Albin Kurti: S’kemi marrëveshje, fajet i ka BE’ja – Borell hoqi dorë nga propozimi i vet

Date:

Share post:

Albin Kurti pas takimit: S’kemi marrëveshje, fajet i ka BE’ja – Borell hoqi dorë nga propozimi i vet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë fajtor Bashkimin Evropian, saktësisht shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borell, për mos arritje të një marrëveshje këtë të hënë në Bruksel.

Bisedimet dhe propozimi për çështje aktuale, Kurti tha se “nuk është i pranueshëm nëse nuk shoqërohet me atë se për çfarë jemi ftuar palët, dakordimin që me urgjencë të angazhohemi për marrëveshje finale për normalizim të plotë të marrëdhënieve”.

“Në propozimin që na kanë sjellur neve ka qenë edhe afati, marsi i vitit 2023. Ne po vijmë këtu për t’u marrë vesh për marrëveshje që arrihet para marsit. Borell hoqi dorë nga ky afat me keqardhje mund ta them, dhe nga propozimi i BE-së, po them me keqardhje sepse vetëm e kanë propozuar marsin e vitit 2023 dhe gjithashtu propozimi është i BE-së”.

Kurti ka sqaruar edhe se çfarë i ishte thënë në Paris në takim me Borell-in.

“Kur u takuam në Paris, Borell tha se propozimi nuk është franko-gjerman, por i BE-së. Në rregull pra, por sot ai hoqi dorë nga propozimi i BE-së. Unë jam i gatshëm që të vij këtu, të zhvillojë takime, gjithmonë me strukturën dhe rendin e njëjtë. Marrëveshja finale dhe çështje aktuale edhe si puna e këtyre targave, por nuk bën njëra pa tjetrën”.

“Nuk mund të shndërrohemi me liderë që merren me targa e nuk diskutojnë për normalizim të marrëdhënieve, andaj jemi në këtë situatë dhe shpresoj që BE do të gjejë forcën që t’i rri prapa propozimit të vet, për pasojë pas tetë orë bisedime në gjashtë takime nuk kemi ende një marrëveshje”, përfundoi ai.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

spot_img

Related articles

Ukraina, u rrjeshtua krah Serbisë dhe Rusisë!

Shkruan Zef Ndreka Qëndrimi i presidentit ukrainas V. Zelensky, i shprehur në Beograd se Ukraina nuk do ta njohë...

Çështja Zelenski–Vuçiç–Rama, Kosova & Shqipëria dhe zhgënjimi i shqiptarëve….

Shkruan Zef Bushati Gjatë vizitës së fundit të Zelenskyt në Beograd, më 8 gusht 2026, Vuçiç theksoi se Serbia...

Kosova në cikël të pafund zgjedhjesh

Shkruan Zef Ndreka Takimi i sotëm mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, pa arritur një marrëveshje, e zgjat edhe më tej...

Ermal Beqiri Shpirti Teknologjik i Trekëndëshit të Bermudës Rama–Berisha–Meta!

Shkruan Azgan Haklaj ​Në dinamikën e gjatë politike dhe institucionale në Shqipëri, nocioni i "Trekëndëshit të Bermudës" i emërtuar...