Profil i muzikantit Qamil Gjyrezi

Date:

Share post:

Shkruan Mimoza Kosturi
Nje instrumentist trompist i talentuar ku spikat tingulli i paster e i ngrohte, korektesia dhe muzikaliteti i brendshem ne cdo fraze muzikore , qemtues pikant i melodive te cilat zgjedh ti interpretoje e bejne takimin me kete artist krejt te vecante dhe emocionues. Por nuk mbaron me kaq, Qamili prej kohesh eshte nje hulumtues i palodhur, pasionant , ndjek arritjet e psikologjise se muzikes duke ju referuar konkluzioneve shkencore per rolin e muzikes ne permiresimin e mendjes dhe anes fizike te njeriut. Danimarka, Italia, vendet ku Qamili ploteson studimet ne fushen e psikologjise ,vertetojne idete e tij se muzik-terapia apo picture-terapia jane tanime eksperienca pozitive ne funksion te rikuperimit te problemeve mentale apo fizike te njeriut.
Nderkohe ,gjithe ky informacion shkencor eshte botuar dhe eshte pjese e rendesishme e leksioneve si pedagog ne universitetin “Luigj Gurakuqi” ne qytetin e Shkodres ku edhe jeton e punon : Qamili: “…rendesia dhe roli imuzikes sot diskutohet ne te gjitha qendrat studimore , artistike dhe psikologjike .
Ne kete kontekst , te gjithe studiuesit,artistet,dirigjentet,psikologet jane te interesuar qe muzika te vazhdoje rrugetimin e saj te pafund , ne fushen e krijimtarise, interpretimit dhe kerkimit te rrugeve te reja . Ne vendet ku ka stabilitet dhe ekonomi muzika vazhdon ta kete ate rendesi por tek si pasoje e shume faktoreve , muzika ka filluar ta humbase rendesine prandaj shpesh gjendemi perballe veshtiresive me prindërit , me femijet ,per tu krijuar besimin dhe bindjen per te studiuar muziken ne te gjitha nivelet e studimit te saj”. Kujtimet me koleget dhe mirenjohja per profesorin e tij nxjerrin ne pah karakterin e tij mjaft njerezor te artistit!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

spot_img

Related articles

Mbi persekutimin ndaj të Krishterëve

Shkruan Konstantin Luci Mesatarisht, çdo ditë në botë vriten rreth 16 të krishterë vetëm sepse besojnë në Krishtin, një...

Loja me integrimin në BE/ Kapitujt që po mbyllen, nuk negociohen fare, BE e shqetësuar për sundimin e ligjit

Edi Rama viziton Brukselin për të marrë pjesë në konferencën ndërqeveritare që sinjalizon mbylljen e tre kapitujve. Edhe pse...

“Peshku qelbet nga koka”

Shkruan Zef Bushati Për 44 ditë me radhë kemi folur, kemi komentuar dhe kemi mbështetur Protestën Rinore, Protestën Qytetare....