Unioni i Gazetarëve Shqiptarë nderoi me çmimin “Karriera” Dalip Grecën Editorin e Diellit 2009-2021

0
May be an image of 7 people, people sitting, people standing and indoor
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve për gazetarët zhvilluar në Prishtinë, ka nderuar me çmimin “Karriera” Dalip Grecën Editorin e Diellit 2009-2021. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka bërë ndarjen e çmimit për gazetarinë ekonomike “Vangjush Gambeta”, për gazetarët nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Për shkrimin më të mirë në shtypin e shkruar dhe online në Kosovë, u shpërblye gazetarja e KTV-së Marigona Brahimi.
Çmimi “Reporteri i vitit” iu dha gazetares Ilnica Agolli, ndërsa çmimi raportimi më i mirë i vitit shkoi për gazetarin, Artur Bibe.
Çmimi “Vangjush Gambeta”, iu dha gazetarit Xhenur Iseni, për shkrimin më të mirë ekonomik në shtypin e shkruar dhe online në Maqedonin e Veriut.
Çmimi për shkrimin më të mirë ekonomik në shtypin e shkruar dhe online në Shqipëri, shkoi për Esmeralda Topin.
Gazetares Elisabeta Dosku, iu dha çmimi për shkrimin më të mirë ekonomik televiziv në Shqipëri.
Çmimi “ Karriera” shkoi për gazetarin Dalip Greca, pas vdekjes, përderisa çmimi karrierës iu dha gazetarit Gëzim Baxhaku nga Kosova.
Kurse gazetari Bashkim Tufa morri çmimin “Ismet Bellova”.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu