregullat ndërkombëtare nuk respektohen më.

“E drejta ndërkombëtare publike nuk ekziston më. Rendi i OKB-së ekziston vetëm në letër. Pas asaj që ndodhi në Venezuelë, është e qartë se Karta e OKB-së nuk funksionon,” deklaroi Vuçiç.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu