Bashkia e Tiranës i ka marrë qytetarëve të kryeqytetit mbi 20 milionë euro nga skema e gjobvënies me parkimet në qytet. Është ky denoncimi i bërë këtë të premte nga Nisma “Thurje” e cila deklaroi se policët bashkiakë sillen si fantazma, duke gjobitur në heshtje dhe masivisht, dhe nuk ofrojnë edukim apo këshillim për shoferët.
“Nisma Thurje” denoncoi përpara Bashkisë së Tiranës, atë që ajo e cilëson si skemën e gjobëvënies ndaj qytetarëve.
Sipas saj të dhënat tregojnë se vetëm nga gjobat e parkimeve, qytetarëve të Tiranës, bashkia i ka marrë mbi 20 milionë euro.
“Bashkia e Tiranës po ju zhëvat qytetarëve, çdo ditë para nëpërmjet gjobave të parkimit.Në një qytet ku qarkullojnë rreth 120 mijë makina, nuk ka më shumë se sa 5 mijë vende parkimi dhe kjo nuk është e pa qëllimtë.
Zgjidhja e kësaj situate kaotike, për kryeqytetin nuk gjendet tek krijimi i hapësirave të reja, tek edukimi i shoferëve, por tek ndëshkimi masiv, tek gjobvënia, për të mbledhur sa më shumë para.
Numri i gjobave është rritur nga viti në vit dhe nuk po ndalet. Gjobat nuk kanë shërbyer për edukim, por si një skemë e mirëmenduar e zhvatjes së qytetarëve, nëpërmjet gjobave të makinës. Statistikisht në çdo minut që kalon në Tiranë vihen minimalisht 2 gjoba. Këto janë manovrat që bën bashkia dhe kryetari i saj për të mbushur xhepat” .
Nisa Thurje akuzoi se Policët bashkiake sillen si fantazma, duke gjobitur në heshtje dhe masivisht, dhe nuk ofrojnë edukim apo këshillim për shoferët.
“Për 2022, vetëm për 3 muajt e parë të vitit, kan qenë 93 mijë gjoba, imagjononi për 12 muaj? Neve na ka dalë 372 mijë gjoba, deri në fund të vitit. Para se të vinim këtu ndaluam te zyrat e Thurjes, 2 gjoba për 5 min, me orë në dorë. Sikur këtë shpejtësi rrufe policia ta përdorte për të kapur kriminelët, hajdutët, vrasësit me pagesë, pedofilët çdo lloj krimineli të mundshëm, sot siguria e jetës do ishte shumë e madhe në këtë vend”
Në përfundim “Nisma Thurje” kishte dy propozime mbi këtë çështje.
“Propozimi i parë, është që nga paratë e mbledhura nga gjobat e parkimeve ti kthehen prinderve, si pagesë e parkimeve të tyre mujore. Propozimi numër 2, është që të shpenzohen një pjesë e këtyre parave që mblidhen nga gjobat e parkimeve, të shpenzohen për shërbimin e transportit nëpër shkolla. Në këtë mënyrë prindërve u lehtesohet barra e transportit të femijeve dhe ka një arsye më tepër, për ta mbajtur makinën të parkuar dhe për mos ta nxjerrë, kështu zvogelohet pak trafiku i Tiranës”