Analisti Baton Haxhiu shprehet se Gjermania është një prej vendeve më të korruptuara në këtë moment dhe nuk mund të na bëjë moral.
Sipas tij, personalitet e larta të politikës gjermane apo përfaqësuesit e tyre në Shqipëri nuk duhet tu merren parasysh deklaratat për persona apo ngjarje të ndryshme të politikës ose drejtësisë në vend.
“Nuk është etike ç’ka bën Gjermania. Ai është kryesori kush hyn apo jo. Ka ardhur koha që për këto gjëra që kanë të bëjnë për një person apo gjë tjetër të mos jenë faktor se na kanë lodhur me gjëra pa lidhje.
Ish-kancelari gjerman dhe ish-kryeministri ka punuar për Putin me vite dhe tani na shesin moral”- tha Haxhiu








