Nëna e Gerti Shehut, 31-vjeçarit i cili sulmoi me grusht Sali Berishën është dërguar në spital pasi nuk u ndje mire ndërkohë që po merrej në pyetje.
Sipas informacioneve zonja është larguar me ambulancë nga ambientet e Komisariatit nr. 1 ku po merrej në pyetje.
Kujtojmë që ditën e sotme Sali Berisha u godit me grusht në fytyrë nga Gert Shehu, ndërsa po marshonte së bashku me liderin e PL-së Ilir Meta.
Berisha ka akuzuar kryeminstrin për sulmin, duke e konsideruar kërcenim ndaj fjalës së lirë.