Kreu Aktualitet 75 ditë protestë, shqiptarët nuk tërhiqen; kërkojnë largimin e Edi Ramës

75 ditë protestë, shqiptarët nuk tërhiqen; kërkojnë largimin e Edi Ramës

0
19

Është kjo protesta e 75-të e qytetarëve kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Pas grumbullimit në Sheshin “Skënderbej”, protestuesit nisën marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet të zhvillohet tubimi i radhës.

Gjatë marshimit, pjesëmarrësit brohoritën slogane si “Shqipëria kërkon revolucion”, “Poshtë korrupsioni”, “Drejtësi për qytetarët”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Nuk ka kthim pas”, duke deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Protesta në Sheshin “Skënderbej” vijon prej më shumë se dy muajsh dhe, sipas organizatorëve, do të vazhdojë me tubime dhe marshime të përditshme deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Lëvizja qytetare nisi fillimisht si një reagim kundër projektit të investimit prej 4 miliardë eurosh në zonën e Zvërnecit, por me kalimin e kohës është zgjeruar në një protestë me kërkesa më të gjera politike dhe sociale.

Organizatorët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë, shfuqizimin e ligjit për statusin e investitorëve strategjikë, anulimin e “Paketës së Maleve”, ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe atyre në ligjin për trashëgiminë kulturore, duke argumentuar se këto nisma dëmtojnë interesin publik dhe pasuritë natyrore e kulturore të vendit.
Ndërkohë që edhe pse në kulmin e sezonit turistik, organizatorët janë shprehur se në datat 14-15 dhe 16 gusht do të ketë tubime masive për shkak të pjesëmarrjes së diasporës.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu