Shkruan Hysni Gurra
Kjo është rruga nacionale Elbasan – Korçë, segmenti në foto është në Librazhd, ku para pak ditësh u përjetua një kaos i frikshëm vetem pak metra poshtë kësaj ure, ku u shemb mali.
Kjo rrugë është bërë diku nga vitet 2002-2003. E ka ndërtuar një kompani maqedonase, i mbaj mend edhe emrin, “mavrovo”, e ka pas.
Është bërë në kohën e qeverisjes së Fatos Nanos.
Ka qenë një nga rrugët më të mira në Shqipëri. Me sinjalistikë të rregullt (pasi banorët e zonave as nuk vjedhin pronën publike, as nuk vandalizojnë).
Asfalti thuajse nuk ka pas nevojë fare për meremetime. Pra, një rrugë gati e shkëlqyer, por që kishte nevojë për zgjerim, kishte.
Fati i keq i rrugës që zgjerimi i qëlloi të bëhet në kohën e dy hajdutëve që si ka parë më parë kjo tokë.
Kompanisë që kryen punimet nuk ia di emrin. Por di që nëse kërkon të shohësh një projekt se ku do kalojë e si do bëhet kjo rrugë nuk e gjen kurrkund.
Pra, këta maskarenjtë që thonin se Rruga e Kombit nuk pati projekt, po bëjnë namin me këtë aks të Korridorit 8.
Po prishin shtëpi, biznese, zoka bujqësore pa dëmshpërblime fare ose me vlera qesharake.
Dëmshpërblime merr vetëm ndonjë që ka miqësi në sektin e rilindjes, të tjerët marrin Noc Rrokun.
Sot gjithë Juglindja është e paralizuar, automjete që futen rrugë pa rrugë sa nga Gramshi, sa nga fshatrat e Librazhdit për t’i ikur makthit prej 15-20 orësh në rrugë.
Nuk më vjen keq për ta, pasi mesiguri janë votues të betuar të socialistes.
Po i shkrova këto radhë për të ravijëzuar edhe njëherë atë që e them e do ta them çdo ditë, Edi Rama nuk ka lidhje kurrkund me Partinë Socialiste. Ai vetëm e ka marrë peng atë.
Ja një rrugë që e ka bërë një qeveri socialiste, ajo e Nanos, sa e mori ky në dorë e shkatërroi.
Po Rama jo vetëm me Fatosin, po nuk ka asnjë krahasim as me Enver Hoxhën, se edhe për këtë arsye e votojnë disa.
Ai është një plaçkitës si askush më parë. Është një hipokrit që fshihet pas logos së Partisë Socialiste, të cilën e ka marrë peng dhe po shkatërron një vend të tërë.
Ju lutem më gjeni një rrugë ku ka firmos ky dhe Belinda Balluku dhe të jetë rrugë e hajrit.








