Pas fitores së Trump Berisha bëhet pro amerikan, thotë se Gledis Nano spiunonte Ramën në amebasadë

0

Pasi republikanët fituan meszgjedhjet, këtej po fryn një erë tjeter. Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi sse çështja e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gledis Nano është bërë akute së fundmi duke e lidhur me skemën e call-centerave .Ju kujtojmë se Gledis Nano konsiderohej si i preferuari i amerikanëve.

Berisha tha se Gledis Nano u hoq se spiunoi Ramën në ambasadë. Sipas tij, nëse një kryepolic u thotë partnerëve veprimtarinë kriminale të qeveritarëve ai bën një detyrë patriotike dhe meriton dekorata.

“Padrino është Olsi Rama. Ju e dini se si e përcolli në mënyrën më antiligjore drejtorin e policisë Gledis Nano Edi Rama me pretekstin se më spiunoi në ambasadë dhe çfarë spiunimi mund të bënte një kryepolic. Në qoftë se një kryepolic u thotë partnerëve veprimtarinë kriminale të qeveritarëve ai bën një detyrë patriotike. Ai meriton dekorata, ai mbron interesat e vendit të tij dhe të kombit të tij.Unë nuk e njoh fare, s’e kam takuar kurrë Gledis Nanon, por di që ai… se kjo histori është bërë akute përsëri tani së fundi, ishte pikërisht se në skemën e hetimit përfshihej edhe Olsi Rama sepse një pjesë e mirë e call-centerave po zhduket, po mbyllet për një penalitet për një tjetër dhe këto të tjerat që mbushin kuletat e këtij rrjeti, klanit Rama jo të qeverisë me bitcoin, punojnë të qeta.Falënderoj shumë autoritetet ligjzbatuese spanjolle, italiane, gjermane dhe të vendeve të tjera të cilat kanë marrë përsipër dhe po zbërthejnë këtë skemë të papërshkruar vjedhjeje të autoriteteve shqiptare gjysmë zyrtare dhe zyrtare”, tha Berisha.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu