Deklarata e Grenell: Hashim Thaçi po shkonte në Shtëpinë e Bardhë. kur u arrestua

0

Ish-emisari presidencial i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka thënë se ish-kryeprokurori i Gjykatës Speciale, Jack Smith, e paditi Hashim Thaçi pasi i kishte thënë Departamentit Amerikan të Shtetit se palët ishin pajtuar t’i jepnin fund Gjykatës Speciale.

Pas një shkrimi të The Daily Beast për prokurorin e Speciales, Grenell ka thënë se Jack Smithi do ta humbte vendin e tij të punës, si kryeprokuror.

Madje, ish-i dërguari amerikan për dialogun mes dy vendeve, ka shkruar në Twitter se ish-presidenti Hashim Thaçi, po shkonte  në Shtëpinë e Bardhë për ta përfunduar marrëveshjen finale pasi iu ngrit aktakuza nga ana e Prokurorisë së Dhomave të Specializuara.

“Jack Smithi e paditi Hashim Thaçin pasi i thashë Bruce Schwartzit të Departamentit të Drejtësisë se palët ishin pajtuar t’i jepnin fund Gjykatës Speciale dhe Jack Smithi do ta humbte vendin e tij të punës (si kryeprokuror i Speciales). Thaçi po vinte në Shtëpinë e Bardhë për ta përfunduar marrëveshjen finale”, shkroi Richard Grenell.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu