Britani e Madhe/ Shkeli korsinë e autobusëve, po i hapte rrugën ambulancës, gjobitet shoferi 27-vjeçar

0

Një situatë e pazakontë është regjistruar në Britaninë e Madhe, ku një shofer është gjobitur pasi ka shkelur korsinë e autobusëve, teksa po tentonte që t’i hapte rrugën një ambulance.

27-vjeçari ka bërë publike rastin e tij, duke thënë se mori gjobë prej 130 paund pse u përpoq që
të ndihmonte punonjësit e shëndetësisë.

Kjo ka shkaktuar zemërim te qytetarët dhe bëjnë thirrje që të ndryshohet ligji për të mos u gjobitur në rast se po largohesh nga rruga për të ndihmuar ambulancën.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu