Sulmet ndaj gazetarëve në veri të Kosovës, reagon ambasadori amerikan: Media duhet të punojë pa kërcënime

0

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka reaguar për sulmin ndah gazetarëve në Zupç të Zubin Potokut. Në veri u sulmua ekipi mediatik i Klan Kosova. Gazetarja dhe shoferi kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në spital.

“SHBA-ja i bashkohet Asociacionit t Gazetarëve të Kosovës – AGK dhe Bashkimit Evropian në Kosovë për të dënuar fuqishëm sulmin e fundit në seri kundër gazetarëve të Kosovës. Mediat duhet të jenë në gjendje të punojnë lirshëm nga kërcënimet me dhunë dhe frikësim. Gazetaria e lirë dhe e pavarur është gurthemel i demokracisë”, ka thënë Hovenier.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu