Kreu i Partisë së Lirisë ka reaguar në lidhje me shkëputjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin nga ana e Qeverisë shqiptare.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Meta thotë se vendimi i qeverisë është korrekt por shumë i vonuar.
Ish-presidenti shprehet se sulmi kibernetik dhe qëllimi keqdashës i Iranit duhet të nxisin vigjilencën, përgatitjen dhe bashkëpunimin serioz të Shqipërisë me NATO-n dhe BE-në, për garantimin e sigurisë.
“Dënoj edhe një herë me forcë shkeljen e fundit të sigurisë kombëtare të Shqipërisë nga Republika Islamike e Iranit. Reagimi i sotëm i qeverisë shqiptare për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike është korrekt por shumë i vonuar.
Sulmi kibernetik dhe qëllimi keqdashës nga ky vend duhet të nxisin vigjilencën, përgatitjen dhe bashkëpunimin serioz të Shqipërisë me NATO-n dhe BE-në, në marrjen e të gjitha masave për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe vendit”, shkruan Meta./ B.A. – CNA.al