Mbesa e diktatorit Beqir Balluku deklaron se ndërtimet pa leje do të konfiskohen, ja tre mundësitë për ndërtuesin

0

Qeveria do të konfiskojë katet pa leje të ndërtuara me qëllim përfitmi

Kështu deklaroi zv/kryeministrja Belinda Balluku në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Balluku ka bërë me dije një vendim të qeverisë për ndërtimet pa leje duke thënë se do të konfiskohen nga shteti dhe do të shkojnë për përdorim publik, si dhe më tej zbuloi tre mundësitë që do të ketë ndërtuesi.

“Kemi miratuar sot një akt të rëndësishëm për rregullat dhe për konfiskimin për interes publik për objekjetet e ndërtuara të paleje ose të kateve pa leje për interes përfitimi.

Kjo kohë ka mbaruar, ky trend ka një sjellje se pavarësisht se leja është 7 kate i bëjmë edhe një tjetër. Të gjitha ndërtesat do konfiskohen për përdorim publik. Duhet patur parasysh që ky proces ka për qëllim dekurajimin e kompanive ndërtuese që shkelin ligjin.

Për cdo ndërtesë që rezulton se ka shkelur lejen, do ketë edhe një investigim për inspektorët e zonës, sepse identifikojmë që ka edhe një vetëtolerancë nga institucionet për ti lënë ata në abuzim.

Ky është një proces shumë i gjatë, nuk do ketë tolerancë për asnjë nga ndërtuesit që kanë shkelur lejet. Gjithcka e ndërtuar pa leje do të kalojë në favor të popullit.

Mundësitë për ndërtuesin janë tre: 1- Parapagesa e metrave katrore përvec gjobës që do të paguajë. 2- Ndërtuesi i dhuron metrat katrorë e ndërtuar pa leje. 3- Rasi i tretë konfiskimi, ku ndërtuesi do përballet me cështje penale.” u shpreh Balluku.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu