Pasiguria e mundësive të reja të demokratëve

0
Shkruan Zef Ndreka
Situata politike, veçanërisht brënda kampit të demokratëve nuk ka gjasa të ketë ndryshime. Gjithçka, ditët e fundit flitet e deklarohet, kinse për bashkëpunim apo bashkim të demokratëve, bëhet vetëm për të polarizuar më tej demokratët, për ti mbajtur të përçarë, të karikuar, e për ti përdorur foltoristët sa herë ju duhen për nevoja përsonale e familjare.
Asgjë të re nuk ka ndodhur as ka për të ndodhur, pavarësisht lojës së “zgjatjes së duarve” që është jo vetëm një mashtrim i radhës i elektrolatit, por së pari një ofendim për PD-në e dhunuar e të përdhunuar në sytë e gjithë botës.
Kaq i ka paralizuar dhe hipnotizuar Berisha një grup deputetësh dhe të foltoristëve qe e ndjekin pas, sa ” i rreh e nuk i len me kja “!
Ndërkohë, me gjithë përpjekjet, përkrahjet dhe bashkëpunimin e hapur me SHBA-të dhe Europën, politika e PD-së zyrtare është mbështjellë nga mungesa e paradigmës politike, për të përcaktuar modelin apo rrugën që duhet ndjekur në këtë situatë të rënduar politike, e cila është diktuar nga futja në ngatërresë e ego-s së Berishës por edhe nga paqartësia e elektoratit për tu pozicionuar qartë.
Demokratët në përgjithësi, qëndrestarët dhe elektorati gri, duhet të sqarohen, iu duhen para-treguar mendimet dhe duhet të zgjidhen modelet e veprimeve konkrete.
Është detyrë e Bashës, e Bardhit, e Alibeajt dhe Tabakut, e gjithë grupit parlamentarë të PD-së të mos heshtin, por të lëvizin të gjithë bashkë, të paktën sa lëviz Berisha i vetëm.
Të takojnë demokratët që jo vetёm ndihen të vetmuar, por edhe të pa qartë për çfarë po ndodh, pikërisht për shkak të mos prononcimeve të lidershipit aktual të PD-së. Kjo ka sjell një përshtjellim akoma më të madh në mes demokratësh dhe rritje të aksioneve të Berishës nga heshtja e gjatë.
Është e pa kuptimtë pritja e gjetjet së gjuhës së përbashkët të bashkimit apo bashkëpunimit me non grata-t.
Përpjekje le të bëhen, por të veprohet siç po vepron pala tjetër. Foltorja ka caktuar kandidatët, ka filluar fushatën. Berishën e shikojmë aktiv në çdo cep të vendit. Të krijohet përshtypja se i është lënë enkas fusha e lirë e veprimit.
Nuk është aspak justifikim, pritja e vëndimit të gjykatës se kujt pale do t’i japë të drejtë.
As pritja se si do shkojë takimi Bardhi-Paloka.
Për mendimin tim, është gabimi i radhës i PD-së zyrtare ideja për tu ulur me Foltorën, me dhunuesit, duke i legjitimuar dhe njohur ata si faktor politik.
Edhe sa do të presin demokratët të ecin përpara në bashkëpunim me elektoratin gri?!
Pse kjo pasiguri për të gjetur mundësi e rrugë të reja per demokratët?!
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu