Akuza e fortë: Vis Martinaj piu kafe me prokurorin dhe gjyqtarin e Kurbinit para se të zhdukej

0

Ilir Lika, një nga personat e dënuar për vrasjen e dyfishtë të 30 Majit 2020 në Kurbin, akuzon prokurorinë dhe gjykatën e Kurbinit për manipulim të dosjes së ekzekutimit të Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit.

Por kush ndërhyri? Ilir Lika përmend emrin e Erivs Martinajt. Njëri nga dy të vrarët, biznesmeni Bujar Lika ishte miku i Martinajt.Ilir Lika thotë se Vis Martinaj është takuar dhe ka pirë me prokurorin Arben Nika para se atij t’i jepej dënimi

“Drejtësia e Laçit, dy gjyqtarë dhe një prokuror kanë manipuluar. Prokuroria i mori kamerat, çfarë ore doli makina nga hoteli dhe çfarë ore shkoi te shtëpia e Eduart Lamajt nëse unë e paskam marrë? Pse nuk morën kamerat e lokaleve të tjera? Pse nuk është faktuar kjo gjë?

Shefqet Lika (babai i Bujar Likës) ka deklaruar se Ilir Lika nuk më ka gjak borxh, por Eduard Lamaj. Unë nuk kam asnjë lidhje. Pse prokurori dhe gjyqtari nuk më kthejnë përgjigje? Mua nuk më ka marrë askush në pyetje. Kam kërkuar që të largohem nga gjykata e Kurbinit, sepse e di çfarë korrupsioni është me atë prokuror Arben Nikën.

Çfarë i duhet prokurorit të dalë me gjyqtarin të pinë kafe me Ervis Martinajn në lokal? Ka qenë para zhdukjes. Ai ka influencuar 1000%. Dy viktimat janë miq të Ervis Martinajt. Unë nuk njoh kushërinjtë e mi dhe jo ata. Prokurori është parë me Ervis Martinajn duke pirë kafe. Prokurori ka thënë se më ka bërë presion. I ka thënë një njeriu”, tha Lika te emisioni “Uniko”.Ervis Martinaj është zhdukur pa gjurmë prej muajit gusht. Shteti ende nuk e ka një version zyrtar nëse biznesmeni është vrarë apo kemi të bëjmë me inskenim.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu