Një reagim nga kryeministri Edi Rama ka ardhur për dhunën e ushtruar ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha.
Rama ka dënuar pa asnjë ekuivok aktin e dhunës, të cilin e quan të pajustifikueshëm e të patolerueshëm.
“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme! Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit”, thuhet në reagim./ B.A.