Flamur Noka përjashtohet nga Kuvendi

0

Ka filluar me tension seanca e ditës së mërkurë, ku kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka ndërprerë dy herë zhvillimin e seancës, për shkak se deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren.

Debati nisi fillimisht brenda opozitës mes Enkelejd Alibeajt dhe Flamur Nokës, ku u përfshinë edhe Tritan Shehu dhe Luan Baçi.

Më pas deputeti Noka, Albana Vokshi dhe Luan Baçi bllokuan foltoren e parlamenti.

Pas shumë paralajmërimesh kryetarja Nikolla vendosi të zbatojë nenin 66 të rregullores së Kuvendit duke përjashtuar nga seanca e ditës së mërkurë Flamur Nokën.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu