Kreu Aktualitet Protesta e 28 Nëntorit/ 8 të lënduar në Spitalin e Traumës, mes...

Protesta e 28 Nëntorit/ 8 të lënduar në Spitalin e Traumës, mes tyre policë, gazetarë dhe protestues

0
20

Një efektiv policie, dy përfaqësues të medias dhe disa protestues kanë mbetur të lënduar gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit në kryeqytet.

Sipas bilancit paraprak të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur për ndihmë mjekësore një efektiv policie, dy përfaqësues të medias, njëra prej të cilëve shtetase e huaj, si dhe disa protestues.

Ministria bën me dije se të gjithë personat e lënduar janë të vetëdijshëm dhe në gjendje të stabilizuar shëndetësore, ndërsa po marrin trajtimin e nevojshëm në urgjencë.

Ndërkohë, ekipet e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore u kanë dhënë ndihmën e parë në vendngjarje edhe tre protestuesve të lënduar, gjendja shëndetësore e të cilëve paraqitet e mirë.

Sipas njoftimit të ministrisë, deri në momentin e raportimit, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk është paraqitur asnjë person i lënduar nga protesta.
Numri i përgjithshëm i personave të lënduar nuk është specifikuar në bilancin paraprak të ministrisë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu