PD e përçarë/ Alibeaj injoron primaret e Berishës: Ja kur shpallim kandidatët tanë

0

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka rikonfirmuar se grupi i tij do të dalë me kandidatë më vete nga ai i Berishës, në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Teksa PD e Berishës po zyrtarizon kandidatët për primaret, grupi Alibeaj i shpërfill plotësisht. Ai u shpreh këtë të Mërkurë se PD do dalë me kandidatë të tjerë nga grupi i Berishës.

I ftuar në studion e “Debat” në A2 CNN, Alibeaj zbuloi se javën e ardhshme do të prezantohen kandidatët për kryetar bashkie të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit.

Deklarata

“Në vitin 2020, PD u përfshi në një proces të gjerë të identifikimit të kandidaturave. Kandidatët janë gati dhe do të nisë shpallja e tyre bashki më bashki që nga java tjetër.

Këta kandidatë janë zgjedhur nga anëtarësia e Partisë Demokratike, që është përfshirë në një proces në detaj të propozimeve dhe në një proces votimi, ku ka pasur dy komisione që bënë filtrimin dhe që shikonin çështjen e etikës”, tha Alibeaj.

Në lidhje me primaret në PD, Alibeaj tha: “Nuk është ajo anëtarësia e PD-së. Statuti i PD-së është vetëm një dhe unë nuk di që të ketë një të dytë. Shumica dërrmuese e deputetëve të PD-së qëndrojnë fort pas vlerave të kësaj partie”.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu