Shërbimi i fundit i Berishës për socialistët…

0
Shkruan Zef Ndreka
PD-sa më shpejt të ndahet nga Foltorja, është në favor të saj, të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.
Foltorja e Berishës, pas shpalljes non grata të tij nga USA-të, u përdor padrejtësisht dhe qëllimisht në dëm të Partisë Demokratike.
Sot është shumë e qartë. Përdorimi i një pjesë të PD-së për të ndërtuar kështjellën mbrojtëse të familjes Berisha nga politika e jashtme amerikane, rezultoi pa sukses dhe vetem me përçarjen e Partisë Demokratike, të parës parti anti-komuniste. Përdorimi i saj nga Berisha për t’a bërë pis dhe për t’a ngatërruar me politikën amerikane, e la PD-në në opozitë.
Ai, ndërton Foltoren e tij!
Me Foltorën, u bashkuan një pjesë të zhgënjyerish nga mos arritja e fitorës në zgjedhjet e 2021-it, një pjesë kundërshtarësh qejf-prishur me Bashën, disa spiunë e të korruptuar, disa kriminel, drejtorë e doganier më shpresë në rikthim të Berishën, etj.
Shumica prej tyre, me kalimin e muajve po qartësohen, por inercia vazhdon. Shto pastaj, edhe kapjen apo tredhjen që ju ka bërë Berisha shumicës së tyre me “nderet” në kohën e qeverisjes se tij të gjatë korruptive, duke ju mbajtur bishtin e shtypur.
Po ashtu, edhe një pjesë e konsiderueshme e demokratëve fanatik të Berishës që nuk “tradhtojnë” lehtë legjendën e tyre!
E dukshme është se pjesa me e moderuar e PD-së , pjesa euroatlantike e saj që bazohet në bashkëpunimin e ngushtë me SHBA-të, elektorati gri që përbën pjesën dërmuese të qendrës së djathtë, nuk i janë bashkuar Foltorës. I kanë qëndruar larg. Këtë e ndjejnë më mirë Berisha me shpurën e tij, që kanë përçarë me mashtrime për interesa përsonale PD-në.
Dëmi i Foltorës është i pallogaritshëm, si për fitorën e PD-së, ashtu edhe në aleancat me boshtin e euroatlantizmit dhe të demokracisë që janë Amerika, Britania e Madhe dhe EU.
Tani që po afrojnë zgjedhjet lokale, Foltorja e Berishës ka filluar të dridhet. E ndjejnë frikën e humbjes së sigurtë, e megjithatë vazhdojnë më me këmbëngulje luftën brënda llojit, e cila u pa dje, duke anatemuar si gjithnjë PD-në zyrtare dhe liderit e saj, që për hir të së vërtetës po heshtin pa kuptim.
Megjithatë, lufta e pa principe që vazhdon, i shërben vazhdimit të përçarjes së mëtejshme dhe fitorës së sigurtë të socialistëve në të gjitha bashkitë e vëndit.
Ky është shërbimi i fundit që bën Berisha për socialistët, kundër PD-së.
Ndërkohë, me gjithë hendekun e pa kapërcyeshëm tashmë ndërmjet dy palëve për bashkim ka një rrugë të vetme që mbetët mundësia e bashkëpunimit vetëm për zgjedhjet lokale, me një kandidat të vetëm. Ajo që i bashkon demokratët është më e fortë se ajo që i ndanë, apo interesi përsonal i dikujt, kushdo qoftë ai.
PD-ja duhet të ndahet nga Foltorj .
Është zgjidhja më e mirë afatshkurtër dhe afatgjatë për politikën shqiptare.
Vetëm të ndarë dhe pa Berishën do të mbetemi të “bashkuar” për fitore, do të mbetemi si përherë pro-atlantik e pro-perëndimor dhe në unison me zhvillimin europian të vëndit duke bashkëpunuar ngushtë me SHBA- të, parnerin tonë kombëtarë më strategjik.
Partia Demokratike e ndarë nga Foltorja do të mund të afrojë elektoratin e munguar.
Pas zgjedhjeve lokale, vijnë ngjarje gjithnjë në interes të PD-së .
Koha do punojë për ndryshim rrënjësor!
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu