Pashkët në Mesjetë

0

Shkruan Konstantin Luci

Të Dielën e Pashkëve, që në agim, një turmë e madhe njerëzish do të mblidhej jashtë kishës duke kënduar himne drejtuar Jezu Krishtit dhe më pas do të shkonin të gjithë së bashku me priftin e famullisë brenda në kishë për të kremtuar me madhështi meshën e Ringjalljes.
Po këtë të Dielë, në darkë kur festohej Ringjallja e Krishtit, prifti i famullisë, lexonte në gjuhën latine, Psalmin 51:1-2- Miserere mei Deus secundum misericordiam tuam iuxta multitudinem miserationum tuarum dele iniquitates meas multum lava me ab iniquitate mea et a peccato meo munda me.
51-1:Ki mëshirë për mua, o Perëndi, sipas mirësisë sate; për dhembushurinë e madhe që ke fshiji të ligat që kam bërë.
51-2:Më pastro tërësisht nga paudhësia ime dhe më pastro nga mëkati im.
Në ditën e Pashkëve, fisniku (Konti, Duka, Baroni etj) organizonte një festë të madhe për shërbëtorët e tij dhe jo vetëm, ku dhe ushqimi ishte i bollshëm, sepse ishte një ditë feste dhe gëzimi.
Vezët ziheshin bashkë me qepë, për ti dhënë një ngjyrë të artë. Në vitin 1276, Eleanor dhe Simon de Montfort blenë 3700 vezë për festën e Pashkëve ndërsa mbreti Eduarti 1 i Anglisë, bleu 450 vezë të cilat i zbukuroi me ar.
Mesjetarët i shikonin Pashkët si një festë e cila kërkonte më shumë se një ditë festimi, kështu që duke filluar nga e Hëna, gratë e reja të fshatit ose qytetit ku ato banonin, ndiqnin dhe kapnin djemtë e rinj, të cilët i lironin vetëm me një pagesë, e cila do shkonte për kishën. Dita e Hënë quhej “Hock Monday” ndërsa dita e Martë ku djemtë e rinj ndiqnin gratë e reja quhej “Hock Tuesday”.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu