Kandidatja e PD në primaret e Tiranës, Enkelejda Fejzo, deklaroi për MCN TV se procesi i votimit në kryeqytet ka shkuar në mënyrë të shkëlqyer. Fejzo tha se më në fund listat e kryetarëve do të marrin fund, pasi po vendosin anëtarët.
“Procesi ka shkuar në mënyrë të shkëlqyer, nuk kemi parë asnjë incident, të paktën në Tiranë. Falënderojmë të gjitha degët, të gjithë anëtarët që kanë punuar me seriozitet. Ky është një proces që sado të ketë pasur probleme teknike, pjesa tjetër do shkojë më mirë në vazhdimësi. Çështja ishte me problemet e listave, disa e kishin emrin, disa jo.
Por çdo qytetar ka votuar aty ku mundej. Kontestimet s’janë tepër me problematika. Por çdo qytetar ka votuar. Tani po vijnë edhe kutitë e numërimit. Kushdo kandidat të ketë fituar, s’ka fituar vetëm ai, por kemi fituar të gjithë bashkë. Shpresoj të ketë fituar më i miri.
Listat e kryetarit do marrin fund, do jenë vetëm anëtarët që do votojnë. Është proces shumë i bukur, ndërkohë që në PS njëshi Akoma vendos të parin. Kushdo të jetë ai apo ajo, ne duhet të ndryshojmë modelin e kryetarit, që është modeli i krimit, vrasjet, që ia ka ulur kokën qytetarët”, tha Fejzo.
E pyetur nëse ajo e mund Veliajn, Fejzo tha:
“Patjetër mund ta mposht Veliajn, por nëse do të isha dhe shpresoj shumë që të jem…Vizioni im është qytetar dhe evropian”.’
Ajo shtoi se askush që ka garuar në primare s’duhet ta quaj veten humbës, duke u shprehur se “kemi fituar të gjithë”.