Kompania “Eagles Hills” pritet të investojë 2.1 miliardë euro për projektin e portit të ri të Durrësit, duke e ndryshuar kështu faqen e qytetit bregdetar.
“Eagle Hills” administrohet drejtpërdrejt nga zoti Mohammed El Alabbar, i cili është në krye të disa kompanive zinxhir.
Ndërtimi i portit të Durrësit do të bëhet pikërisht nga një prej kompanive zinxhir të Alabbar-it.
Bëhet fjalë për kompaninë Symphony Real Estate Development sh.p.k e identifikuar me NUIS M11726006H e cila zotërohet plotësisht nga subjekti “Symphony Invest Limited”, që në vetvete është pjesë e grupit të shoqërive të Z. Mohamed Alabbar, i cili prej vitesh është drejtues në kompaninë EMAAR.
Skema e kompanive të Alabbar
Sipas skemës 40% të kompanisë “Symphony Global Holding” e ka vetë Mohammed Alabbar.
Ndërsa 60% të aksioneve të tjera janë të shpërndarë tek familjarë të tij.
Pra kompania Eagle Hills përbëhet nga disa aksionere, që kanë krijuar kompani të reja.
Nga Eagle Hills është krijuar kompania North East Real Estate.
Nga kjo kompani është krijuar Symphony Global Holding që do të ndërtojë në Portin e Durrësit.

Nga kjo e fundit janë krijuar dy kompani të reja, si AHN Invensments dhe Symphoni Investments.
Nuk ndalet këtu zinxhiri i kompanive të reja të Alabbarit.
Nga Kompania AHN Investments është krijuar AHN Holdings me pronar H.E Mohammed Ali Rashed Alabbar.
Në kompaninë Symphoni Investments e krijuar nga kompania që do të ndërtojë portin e Durrësit, janë ortakë Salama Mohammed Rashed Alabbar , Shamsa Mohammed Rashel Alababar, Rashit Mohammed Rashel Alabbar,Mouza Muhammed Ali Rashid, Mariam Nader Mohammed Ali Rashid, dhe Mohammed Ali Rashed Alabbar.
Pra, në krye të gjithë këtij zinxhiri kompanish, qëndron Mohamed El Alabbar.
Projekti

Kujtojmë se projekti do të zhvillohet në një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2, që nga investimi, i kalon në pronësi kompanive. Parashikohen 12 000 apartamenteve dhe 2 hoteleve me 850 dhoma në total. Projekti parashikon 80 000 metër katror hapësira të gjelbra, ose hapësira të hapura dhe një gjatësi plazhi 700 metra.
Faza e parë nis në 2023-shin e zgjat për 5 vite, me vlerë investimi 595 milionë euro, dhe për fazën e dytë që pritet të nisë në 2028-ën, investimi është rreth 1 miliardë e gjysmë euro.
Marrëveshja ka një jetëgjatësi prej 35 vitesh, ndërsa përfundimi total i realizimit të projektit zgajt 20 vite. Qeveria shqiptare do të përfitoi gjatë gjithë kohës 33.3% të dividentit.