Zv.sekretarja amerikane e Shtetit reagon për situatën në Veri të Kosovës: Ulni tensionet! Presim zbatimin e marrëveshjes

0

Zëvendësekretarja amerikane e Shtetit për çështje Europiane dhe Euro-Aziatike, Karen Donfried, ka reaguar për situatën në veri të Kosovës. Zyrtarja e lartë e SHBA bëri thrrje për uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

“Po merremi 24 orë me çështjen e monitorimit të situatës në veri të Kosovës. Serbia dhe Kosova të zbatojnë marrëveshjet e arritura, ne presim të zbatohen. Ne e kemi mirëpritur propozimin gjermano-francez. Mendojmë se ka mundësi për progres. Bashkë me BE ne mbështesim progresin. SHBA mendon se zhvillimet e fundit janë shqetësuese, nuk është zgjidhje që të braktisen institucionet”,  ka deklaruar Donfried.

Zyrtarja amerikane theksoi se SHBA-të janë në një linjë me BE sa i takon zgjidhjes së problemit me dialog.

“Thirrje që të ulen tensionet në veri të Kosovës. Nuk duhet të përshkallëzohet situata, rrezikohen jetët e atyre që janë paqeruajtës aty. Duhet të ulen tensionet në veri të Kosovës”, theksoi ajo.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu