Incident me policinë në veri të Kosovës

0

Një person i kombësisë serb dyshohet të jetë të plagosur pas të shtënave me armë nga Policia e Kosovës. Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë serbe, Petar Petkovic deklaroi se i plagosuri M.D. është transportuar me urgjencë në spitalin e Kralevës.

Sipas tij, njësitë policore të Kosovës “kanë qëlluar” automjetin “vetëm sepse nuk kanë dashur të lejojnë që policia t’i keqtrajtojë pa asnjë bazë dhe arsye”.

Petkoviç, tha se në veturë, ishte edhe D.S, i komunitetit serb, i cili nuk ka pësuar lëndime. Policia ka konfirmuar për të shtënat me armë zjarri në një pikë kontrolli në Leposaviç.

Sipas Policisë së Kosovës, ata janë detyruar të shtënë në veturë pasi janë sulmuar në një pikë kontrolli nga vetura kur kanë tentuar ta ndalojnë atë.

“Njësia policore e cila ka qenë në pikë kontrolli, gjatë realizimit të detyrave policore ka tentuar ta ndalojë veturën, e cila gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë së Kosovës duke rrezikuar drejtpërdrejt edhe jetën zyrtarëve policorë, të cilët për të neutralizuar rrezikun ndaj tyre kanë shtënë me armë zjarri. Personat e dyshuar, së bashku me mjetin e tyre janë larguar nga vendi i ngjarjes”.

Lidhur me këtë rast sipas policisë është njoftuar inspektorati policisë, ndërsa janë duke vazhduar hetimet.

Raportimi i gazetares Blerta Dalloshi Berisha:

Pyetje: Si ka ndodhur ngjarja dhe cilat kanë qenë reagimet për të?

Blerta Dalloshi Berisha: Policia e Kosovës e ka konfimuar incidentin duke thënë që është detyruar për të shtënë ndaj veturës pasi që e njëjta nuk është ndaluar në një pikë ndalimi të Policisë së Kosovës ku Policia i kishte bërë me shenjë që të ndalonte, ndërsa vetura përveç që nuk është ndaluar, e ka goditur një automjet të Policisë së Kosovës duke rrezikuar kështu edhe Policinë.

Si kundëreagim, Policia ka shtënë në drejtim të veturës, por vetura është larguar. E gjitha kjo ka ndodhur në veri të Kosovës, ndërsa zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, pretendon se në këtë rast është plagosur një qytetar me shtetësi serbe, i cili është duke u trajtuar.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu