Korrupsion erotik për ambasadorët/ Berisha sqaron deklaratën, janë dy…

0

Kreu i Partisë Demokratike, ka sqaruar deklaratën e disa ditëve më parë për “korrupsion erøtik” të ambasadorëve. Berisha tha se u është referuar dy ambasadorëve të cilët, sipas tij dihet kush janë. Berisha nuk përmendi emra. Por, tha se janë pikërisht ata që janë kanë sulmuar opozitën dhe kanë dalë në krah të Edi Ramës.

“Ata që u vërsulën kundër opozitës për të mbrojtur Edi Ramën. Dy ambasadorët. Dihet ajo. Dy janë ata. Unë i kam thënë emrat e tyre. Dihet ajo. Kjo është e vërtet 100% se nëse ti sulmon opozitën ti ndihmon korrupsionin qeveritar dhe qeverinë” – tha Berisha në një intervistë në Vizion plus.

jatë intervistës, Berisha ka sulmuar ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim. Ai tha se vetëm ambasadorja Kim po bën sjellje të papranueshme.

“Vetëm ajo i lejon vetes të sillet në mënyrën më të papranueshme. Unë i kam bërë thirrje edhe Presidentit edhe Departamentit të Shtetit Amerikan të mos lejojnë një gjë të tillë. Kush ka të drejtë të kalojë nga një mbledhje në mbledhje tjetër në Gjykata e Prokurori?” – tha Berisha.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu