IrfanI i mediave injoron Irfanin e Qeverisë: Linda Rama qante me lotë, e çova unë tek Ylli Çabiri

0

“Nuk është vetëm hakmarrje mediatike, por edhe personale” kështu u shpreh në nisje të intervistës që dha në televizionin e familjes së tij Irfan Hysenbelliu duke iu referuar shkatërrimit të “Prestige Resort” në Golem.

I tronditur nga shpërthimi i godinës, Hysenbelliu ka bërë disa deklarata të forta, ku nuk kurseu as familjarët e Edi Ramës.  Pasi tha se fëmijët e tij i kishte këshilluar të iknin nga Shqipëria, Hysenbelliu pati një mesazh edhe për fëmijët e Edi Ramës.

“Nuk dua që fëmijët e tij, fëmijët e tij, të kenë këto lot, apo gruaja e tij të ketë lot, siç i ka familje ime dhe nusja ime” tha pronari i ish-resortit Prestige.

Në fjalët e tij, Hysenbelliu nuk kurseu as Linda Ramën. Tha se me të kishte pasur njohje të hershme dhe kujtoi kohën kur ajo qante dhe i kërkonte të shkonte tek Ylli Çabiri.

“Më vjen keq për të shoqen e tija. Sepse për të shoqen e tij kam shumë respekt. Dhe kam pas shumë miqësi me të. E kam çuar unë te Ylli Çabiri në punë. E kam punësuar. E kam çuar, e kam punësuar. Qante në atë kohë. E kam çuar unë te Ylli, se nuk e di a e ka memorien Ylli ta mbajë mend, ta pyesë. Po e kam çuar atje, se më thanë që Ylli Çabiri është. E kam çuar unë te Ylli Çabiri I kam ndihmuar, e kam përkrahur. Nuk mendoj që nga burri i saj do merrja këtë përgjigje sot. Besoj se edhe ajo s’do jetë shumë e kënaqur”

Një akuzë e fortë ishte ajo për mënyrën se si Edi Rama i merr vendimet për PPP dhe kullat.
“Ky i jep PPP me një copë letër, 300 milion euro, një milliard euro, nuk e ka problem. Ky ta jep kullën sa të duash, në dy sekonda ta jep. Në dy sekonda” u shpreh Hysenbelliu, që u shfaq i emocionuar gjatë intervistës. “Nuk i besoj syve për atë që ndodhi, nuk e shifja as News dot” u shpreh ai duke e quajtur “të dhimbshme” atë që ndodhi me investimin e tij.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu