“Mediat e Edi Ramës” fshehin fajtorët e vërtetë/ Gënjeshtrat për sulmin ndaj Berishës

0

Një ngjarje e paprecendetë ka ndodhur një ditë më parë. Kreu i PD-së, Sali Berisha, është sulmuar dhe goditur nga 31-vjeçari Gerti Shehu.

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë, pati reagime dhe skenare nga më të ndryshmet deri në atë pikë saqë justifikonin edhe dhunën.

“Mediat e Ramës” fshehin fajtorët

Mediat e Ramës nisën gënjeshtrat. Për ta fajin e kishte Garda se sipas tyre Berisha shoqërohej nga ata.

CNA.al ka marrë informacione se garda nuk e mbron Berishën dhe as nuk e shoqëron, pasi nuk e njohin si kryetar të PD-së, i zgjedhur me vullnetin e demokratëve apo dhe si kryetar i Opozitës.

E gjithë kjo për shkak të Gazment Bardhit dhe grupit përçarës të “alibashave”.

Çështja për statutin e PD-së ndodhet në Gjykatën Administrative të Apelit dhe nuk dihet kush është lideri i opozitës.

“Mediat e Ramës” fshehin fajtorët

Pasi po shtyhet e shtyhet herë nga përçarësit që e çuan çështjen në Gjykatë dhe herë nga drejtësia që e zvarrit me justifikimet nga më të ndryshme.

Pra, njerëzit që e shoqërojnë Berishën, nuk janë të Gardës, por janë të gjetur dhe paguar nga PD, si sigurim për kreun e selisë blu.

Gabimi i djeshëm i grupit të shoqërimit ka sjellë një pasojë të rëndë.

Jo për të gjykuar shoqëruesit, por kur nuk ke një siguri profesionale, jeta të vihet në rrezik.

Pa faj nuk është as Berisha, i cili shpesh e largon grupin e shoqërimit, se kërkon kontakte me njerëzit.

“Mediat e Ramës” fshehin fajtorët

Ky nuk është rasti i parë që i ndodh Berishës, por sigurimi, ka qenë profesional dhe ka shmangur çdo incident.

Berisha nuk mund të ruhet nga shoferët e “Syrit” apo shoferët e “odetave” të tij.

Nuk mund të ruhet Berisha me ata.

Por përtej përgjegjësisë që Berisha ka vetë, pasi ai nuk lejon sigurimin të bëjnë detyrën e tyre, përtej gabimit të grupit të shoqërimit, fajin për sulmin e djeshëm e ka vula që e mban Gaz Bardhin dhe e tund bashkë me “Alibeajt” dhe Lulzim Bashën.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu