Kreu Politikë Fitore formale dhe humbje politike

Fitore formale dhe humbje politike

0
30

Shkruan Zef Ndreka

Vendi mund të përballet përsëri me bllokada institucionale dhe zgjedhje të reja.
VV-ja dhe Albin Kurti ka nisur tëposhtën.
Këtë e tregoi qartë rezultati i zgjedhjeve të dt 7 qërshor, ku arritën të marrin 43% të votave, shumë larg pretendimit për të marrë mbi 60 deputetë, ndërkohë që morën 9 deputetë dhe mbi 200 mijë vota më pak nga zgjedhjet e fundit.
Kështu, miti i “Albin Babës” duket se po bie. Bashkë me të edhe Iluzionet e patriotizmit me të cilat mashtroi kosovarët për shumë vite duke luajtur një politikë akuzuese për kundërshtarët politikë, ndërkohë duke bashkëpunuar fshehurazi dhe hapur me Serbinë.
Albin Kurti tashmë është në ceitnot. Shpejt do i ulën të gjithë flamujt e tij, por varet nga sjellja politike që do ndjekë. Pas zgjedhjeve të fundit, duket se atij i ka mbetur si shanc për të vazhduar edhe pak kohë qeverisjen, bashkëpunimi hapur me Listën Serbe.
Dhe Serbisë i intereson shumë një bashkëpunim i tillë, edhe pse nuk e njohën kurrë Kosovën deri më sot!
Nga ana tjetër, vetë rezultati i zgjedhjeve e shfaq Albin Kurtin të imponuar për bashkëpunim me forca politike, por ofertën e parë e morën pikërisht nga Lista Serbe!
Lindin pyetjet:
A mund të quhet fitore një rezultat i tillë i VV-së?
A mos është një përllogaritje e hollë elektorale në bashkëpunim me Beogradin duke na treguar qartë se pushteti është më i rëndësishëm se kauzat tona kombëtare?!
A e shikojnë sot votuesit dhe qytetarët, por edhe më gjerë, se Lista Serbe është një preçedent i rrezikshëm dhe kthim shumë prapa për Kosovën dhe rajonin?!
Çfarë qëndrimi do mbajnë partitë parlamentare, konkretisht PDK, LDK, AAK etj?
Të përpiqemi ta analizojmë situatën pas zgjedhore në Kosovë.
VV-ja ra, nga mbi 50% në rreth 43% duke humbur qindra mijëra vota krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Kjo është padyshim një tkurrje e madhe elektorale. Por për arësyen se VV mbetet forca e parë politike në Kosovë me diferencë të konsiderueshme ndaj rivalëve, rezultati mund të interpretohet sot njëkohësisht edhe si fitore formale dhe si humbje politike relative. Rrezultati konsiderohet fitore nga VV-ja, sepse mbetet partia më e madhe. Rrezultatin e konsiderojmë humbje sepse nuk arriti objektivat e shpallura duke humbur një pjesë të rëndësishme të mbështetjes.
Për Albin Kurtin, duket se po përfundon faza e liderit që mund të mobilizonte shumicën absolute të elektoratit vetëm me retorikën e ndryshimit dhe patriotizmit. Pas disa vitesh në pushtet, qytetarët nuk e gjykojnë më mbi premtimet që bën, por mbi rezultatet konkrete, pra çfarë bëri për ekonominë, për marrëdhëniet me aleatët perëndimorë, me dialogun me Serbinë, me integrimin ndërkombëtar dhe cilësinë e qeverisjes. Kjo situatë që ndodhi me Albin Kurtin dhe VV-në, praktikisht është një sfidë që e kanë kaluar pothuajse të gjithë liderët politikë në Ballkan dhe për këtë arësye, nuk mund ti shpëtonte as Kurti.
Tani do të shohim si do bashkëpunojë ai me forcat politike dhe veçanërisht me Serbinë apo me Listën Serbe.
Është e vërtetë që matematika parlamentare mund të imponojë zgjidhje të vështira. Por jemi në politikë dhe gjithçka mund të ndodhë, duke përfshirë edhe ndonjë marrëveshje të fshehtë.
Është ende heret, megjithatë perceptimi politik është po aq i rëndësishëm sa realiteti. Nqs Albin Kurti do të varej për mbijetesën e qeverisë nga votat e Listës Serbe, kjo do të krijonte një paradoks të madh politik, duke pasur parasysh konfliktin e vazhdueshëm që ai ka shfaqur me këtë subjekt gjatë viteve.
Lista Serbe mbetet një faktor i ndjeshëm në shtetin e ri. Shumë qytetarë të Kosovës e shohin atë si instrument të ndikimit të Beogradit brenda institucioneve të Kosovës. Nga kjo pikëpamje, çdo rol vendimtar i saj në krijimin ose rrëzimin e qeverive do të shihej me shqetësim nga një pjesë e madhe e opinionit publik. Nga ana tjetër, realiteti kushtetues i Kosovës parashikon përfaqësimin e komunitetit serb dhe pjesëmarrjen e tyre në institucionet shtetërore.
Ndërsa për sa u përket partive opozitare, pozicioni i tyre do të jetë interesant.
Për shembull, Partia Demokratike e Kosovës ka gjasa të kërkojë rol kryesor në çdo formulë të re qeverisëse dhe mund të argumentojë se rënia e VV-së është sinjal për ndryshim.
Lidhja Demokratike e Kosovës mund të paraqitet si faktor stabiliteti dhe kompromisi, duke synuar të rikthejë profilin tradicional institucional.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe partnerët e saj mund të luajnë rol për tu bërë vendimtarë në krijimin e shumicës.
Në këto kushte shqetësimi kryesor është nëse Kosova do të arrijë të prodhojë një qeveri funksionale dhe të qëndrueshme. Por nëse vazhdon polarizimi ekstrem dhe refuzimi i kompromisit të domosdoshëm, vendi mund të përballet përsëri me bllokada institucionale dhe zgjedhje të reja.
Rezultatet e zgjedhjeve të fundit në Kosovë, qartazi dërguan një mesazh të dyfishtë nga elektorati, atë që qytetarët nuk e rrëzuan Albin Kurtin megjithë përdorimin e fondeve publike në javën e fundit të fushatës, por njëkohësisht as nuk i dhanë më besimin dominues që kishte më parë. Ky është sinjali se një pjesë e konsiderueshme e votuesve kërkoj më pak politike e llafe, kërkojmë më shumë zgjidhje konkrete për problemet e shtetit dhe të jetës së përditshme.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu