Të verbrit kanë protestuar sot në Tiranë duke kërkuar përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e pagesës që marrin.
Në ditën e “Shkopit të bardhë”, të verbrit kanë dalë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të kërkuar të drejtat e tyre.
Ata do të vijojnë protestën me një marshim drejt Bashkisë.
“Nuk kemi kushte, infrastruktura nuk na ndihmon. Pagesat që marrim janë shumë të ulëta për të përballuar koston e jetës. Me vështirësi mbijetojmë. Duhet të paguajmë drita, ujë, personin që kujdeset për ne. Nuk e di si ia dalim. Nuk kemi as ambiente për të lëvizur, për të dalë”, thanë protestuesit.