Shkruan Paulin Maçaj, Shkodër
O SHQIPTARË, ZGJOHUNI SE PO NA PREKIN NË PALCË TË GJAKUT DHE TË MORALIT!
Kjo që po shohim sot nuk është thjesht një gabim, kjo është një goditje e pabesë dhe një tradhti e hapur kundër familjes dhe vlerave tona më të shenjta. Për racën tonë, familja dhe gratë janë të paprekshme! Çiftet tona janë e kanë qenë gjithmonë burrë e grua.
Ata që guxojnë e predikojnë se martesat brenda gjakut janë në rregull, duke thënë se vajza e axhës, e tezës apo e hallës na qenkan “të huaja”, po gabojnë rëndë. Të pretendosh se fëmijët e vëllezërve dhe të motrave nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin dhe mund të martohen, është një kalbësi që nuk ka asnjë lidhje me zakonet tona shqiptare! Ky nuk është thjesht tjetërsim, por një turp që kërkon t’i kthejë gratë në skllave të mbyllura nëpër dhoma. Ky lloj degjenerimi nuk është familje dhe nuk është shqiptari! Janë qëllime të qarta për të na hequr vlerat, sepse çdo veprim i keq prek çdo krah, e kjo nuk durohet, aq më pak në këtë kohë që i kemi shpallur luftë antivlerave! Kushdo që tenton të na tjetërsojë, do të përplaset me murin e gjakut shqiptar!
Ky bashkim i madh sot ka ardhur si një lumë dhimbjeje e revolte nga vjedhjet e pafundme, nga prishjet e shtëpive, grabitja e pronave tona të trashëguara e deri te vrasjet dhe marrja zvarrë e një populli të tërë! Kjo dhimbje e madhe po na zbraz trojet, sepse nuk po lënë më kënd të jetojë në këtë vend. Prandaj ky reagim është më shumë se një protestë; është një bashkim i madh shpirtëror sepse po na prekin aty ku nuk mban më. Në emër të Zotit, mos lejoni që nga kjo dhimbje e madhe të na pjellin dhimbje të tjera duke na njollosur me antivlera të huaja. Vlerat tona nuk gabojnë kurrë, ndërsa antivlerat janë thjesht një pakicë!
Ne e njohim shumë mirë veten dhe miqtë tanë. Jemi një shoqëri që kemi trashëguar besime të ndryshme, por kemi pasur gjithmonë të përbashkët gjakun. Këtë e kam lexuar e dëgjuar se kush kanë qenë shqiptarët nga gjyshërit e besimeve të ndryshme, dhe e kam jetuar vetë gjatë gjithë jetës sime. Prandaj kam bindjen e plotë se këto vlera të lashta po e bashkojnë sot kombin për një Shqipëri ndryshe. Flas me krenari nga një atdhe dhe nga një krahinë ku jetuan të parët e mi, aty ku pushtuesi nuk shkeli kurrë dhe nuk dominoi në asnjë dekadë!
Kemi jetuar ndër shekuj me familje të besimit mysliman, i kemi pasur miq buke dhe kemi lidhje gjaku që nuk i luan as topi. Te dajat e mi, që në çdo rrezik e në rresht të parë janë dajat dhe kushërinjtë e parë si Gjurez e Cokaj, ka besime të ndryshme por jemi një gjak! Po ashtu është edhe fisi i gruas, Bujaj e Bajramat. Kjo është harmonia jonë e vërtetë, e çimentuar me të vërtetën, besën e me burrëri, dhe nuk lejojmë askënd të na e fyejë apo ta tjetërsojë në shtëpitë tona! Çdo tjetërsim i tillë i vlerave është krejtësisht i njëjtë si vjedhjet, hajdutëria dhe dhuna që po bëjnë këta politikanë me popullin!
Prandaj ju bëj thirrje të qartë të gjithëve në këtë protestë: mos u mashtroni nga qarqe të huaja dhe nga tradhtarët e kombit që në shekuj i kanë shitur vlerat tona për interesat e tyre! Ne na gëzon pa masë bashkimi i trojeve shqiptare që po ndodh, por këtë bashkim të madh nuk lejon askush ta njollosë me qëllime antivlerash. Ky bashkim ka ardhur vetëm për vlerat e mira që kemi pasur historikisht. Kjo dëshmon se vlera e shqiptarëve po mbrohet dhe nuk ka forcë apo qëllim të huaj që të na e tjetërsojë! Ky bashkim dhe kjo protestë janë shpresa jonë e madhe për të kthyer vlerat tona të vërteta!
Më vjen keq për Iranin e për çdo vend që digjet në flakë, sepse për mua lufta është dhimbja më e tmerrshme e kësaj bote dhe kurrë nuk dëshiroj të shoh të derdhet gjak i pafajshëm, qoftë mysliman, çifut apo i besimit në Krishtin që erdhi për mbarë njerëzimin. Dhimbje ka mbarë bota, por vëllai im i vërtetë është hoxha, imami dhe prifti ynë shqiptar që flasin gjuhën e nënës dhe ndajnë këtë tokë me ne! Ata që e quajnë turkun apo ndonjë pushtues tjetër “vëlla”, nuk janë të racës shqiptare! Pushtuesi mbetet pushtues dhe ne nuk kemi asnjë lidhje me ta!
Sot jemi në luftë me një system hajdutësh, por lufta më e madhe është për të mbrojtur shpirtin, jetën në familje, pronat dhe identitetin tonë. E bëjmë kombin bashkë, e bëjmë sofrën bashkë duke ruajtur rregullat e secilit në sofër dhe duke ruajtur gjakun. Se gjaku është gjak dhe nuk bëhet ujë! Nuk duhet të lejojmë më të dëgjohen thirrje të huaja që na nxjerrin të largët me fëmijët e vëllait apo të motrës. Duhet të bëhemi bashkë, çdo shqiptar, pa dallim feje, fshati apo krahine, ekzaktë si në kohën e Gjergj Kastriotit! Ne jemi raca e Kastriotëve, kemi një gen, një origjinë dhe një besë! Të shkojmë te rrënjët tona si komb, të ngrihemi si një grusht i vetëm, të shporrim këto modele skllavëruese, hajdutërinë e tradhtitë, dhe t’ia kthejmë Shqipërinë shqiptarëve me forcën e gjakut tonë të pastër!







