Nis epokë e re për Brazilin, Lula da Silva fiton zgjedhjet ndaj presidentit Jair Bolsonaro të ekstremit të djathtë

0

Luiz Inácio Lula da Silva është zgjedhur presidenti i ardhshëm i Brazilit.

Fitorja e tij paralajmëron një epokë të re politike për vendin më të madh të Amerikës Latine, pas katër viteve të administratës së ekstremit të djathtë të Jair Bolsonaro.

Fitorja e politikanit 76-vjeçar përfaqëson kthimin e së majtës në pushtet në Brazil dhe një fitore që rikthen Lula da Silva.

Me një diferencë të ngushtë, Lula u zgjodh president i Brazilit të dielën, duke mposhtur Jair Bolsonaro, kreun e shtetit në largim të ekstremit të djathtë, rezultatet treguan me pothuajse 99% të votave të numëruara. Luis Inacio Lula da Silva mori 50,84% të votave të vlefshme, krahasuar me 49,16% për presidentin në largim.

Për Lulën pati një sërë akuzash për korrupsion që çuan në burgimin e tij për 580 ditë. Dënimet u anuluan më vonë nga Gjykata e Lartë, duke hapur rrugën e tij për të kandiduar për rizgjedhje.

“Ata u përpoqën të më varrosnin të gjallë dhe unë jam këtu” tha ai në një fjalim ngazëllyes para mbështetësve dhe gazetarëve të dielën në mbrëmje, duke e përshkruar fitoren si “ringjalljen” e tij politike.

Duke u zotuar se prioriteti i tij kryesor do të jetë luftimi i urisë në vendin më të madh të Amerikës Latine me 212 milionë banorë , Lula tha se do të kërkojë tregti më të drejtë dhe jo marrëveshje që “dënojnë vendin tonë të jetë një eksportues i përhershëm i lëndëve të para”.

Urimet nga lideët botërorë për këtë fitore kanë qenë të menjëherëshme duke e qujatur fitoren e Lula një epokë të re për brazilin.

Kujtojmë që ky është mandate i tretë i Lula si president i Brazilit, pasi më parë ka qeverisur Brazilin për dy mandate radhazi midis 2003 dhe 2010.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu