Analisti Denis Dyrnjaja tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë ka marrë një vendim që njeh Kuvendin e 11 dhjetorit 2021 dhe të gjitha aktet e ndërmarra nga ai duhet të zbardhet. Sipas tij, ata që nuk zbardhin vendimin gjyqësor të z.Zhukri, janë shkelës të ligjit dhe mund të dënohen penalisht.
“Ka një vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë që njeh Kuvendin e 11 dhjetorit dhe të gjitha aktet e ndërmarra nga ai.
Gjykata ka marrë një vendim. Ne mund ta paragjykojmë gjithë ditën gjyqtarin Zhukri, si ai që do Sali Berishën, por për sa kohë ai mban vulën e gjyqtarit të Republikës së Shqipërisë, futet në gjykatë, vesh veladonin e zi dhe jep vendime, vendimi i tij ka vlerë ligjore, deri në një moment të dytë kur merret një vendim tjetër që rrëzon vendimin e tij. Për sa kohë ky vendim është në fuqi, duhet të njihet ligjërisht edhe kryetar Sali Berisha dhe të gjitha institucionet.
Ata që nuk zbardhin vendimin gjyqësor të z.Zhukri, janë shkelës të ligjit dhe mund të dënohen penalisht dhe nuk e kuptoj përse z.Berisha nuk e ndjek penalisht këtë. Njihet vetëm vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë dhe ai nuk apelohet”-tha Dyrnjaja.