Kërcënohet me me jetë me armë zjarri pronari i MCN, Endri Meksi

0

Pronari i televizionit MCN, Endri Meksi, ka kallëzuar në polici se është kërcënuar me armë nga persona ende të paidentifikuar. Sipas deklarimit të tij, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së diel pranë ambienteve të televizionit.

Sipas kallëzimit, Meksi pretendon se nga mjeti kanë dalë tre persona të maskuar, me armë dhe shkopinj bejsbolli dhe e kanë kërcënuar me jetë.

Pas kallëzimit, policia ka nisur veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e incidentit. Burime paraprake bëjnë me dije se janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën ku dyshohet se ka ndodhur kërcënimi.

Nga verifikimi i pamjeve filmike, sipas burimeve, shfaqet një automjet tip “Audi” i bardhë që largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të zonës së Saukut. Hetuesit po punojnë për identifikimin e mjetit dhe personave që mund të kenë qenë në të.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar për autorë të dyshuar, ndërsa policia vijon analizimin e pamjeve të kamerave dhe mbledhjen e provave të tjera për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu