
Shkruan Qamil Gjyrezi
Në zgjedhjet lokale të 14 Majit 2023, Xhevdet Amuli kryetari i PD-së Shkodër do të kandidojë përballë kandidatit të Foltores Bardh Spahia.
Kandidati demokrat Xhevdet Amuli. është një ndër kontribuesit më të mëdhenj si person dhe si familje në 32 vite në PD-në e Shkodrës.
Xhevdet Amuli përfaqëson denjësisht doktrinën dhe programin e së djathtës së vërtetë konsevatore, që i ka munguar P.D.-së dhe së djathtës në 32 vite demokraci qytetit të Shkodrës. Xhevdet Amuli ka kontribuar politikisht në 32 vite në P.D. dhe është biznesmen i njohur dhe i sukseshëm për zhvillimin ekonomik, kulturorë dhe sportiv në qytetin e Shkodrës.

Kandidati për kryebashkiak të Shkodrës, Xhevdet Amuli, ka kontribuar 14 vite si sportist, por edhe si president i peshëngritjes dhe për disa vite me radhë si sponsor i klubit të futbollit Vllaznia. Xhevdet Amuli është i martuar dhe familjarë shumë korrekt.
Xhevdet Amuli ka 4 fëmijë që punojnë dhe studjojnë në Shqipëri dhe kanë përfunduar studimet me rezultate shumë të mira. Xhevdet Amuli ka mbaruar studimet në degën e ekonomi financa në Univrsitetin Luigj Gurakuqi të Shkodrës.
Xhevdet Amuli prej 4 vitesh është zgjedhur si kryetarë i PD-së në Shkodër.

Në këtë periudhë me probleme politike për PD-në, Amuli është treguar bashkëpunues me të gjithë anëtarësinë dhe drejtuesit politik lokal të qytetit të Shkodrës duke kontribuar për një PD të djathtë konservatore, pro europiane, pro-amerikane dhe antikomuniste për ti dhënë fund tranzicionit 32 vjecarë në Shkodër dhe Shqipëri
Promoted Content