Ish-ministrja Sonila Qato shkon në SPAK, do të njihet me akuzën për “Shpërdorim detyre”

0

Ish-ministrja dhe ish-drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato ka shkuar paraditen e kësaj të mërkure në ambientet e Prokurorisë Speciale SPAK. Ajo ka qenë e shoqëruar nga avokati i saj, ndërsa dukej e qetë dhe përshëndeti me dorë kamerat dhe gazetarët.

Qato pritet të njihet sot me akuzën për “Shpërdorim detyre”, e cila lidhet me periudhën kur ajo ishte në krye të Autoritetit Rrugor. Tetë muaj pas marrjes së postit, në janar 2019, drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar Sonila Qato deklaroi dorëheqjen.

Një tender për ndërtimin e një tuneli në aksin Kardhiq-Delvinë, solli akuza nga ARRSH drejt kompanisë së ndërtimit “Gjoka Konstruksion” për mashtrim në dokumentet prokurimit; ndërkohë që kompania u përgjigj duke akuzuar drejtoreshën e rrugëve Sonila Qato, për favorizim të një prej konkurrentëve.

Ngjarjet në 2019, që çuan Sonila Qaton në SPAK

Kompania më e madhe koncesionare për ndërtimin e rrugëve, Gjoka Konstruksion, u gjend nën akuzë se ka dhënë dokumente të rreme për të fituar një tender me fond limit 19.3 milionë euro, ndërsa iu përgjigj kësaj akuze me një kundërakuzë tjetër të rëndë, atë të manipulimit të tenderit nga Sonila Qato.

Një dokument i rrjedhur në media tre vite më parë sugjeroi se kompania Gjoka Konstruksion, e cila kishte koncesionin e rrugës së Arbrit, kishte falsifikuar ecurinë e punimeve në tre tunele të kësaj rruge me synimin për të plotësuar kriteret për fitimin e një tenderi tjetër.

Bëhej fjalë për segmentin tjetër rrugor të njohur si Loti 7 i rrugës Kardhiq – Delvinë, ku përfshihet edhe tuneli në Qafën e Skarficës. Gjoka Konstruksion akuzoi menjëherë Qaton si përgjegjëse për rrjedhjen e dokumenti, dhe E akuzoi drejtoren e ARRSH për manipulim sepse kishte ofruar afro 4.2 milionë euro më pak se sa oferta e shpallur fituese.

Dorëheqja e Sonila Qatos në atë kohë erdhi vetëm 48 orë pasi shkëmbeu akuza të rënda me kompaninë Gjoka Konstruksion. Sot, pas tre vitesh ajo është thirrur në SPAK pikërisht për këtë përplasje, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu