Nr. 139 i gazetës në print

0

SPPersekutimi politik dhe seksual

nga Sokol Pepushaj

Qeveritë shqiptare, të gjitha, nga rrezimi i diktatures komuniste e këtej, ende nuk e pastruan ndergjegjen e shoqërisë, duke hapur dosjet e sigurimit te shtetit dhe duke shperblyer viktimat e pafajshme. Themi duke shperblyer viktimat, pasi vete ish te persekutuarit, jo pak here kane ngritur zerin se nga ligji i demshperblimit kane perfituar edhe persekutorë. Në këte vështrim, si ligji i parë që nuk po gjen modelitetet qe të mos preken ata që drejtojnë në Olimp pasi duket kane qënë me dosje, si i dyti për demshperblimin e viktimave, po zvarriten tash 18 vjet, me panolina nëpër këmbë.
E bëmë këtë parantezë për të dalë në një çështje që Shqipërisë mund ti kushtoi shterenjte, joi vetëm në aspektin e devijimit të moralit, por edhe atij financiar pas miratimit të ligjit për homoseksualët nga qeveria Berisha. Ky ligj, kaloi shumë shpejt dhe pa debate. Një ligj që po të votohej në popull, kushdo e di se nuk do merrte vota as sa në një komunë partia e qeverisë qe e kaloi.
Eshtë artikuluar shpesh se ishte nje kërkesë e BE-së.
Unë për vete kam të drejtë të mos bindem fare, pasi në gjithë Eurozonën janë vetem Holanda, Danimarka, Belgjika dhe Portugalia që e kanë miratuar ligjin në fjalë, ndersa spiunë të sigurimit të shtetit dhe kriminelë të njerëzimit nuk di shtet në botë ti ketë jo më të zgjedhur, por as të emëruar.
Ata që e miratuan ligjin, në paçin kaq ndjeshmëri për prapanicat e ca njerëzve, të paktën të hapin edhe dosjet e krimeve komuniste, të qetësojnë ndërgjegjet e viktimave të diktaturës.

Pse ky paralelizëm, mund të thotë dikush

Ata që preken në njërën linjë, besoj se preken edhe në linjën tjetër. Se shiko, edhe homot tashmë kanë të drejtë të kërkojnë hapjen e dosjeve, të dinë përsekutorët e tyre. Edhe ata kanë vuajtur dënime me burg pikërisht për veprimtarinë e tyre aso kohe te paligjshme, sikunder të dënuarit e ndërgjegjes. Të dyja palët i kanë spiunuar tparadeë njëjtit spiunë, i kanë hetuar të njëjtit hetues, i kanë akuzuar të njejtit prokurorë dhe dënuar të njëjtit gjyqtarë. Aso kohe, spiuni ruante pas gardhit çfarë bisedojnë dy vetë dhe raportonte o tek partia, o tek organizata e rinisë, o tek policia, o tek sigurimi i shtetit, sikundër po ai spiun shkonte nëpër banjot publike dhe shihte ca zhgarravina nëpër mure, ku homot mund të linin takime, dhe raportonte po o tek partia, o tek organizata e rinisë, o tek policia, o tek sigurimi i shtetit.
Ku është ndryshimi pastaj mes te dënuarve të ndërgjegjes dhe të dënuarve seksualë? Të dy palët kanë vuajtur dënime të padrejta asokohe. Kanë shkelur ligjet e Enver Hoxhës.
Por sot, në realitetin që politikëbërësit e ligjbërësit bëjnë sikur trokasin në dyert e Europës, a mendon ky shtet se ka berë një ligj tepër të parakohshëm dhe nëse një qeveri tjeter nuk merr përsipër abrogimin e tij në momentet e para të pushtetit, Shqipëria mund të kete pasoja jo të vogla?
Me zë të butë, Edi Rama, në fakt e ka kundërshtuar këtë ligj, pasi nuk ka marrë asnjë votë të majtë, përjashto Ilir Metën.
Që të mos keqkuptohemi, asgjë nuk kam kundër lirisë së jetës së tjetrit, pasi gjithkush në këto kohë moderne duhet të mos e paragjykojë tjetrin, sa kohë që nuk prek privatësinë tënde. Ne po, kemi të drejtën tonë ta kundërshtojmë një vëndim qeverie që nuk mbush interesa të një shumice, qoftë edhe të thjeshtë. Kjo, mëndoj është një temë që kërkon debat për një shoqëri ende në tranzicion, për një shoiqëri të varfër dhe me shumë probleme. Tentativat e homoseksualëve nuk mund të themi se kanë qënë në një fazë të tillë që të trondisin qeverinë, që ta detyrojnë atë të miratoi ligjin për martesat brënda gjinisë. Gjithsesi, kjo është një temë disi e koklavitur dhe problemet e prostitucionit mund të përmasohen, duke u bërë problen i madh në një popullsi të vogël.
Që njeriu mund ta shfrytëyojë si të dojë trupin e vet me momente të pakontrollta të shfrenimit, mbase tashmë është një konkluzion i pranuar për shumë kënd në këtë botë kaq të madhe e kaq të vogël. Por pika ku njerëzimi persiatet, është formësimi për ta bindur njeriun e shfrenuar të mos prodhoi ndryshime antropologjike, pavarësisht ndonjë sjelljeje të tek-tukshme të një pakice me prirje kafshërore. Një ligj që nuk e pranon shoqëria nuk mund ta zgjidhë kurrsesi në thelb problemin, tashmë të shumëpërbuzur dhe të papranuar nga shtete si fjala vjen Gjermania, Franca, Italia, Anglia, Greqia…, nga gati tërë Bota.
Por, ajo që ne ngrejmë në këtë shkrim është se ky Kuvënd pasi ka miratuar ligjin e martesave brënda gjinisë, kur do futë në procedurë edhe dëmshpërblimin e të persekutuarve seksualë?! E, nëse këtë ligj ky Parlament e kalon, si do ndihen ish të dënuarit politikë që ende sorollaten zyrave me shkresurina nëpër duart bosh?!

NJE RAPORTAZH I “NXEHTE” NGA VERMOSHI I FRESKET

vjollcaDuke dashur ti largohemi per disa dite te nxehtit pervlues te muajit korrik ne Shkoder, vendosem te udhetojme rreth 100 km ne drejtim te alpeve shqiptare, dhe pikrisht drejt Vermoshit , mrekullis se virgjer klimaterike qe vete Krijuesi duket se ju a kishte bere dhurat banoreve legjendare te Kelmendit e me gjere. Udhtimi jone nuk ishte thjesht privat ,pasi ne kishim si qellim qe nga Bjeshket e Vermoshit te sillnim freskin e “arit te gjelbert” ,ne faqet e gazetes me emrin domethenes “Shqiperia Etnike”. Gjithsesi sapo kaluam “kufirin” qe ndan Rapshen e Hotit me komunen Kelmend ,filluam te ndiejme freskin e natyres ,se bashku me ajrin e paster e oksigjenin e bollshem qe pershkonte mushkrit dhe tere qenien tone. Kur arritme 1000 metra mbi nivelin e detit , para nesh u shfaq Vermoshi madheshtor,qe i ngjane nje amfiteatri natyrore qe pershkohet mes per mes nga lumi me te njejtin emer. Ne Vermosh takuam mjafte te njohur ,por u akomoduam tek nje mik i joni. Ne nesre vendosme te vizitojme disa vende me vlera per historin e Vermoshit ,Kelmendit e Shqiperise. Vizituam Varrin gjigand te trimit legjendar Mem Smajli ne bjeshket e Pojanices, shtepin muze (mjerisht gjysem te shkaterruar) te piramides gjalle te kufijeve shqiptare Prek Calit ,varrezat (familjare) te matireve nacionalist qe komunizmi i pa fe e pa atdhe i martirizoi , vizituam nje skulptur interesante ne nje frasher shekullore qe nje artist vendas kishte skalitur Jezu Krishtin ,dhe ne fund gjetme prehje ne kishen e rilindur (1996) ne Vermosh qe i kushtohet Shen Gjon Pagzorit… Kur banoret mesuan se ne jemi gazetar te gazetes “Shqiperia Etnike”duket ju shtua kureshtja .. Nga dreka kur po shkonim te pushonim ne shtepin e mikut ton na dolen perpara nje burre e nje grua ,te cilet na ftuan ne shtepin e tyre ne menyre disi te vecant ,duke na thene se ; pervec knaqesise qe kemi tju ftojme si mysafir duam tu tregojme edhe nje halle te madhe qe ka zene familjen tone prej vitesh. Ne ju premtuam ,dhe nuk e zgjatme ,ate pasdite ishim mysafir tek malsori Pashko Bujaj. E gjetme ne shtepi me gruan e tij Lezen. Mbasi u pershendetme ,dhe pyetme respektivisht per njeri tjetrin dhe familjet , dalluam qe gruas se Pashkut ,Lezes filluan ti rridhnin lot neper faqe. Pashku me mirsjellje na tha ,se grate jane me te ndjeshme ,por une dua tu tregoj hallin tim ju si gazetare , duke ju lutur te shkruani dicka per cfare do tju tregoj se keshtu na lehtesoni disi brengen tone te madhe ,qe e kemi per vajzen tone Vjollca Bujaj ,e cila per vite te tera eshte kercenuar dhe eshte tentuar te grabitet nga njerz qe ne nuk i njohim personalisht…Ta themi hapur Vermoshi e Kelmendi ne pergjithsi kane qene e jane mbeshtetes e perkrahes te demokracise ne pergjithsi dhe Partise Demokratike ne vecanti . Edhe une tha Pashku me familjen time jemi te till, ndaj disa “kopil” te kuq komunist ,qe me siguri nuk jane vendas (edhe pse kane lindur e jetojne ne trojet tona),por jane “fara” e keqe qe kane lene kuadrot komunist (operativ ,oficer kufiri ,polic e tjer) .. Gjithashtu tha Pashku po ju a tregoj hallin tim qe kur filloi. ..Eshte diku mesi i qershorit te vitit 1995 kur vajza jon Vjollca ishte duke luajtur me shoqe ne oborrin e shkolles ,dhe tre burra te veshur me rroba te zakonshme i afrohen Vjollces dhe i thone se jemi shoket e babit tend ,ndaj hajde se do te marrim ne makin ,vajza duke mos i njohur ka filluar te bertas e frikesuar ,por ata tre burra kane tentuar ta marrin me zore ,por ne kete kohe kane degjuar mesuesit Shkelzen Naci dhe Liza Vuka ,te cilet kane dalur menjehere nga shkolla ,dhe keqberesit jane largur me vrap tek makina e tyre.. Pas kesaj ne u ndodhme ne veshtirsi pasi ne tere Vermosh u hap fjala se kane dashur te grabisin Vjollcen e Pashko Bujaj-t. Vajza duke u rritur (pasi eshte e datelindjes 26 shkurt 1985) ,vazhdoj Pashku dhe ne ishim gjithnje e me te friksuar.Vjollca edhe dajat i ka antare e drejtues te Partise Demokratike ,ku shquhet z. Petrit Dukaj. Gjithashtu vlen te theksohet se nandaja e Vjollces (nena e nenes) Marie Dukaj ka fituar azil politik ne SH.B.A. Mbas ardhjes ne pushtet te socialisteve 1997-2005, vajzen tone thuajse e kemi mbajtur te mbyllur ne shtepi (duke e shkeputur edhe nga shkolla), pasi militant te majte aty-ketu thonin se atij demokratit ( pra Pashkut) do tja tregojme qjefin me vajzen qe ka duke ju rritur ,cfare do te thoshte paralajmrim per trafikim ,sic kishin bere me vajza te tjera ,qe sot enden rrugeve te botes. Pikrisht nje gje te tille kishin tentuar te benin edhe me Vjollcen me daten 22 gusht 2005, e cila megjithse kishte qene me vellain e saj Kujtimin ,kishin tentuar ta rrembenin me force ,rreth ores 13.oo ,fill pasi kishte perfunduar koncerti ne Qaf te Perdelecit ,ku zhvillohej “Mis Bjeshka”. Fal zotit dhe ndihmes te nje djali qe po kalonte rastesisht aty Vjollca shpetoi ,por jo frika jone ,thote Pashku. Mua vijon biseden Pashko Bujaj me ishte bere burre edhe djali, Kujtimi , i cili si une ishte mbeshtetes i Partise Demokratike. Ne Zgjedhjet e tre korrikut te vitit 2005 Kujtim Bujaj kishte qene edhe vezhgues ne emer te PD-se ,ne zonen nr.1 ,ne qendren e votimit te Vermoshit. Fitorja ne shkalle kombetare i takoi Partise Demokratike e forcave te djathta ,por ne zonen nr.1 fitoi kandidati i Partise Socialiste . Ku kjo tregon me se miri se cfare efekti kishte pasur terrori i te majteve mbi te djathtit ne kete zone. Gjate dites se zgjedhjeve Kujtimin e kishin kercenuar e fyer militantet e PS . Kercenimi do te behej realitet me daten nje shtator (2005) ,kur Kujtimin e kishin kapur me dhune 5 veta qe ishin paraqitur si polic ,duke e cuar ne nje shtepi te braktisur ,dhe e kishin rrahur barbarisht ,dhe kercenuar vetem se ishte perkrahes i PD-se e jo PS-se ,gjithashtu i kishin thene se ku e keni fshehur motren te cilen do ta gjejme ,dhe do ta trafikojme si prostitut ne Itali. Kujtimin e kishin lene ne gjendje te rende tere naten ne kete shtepi te braktisur ,ku ne nesre e kan gjetur disa komshi . Kujtimi per traumat e fituara eshte mjekuar ne spital.. Pas kesaj jeta e Vjollces ,nuk kishte garanci ketu ,por u detyruan ta largojne nga Shqiperia. Shteti demokratik vazhdimisht ne fakt po lufton me banda e bandit me prapavije te paster politike te majte ,kryesisht Socialiste ,por me sa duket lufta do te jene e gjate dhe e veshtire . Si shembull mund te merret rasti me i vone i arrestimit te militantit socialist ne Lezhe ,Arben Simoni i cili pervecse ishte shquar ne protestat e dhunshme te udhehequra nga kryesocialisti Edi Rama me pinjollet e bllokut komunist ,kishte pasur te strehuar edhe nje arsenal te madh armesh ,te gjitha te paketuara dhe zbukuruara me flamunje te Partise Socialiste, slloganet e saj dhe portretin e Edi Rames. E ky nuk eshte rasti i vetem ,pasi te till ka edhe ne malet e Kelmendit ,ku vete natyra mjerisht i favorizon…Gjithsesi ne po e mbyllim kete raportazh te shkurter nga Vermoshi i fresket nga natyra ,por disi i nxehte nga trashigimia komuniste e socialiste…Gjithsesi urojme qe edhe kjo familje do te gjejne rehati shpirterore,pasi e meriton …
Ndue Bacaj

blertiPer vetem 1.8!?

Blerti Delija

Gjithe ajo zallamahi! E per cfare, per 1.8 milion euro! Dhe per ke, nje vend si Shqiperia qe nuk ka ndermend te njohe krize ekonomike! Madje, duke ja kaluar edhe BE-se dhe SHBA-se!
Te gjithe e kuptojne se sulmet ndaj ministrit te Ekonomise dhe Energjitikes, Dritan Prifti nuk kane asnje baze! Ne fakt, Prifti nuk ka asnje pergjegjesi per kompanine e tij, vlera e te ciles eshte shumefishuar ne progresion gjeometrik. C’ faj ka ministri yne i nderuar nese njerez te zakonshem, paguajne 1.8 milion euro per ti blere kompanine e tij, e cila deri nje vit me pare, as qe ndjehej ne tregun shqiptar. Aq me pak faj ka ministri Prifti qe personi i dha parate, ka nje fare soj lidhjeje me ministrin e Shendetesise Petrit Vasili. Po cfare faji kane keta te dy se jane antare te LSI-se se Ilir Metes, te cilin opozita e sotme por edhe ajo e djeshjma, e therret me nofken “Ilir floriri”. Aq me pak faj kane keta te tre se bashku qe kryeministri Sali Berisha u la plot 20% te pozicioneve qeverisese ne kembim te 4 votave te arta ne Kuvend per te mbajtur ne kembe qeverine aktuale! I vetmi faj i LSI-se mund te jete se kerkoi dikasterin e Ekonomise, ate te Shendetesise dhe te Ministrise se Jashtme, te denja ne fakt vetem per subjekte te medha politike si PD-ja apo PS-ja, por qe tashme po i falen aleateve te vegjel, sic ndodhi para disa viteve me PDK-ne e Ndokes.
Eshte e qarte se ministrit Prifti i kane rene ne qafe, qesipas gjasave, do te vijojne ti bien jo vetem atij por edhe ministrave te tjere. I kane rene ne qafe madje edhe per 10% te vleres qe ministri yne i nderuar duhej te paguante per transaksionin financiar. Aksionet e kompanise se tij jane shitur nen kosto, pradritani i bie qe kompania e tij ka qene ne prag falimentimi. Megjithate, ka dale nje njeri i panjohur, edhe pse i afert me ministrin e Shendetesise Vasili, i cili i ka blere aksionet me nje vlere shume te vogel, vetem 1.800.000 euro. Sa jane 1.8 milion euro? Prisni pak, se duhet marre nje makine llogaritese… Per ti rrombullakosur, jane diku tek 2.5 miliarde leke, sigurisht te vjetra. Sa jane keto para? Nuk e kam shume te qarte, por kam pershtypjen se dicka e tille apo edhe me pak, ka qene buxheti i qytetit te Shkodres para disa koheve. Sa jane 1.8 milion euro? Le te themi se KESH ka futur ne arkat e shtetit rreth 180 milion euro nga shitja e energjise se mbiprodhuar, edhe me kosto permbytjeje, brenda dhe jashte vendit. 1.8 milion euro, jane vetem 1% e kesaj shume, asgje me teper.
Po cili ka faj ne kete rast? Askush!
Prifti por edhe Vasili e Meta, nuk kane faj se jane pjese e nje tryeze te rrumbullaket, ku vijojne te ulen edhe ish-ministri i Transportit apo ish- ministri i Jashtem e sot minister i Brendshem Lulzim Basha, i cili akuzohet per abuzime me fondet e “rruges se kombit”, e cila ka kaluar koston e 850 milion eurove, prej te cilave 230 milion jane gllaberuar, gjithnje sipas opozites. Nuk kane as pergjegjesine me te vogel ministrat LSI-ste qe u takon te qendrojne ne krah te ish- ministrit te Mbrojtjes, ish- ministrit te dorehequr te Gerdecit, sot minister i Mjedisit, kryerepublikanit Fatmir Mediu. Ndersa nuk duam te ndalemi tek jetet e humbura nga shperthimi fatkeq, ana monetare e kesaj afere i kalon te pakten rreth 40 milion euro, sic pat deklaruar i ndjeri Kosta Trebicka, i vdekur ne nje aksident misterioz. Natyrisht, asnje nga ministrat e djeshem dhe te sotem nuk kane asnje faj per kete fund tragjik, edhe pse aksidenti erdhi paso Trebicka u etiketua si nje deshmitar kyc i kesaj afere.
Eshte pra fare e qarte se ministri Prifti, por edhe “prifta” te tjere jane viktima te keqinformimit. Ka shume mundesi qe te tilla keqinformime per publikun, ka patur edhe deri ne vitin 2005, kur opozita e atehershme- mazhoranca aktuale atakonte ministra e drejtues te asaj kohe, mes te cileve edhe Meten, Priftin dhe Vasilin. Ndersa ne mandatin e pare qeverises PD-ja nuk arriti tu provonte “mekatet” me ne krye ish- kryeministrin Nano, tashme i futi ne rradhet e qeverisjes se perbashket te vendit, por duke i lene thuajse gjymtyret me te rendesishme te shtetit ne dore.
Deri ne vitin 2005 ne qarqe politike e gazetareske perseritej shpesh shprehja se “kemi nje qeveri ku te gjithe ministrat punojne dhe kryeministri ben turizem”. Pas ketij viti, shprehja ndryshoi ne “kemi nje qeveri ku te gjithe ministrat bejne turizem dhe vetem kryeministri punon”. Ne fakt duhet ridimensionuar disi ne “kemi nje qeveri ku te gjithe ministrat punojne per xhepin e tyre dhe nje kryeminister qe nuk kerkon shume llogari, pasi eshte i zene me pune”. Ne rastin e Priftit te pakten, kjo shprehje eshte me shume vend. Edhe pse une jam i bindur, si edhe pjesa me e madhe e shqiptareve, se Prifti nuk ka asnje mekat per te lare! 1.8 milion euro mund te fitohen shume lehte dhe shqiptaret e mesuan rrugen. Krijo nje kompani, zgjidhu deputet apo minister, shite ne treg dhe ne krye te nje viti, je miliarder- me gjuhen e shifrave te shqiptareve ose milioner- me gjuhen e eurove. Por kjo nuk vlen per rastin e Priftit, as te Mediut, as te Bashes. Madje per te qene deri ne fund ne rregull, sic vendoset ne fund te filmave qe trajtojne temen e mafias, nenvizojme se “cdo referim ndaj personave apo fakteve reale qe mund te kene ndodhur ose pritet te ndodhin, eshte thjeshte rastesi”. Fundja, per 1.8 milion euro po flasim! Nje buxhet shteti qe dikur ishte rreth 5 miliarde dollare! Sikur te gjithe antaret e kabinetit qeveritar te kishin akumuluar aq sa edhe Prifti ne nje vit, serish jane me pak se 28 milion euro. Si mendoni ju, i ndjen nje buxhet rreth 5 miliarde dollare i dikurshem, pasi sivjet eshte reduktuar ndjeshem dhe nuk e dime sa eshte ne te vertete?! 28 milion euro? Kushedi sa zero duhen vendosur pas kesaj shifre per te barazuar vetem multimiliarderin Rezart Taci! Stop! U futem te teme tjeter, e leme per nje kohe tjeter, me te mire! Dhe mos harroni se “cdo referim ndaj personave apo fakteve reale qe mund te kene ndodhur ose pritet te ndodhin, eshte thjeshte rastesi”. Perndryshe “valon druri”, tash qe na iku edhe “Cokollata” amerikane, ne gazetaret jemi ne meshire te fatit!

Jam i lumtur që nuk jam diplomuar në Harvard

nanoMustafa Nano

Njerëzit e Ramës i janë qepur ministrit Prifti me gurë në trastë. Kanë identifikuar tek ai të korruptuarin par excellence të kësaj qeverie. Bëjnë gabim? S’kam asnjë ide, por personalisht kjo lloj fushate më hyn nga njëri vesh e më del nga tjetri. Për disa arsye. Së pari ngaqë ndihem i ngopur, madje i velitur, me sulme të tilla, të cilat edhe kur ngrihen mbi të vërteta, të ngjajnë me stisje propagandistike. Së dyti, edhe sikur të kishim plot prova, që tregojnë se Prifti është i korruptuar, ai do të ishte thjesht një dele e grigjës së korrupsionit; deshët e kopesë janë të tjerë. Së treti, Rama me këtë fushatë, tregon se në një vështrim të ngushtë, nuk e shqetëson korrupsioni, por vetë Prifti, e në një vështrim të gjerë nuk e shqetëson mazhoranca, por LSI-ja. Së katërti, më duket politikisht jo inteligjente mbajtja e një vatre tensioni midis PS-së e LSI-së pikërisht në këtë moment, kur midis Metës e Berishës ka një fërkim serioz. Së pesti, Prifti mund të ngjajë me plot të tjerë (sigurisht, edhe me Ramën) kur vjen puna tek ushtrimi abuziv i pushtetit, por është unikal në një drejtim tjetër.
Ku? E ndoqa ministrin në fjalë në një intervistë të tijën me Pezën e televizionit “Ora News”, dhe në një moment më la pa gojë. Për t’i mbushur mendjen gjindjes mbi kompetencën e zotësitë e veta, ai zuri të përsëriste refrenin: “Miku im, unë nuk llogaris njeri, pasi jam diplomuar në Harvard, atje ku janë diplomuar shumë presidentë amerikanë, atje ku është diplomuar Barack Obama e George W. Bush”. Kushedi sa ligsht duhet të jetë ndierë në ato rrethana Fred Peza, i cili, me sa di unë, nuk ka mbaruar studimet në Harvard.
Nuk di nëse e ka pyetur njeri Dritanin, por ja, po e pyes unë: ç’kuptim ka të thuhet kjo gjë me mburrje? Ç’do të thotë ky fakt, në fund të fundit? Që të tjerët ta qepin gojën? Po kështu i bie që përballë teje ta qepin gojën miliarda të tjerë, që nuk kanë mbaruar Harvard-in, përfshirë dhe boss-i yt, Ilir Meta. Me që ra fjala, si duron, që të të mbajë nën hyqëm një jo harvard-ist si ky i fundit?
Do të dish një gjë, o Dritan? Mua më erdhi keq për veten, por më erdhi keq dhe për ty, kur të dëgjova që përsërisje si në gjendje jermi frazën “unë jam diplomuar në Harvard”. Je i pari dhe i fundit harvard-ist, që nxjerr me mburrje diplomën si shenjë të zotësisë në ushtrimin e përgjegjësive publike. E nëse ka dhe një harvard-ist të dytë, që ka bërë të njëjtën gjë, Universiteti i famshëm i Massachusetts-it e ka hak të zbresë ca shkallë në klasifikimin e universiteteve më të mira të botës. Apo nuk do ishte e drejtë, ngaqë Harvard-i prandaj është kaq i famshëm: u jep mend atyre që duan mend dhe ua merr për fare mendjen atyre, që s’kanë pse ta kenë? Në fakt, s’prish punë. Në vend të mendjes, kanë diplomën e Harvard-it.

Mes flakëve të Ferrit

bertiNga Albert Vataj

Ndoshta ka pak gjasa të përngjajë më Ferrin dantesk, ajo që ngjet në Purgatorin shqiptar. Por kur Ferri nuk na ka ardhur politikisht tjetërqysh, na duhet të besojmë se pushteti i Djallit është jo ndryshe ngase do të donim ne të ishte zotërimi i krijuesit. Kacafytje dhe ndërkallje ngadhnjyese, e shtigje që i hap vetëm nata e mendjeve e paranojës që moleps ata që duke dasht me i kam gjithnji e ma shumë, kurrçka nuk i nal edhe nëse u duhet me e ba këtë duke varfëru çdo ditë e ma tëpër jetën e çdo shqiptari. Një ministër vihet me shpatulla pas murit për një pasuri të vënë në mënyrë abuzive, anipse ai është përpjekur për ta justifikuar atë dhe për ta legjitimuar, duke na pru turli lloj argumentash dhe arsyesh, që munen me kenë si të tilla për të, por jo për dynjanë, e për ma pak, për opozitën, që tuaj dasht me e kryqëzu si heretik, ngucatet ma tepër për me e sakrifiku si kokë turku në dobi të demarsheve politike. E jo vetëm kaq. Ministri Prifti kundërsulmon duke përdor ndaj kryesocialistit armatimin e tij të rëndë. Ai shkon më larg kur hedh si dy zare mandatin e deputetit dhe postin e ministrit, thua se i kishte të tijat dhe me to mund të bënte çmos, qoftë edhe kur i duhet ta përdor këto si parzmore. Dhe e gjitha kjo kurrqysh dhe për kurrçka tjetër nuk bëhet vese për interesat personale të njërit dhe të tjetrit, për mbrojtjen dhe zgjerimin e influencës së përfitimit dhe pushtetit. E trishtë. E dhimbshme. E pashoq për nga absurdi dhe dashakeqësia që beh. Kur mendon se ky teatër absurdi luhet në skenën e tragjedisë shqiptare. Kur pa droje mund të themi se kjo lojë milionash hidhet dhe pritet mbi kokat e njerëzve që diskutojnë sot mbijetesën.

Kur synohet guri i themelit
Politika shqiptare vazhdon ta shohë veten të përfshirë në një shtjellë përpirëse konfliktualiteti, debatesh të shteruara dhe intolerance. Pas furtunës së gjatë të kutive dhe lojes së kungulleshkave mes palëve, opozita ka ndryshuar strategji. E vonuar në përmendjen e saj politike, por gjithsesi koherente për të dëshmuar dhe për tërama promovuar rolin e saj. Fillimisht, ajo ka përcaktuar vijat e para të frontit, ku duhet të jetë e vendosur në formacion luftimi një opozitë e vërtetë. Denoncimi i politikave të mefshta ekonomike të qeverisë, fshehja e gjendjes reale ekonomike, konsiderohet si beteja më fisnike që mund të bëjë një opozitë e zhytur në batakun e anatemës. Por le ta marrim si të ndershme këtë betejë, për ta rënditur atë si të parën, pas ideologjisë që kamufloi betejën për transparencën e votës. Për të vijuar më pas me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, përcaktimin e territoreve të reja të qeverisë mbi SHISH, e pse jo dhe shkurtimet në buxhetin e shtetit. Përgjatë kësaj rruge, nuk mund të injorohet roli kontribuues i opozitës për të vënë gurë nën rrota. Ajo punoi me vetmohim dhe e karakterizuar nga një “frymë e lartë revolucionare”, kujtojmë këtu grushtet e trimave në Parlament. Derimtash nuk duken të mira bathët, por gjithsesi ky mund nuk hidhet kaq lehtë në kosh gjithë ky mund. Në krye të të gjitha betejave dhe përpjekjeve të opozitës për të vendosur pozita të shëndosha të rolit të saj në jetën politike të vendit, natyrisht qëndron beteja më e ashpër dhe më absurde, ajo mes ministrit Dritan Prifti dhe kresocilistit Edi Rama. Pasuria e Dritan Priftit dhe varësia narkotike e kryesocilistit Edi Rama kanë qenë sebepi i kësaj kacafytje mediatike mes ministrit dhe kryebashkiakut. Gjithë bolshevizmat e propozuar si mjete për të shpëtuar demokracinë, në thelb kanë tjetër gjë. Politika e kamuflazhit, ndonëse ofrohet si produkt konsumi, ajo nuk mund të largohet pa lënë pasojat e saj në vetëdijen e opinionit publik. Njëherazi ajo gati padashur nxjerr në shesh, po për popullin, ca të të fshehta dhe do sekrete, të cilat ndoshta nuk kanë ndonjë lidhej me jetën dhe veprimtarinë politike, por që diktojnë do moment të aktivitetit të saj.
Nuk ma do mendja se është shumë në merak shoku Rama për pasurinë e Dritan Priftit dhe mënyrën se si e ka vënë ai gjithatë. Nuk ka gjasa që fundi e kreu i kësaj kacafytjeje është e drejta legjitime e çdo opozite për të denoncuar dhe për të vënë me shpatulla pas murit një ministër që ka abuzuar me detyrën dhe një ekzekutiv që vazhdon ta mbajë në radhët e saj duke e mbrojtuar atë, qoftë edhe me trajtimin si problem periferik. Mënyra se si precipitoi situata është një tregues domethënës i të vertëtës lakuriq të qëllimit. Është pjesë e vetëdijes sonë politike, se Dritan Prifti përbën gurin më të rëndësishëm të themelit të alenacës PD-LSI. Kumbari i këtij koalicioni, të cilin e quajtën si denatyral, por që vetë të interesuarit e quajtën, si qeveria e integrimit, sigurisht që është Dritan Prifti. Pavarësisht se ai erdhi në skenë me argumentin e mandatit, që e kishte siguruar nga kontributi i komisionerëve demokratë. Anipse gojët e liga thonë se themelet e koalicionit Berisha-Meta, kishin kohë që i kishin ishin hedhur.
Cekim rishtaz fenomenin Prifti. E thamë më lart se ai është guri i themelit të koalicionit PD-LSI. Mbase jo tamam guri më i rëndësishëm, por guri i parë ai mbetet, së paku në sytë e dynjasë. Edi Rama pasi e konsideron të humbur tashmë betejën e kutive, përpiqet të qartësojë situatën në të cilën ndodhet opozita dhe analizon kushtet që do ta hedhin atë në betejën për pushtetin vendor. Shumë hesape, natyrisht që nuk janë në favorin e kryesocialistit. Duke sulmuar Dritan Priftin, Rama kërkon ta lëvizë nga vendi gurin e themelit që mban në këmbë qeverisjen Berisha-Meta. Në kushtet kur shëndeti i koalicionit përflitet të mos jetë në gjendje dhe aq të favorshme, opozita duke bërë presion ndaj një ministri që ka abuzuar me detyrën, kontribuon në përkeqësimin e gjendjes. Duke e vënë Priftin në giotinën e Berishës si heretik, ata shpresojnë se kryeministri në shembullin e mirë që ka treguar në luftën ndaj korrupsionit dhe tolerancës 0 ndaj tij, nuk do të hezitojë. Por ashtu siç e di Rama se sa vlen kokëprerja e Priftit, pak më shumë e di dhe vetë Berisha. Nuk besoj se Kryeministri nuk do të mund t’ia dalë ta mbrojë Priftin edhe kësaj here, fjala vjen siç e mbrojti atë edhe kundra sulmeve për përmbytjet në Shkodër. Përvoja e Mediut për Gërdecin, Bashës për Durrës-Kukës, janë domethënës në atë, se Berisha nuk mund të bjerë aq lehtë në këtë grackë që ndërmendet të ngrihet nga Rama. Ndoshta natyra e mbrojtjes dhe arsyet për ta bërë këtë nuk janë të ngjashme me dy të tjerat, por ajo që duhet se e përbashkon është zotërimi i pushtetit. Janë motivuese për Berishën, si për të bërë avokatin, ashtu edhe soditësin. Qëndrimi në distancë i betejës Prifti-Rama, tregon se Berisha nuk e sheh veten të domosdoshëm në këtë front. Ai mendon se vendqëndrimi që ka mbajtur derimtash është i favorshëm. Nga ana tjetër, vetë LSI dhe kryetari, Ilir Meta nuk duket se janë shumë të merakosur. Aq sa të lë të dyshosh në ndonjë lojë kulisash apo në ndonjë pazar të vetë Metës me Edi Ramën po luhet. Megjithatë është ende heret për të aluduar. Gjithsesi dorën në zjarr nuk nuk kam ndërmend ta vë për ta. Gjithseqysh, nuk kam qenë, nuk jam dhe nuk do të jem askurrë për marifete të tilla (e kam fjalën për koalicionin PD-LSI) në një politikë siç është ajo shqiptare, të cilës i mungojnë të gjitha aksesorët për të qenë garant i një hapi të tillë civilizues. Megjithatë e dinë ata më mirë, kush fitoi dhe kush doli si rruarp-qethur nga kjo krushqi. Gjithqysh koha do të tregojë dhe ajo do të na japë leksionin e duhur dhe pjekurinë që na mungon për të besuar, se edhe qasje të tilla janë të mundura, anipse jashtë natyrës së politikës. Sidoqoftë, gjithsesi ardhshin punët dhe shkofshin ato, gjithëpoaq, roli i Priftit është vendimtar edhe pse Meta nuk harron të bëjë kaposhin. Ndoshta është absurde të mendosh, se sakrifikimi i tij do të kërcënonte paqen brenda koalicionit. Por duke e bazuar të tashmen mbi zanafillën, kem shumë arsye të besojmë e koalicione të tilla denatyrale janë delikate, të brishtë dhe kërcënohen lehtësisht.
Zgjedhjet vendore do të tregojnë në një përqindje të konsiderueshme pse u krijua ky koalicion dhe deri ku do të shkojë ai. Nuk besoj se Dritan Prifti është arsyeja dhe qëllimi, por nuk mund ta injoroj si fenomen. Sikurse mbetem idesë se ministri i Energjetikës është dhe do të jetë shënjestra më e preferuar e opozitës.

Droga e Rams dhe pasuria e Priftit
Dukë e parë me optikën e dynjasë, kuptuar dhe logjikuar me arsyen e publikut gjej kurajo të besoj Dritan Priftin kur thotë se “Edi Rama drogohet”. Sjellja e tij në krye të Partisë Socialiste ngjan me një të droguar, ose së paku, derimtash hapat politik të kryesocialistit lënë të mendosh, se kemi të bëjmë me një person të molepsur nga një patologji serioze, ose në veprimet e tij është i orjentuar nga vullnesa që diktojnë substancat narkotike. Por kjo nuk mjafton për të kuptuar se si një ministër i këtij shteti bëri 1 milionë e 800000 euro pasuri brenda një viti. Droga e Ramës është pa dyshim një gjest jo normal, në radhë të parë për jetën e tij private dhe në vijim për Partinë Socialiste, ndërsa pasurimi Dritanit është një gjest shëndeti në jetën e tij private dhe tepër i diskutueshëm për jetën publike. Ka edhe një dallim të madh ndërmjet drogës së Ramës dhe pasurisë së Priftit. Nëse për drogën e Ramës nuk më zë meraku fare në fund të fundit, sepse nëse ai vërtet drogohet, më së shumti kokës së vet i bën dëm, për pasurinë e Priftit (ministrit) e kemi për detyrë të diskutojmë publikisht, sepse pasurimi i shpejtë i një ministri është çështje në interes të publikut. Pasuria e zyrtarëve posedohet, gëzohet dhe disponohet privatisht, por gjithmonë nën vëzhgimin e publikut për aq sa ata (zyrtarët) kryejnë detyrë në emër të publikut. Ky parim është i domosdoshëm në një shoqëri me shtet demokratik. Prandaj, nëse do t’i vinim në radhë, çështja e pasurisë së zyrtarëve është më e rëndësishme sesa droga apo ilaçet që ata pinë për arsye patologjike apo psikologjike.
Deklarimet shkumëzuese të ministrit, në mbrojtje të pasurisë së tij, ngrenë në fakt disa pyetje themelore për të gjithë ne. Dakord që zoti ministër i shiti 30 për qind të aksioneve të kompanisë së tij në vlerën 1.5 milionë euro, puna është se si i bleu ato aksione dhe me çfarë çmimi? Ku i mori paratë ministri për t’i blerë ato aksione? Ministri thotë se si ortak i një shoqërie, e cila edhe në këtë moment ende nuk ka nxjerrë në treg asnjë produkt, kishte marrë përsipër të siguronte një kredi prej 5 milionë eurosh, si kontribut i tij në shoqërinë e re. Pyetja që shtrohet është se me çfarë biznesi, apo pasurie e garantoi ministri marrjen e kësaj kredie në një shumë kaq të madhe? Cila është ajo bankë që i paska dhënë një individi një kredi të tillë dhe me ç’kolateral? Edhe kjo është çështje publike, sepse dhënia e kredive në mënyrë të parregullt përbën shkelje ligjore dhe madje edhe vepër penale.
Në vijim ministri thotë se shiti 30 për qind të aksioneve të shoqërisë ortakut të tij në vlerën prej 1.5 milionë eurosh. Sigurisht që t’i gëzojë ato para, por ne duam të dimë se çfarë aktiviteti paska ushtruar kjo kompani që paska një vlerë të tillë aksioni? Nga ana tjetër, ministri thotë me sinqeritet se i ka shitur ato aksione nën vlerën minimale të vlerësuar. Përgëzime për sinqeritetin, por ne duam të dimë se përse e ka bërë këtë gjë ministri, për humanizëm apo për të mos paguar (reduktuar) tatimfitimin prej 10 përqindësh? Një shqiptar i zakonshëm që merret me biznes nuk guxon ta bëjë një gjë të tillë. Të gjitha këto pyetje, por edhe të tjera që lehtësisht mund të ngrihen nga ky deklarim na bëjnë të kuptojmë se droga e Ramës kalon realisht në plan të dytë. Rama ka shumë përgjegjësi për ato që thotë e bën. Ai ka përgjegjësinë themelore politike se përse Shqipëria qeveriset nga një qeveri e tillë. Ai është politikisht përgjegjës ekskluziv, që shkatërroi të majtën shqiptare me ca zengjinë, që për hir të së vërtetës e kalojnë pasurinë e Dritanin me disafish. Ai mund të jetë përgjegjës edhe për mosdeklarimin e duhur të pasurisë së tij private. Megjithatë, përgjegjësitë e tij janë pjesë e një analize e diskutimi tjetër, që është sekondar në raport me sqarimin e pasurimit të shpejtë të ministrit të Ekonomisë. Përgjegjësitë e Ramës nuk mund të mbulojnë (simulojnë) çështjen e pasurimit të shpejtë dhe jo bindës (të paktën jo ende) të një ministri, që megjithatë nuk është i vetmi.
Më shumë sesa droga e Ramës dhe pasuria e Priftit, shqetësimi i publikut (të paktën kështu duhet të jetë) qëndron te mefshtësia e institucioneve të shtetit. Publiku paguan Inspektoratin e Deklarimit të Pasurive, Prokurorinë, Tatimet madje edhe Kryeministrin që të bëjnë transparencën e pasurimit të zyrtarëve të shtetit. Asnjë nga këto institucione nuk ka bërë asgjë për të sqaruar këtë rast dhe të tjerë. Më e keqja është se askush nuk beson se as të paktën sa për sy e faqe ndonjëra nga këto institucione do të reagonte. Zaten, kur u arrit që me konsensus politik të mbyllen pa u gjykuar akuzat penale ndaj dy ministrave të kësaj qeverie, kështu do të ndodhë edhe me deklarimin e pasurive. Kështu që sfida që hedh Dritani për t’u hetuar nga institucionet është thjesht një qokë që duhet bërë, për të shtuar tymnajën mbi të vërtetat që fshihen gjithnjë e më thellë. Këtë formulë nuk e ka shpikur Dritani, por këtë gjë bëjnë të gjithë zullumqarët politikë, që kur bëjnë deklarata publike kujdesen të trembin edhe institucionet e shtetit. Dritani futet ndër politikanët me përvojë në këto gjera, sepse nuk e ka për herë të parë (kështu bëri edhe në 2001).
Shpresa që institucionet e shtetit do të veprojnë është e shuar përfundimisht, prandaj Dritan Prifti dhe të gjithë zyrtarët e tjerë janë në të drejtën e tyre legjitime të kërkojnë të “justifikohen” publikisht, duke sulmuar apo akuzuar kundërshtarët politike dhe çdokënd që bën gam-gam nëpër media. Kështu të paktën arrijnë të shmangin vëmendjen nga problemet reale që ata kanë në lidhje me pasurinë që kanë vënë. Nga ana tjetër, kjo lloj sjellje publike ndihmon jo vetëm atë që sulmon, por edhe atë që sulmohet, sepse i sulmuar bëhet viktimë dhe si i tillë luan me emocionet e njerëzve, të cilët nga çoroditja përgatiten të besojnë gjithçka që iu servir “viktima” politike. Kështu që të dyja palët mbajnë në lojë njëra-tjetrën dhe ai që humb, si gjithmonë është publiku. Në këtë rast, ne nuk do ta marrin dot vesh të vërtetën as të pasurimit të Priftit e as të drogimit apo pasurimit të Ramës, sepse për të dy, të gjithë do themi se janë të pabesueshëm, sepse flasin nga mllefi që kanë për njëri-tjetrin. Institucionet që duhet të na informonin ne nuk funksionojnë, kështu që qëllimi arrihet 100 për qind.
Në fund të kësaj logjike qëndron edhe vetë publiku (pra të gjithë ne). Dritan Prifti dhe Edi Rama janë individë që vazhdojnë të votohen mjaftueshëm për të mbajtur pozicionet publike që kanë. Kjo është shija më e keqe e mundshme që të lë një fenomen i tillë. Pyetja që shtrohet është se mbi vlera morale po jetojmë dhe ndërtojmë jetën tonë? Tek kjo pyetje kam përshtypjen se kemi ngecur keq. Se që politikanë vjedhin dhe bëjnë zullume kjo u pa, por që ata të rivotohen kjo është e rëndë, jo për ata po për votuesit e tyre. Një popull i varfër, që vazhdon të pasurojë përfaqësuesit e tij në politikë, nuk ka asnjë shans të jetë i drejtë. Nëse pasaniku apo zullumqari politik mbetet model dhe serviret në krye të politikës si vlerë morale, atëherë të fala moralit dhe të drejtës që vjen prej tij. Kemi ende kohë të ndihmojmë publikun të dalë nga ky kolaps, duke ndriçuar dhe pastruar politikën nëpërmjet kulturës së rregullit e ligjit. Nëse kjo nuk ndodh, Zoti pastë mëshirë për ne.

Pushteti vendor nxit konfliktin

Pushteti vendor ne Shqiperi, eshte rregullator i jetes se perditshme te qytetareve te komuniteteve respektive. Ky eshte funksioni ligjor por edhe moral i ketij pushteti, i cili eshte ne kontakt direkt me qytetaret. Megjithate, faktet tregojne se jo gjithmone respektohen keto standarte. Madje, ne disa raste pushteti vendor eshte edhe nxites konflikti.
Ndermarrja e Peshkimit ne Dajlan te Shkodres, u dha ne perdorim per familjen Galica per 90 vjet nga Keshilli i Rrethit Shkoder ne kohen kur kryetar ishte z. Lorenc Mosi. Kjo ishte procedura ligjore ne vitin 1997 dhe u respektua nga pushteti vendor. Familja Galica vijoi menaxhimin e kesaj ndermarrjeje deri ne vitin 2006, kur Ndermarrja e Peshkimit iu muar me force nga nje familje prane drejtuesve te Bashkise Shkoder e pikerisht nje familjeje me pjestar shtetasin I.I. i njohur si element kriminal ne te gjithe rajonin e Veriut. Me heret, ishte kryebashkiaku i Shkodres Ormir Rusi, i cili per interesat e tij ia dha familjes, te ciles ne Shkoder eshte e pamundur as edhe ti permendet emri per veprat e shumta kriminale. Ne kete rast, pushteti vendor, konkretisht Bashkia Shkoder, dha nje leje per Ndermarrjen e Peshkimit Shkoder duke e mbivendosur ate mbi lejen qe kishte tashme familja Galica. Ketu kane startuar edhe perplasjet e para fizike ne mes fisit I. dhe familjes Galica. Ne nje nga keto perplasje fizike te dhunshme, nje nga pronaret e ligjshem te Ndermarrjes se Peshkimit Xhevdet Galica, plagos me arme zjarri nje pjestar te familjes qe iu uzurpoi pronen e dhene ne menaxhim sipas ligjeve. Qe nga ky moment ne vitin 2006, familja Galica dhe vellezerit bashkepronare Fejzi dhe Xhevdet Galica, jane perfshire nga gjakmarrja, e cila vihet ne funksionim ne keto raste. Me e rende paraqitet situata per familjen e Fejzi Galica, e cila eshte detyruar te qendroje e ngujuar per ti shpetuar hakmarrjes nga familja I. Ngujimi behet edhe me i rende nga kushtet e veshtira te jeteses. Tashme, nga nje familje me te ardhura te mira dhe jetese shume te mire nga menaxhimi i Ndermarrjes se Peshkimit Shkoder, familja e Fejzi Galices po perballet me nje mbijetese te veshtire, thuajse ne kushtet e urise. Kjo ndodh pasi jo vetem nuk ka te ardhura nga Ndermarrja e Peshkimit qe i eshte marre me force dhe ne bashkepunim kriminal me pushtetin vendor, por Fejzi Galica dhe pjestaret e tjere meshkuj te familjes, nuk mund te dalin nga ngujimi per te siguruar jetesen. Ne cdo moment, ata i pret nje arme vrastare, e gatshme per ti marre jeten pasi po i detyrojne te jetojne ne kushtet minimale te mbijeteses.
Rasti i familjes se Fejzi Galices eshte rasti me flagrant kur pushteti vendor nxit konfliktin dhe gjakmarrjen. Ky rast eshte edhe me dramatik pasi tashme, kjo familje po kalon momente te veshtira edhe per mbijetesen ekonomike, ne disa raste edhe mungesen e bukes e ushqimit te perditshem.
Vasel Gilaj

DEKORATAT E TURPIT TE KOMUNISTEVE

ndueHistoria e Partise Komuniste Shqiptare (Partis se Punes) eshte e mbushur me “dekorata” turpi ,tradhtie e krimi . Ne fakt nuk kishte si ndodhte ndryshe pasi kjo krijese antishqiptare e antiperendimore , ishte krijuar nga armiqt shekullore te shqiptareve ,sllavet jabanxhi , te cilet duke perfituar nga situata kaotike e luftes dyte boterore kishin bere investimin (PKSH) ,me te cilin mendonin jo vetem te “ligjeronin” grabitjen e trojeve autoktone shqiptare ,por edhe te grabisnin edhe ate Shqiperi te mbetur nga 1913-ta ,duke e bashkengjitur si republike te shtate te Jugosllavise.. Komunistet shqiptare duke dashur te shprehnin besnikrine prej qeni ndaj padroneve te tyre sllav nuk linin rast pa falnderuar komunistet jugosllav ,por kulmi arrine me dekorimin e ketyre antishqiptareve ,pas tubimit te turpshem te fushes Tuzit (janar 1945) ,vrasjes se themeluesit te vertet te Partise Komuniste Shqiptare Miladin Popovicit dhe masakres se Tivarit (nje prill 1945). Nje nder Kulmet e turpit e tradhtise te komunisteve shqiptare ne pushtet e tregon edhe Vendimi nr.117 i dates 05 shtator 1945 qe bene fjal per dhenie dekoratash .Vendimi eshte miratuar nga Kryesia e Keshillit Antifashist Nacional-Clirimtar ne baze te propozimit te Kryetarit te Qeverise Demokratike te Shqiperise dhe Komandantit te Pergjithshem te ushtrise kombetare ( Enver Hoxhes) .
Lista e dekorimeve permban 55 emra ,por ne menduam te cilesojme vetem emrat e komunisteve Jugosllav me numrat rendor te vendimit dhe titullin e dekorates si me poshte :
(1).Gjeneral Ivan Milutinovic ,me urdherin “Hero i Kombetar”.
(2).Lolo Ribar , me urdherin “Hero Kombetar”.
(4).Ivan Ribar ,me urdherin e “Flamurit”.
(5).Eduard Kardjel ,me urdherin e “Flamurit”.
(6).Bllazho Jovanevic ,me urdherin e “Flamurit” dhe Medaljen e “Kujtimit”.
(7).Radovan Zogovic ,me urdherin e “Flamurit”.
(8).Miladin Popovic ,me urdherin e “Flamurit”dhe Medaljen e “Kujtimit”.
(9).Dushan Mugosha ,me urdherin e “Flamurit” dhe Medaljen e “Kujtimit”.
(10).Gjeneral Leitnant Arso Jovanovic,me urdherin “Ylli Partizan”Kl. I-re.
(11). Aleksander Rankovic ,me urdherin “Ylli Partizan” Kl. I-re.
(12).Milovan Gilas ,me urdherin “Ylli Partizan”Kl. I-re.
(40). Kapitan Niazi Dizdarevic ,me urdherin “Ylli Partizan” Kl.III-te.
(49).Michel Popovic ,me Urdherin e trimerise dhe Medaljen e “Kujtimit”.

Te trembedhjet keta emra te komunisteve jugosllav jane te njohur per veprimtarin e tyre dukeshem antishqiptare , veprimatri e cila u shkaktoi lumenj gjaku e dete mjerimesh banoreve autokton te trojeve shqiptare qe mbeten me kufij politik brenda shtetit artificial te sllaveve te jugut.. Si simbol i antishqiptarizmit te terbuar te komunisteve sllav te dekoruar nga Enver Hoxha e shpura e tije po kujtojme vetem njerin , ish ministrin e brendeshem , kriminelin Aleksander Rankovic… Vendimi nr.117 i dates 5 shtator 1945 permban edhe nje paradoks qe mund ta bluajne vetem stomaku i komunisteve shqiptare ,pasi ne kete liste dekorimesh me antishqiptare sllav jane futur edhe deshmoret e trojeve shqiptare , qe luftuan dhe rane heroikisht ne lufte kunder fashizmit ,per nje Shqiperi te lire e sovrane (e jo nen Jugosllavi ) ,si Hajdar Dushi ,Emin Duraku , Xhevdet Doda e tjer , ku shpesh titullin e medaljes deshmoret tane e kane me te ulet se komunistet jugosllav qe luftuan e punuan kunder interesave te Shqiperise e shqiptareve..
Vlen te kujtohet se dekorimi i antishqiptareve jugosllav vjen vetem pak muaj pas masakrave qe kishte kryer jo vetem ushtria jugosllave ne Kosov ,por edhe vete partizanet shqiptare me ne krye komisarin e divizionit te peste , Ramiz Alin dhe shoket e tij ; Sofokli Lazri , Reiz Malile, Spiro Pano ,Manol Milo , Vasil Nerenxi , Pertef Pumo , Reis Dudushi ,Avni Hakani , Petro Ziso , Arkile Milo e tjer , te cilet me letrat e tyre te datave : 7 e 10 janar 1945 , 15 shkurt , 21 mars ,23 mars , 4 prill (1945) e vijim tregojne per luften e masakrat e tyre kunder elementit kosovare nacionalist e antikomunist,qe e donte kosoven te lire e deri te bashkuar me Shqiperine meme , e jo nje koloni te Serbis e Jugosllavis , ku komunistet shqiptare kerkonin ti dorzonin shqiptaret e Kosoves “me lire se fal”. Por kulmi i ketyre masakrave te kopileve te kuq kishte arritur me pushkatimin pa gjyqe te mbi kater-mije shqiptareve nga me atdhetaret e Kosoves me datat 1 e 2 prill te vitit 1945 , ne Tivare ,dhe kjo masaker ne histori njihet si “Masakra e Tivarit”,ku filosllavi Enver Hoxha kishte jo vetem dijeni ,por ishte pjesemarres direkt ne kete shtetrore me doren e zgjatur te tij ,komunistin e pandreqeshem me ze te holl e zollum te trash , Ramiz Alin… Gjithsesi shpresojme se sentences popullore ,”Drejtesia vonon ,por nuk harron” i ka ardhur koha te behet realitet ,duan apo nuk duan trashigimtaret enverist e ramizist ,qofshin keta trashigimtare biologjik apo shpirterore .

KOSOVA E EMANCIPUAR

elidaNga ELIDA BUÇPAPAJ

Si term, emancipimi iu referohet të gjitha veprimeve të një personi apo një grupi njerëzish për të fituar pavarësinë. Pra në një farë mënyrë pavarërsia është e barabartë me emancipimin. Të jesh i pavarur do të thotë të jesh i emancipuar. Anasjelltas, të jesh i emancipuar do të thotë të jesh i pavarur. Ndërsa të mos jesh i emancipuar do të thotë që të jesh i varur. Ngjajnë me një lojë fjalësh, por janë aksioma që rrjedhin nga njëra-tjetra, që nuk kanë nevojë për t›u vërtetuar, dhe që janë të vërteta midis tyre.
Në fillim ekziston shoqëria dhe pastaj emancipimi i saj. Tani që Kosova ka shtetin e vet, do të thotë që shteti i Kosovës duhet të reflektojë emancipim. Në të gjitha nivelet.
Emancipim nuk do të thotë të përfitosh prej lirive që i ke fituar me shumë gjak dhe sakrifica. Kush përfiton prej lirisë ose është bukëshkalë, ose i mungojnë shqisat dhe shijet për të perceptuar realitetin, pra nuk është i emancipuar.
Kosova ka kaluar shumë prova. Kohën e gjatë të pushtimit, të luftës, të postluftës, të shpalljes së pavarësisë dhe provën e njohjeve të pavarësisë. Por nuk e ka kaluar ende fazën e njohjes së saj nga OKB. Dhe për të shkuar deri aty u dashka kohë. Prej 17 shkurtit 2008 kanë kaluar 2 vjet e 4 muaj dhe Kosova është kosovae njohur vetëm prej 69 vendesh. Për të fituar ulësen në OKB, ndërkaq, i duhen të paktën 128 vende, çka do të thotë se Kosovën duhet ta njohin edhe 59 vende të tjera.
Dhe Kosova këtu duhet të fokusohet.
Kosova ka kaluar nga prova në provë, me vuajtje, me sakrifica sikur Odiseu deri sa arriti në Itakë. Në kontekstin ku ndodhet, deri në ditën kur do të ketë ulësen në OKB, Kosova bashkëjeton me institucionet ndërkombëtare siç janë EULEX-i dhe KFOR-i.  KFOR-i duhet të qëndrojë deri kur Kosova të anëtarësohet në NATO, ndërsa EULEX-i deri kur Kosova të jetë zyrtarisht shtet i pavarur dhe të jetë shteti i 193-të në OKB.
Politikanët e Kosovës nuk kanë të drejtë që të jenë nervozë ndaj institucioneve që përfaqësojnë vlerat e Europës. KFOR-i u vendos në Kosovë, pasi NATO e çliroi Kosovën nga regjimi kriminal milosheviçian, ndërsa EULEX-i është pjesë e Marrëveshjes së Presidentit Ahtisari, ku politikanët e Kosovës kanë qenë palë  nënshkruese.
Nervozizmi ndaj EULEX-it apo KFOR-it nuk shpreh emancipim, paçka se Kosova duke mos qenë plotësisht shtet i pavarur, vuan pasojat e këtij tranzicioni dhe ndihet e frustruar. Në fund të fundit, jemi njerëz dhe procesi i bërjes së shtetit kërkon energji dhe breza të tërë. Por këtij fataliteti nuk i ka shpëtuar asnjë nga shtetet që sot përfaqësojnë thelbin e Perëndimit.
Natyrisht, ka edhe vend për nervozizëm. Nervozizëm kanë ata që vuajnë. Por nuk janë politikanët e Kosovës që vuajnë, është populli i Kosovës që i vuan pasojat e kohës së zgjatur prej njohjes së ngadalshme të shtetit të ri të Kosovës dhe nervozizmi i popullit të Kosovës nuk është as ndaj KFOR-it dhe as ndaj EULEX-it, por ndaj  politikanëve, sepse kërkohet që politika të zhdërvjellësohet, që partitë të bashkëveprojnë, që bipartizanizmi të aktivizohet, që mëritë të lihen mënjanë, dhe gjithçka të funksionojë për njohjet e reja. Nuk është koha për përjashtime. Sot Kosovës i duhen të gjithë. Në çdo kohë Kosovës do t›i duhen të gjithë qytetarët e saj.
Nëse duam të jemi të pavarur, duhet të jemi të emancipuar, të gjejmë gjuhën e duhur për të komunikuar me partnerët. Gjuhën e luftës e kemi pasur për pushtuesin. Për ata që na ndihmuan të çlirohemi, sepse vetë nuk do t›ja dilnim dot, ka vetëm komunikim të emancipuar dhe partneritet të emancipuar.

Sharraland

tupjaNga Edmond Tupja

Dihet botërisht suksesi i Disneylandit, por ende injorohet, rastësisht apo qëllimisht, gjendja e mje-rueshme e Sharralandit jetim të braktisur thuajse nga të gjithë. Dhe kuptohet përse: shumë nga bashkatdhetarët e mi e kanë vizituar e shijuar, individualisht familjarisht ose në grupe turistike Disneylandin e mrekullueshëm, por të paktë në sasi e në cilësi janë ata që kanë vizituar vendgrumbullimin monumental të plehrave të kryeqytetit shqiptar në Sharrë. Para disa ditë guxova dhe vajta atje. Spektakli që m’u shpalos para syve, veshëve dhe hundëve është i papërshkrueshëm: duhet të kesh gjeninë e Dantes, Balzakut, Hugoit ose të Xhoisit për ta futur atë në thesarin botëror të letërsisë natyraliste ose mizerabiliste.
Gjithsesi, le të më lejojë lexuesi i vëmendshëm dhe i paanshëm i rubrikës sime të së dielës, që të bëj një përpjekje të dëshpëruar për të rivalizuar druajtshëm e modestisht me penat gjeniale të shkrimtarëve të lartpërmendur:
Tri kategori gjallesash mbretërojnë sot në Sharraland: dykëmbëshit, katërkëmbëshit dhe fluturakët. Të trija rrëmojnë pareshtur mes mbeturinash të panumërta e, shpesh, të paemërta; e para për të zgjedhur e marrë me vete trofe nga më të çuditshmet; e dyta për të gjetur ushqime, e treta gjithashtu. Zonat janë të ndara e të shkartisura njëkohësisht. Atje të duket vetja si në një vend të përçudnuar pas një apokalipsi qelbërthamor: kutërbim, pisllëk, pluhur që shqisat t’i përcjellin drejt e në shpirt. Herë pas here, dykëmbëshit u sulen katërkëmbëshve dhe fluturakëve për t’i përzënë sa më larg kur shkelen së tepërmi, me dashje ose pa dashje, disa kufij të padukshëm e, me siguri, të lëvizshëm; e vërteta është se ende midis tyre nuk kanë filluar mirë bisedimet për të krijuar një hapësirë ku, me një marrëveshje të qëndrueshme, një gentlemen’s agreement (siç do të thuhet e shkruhet së shpejti kur gjuha anglo-amerikane të bëhet gjuhë e dytë zyrtare në Shqipëri, pra, edhe në Sharraland), të tri llojet e banorëve do të qarkullojnë lirshëm pa pasur nevojë për letërnjoftim apo psharraasaportë biohigjenike; këto bisedime, pra, ende nuk kanë nisur mirë sepse problemi i parë që ka dalë është ai i emrit të kësaj hapësire: dykëmbëshit këmbëngulin që ajo të quhet Schengenmutt, katërkëmbëshit që ajo të thirret me emrin Schengenbaïg dhe fluturakët që ajo të emërtohet Schengenglass. Problemi i dytë është sepse sa herë krijohet një aleancë midis kategorisë së dykëmbëshve dhe njërës prej dy kategorive të tjera, kategoria në opozitë hidhet në grevë urie; kështu, këto kohët e fundit, këtë grevë e bënë fluturakët nën udhëheqjen e par(t)isë së tyre që e ka zakon të fluturojë me presh Kashari; madje, grevistët bënë edhe njëfarë gjysmëharakiri duke shkulur secili syresh puplat e veta, gjë që u interpretua nga mazhoranca si diçka tejet e turpshme me emrin “ekzibicionizëm” (d.m.th. zhveshje në publik duke treguar organet gjinore me qëllim arritjen e një orgazme të tipit cunam ose tërmet mbi 9 ballë sipas shkallës Sexrichter). Problemi i tretë është se intelektualët më në zë të popullsisë multietnike, multiracore dhe multithundrake të Sharralandit janë të mendimit që kjo popullsi duhet të luftojë me përparësi për të drejtat e saj si pakicë kombëtare të cilat ende nuk i gëzon, para se të tri kategoritë në fjalë të merren vesh me njëra-tjetrën për të përcaktuar hapësirën e lirë të qarkullimit për të gjithë banorët e Sharralandit.
Sidoqoftë, ditën kur intelektualët shqiptarë pa dallim krahinor, partiak, fetar, racial e gjinor do t’i bindin ose detyrojnë autoritetet qendrore e vendore të Republikës së Shqipërisë, si edhe mediat e shkruara dhe ato elektronike, që të interesohen më në fund për fatin e të harruarve të Sharralandit, opinioni ndërkombëtar do të dalë ndoshta nga heshtja dhe indiferenca e tij për të propozuar zgjidhje konkrete, falë të cilave Sharralandi do të kthehet në një Disneyland të mirëfilltë, çka do t’i japë një hov të paparë zhvillimit të turizmit në atdheun tonë të shtrenjtë eurokapitalist.

Fillimshtator i nxehte…

Sezoni politik perfundoi me nje acarim publik te marredhenieve ne mes mazhorances dhe Presidentit te Republikes. Pas daljes publike te disa juristeve, mes te cileve edhe ish- kryetarit te Gjykates se Larte Avni Shehu, Partia Demokratike iu bashkua zerave te tyre, sipas te cileve kreu i shtetit ka shkelur kushtetuten me mosemerimin e kryetarit te Gjykates Kushtetuese.
Akuza e hedhur nga Eduart Halimi ne emer te grupit kuvendor te PD-se, eshte mjaft e rende, por edhe nje hap i forte ne acarimin e marredhenieve me kryetarin e shtetit Bamir Topi. Presidenti i vendit akuzohet nga mazhoranca per nje veprim, i cili ne fakt parashikohet edhe ne Kushtetute si motiv per shkarkimin e tij. Ne nenin 90 te Kushtetutes, pika 2, thuhet se “Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij.”. Nese kjo shkelje, sipas mazhorances, mund te konsiderohet e rende, mbetet ne vleresimin e Kuvendit, ku sipas nenit te sipercituar, 35 deputete mund te kerkojne shkarkimin e Presidentit te Republikes. Veshtire qe shumica aktuale ne Kuvend, te siguroje nje numer votash sa 2/3 e deputeteve per te derguar ne shtepi parakohe kreun e shtetit, por presioni mund te arrihet fare mire permes kerkeses per shkarkim te kreut te shtetit.
Duke iu rikthyer deklarimit te Eduart Halimit te PD-se, Kuvendi duhet te mblidhet ne nje seance te jashtezakonshme, per te shqyrtuar nje dekret te mundshem presidencial per emerimin e kryetarit te Gjykates Kushtetuese. Nje deklarate e tille tregon se mazhoranca mendon se kreu i shtetit, do te vazhdoje te shkele, sipas tyre, afatet kushtetuese, te cilat kane perfunduar me 4 qershor 2010. Edhe me heret, pikerisht ne lidhje me antaret e Gjykates Kushtetuese, eksponente te mazhorances e kane sulmuar Bamir Topin, per tejkalimin e perqindjes se pernjehershme te antareve te kesaj gjykate qe duhet te riperterihen. Besojme se nuk eshte thjeshte rastesi qe konflikti mazhorance- presidence, eshte acaruar publikisht pikerisht ne kete pike te rendesishme te rinovimit te organit me te rendeparlamentsishem te verifikimit te kushtetutshmerise se ligjeve dhe vendimeve te organeve te tjera te shtetit. Gjykata Kushtetuese eshte nje instrument shume i rendesishem, i cili mazhorances aktuale, me perberjen e deri para disa muajve, i ka rrezuar nje numer te konsiderueshem ligjesh te miratuara. Po keshtu, ne dyert e kesaj gjykata jane perplasur dhe do te perplasen shume ceshtje interpretimesh, te cilat mund te sjellim perfitim kapitali politik nga palet e interesuara.
Permes gojes se keshilltarit juridik Spiro Peci, presidenti i Republikes Bamir Topi, nuk ka dashur te devijoje acarimin e dukshem te marredhenieve ne keto shina. Duke u bashkuar thuajse hapur me opoziten, Topi ka deklaruar se me keto akuza ndaj tij, tentohet te terhiqet vemendja nga problemet politike qe ka vendi aktualisht. Keshilltari Peci ka deklaruar ekzaktesisht: “Çdo deklaratë e bërë në këtë drejtim është e frymëzuar politikisht me qëllim që të spostohet vëmendja nga problemet mjaft të rëndësishme që ka sot politika shqiptare.”. Eshte i njejti pozicionim i opozites per ceshtje te ndryshme te hedhura ne treg nga mazhoranca aktuale, sic ishte rasti i masakres se Tivarit.
Tashme haptas duket se po krijohet nje pozicionim i kreut te shtetit per ceshtje te vecanta, shume prane opozites. Edhe pse jo me pak se nje here Bamir Topi ka thene se flet vetem me dekrete, duket se tashme ai ka vendosur te behet pjese aktive e politikes.
Qe ne krye te heres eshte folur per eleminim te mbeshtetesve te Bamir Topit nga lista e kandidimit ne vitin 2009, por edhe per disa deputete te zgjedhur qe haptas apo edhe nen ze, kane simpati apo edhe e mbeshtesin Bamir Topin brenda PD-se dhe grupit te saj parlamentar. Ka zera se pikerisht mbeshtetes te presidentit brenda deputeteve demokrate, detyruan mazhorancen te terheqe nga diskutimi dhe miratimi ndryshimet ne ligjin per SHISH-in. Nuk perben sekret se tashme, ne prapaskene ka filluar nje gare e heshtur per kreun e PD-se, ne momentin qe Berisha me vote apo me vullnetin e tij, do te vendose te terhiqet nga drejtimi aktiv. Sipas gjasave, nenkryetarja aktuale e Kuvendit Jozefina Topalli dhe ish- nenkryetari Bamir Topi, po punojne intensivisht per thellimin e influencave ne struktura, duke nisur nga Grupi Parlamentar, Keshilli Kombetar por edhe Kryesia.
Acarimi i marredhenieve ne mes mazhorances dhe presidences, i shtohet situates se tensionuar ne mes PS-se dhe PD-se per ceshtjen e zgjedhjeve te vitit 2009. Fillimi i sesionit te ri ne shtator, nuk parashikohet aspak i qete. Opozita ka paralajmeruar rifillimin e protestave popullore ne sheshe pas deshtimit per nje marreveshje deri ne fund te ketij sesioni. Perballja e rradhes presidence- mazhorance do te startoje ne shtator, me emrat e antareve dhe te kryetarit te Gjykates Kushtetuese, te cilet presidenti Topi ka njoftuar se do ti dekretoje ne ditet e para te muajit te nente. Sipas gjasave, ne te njejten periudhe duhet te startojne edhe ndryshimet e mundshme ne Kodin Elektoral ne prag te zgjedhjeve vendore te vitit qe vjen dhe ku opozita ka deklaruar se nuk do te jete pjesemarrese pa zgjidhjen e ceshtjes se zgjedhjeve te vitit 2009. Eshte edhe nje tjeter faktor i rendesishem, i cili duhet pare se sa do te ndikoje ne situaten ne vend: kriza ekonomike, tashme e pranuar edhe nga qeveria permes shkurtimeve drastike ne buxhetin e shtetit.
Nuk do te ishte aspak e cuditshme qe edhe kampi opozitar te pesonte nje tronditje, me nje rikthim te mundshem ne skene te ish- kryesocialistit, i cili asnjehere nuk ka deklaruar terhqejen nga politikeberja aktive. Fatos Nano eshte i njohur per levizjet e paparashikuara, pse jo me nje sinkronizim ne prapaskene me elemente te mazhorances aktuale, me te cilet ish- kryeministri vetem i ka forcuar lidhjet qe pas rrezimit nga pushteti ne vitin 2005.
Te gjithe keta faktore, nje e nga nje por edhe te kombinuar bejne qe muaji shtator te mos jete aspak i qete, madje edhe me i ashper se sesioni qe lame pas. Kriza politike ne vend pritet te gershetohet ndjeshem me krizen e marredhenieve institucionale, te pakten tani per tani, ne mes presidences dhe mazhorances.

Blerti DELIJA

Reportazh në qytetin më magjik të Europës

pipaAgim Pipa

Udhëtoj me gondolë në Venecia…
Vizatim në kohë
Venecia është një qytet-ishull i madh, i bukur, që ngrihet mbi dallgët e detit Adriatik, si një sirenë magjike dhe që, sipas legjendave, prej shekujsh është në kërkim të të dashurit të saj, i cili do ta bëjë një ditë të lumtur. Themelet e qytetit u hodhën në datën e largët 25 mars të vitit 421 pas L.K. Aty, mbi ujërat e gjelbra, që kishin sajuar dhjetëra, qindra kanale ujore mes ishullit, u ngritën më pas, mrekullisht dhe në mënyrë të pangjashme me asnjë qytet në botë, edhe themelet e banesave të para: shtëpitë, urat, vilat, rrugët lidhëse, si edhe e para katedrale, ajo e Santa Lucias, me themele që lagen nga ujërat e një lumi të gjerë që, tradicionalisht, quhet Kanali i Madh. Kanali është i gjatë mbi 2 km e i thellë mbi 4 m dhe ujërat e tij e ndajnë qytetin në dy pjesë, me nga tri lagje secila, njëra më e bukur se tjetra. Njëra më magjike dhe më e zhurmshme se tjetra, prej zërash të miliona njerëzve që e jetojnë dhe e vizitojnë në të katër stinët e vitit. Kush nuk ka parë Venecian, nuk ka parë Italinë, thonë në Romë, në Milano, në Bari a Friuli. Në Venecia jetoi dhe shkroi, për pak kohë, kolosi i letrave të përbotshme, tragjediani Uilliam Shekspir. Aty jetoi, u frymëzua dhe kompozoi Riçard Vagneri i famshëm. Shkroi poezi poeti i soneteve të dashurisë, francezi Alfred de Myse dhe dhjetëra e dhjetëra artistë të mëdhenj nga e gjithë bota… Por le të kthehemi te porta hyrëse e qytetit magjik. Te sheshi “Santa Lucia”. Aty ku bashkë me ujërat e Kanalit të Madh vërshojnë edhe mbi 15 milionë turistë në vit.

Unë, “dashnori” i Venecias
Qyteti i Venecias ndryshe quhet qyteti i urave dhe i psherëtimave, qyteti i dashurive dhe i gondolave të rralla, si në asnjë vend tjetër të botës. Në të gjitha rrugët e tij karakteristike, të fundosura përgjysmë në ujë, gjenden mbi 420 dyqane suvenirësh. Ndalem para një dyqani, buzë Urës së Madhe, te “Santa Lucia” dhe shoh si më buzëqeshin qindra maska. Njëra më magjike dhe më misterioze se tjetra. Një shitëse elegante më zgjat një maskë-diell me rreze të thyera. “Në do të të dhurojnë puthje në qytet, më cicërin në vesh veneciania e bukur, duhet të marrësh një maskë. Dhe juve, zotëri, ju shkon pikërisht kjo…”. Ndihem i përkëdhelur dhe vendos ta mbaj maskën. Pak më tutje, kur rruga futet në thellësi të qendrës së qytetit, më tërheq vëmendjen një grup i madh turistësh gjermanë. Ata festojnë fitoren e parë të ekipit të tyre në lojërat e Botërorit të Afrikës së Jugut dhe i shoh tek zbresin me flamuj dhe me këngë në gojë, në një kanal të ngushtë, që lag themelet dhe muret e kafenjta në një rresht të gjatë shtëpish dhe hotelesh. Kërkojnë të gjithë gondola. Për mua nuk ngelet asnjë. Heq maskën pakëz i pezmatuar dhe pres të vijë një taksi tjetër deti. Befas: “Ah, come, please, come here…”. Ky është një zë i njohur. Kujtohem. Është një turiste nga Hamburgu, me të cilën kam udhëtuar dy net më parë, nga Dizhoni i Francës drejt Italisë dhe me të cilën kemi ndarë vendet e fjetjes në compartimentin e ekspresit EuroExpress. Anna (kështu quhej gruaja nga Hamburgu) shtyhet në gondolën e saj, më bën vend dhe unë nuk e zgjas më. Kërcej mbi gondolë. Udhëtimi nis. Drejt qendrës së qytetit. Por deri atje ne kalojmë disa ura dhe disa stacione gondolash, që të gjitha plot e përplot me vizitorë nga e gjithë bota. Sipas gondolierit, një djalosh ezmer, i veshur si marinarët klasikë, në qytetin e ujshëm magjik lundrojnë mijëra gondola në ditë. Çdo gondolë është e punuar me dorë. Për ndërtimin e saj përdoren 8 lloje drurësh dhe, në vetvete, ajo përbëhet prej 280 pjesëzash të vogla. Qysh prej shekullit të 16, me ligj, gondolierët duhet të jenë venecveneciaianë dhe vetë gondola duhet të lyhet me 7 shtresa llaku të zi. Ndenjëset e gondolave janë të veshura të gjitha pa përjashtim me mëndafsh persian. I lumtur shtri krahët në hapësirë dhe nuk rresht së fotografuari gondola, varkat dhe autobusët, që më kalojnë si kometa shumëngjyrëshe ndanë gondolës, ku jam unë dhe gjermanët… Në fund, kur i afrohemi limanit në qendër të qytetit, para se gondolieri të ankorojë, mes zhurmash dhe britmash të gëzuara të gjashtë udhëtarëve gjermanë, Anna lakon krahët, ngre pakëz maskën time dhe maskën e saj, (një mace e verdhë në të kuqe) dhe zgjat buzët të më puthë. Lehtë, për t’u bërë pjesë e lojës dhe e ritit të të qenët “dashnorë” të Venecias… Pas pak bëhem pjesë e mijëra turistëve që vizitojnë qytetin përmes tokës.
Katedralet, si shpirti i qytetit, dhe sheshi “San Marco”
Nga katedralja e Santa Lucias deri në thellësi të qytetit janë me dhjetëra kishat e katedralet e mëdha me kupola të rrumbullakëta, me mure të lashtë bizantinë dhe ndërtuar sipas stilit barok. Te njëra prej tyre, në katedralen e San Xhorxhos, muret e jashtëm janë të bardhë në gri. Por brenda, në një hapësirë si në mes një kupe qiellore, dalloj qartë ngjyrat e gjelbra e të verdha, të kuqe e të kaltra të vizatimeve murale. Sipas kujdestares së kësaj katedraleje, tre nga afresket e mëdha që i japin asaj një vlerë të jashtëzakonshme, janë punime origjinale të mjeshtrit të madh paramesjetar të shekullit të 13, piktorit të shquar Ticianit. Një turiste meksikane kryen ritin e lutjeve, pikërisht në gjunjë të Shën Marisë dhe birit të saj, Jezuit. Lutem edhe unë. Për Shqipërinë time. Për fatet e njerëzve të mi dhe fatet e qindra mijë shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Itali dhe nëpër botë. Ndez disa qirinj, më pas… Jashtë dielli ndriçon fort dhe pas rreth 200 metrave dalloj, mes shkallëve të bardha të një tjetër katedraleje madhështore me statuja të bardha mbi kreshpat e kulmeve, një çift që zgjedh disa video muzikore. Janë që të gjitha Rondo të famshme veneciane. Ndërsa pak më tutje, në një kinema-opera të bardhë, pranë katedrales së Santa Marisë, dhurohet dhe luhet muzikë e Vagnerit të madh. Bëhem pjesë e oqeanit të tingujve muzikorë të kompozitorit të famshëm… Si unë, me dhjetëra të tjerë. Kuptoj se sa më shumë futesh në thellësi të qytetit, aq më shumë e ndien erën e ngrohtë të detit të gjerë, që gjendet fare pranë nesh. Dhe ja tek shfaqet, pas disa rrugicash të kuqe, përshkuar nga kanale të mbushur me gondola dhe turistë, një tjetër katedrale. Por, ja, ja… pas mureve të saj, mbushur me statuja dhe një orë e rrumbullakët, ngjyrë ari, veneciane. Djathtas katedrales qiellin e pushton një kompleks, apo një grup gjigant katedralesh të tjera. Që të gjitha madhështore dhe buzë detit. Që të gjitha me afreske brilante të shekujve të shkuar, me statuja të arta e të mermerta. Të gjitha së bashku rrethojnë një shesh gjithashtu gjigant në formë zemre. Gjendem në sheshin e famshëm “San Marco”. Më i madhi në Venecia dhe një prej shesheve më të bukur në botë. Mendohet se Napoleoni i madh, ndërsa lutej në një prej katedraleve të këtij sheshi dhe përqafohej me miqtë e tij buzë detit, e quajti sheshin edhe “Dhoma e vizatimit të Europës”. Këtu shëtisin mijëra njerëz. Disa kambana, prej tre a më shumë katedralesh, buçasin njëkohësisht me tinguj që arratisen prej sheshit, deri thellë në qytet dhe prej andej, mes ujërave të kaltra të detit Adriatik. Aty tingujt e kambanave kryqëzohen me sirenat e kroçiereve të mëdha, që sjellin në Portin e Venecias edhe mijëra udhëtarë e turistë të tjerë. Atmosferë e jashtëzakonshme. Sheshi “San Marco” kthehet në vend përqafimesh dhe mijëra turistë fiksojnë kujtime përmes aparatesh dixhitalë. “O Zot, ku jam këtu?” – i flas vetes në heshtje. Por nuk kam kohë të mendohem gjatë. Sepse edhe këtu më shtyjnë dhe më fusin në një rreth të çrregullt, ku qindra njerëz vallëzojnë Shtrausin… Disa minuta më vonë ndihem i lodhur nga lumturia. Si në pak orë të jetës sime. Venecia, kjo magji e pakrahasueshme mes ujit dhe tokës, mes qiellit dhe detit, ngjesh gjurmën thellë, thellë në ndërgjegjen time dhe mua më duket vetja si një pulëbardhë, që pas disa orësh do të marrë fluturimin drejt qiejve të tjerë, fare afër. Drejt qiejve të Shqipërisë sime…

Pyetje që nuk shtrohen

Nga: Blendi KAJSIU

Debati që u zhvillua së fundi rreth deficitit buxhetor mes PS-së dhe PD-së, në shumë aspekte të linte me gojë hapur. Partia Socialiste nga njëra anë akuzonte Partinë Demokratike, se ishte treguar dorëlëshuar me shpenzimet buxhetore dhe me rritjen ‘populiste’ të pagave dhe pensioneve, nga ana tjetër denonconte rritjen qesharake të pensioneve. Ajo që nuk thuhej, ishte se si dhe sa duhet të rriteshin pensionet dhe pagat. Apo mos qëndrimi i Partisë Socialistë ishte se rrogat dhe pensionet nuk duheshin rritur fare? Ky do ishte një qëndrim i çuditshëm i një partie socialiste, në një vend si Shqipëria, ku shumë pensione nuk mjaftojnë as për mbijetesë. Përballë PS-së qëndronte Partia Demokratike, e cila me mjaft patos nëpërmjet liderit të saj, Berisha, deklaronte se si askund dhe asnjëherë tjetër po rriste pagat dhe pensionet në mes të krizës. Ajo që nuk thuhej ishte se në fakt rritja për shumë pensionistë ishte qesharake. Pas përqindjeve “bombastike” që jepte qeveria, shpesh fshihej një pesëmileksh i vjetër në muaj, që zor se ndihmonte në përballimin e jetesës së pensionistëve. Aq më tepër me rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe me mosfunksionimin e skemave subvemoneyncionuese të shtresave në nevojë. Gjithë kësaj zallamahie, së fundi iu bashkangjit edhe FMN-ja, me të njëjtën parrullë, që tashmë e valvit kudo në botë, pavarësisht rrethanave; shkurtoni shpenzimet buxhetore! (Dhe kur FMN-ja thotë shkurtoni shpenzimet, ajo që ka ndër mend mbi të gjitha është mos rrisni pagat dhe pensionet). Kjo thirrje u përqafua menjëherë nga pozita që i futi një shkurtim të befasishëm buxhetit. Ndërkohë që opozita krenare e denoncoi këtë veprim si shenjë e pastër e krizës në të cilën ndodhet vendi.Ajo që nuk u shtrua fare për diskutim ishte pyetja e thjeshtë politike dhe parimore; si duhet shpërndarë në buxhet përballimi i krizës në të cilën ndodhet vendi? Sa duhet të përballojnë ata që fitojnë më shumë dhe ata që fitojnë më pak? E thënë thjesht fare; në Shqipëri ka sektorë mjaft fitimprurës si telefonia celulare apo sistemi bankar që janë pothuajse tërësisht në duart e kapitalit të huaj dhe që nxjerrin qindra milionë euro fitim jashtë Shqipërisë çdo vit. A mund të tatohen më shumë sektorë të tillë me fitime marramendëse për standardet shqiptare, në mënyrë që të garantohet rritja e pensioneve dhe pagave minimale? A nuk duhet vallë një sistem progresiv taksash në mënyrë që barra e krizës financiare të shpërndahet sa më drejtë dhe të mos peshojë më shumë në supet e atyre që kanë të ardhura më të ulëta? A nuk është e drejtë që ata që kanë përfituar dhe përfitojnë më shumë nga ritmet e zhvillimit shqiptar të tatohen më shumë? A ka kuptim që në një kohë, kur qindra mijëra pensionist shqiptare nuk përballojnë dot jetesën sektorë të caktuar kanë nxjerrë fitime marramendëse prej qindra milionë eurosh nga tregu shqiptar?Është e natyrshme që FMN-ja nuk i shtron pyetje të tilla pasi në fund të fundit ajo është një agjenci në funksion të kapitalit ndërkombëtar, nga i cili varet dhe vlerësohet. Ndaj nuk ka për të ndodhur kurrë që FMN t’u kërkojë autoriteteve shqiptare që të mbledhin më shumë të ardhura nga sektorët më fitimprurës, si telefonia celulare apo sektori bankar. Nuk është punë e FMN-së të shqetësohet për pensionistët shqiptarë, që nuk e mbyllin dot muajin, apo për mijëra prej tyre që vdesin nga pamundësia e blerjes së ilaçeve cilësore. Në doktrinën ekonomike të FMN-së, pabarazia është e nevojshme për zhvillimin ekonomik, ndërsa zhvillimi ndodh vetëm nëpërmjet investimeve të huaja, që për pasojë nuk duhen trembur me taksa por duhen tërhequr me lehtësira.Problemi fillon kur pyetje të tilla nuk shtrohen as nga Qeveria, as nga opozita dhe as nga mediat tona “të lira”. Qeveria jonë nuk ka këllqet, legjitimitetin dhe mbështetjen e duhur popullore për t’u përballur me pushtetin e multinacionaleve dhe të kapitalit ndërkombëtar në mbrojtje të interesave të shtresave në nevojë, siç janë p.sh. pensionistët shqiptarë. Synimi i saj parësor është mbajtja e pushtetit dhe për këtë i duhet patjetër mbështetja ndërkombëtare dhe legjitimimi që vjen nga jashtë me heqje vizash apo me integrimin e pafund në BE. Opozita nga ana tjetër ka po kaq nevojë për faktorin ndërkombëtar në betejën e saj “madhore” të Ruzhdies. Ndaj ajo nuk ka kohë të diskutojë për gjëra banale, si rritja e pensioneve dhe shpërndarja më e drejtë e të ardhurave në ekonominë shqiptare. Edhe pse emrin e ka Partia Socialiste, edhe pse Shqipëria vazhdon të jetë vendi me polarizimin e të ardhurave më të madh në rajon, pra edhe pse diferenca mes atyre që kanë shumë dhe atyre që kanë pak veçse rritet.Së fundi, media jonë e lirë nuk i cek dot çështje të tilla thellësisht politike për dy arsye. Së pari, sepse ajo vetë është produkt i kapitalit dhe nuk mund të kërkojë tatimin e fitimit të tij apo një rishpërndarje me të drejtë të të ardhurave nga ata që kanë shumë drejt atyre që kanë më pak. Së dyti, sepse sektorët shumë fitimprurës që zotërohen nga kapitali i huaj si telefonia celulare janë një burim tejet i rëndësishëm reklamash. Madje ky sektor është aq i fuqishëm saqë ndryshe nga bizneset shqiptare nuk ka nevojë për një media të vetën që të mbrohet, pasi ai mund t’i blejë të gjithë sektorin.Ja pse kur diskutohen shkurtimet në buxhet disa çështje sa themelore, po aq edhe politike dhe parimore si rishpërndarja e të ardhurave nuk diskutohen. Ja pse diskutimi i buxhetit “të trash” me akuzat dhe kundërakuzat, me teknikalitet dhe përqindjet pafund që shërbejnë për të fshehur një të vërtetë të thjeshtë. Barrën më të madhe të krizës financiare së pari do ta përballojnë ata që kanë të ardhura më të ulëta. Po si? Thjesht duke mbetur të varfër.

I RIU 20 VJEÇAR E. LLUKAJ I KËRCËNUAR ME JETË

Pavarësisht se jetojmë nëvitin 2010, ku Shqipëria pretendon të hyjë në BE, fatkeqësisht hasmëritë e llojeve të ndryshme, si ato të ndodhura edhe për shkaqe të dobëta ose të çastit, për çështje pronësioe e konflikte të tjera, vazhdojnë që të marrin jetë njerëzish si dhe të rrezikojervinnë mjaft të tjera pa marrë parasysh moshën, qofshin të rinj apo të vjetër. Dhe të gjitha këto ndodhin bazuar në Kanunin e Lekë Dukagjinit, që në Shqipëri dhe në veçanti në Verin e Shqipërisë ende zbatohet ndonëse është 600 vjeçar dhe jo në dokument ligjor dhe si rrjedhojë e këtij kodi mesjetar në këto 20 vitet e fundit janë marrë jo pak jetë njerëzish, qofshin të fajshëm apo të pafajshëm dhe ku shumë të tjerë aktualisht janë në rrezik dhe në kërcënim të vazhdueshëm.
Një rast ekstrem, ku jeta dhe vdekja janë kaq pranë njëra-tjetrës, është në fshatin Guci e Re në komunën Rrethina të rrethit të Shkodrës. Ngjarja që prej vitesh është shumë problematike, ku rrezikon në veçanti jetën e të riut Ervin Sulejman Llukaj, banor i këtij fshati. Kjo histori konflikti,  zanafillën e saj e ka në vitin 2003. Pikërisht më 3.12.2003, i ati i Ervinit, Sulejman Llukaj, ka goditur për motive të dobëta, pas një zënke të çastit, shtetasin Sami Plavën,  banor po të këtij fshati. Ajo që vlen për tu përmëndur dhe për tu vënë në dukje, për tu shkruar dhe sensibilizuar, është fakti se pas shumë përpjekjeve të bëra edhe nga shoqata dhe organizata të ndryshme pajtimi për një sheshim konflikti, një gjë e tillë nuk është arritur, duke mbetur një plagë e hapur dhe gjithnjë kërcënuese, për marrjen e jetëve të njerëzve dhe në veçanti të të rinjve. Në vitin 2005, i ati i të riut 20 vjeçar Ervin Llukaj, i quajturi Sulejman Llukaj vdes për shkaqe natyrore. Kjo vdekje si duket e ka acaruar edhe më shumë situatën duke rritur rrezikshmërinë e pritshme të hakmarrjes mbi tre trashëgimtarët, me synim djalin e madh të kësaj familjeje Ervin Llukaj apo dy vëllezërit e tij më të vegjël, Shkëlzen Llukaj 16 vjeç dhe Orion Llukaj 6 vjeç, të cilët së bashku me nënën e tyre Lindita Llukaj janë familjarët e të ndjerit Sulejman Llukaj. Këtë familje pra, e pret pushka e hakmarrjes, e kësaj hakmarrjeje që përditë e përnatë mbush kronikat e zeza, e kësaj hakmarrjeje që në vëndin e quatjtur Livadhe, afër lagjes Kiras te qytetit të Shkodrës ka grumbulluar qindra familje të ngujuara, ku as fëmijët nuk mund të shkollohen dhe askush nuk mund të kalojë me shumë se kulla ku i detyron kodi mesjetar i Lekë Dukagjinit të rrinë. Ky kod është vërtet i vjetër, por ja që nuk po i kalon kurrsesi koha. Ngjarja në fjalë, siç e thamë më lart ka ndodhur në vitin 2003 dhe hasmëria vazhdon. Por ka shumë raste që pushka hakmarrëse e kësaj natyre ka marrë jetë të pafajshme edhe pas një shekulli. Gjithsesi, rasti i të riut Ervin Llukaj është shumë serioz. Para pak ditësh, konkretisht më 10 korrik 2010, djali më i madh i familjes Llukaj, Ervin Llukaj, qëllohet me armë zjarri nga persona të paidentifikuar, por fatmirësisht pa rrezik për jetën. Mëndohet se kjo ngjarje ka ndodhur si rrjedhojë e konfliktit të lindur në vitin 2003, me synim gjakmarrjen.
Kështu i riu 20 vjeçar Ervin Llukaj, pasi ka arritur të njoftojë  familjarët e tij për ngjarjen e ndodhur, për rrezikun serioz për jetën e tij pikërisht në fshatin ku banon, aty ku ndodhi tentativa për ta pushkatuar, është detyruar të largohet nga shtëpia në drejtim të paditur, vetëm e vetëm për të shpëtuar jetën që i kërcënohet në çdo orë të ditës e në çdo orë të natës.
Për fatin e tij  tashmë janë të shqetësuar e ëma dhe dy vëllezërit e tij më të vegjël. Ata rrinë të frikësuar dhe me shpresë të mos dëgjojnë lajm të zi për të. E cili do jetë fati i këtij të riu nuk dihet. As fati i dy jetimëve të tjerë më të vegjël nuk dihet si do jetë, pasi Kanuni tashmë nuk e pyet fare ku “rri me shtëpi” ligji.
Pra, ky është fati tragjik i familjes Llukaj në fshatin Guci e Re te Komunës  Rrethina, në qytetin e Shkodrës, në Veri të Shqipërisë, ku ligjin e bën Kanuni.

                                                                                                                                                     Redaksia

Kisha monumentale e Shelbuemit të Rubikut,tempull i shenjte i kultures sone kombetare

Nga Gjergj Marku

Çdo udhëtari që merr udhën për nga Miloti, kalon urën monument me harqe, që sot e 80 vite mban emrin e mbretit Zogu i Parë, për të vijuar luginës së Fanit, tutje ku bashkohen Mati me lumin Fan, një luginë që ditarmbajtësi dhe shkrimtari Fabian Barcata, një famullitar i njohur austriak i viteve ‘900 e ka quajtur si “ma të bukurat e botës”, në të hyrë të Rubikut, syri të zë mbi një shkëmb të bardhë një nga kishat më monumentale në Shqipëri, atë të Shëlbuemit. E vendosur mbi një shkëmb gjigand të bardhë, duket se mbahet në gjirin e një prej maleve më epike të Shqipërisë së Epërme, formësuar i tërë në shkëmbenj të bardhë, si një mister të grish të ngjitesh atje lart. Padyshim, tërë kuvendi atje, përbën një nga komplekset më të bukura që ka vendi ynë, në sfondin që ai krijon, qoftë si kompleks kishtar, por dhe turistik.
Bashkia e qytetit ka ndërhyrë në ndriçimin e rrugës, ndërsa nga misionarja austriake Marianne Graf, është financuar për Udhën e Kryqit dhe për disa restaurime në pjesët e brendshme si dhe vënin e një obelisku, mishërim i simbolit të bashkëjetesës ndërfetare. Ndryshe nga Elbasani a rajone të tjera, ku simbolet fetargjergj1e kanë sjellë ngatërresa ndërfetare, këtu në majë të shkëmbit që kundrohet kilometra të tërë larg, edhe pse ka një popullsi homogjenikisht katolike, eshte vendosur ky obelisk multifetar, i qarkuar nga drita të shumta e të shumëllojshme, që në darkë i jep një pamje madhështore tërë këtij vendi.

Shkrepi i Rubikut
Futja në rrjedhat rrëfyese të romanit LULE, që ka shkruajtur para 100 vitesh mbi këta shkëmbenj të bardhë Fabian Barcata, është befasuese, me një përshkrim brilant, që ai i bën vendit ku do të zhvillohen ngjarjet dramatike, që kanë lidhje me fatin e një vajze malësore, të pastër si drita e një qielli të kthjellët, Lulen, personazhin më të veçantë që ndeshet në romanet shqiptare, por që pikësëparit sjell në vëmendje të studiuesve deri dhe për qytetarët e Perendimit doket dhe zakonet ndër shqiptarët e viseve të Veriut.
…Shkrepi i Rubikut asht shumë i madh dhe duket si t’ishte vendue prej ndonji vigani në nji nga luginat ma të bukurat e botës. Kjo dorë vigani, duket si ta kishte sheshue ma parë vendin dhe si t’i kishte largue malet penguese njenin nga tjetri tue përbamë në këtë mënyrë një luginë të vogël me nji kunorë malesh rreth e përqark. Në mes kësaj lugine ngrihet shkrepi kolosal në vetmi, me pamje të madhnueshme. Erdhën pastaj njerëzit, panë se atje ishte nji vend i bukur banimi, dhe themeluen mbi shkrep shtëpinë e vet të thjeshtë. Atje nalt jetuen e vdiqën brez pas brezi.
Ma vonë erdhi një popull pushtues, thadroj në majë të shkrepit shejet e veta pushtimi me shqipet fitimtare të legjioneve ushtarake, bani forcime të ndryshme, themeloi mure vigane me pirgje e frengji, në atë mënyrë sa mali u ba nji fortesë romake e papushtueshme. Por dhe vetë madhnia e Romës ra dhe u shkatërrue. Muret u rrëzuan dhe njerëzit u zhdukën. Rubiku ngeli si andërr, ngeli i harruem nga të gjithë, deri sa pej viseve të largta erdhën disa njerëz të përshpirtshëm pa pushkë e pa top, kjo çerdhe u pëlqeu atyne.
Mbi rrënimet e bamuna nga kamba pushtuese ngritën përmes lutjeve që i naltojshin Perendisë, nji Kishë e nji Kuvend. Pastruen dhe rregulluen pyllin, e dlirën nga gjaja e egër dhe e rrezikshme; livadhe dhe ara bleruan nga duert e tyre kujdestare dhe vunë rreth e qark shumë bimë të bukura e të dobishme.
Këso dore qe Abacia e Benediktinëve të Rubikut. Kaluan me qinda e qinda vjet. Mbas zhgunit të zi erdh zhguni i murrmë: Benediktinët u zëvëndësuan prej Françeskanëve. Këta tue ndjek gojëdhënat e të parëve të vet, u përpoqën, vuejtën, u salvuen për të mirën e të mbarën e popullit të Shqipnisë.
Prap kapërcyen qinda e qinda vjetësh, deri sa erdhi ora e zezë për tokën dhe popullin shqiptar. Ushtri turke i përkshkuen viset shqiptare, tue plackit, tue rrëmbye, tue mbyt, tue shkatërrue e tue zezue. Prap vendi i qetë i Rubikut u ba menjëherë nji grumbull rrënimesh. Vetëm kisha ngeli e papërkitun. Përsëri kaluen katërqind vjet dhe prap në Rubik gjindet një murg, i cili mundohet e përpiqet me ngjallë nji jetë të re mbi ato rrënoja…gjergj2

Rubiku sipas mitologjisë greke
Ndue Dedaj, studiues, në librin e tij “Toka e katedraleve” na çon në historinë e largët të këtij kuvendi në një version mitologjik grek.. Me këtë kishë duket se është i lidhur pazgjidhshmërisht dhe emri i Rubikut vetë, një qytet i vogël verilindor sot. Sipas mitologjisë greke hyjnia Robigo ka qenë hyjnia që personifikonte ndryshkun, një sëmundje që prekte drithërat. Për nder të saj në këto anë bëheshin dhe festa, ku njerëzit i luteshin asaj që ta largonte ndryshkun nga drithërat. Në ato festa që ishin themeluar nga Numa Pompili e që organizoheshin me 25 prill, hyjnisë i thershin një buçë të kuqe, një dele dhe i blatonin verë. Mirëpo këtë perendi në Rubik duhet ta ketë sjellë jo ndryshku i drithërave, po ai i tokës që ishte për shkak të mineralit të bakrit. Shpesh ujërat e tij acide i thanin bimët që në rrënjë. Kështu mund të ketë mbetur në këtë vend emri hyjnor Rubik, ashtu sic ekziston dhe ndonjë version tjetër.
Por nëse në Rubik nuk qe ulur ndonjë hyjneshë e bukur e ndryshkut, nuk pati ndodhur e njëjta gjë me shenjtorët e dishepujt e tyre, që patën themeluar në hershmëri një nga tempujt me të njohur të Krishtërimit në Shqipëri. Vetëm një çudi do të kishte mbase në kishën qindravjeçare të Shëlbuemit në fillim të këtij shekulli nuk do të lejohej ta vizitonte atë mbretëresha e pakurorëzuar e shqiptarëve, Miss Edit Durham, që vinte me kalin e saj të lodhur brigjeve të Fanit. Por kjo grua fisnike nuk do të jetë zemëruar nga ky fakt duke e njohur jetën e rregulltarëve. Objekt i saj me siguri duhet të ketë qenë vëzhgimi nga afër i njërit prej monumenteve më të famshëm të kultit dhe të kulturës mesjetare dhe Rubiku ka qenë njëri nga të katër kuvendet benidiktine të Mirditë

Rëndësia historike dhe arkitekturore
Pikërisht vendosur mbi këtë shkrep të bardhë të Rubikut, këtu dallohej një kompleks kishtar modern me kishën, qelën famullitare, kolegjin, kumbanoren, rezidencën verore si dhe jo pak mjedise të tjera, ndërtuar me një arkitekturë të rrallë, me paraqitje të brendshme grafike artistike (afreskët). Objektet janë restauruar shpesh herë. Kompleksi kishtar ishte vendosur në një ballkon natyror, gjithë shkallë e rrugina të gdhendura e të latuara nga dora e njeriut në masivin dekorativ të Gurit të bardhë. Në tërësinë e vet, një vepër arti unikale, një pikë turistike e preferuar dhe mbi të gjitha një monument kulture i veçantë. Aty ka shkruajtur papushim Gjeçovi shkencëtar, i cili në njërin nga gurët poshtë kishës ka gdhendur emrin e tij; aty ka rrjedhur muza e Fishtës poet, janë mbushur fletët e ditarit historik të At Pal Dodaj, famullitari austriak Franz Barcata do të hidhte shënimet e tij për 10 vite në ditarin e tij të rrallë, apo do të nxirrte nga duart e tij punime të papërsëritshme Leon Kabashi, piktor. Aty do të pritej me madhështi Prend Doçi pas kthimit nga mërgatat e gjatë politike në vitin 1888.
Nisur nga stili i ndërtimit është thënë se kisha i përket shekullit të XII, ku Ipen, përcakton vitin 1272. Dedaj thotë se historianët, nëpër ravgimet e mesjetës, i kanë mbledhur me mundim, gjurmë-gjurmë, dëshmitë historike mbi vjetërsinë e Rubikut kishtar, fillimisht kuvendin benediktin të njohur me emrin “sankti Salvatoris Arbanensis”, i cili me këtë emër paraqitet për herë të parë në një dokument të datës 19 qershor 1166. Që kuvendi ka qenë në fillim i Benediktinëve, studiuesit e lidhin dhe me përmendjen aty të inocentit Abat, emërtim ky që është karakteristik vetëm për benediktinët e jo për françeskanët apo për domenikanët.
Françeskanët e marrin më vonë në zotërim, aty ku sot është kuvendi dhe kisha e tyre (S. Salvatoris e Shelbuesit), mund të thuhet që nga shekulli XV, citohet F. Cordignano. Historiani i krishtërimit ndër shqiptarë, Zef Mirdita, citon pastaj Th. Ippen-in dhe M. Shuflay-n në përshkrimin e afreskëve të përmendura të kësaj kishe: “Kisha ka qenë pikturuar me freska dhe me citate nga Besëlidhjë e Re dhe me emrat e shenjtërve të pikturuar, ndër të cilët është dhe emri i Shën Astit, ipeshkvit dhe martirit të Durrësit, por ka dhe dëshmi të kulturës bizantine, gjegjësisht monedha me shkrim bizantin.”
Farlati nga ana e tij njofton se “S. Salvator de Rebico” është famulli e thjeshtë në shekullin XVII, çka është e kuptueshme me rrënimin që pësoi kisha katolike në Shqipëri gjatë dyndjeve islamizuese të Turqisë. Kuvendi i Rubikut u ripërtëri në vitin 1898, i njohur si Kuvend i Noviciatit.
Me emrin dhe veprën e prelatëve të përvutë e zëmëdhenjt françeskanë është i lidhur çdo ndryshim dhe progres në historinë e këtij vendi sa të lakmuar për pozitën gjeografike dhe prirjen e njerëzve për qytetërim, aq të vështirë për ta kryer këtë mision për shkak të varfërisë, luftërave etj.
Si kishë historike, Shëlbuemi i Rubikut, gjithnjë kishte mbajtur në trup dhe absidë gjurmët e moshës së vet të hershme, mbishkrime në mure apo kumbonë, datime të ngjarjeve që lidheshin me të. Kishin mbërritur këto gjer te At Fabian Barcata. Ai i tërheq vëmendjen vizitorit, K. Shteinmetz, te viti 1472, në absidën e kapeles së stolisur me afreske tepër të rëndësishme të kishës së Rubikut, një monument madhor i mesjetës shqiptare. Ka qenë gdhendur në një gurë të Rubikut gjithashtu dhe një mbishkrim i At Shtjefen Gjeçovit në fillim të shekullit XX, kur ai mblodhi doke dhe shkroi një vepër letrare. Rubiku vazhdonte të mblidhte figura të njohura të kishës dhe kulturës. At Gjergj Fishta do të ndërtonte Absidën e kishës dhe do të shkruante fragmente të tragjedisë së tij “Juda Makabe”. Shërbeu në Shelbuem të Rubikut gjer në fundin e tij tronditës dijetari i madh françeskan, etnologu dhe folkloristi At Bernardin Palaj. Po dhe piktori At Leon Kabashi deri në 1967, i cili me art kishte pikturuar kapelet e Shkodrës.
Nga Rubiku doli një nga poetët e parë të Rilindjes, prifti i kultivuar, trim e atdhetar Imzot Prend Doçi, që u nis për udhë të gjatë nëpër botë, po bëri abacinë e Oroshit. Doçi është modeli i shqiptarit që e ngjiti qytetërimin në male. Në lartësitë e Malit të Shenjtë e gjeti Edit Durham dhe i bëri një portret brilant më të fisëm se të lordëve të Anglisë. Nga kjo Luginë e Fanit doli dhe Pashko Vasa, bashkë me formulën e tij unikale të shqiptarisë “Feja e shqiptarit asht shqiptaria”, për t’i rrëfyer botës të vërtetën mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, për të qenë diku larg dheut të tij dhe diplomat e guvernator. Por dhe shumë intelektualë të ditur të kohëve të reja, profesorë, inxhinierë, specialistë të fushave të ndryshme etj.
Shëlbuemi zëmadh i Rubikut, prej nëntëqindvjetësh i dokumentuar, ishte tempulli i vëllezërve të vegjël të Shën Françeskut, që besohet të ketë shkelur në Lezhë (1221) për të mbjellë pishën që do të njihej me emrin e tij. Afresket, pikturat murale, do të mbanin gjurmët e një arti të madh mesjetar. Në kreshtën e naltë të shkrepit të bardhë, rrinte kalaja e Judejve, që në popull njihej si e gjodhive.

Historia me Ahmet Zogun
Në këtë kuvend historitë janë të pafundme, shumë janë shkruar e shumë prej tyre qarkullojnë si gojëdhëna. Një nga ato të fiksuara në një ditar lidhet me Mbretin e ardhshëm të shqiptarëve Ahmet Zogu, dhe pikërisht me njërin prej fretërve të këtij kuvendi, At Pal Dodajn, autor i një Ditari Historik me vlera të spikatura.
Ushtria austro-hungareze me 1916 kërkon të internojë nipin e Esad Pashë Toptanit, Ahmetin e ri. Duke mos patur tjetër shpresë, nëna e tij i çon fjalë pader Palit, që asokohe ishte superior i Kuvendit Françeskan të Rubikut, ta ndihmonte, dhe ky menjëherë vete dhe e merr në Burgajet të Matit për ta strehuar në këtë vend të Rubikut. Kështu për dy javë Mbreti i ardhshëm i shqiptarëve do të vazhdonte të ishte “xhakon” në seminarin mbi shkrep të bardhë, duke qenë i pari dhe i vetmi “seminarist” i besimit mysliman, që do ta kapërcente pragun e atij Kuvendi.
Idhëtia e kësaj historie vjen 11 vjet më vonë kur rasti do ta sillte që pader Pali të hynte në burgun e Mbretit. I dëshpëruar, në Ditarin e tij, me 1925, do të shkruante se “kurrë nuk ia kishte marrë mendja se do t’ia shpërblente kështu “seminaristi” i tij i dikurshëm.
Kishte qenë një ndërhyrje e menjëhershme e Nënës së Zogut që Frati të linte qelinë e Mbretit, që jo vetëm e kishte pas shpëtuar nga internimi, por ia kishte rregulluar punën që të vazhdonte studimet në Austri.

Epilog
Në vitin 1967 me dëbimin e franceskanit të fundit At Leon Kabashi u shua një nga tempujt historikë më të moçëm të Shqipërisë. Në fasadën e kinemasë ku shfaqeshin përgjithësisht filma rusë me “realizëm” u vendos një pankartë karikaturë ku stigmatizohej kisha dhe feja. Dalëngadalë u shkatërrua gjithcka arkivi, biblioteka, pikturat murale aq të përmendura, reliket. Mbeti në këmbë vetëm godina e kishës që erdhi duke u degraduar me kalimin e viteve. Kumbona me mbishkrimin “Popullit fisnik të Rubikut. 1932”, u përdor si çangë për të mbledhur punëtorët e uzinës. Bashkë me godinat e kishës, rezidencës, kuvendit dhe mjedisi i jashtëm aq harmonik e funksional, i gdhendur në cdo cep; hyrje-daljet si të një kështjelle, ballkoni veror, kumbanorja prej guri në majë, deri bodrumet e qelës, që përbënin një kat gjysëm të nëndheshmë, u degraduan dhe shkatërruan.
Duhet nderhyre per ta mbajtur ne gjendje te mire kete tempull te shenjte te kultures tone kombetare,i cili tashme me kalimin e autostrades se re bri lumit Fan,eshte bere nje nga vendet me joshese per tu vizituar kesaj lugine nga vizitore vendas dhe te huaj.

Gazetaret ne krize apo krize per gazetare!

Nese ka persona qeduhen falenderuar nga i gjithe opinioni publik i rajonit te Shkodres, ata jane njerezit apo pronaret te cilet prej mese 13 vitesh kane bere te mundur hapjen e disa mediave vizive ne Qarkun e Shkodres. Fillimisht u celen Shkodra TV1 (tashme TV1 Channel), Rozafa TV, Puka TV, Malesia TV qe u mbyll, TV Kopliku, TV Antena Nord dhe Blue Sky, i cili nuk duhet lakuar shume pasi eshte krejtesisht ndryshe, me nje tjeter drejtim specifik, ate te muzikes. Pra gjithsej Qarku i Shkodres ka 6 televizione, ku 5 prej tyre ose “5 heronjte” e mediave vizive te Shkodres e me gjere, pa perfshire Blue Sky, kane nderruar disa pronare por edhe me qindra gazetare, operatore, teknike, montazhiere, drejtore e kryeredaktore. Per shume shkaqe e arsye ata nuk e kane gjetur veten dhe stabilitetin e duhur ne keto profesione, sa i lakmuar e i bukur, aq edhe i veshtire. Ata jane rrekur sa ne nje televizion ne tjetrin, qofte edhe per mangesi profesionale te jo pake gazetareve dhe njerezve te medias, por dhe per mungese profesionalizmi menaxhimi te pronareve te mediave te cilet nuk e njohin kete fushe dhe kjo madje, duhet thene fort e qarte. Edhe pse prape se prape pronaret duhen falenderuar pavaresisht se jane pedagoge, bisnesmene, shofere, ish- te burgosur politik etj., nderkohe qe duhet vene ne dukje se nese ata do te kishin qene te keqinj, ne nuk do te kishim punuar me te tille, por edhe nese ne do te kishim patur mungese profesionalizmi, ata nuk do te na kishin marre dhe mbajtur ne pune. Edhe pse na kane trajtuar dhe vazhdojne te ne trajtojne si refugjate per te mbrojtur interesat e tyre dhe qe i kane te lidhura me politiken, sa i takon nivelit te rrogave, kontratave te munguara te punes, sigurimeve shoqerore e shendetesore, faktore qe ndikojne drejtpersedrejti tek profesionalizmi i gazetareve, pronaret bejne sikur i paguajne dhe gazetaret bejne sikur punojne. Sa per ilustrim, mund te thuhet se niveli i pagesave aktuale ne mediat vizive te Shkodres, pergjithesisht eshte nen nivelin rrogave te vitit 1997 dhe ne vijim, kur ato u celen per here te pare.
Vitet e fundit eshte vene re ne jo pak raste, cfare vihet re eshte kriza si tek gazetaret ashtu dhe tek pronaret apo punedhenesit ne pergjithesi ne kete sektor. Keta te fundit rrine duke bere prova edhe nga halli per ata qe marrin ne pune here pas here, ne nje moment kur ka raste qe gazetare te afte ose kane dale si te papune, ose vazhdojne te punojne pa iu dhene vendi i duhur dhe sipas merites, por ne baze te te disa preferencave te tjera. Kjo ndoshta edhe per mungese te te pavaresise ekonomike apo edhe politike nga e cila kur mediat u sherbejne, mund te jape pak para. Realisht me se shumti parate po vijne nga te vdekurit, me perjshtim te TV Antena Nord dhe kjo qe nga koha kur eshte hapur ne vitin 2000. Politika me i merr me shume se u jep mediave, duke mos lejuar as pronaret e mediave te kene pavaresi ekonomike dhe politike, duke i mbajtur peng. Kete deshmojne me se miri fakti se te 5 televizionet e qarkut te Shkodres vazhdojne te jene ne ndertesa me qera me perjashtim te Blu Sky TV. Kjo do te thote se mediat nuk jane ngritur si bisnese pervec TV Koplikut ne nje fare menyre, pervec kohes se fushatave elektorale duke vepruar “ush-ush” si gjithekush. Te kthehemi serish tek faktoret qe kane cuar ne kete krize te dyanshme dhe ku sejcila pale ka interesat e veta. Po ti referohemi shifrave konstatohet dhe rezulton se ne mediat lokale te Qarkut te Shkodres, perfshi edhe shteteroret SHRT dhe Rdio Shkodra, qe me seshumti po ti referohemi punes qe bejne mediat private te duken si te dale mode osesi pensioniste, mesohet se jane te punesuar rreth 150 persona. Me te drejte lind pyetja: sa jane pagat e tyre dhe se a u paguhen sigurimet shoqerore te detyruara me ligj? Me kompetence mund te themi se paga mesatare mujore e nje gazetari ne Qarkun e Shkodres sot eshte 15.000 leke te reja. Pagat ne shume raste jane qesharake, deri ne 5.000 leke te reja ne muaj. Me qesharake eshte ceshtja e sigurimeve. Po te verifikohen listat perkatese ne Zyrat e Punes, konstatohet se jane te siguruar jo me shume se 3-4 persona per televizion, pjesa me e madhe e te cileve jane jane familjare, te aferm dhe te njohur te pronareve. Ne mediat vizive te Shkodres, figurojne rreth 120 persona te pakten, te pasiguruar dhe me pagesa qesharake. Jane pikerisht keta persona te cilet mbajne te hapur televizionet, pavaresisht pagesave te ulta dhe sigurimeve shoqerore te munguara, edhe pse gazetaret per vete natyren e punes se tyre, mund te jene viktima deri ne vrasje. Eshte rrethqethese kur njerezit e medias, ata qe pasqyrojne te gjitha problematikat e jetes se perditshme, jane te keto kushte pune, pa permendur kontratat kolektive dhe individuale te punes, te cilat jane “molle e ndalueme” per te gjithe. Kjo ndodh ne nje shtet qe qellimisht i favorizon pronaret qe ti kete ne doren e tij per ti sherbyer politikes dhe qeverive ne pushtet sa here qe kane nevoje per mediat. Kjo tashme shihet qarte, pervec ndonje gazetari te pabindur qe pastaj si bukur- bukur i behet “dermani” nga pronari. Jo rradhe edhe tregu i medias ne Qarkun e Shkodres, nuk i ka njerezit e duhur dhe profesioniste. Ka jo pak gazetare, te cilet prej thuajse 20 vitesh vetem rishkruajne Komunikaten e Drejtorise se Policise, duke e mbajtur vazhdimisht mire me pushtetin dhe me pas duke siguruar edhe ndonje punesim ne shtet, duke e konsideruar keshtu me te drejte punen ne televizion, si pune te dyte. Keshtu eshte katandisur gazetaria jone edhe pas 20 viteve demokraci, alarm qe nese nuk eshte dhene akoma, duhet dhene sa me pare. Gazetaret jane kthyer ne trafikante te interesave te pronareve e keshtu jemi bere pothuajse te gjithe. Trafikante te interesave te pronareve si dhe te politikave dhe politikaneve qe vijne pas tyre, keshtu jane kthyer sot fatkeqesisht, gazetaret.

Vasel GILAJ

A po e rikthen Rama, Nanon?

takaHamit TAKA

Dita-ditës po shtohen zërat për rikthimin e Fatos Nanos në jetën politike dhe drejtimin e PS-së. Nuk është një apo disa, por shumë socialistë, të thjeshtë dhe elitarë, në biseda mes tyre dhe në media. Interesant është fakti se midis tyre takon nga ata që i kanë qëndruar besnikë dhe kanë sakrifikuar për të, nga ata të tërhequrit, të cilët pranojnë pa dilema si udhëheqës të zgjedhurin e radhës dhe nga ata që e kanë siktirisur dhe kanë brohoritur për Ramën. Pyetja shtrohet: është nostalgji për liderin historik, rivlerësim racional pas mitizimit dhe mohimit total apo emergjencë për shpëtimin e PS?
Arsyetimi dhe gjykimi për gjendjen aktuale të PS-së të çon te kjo e fundit. Bile socialistët e ndershëm (duke përfshirë dhe ata të Mendimit Ndryshe) duhet të vënë alarmin: “Të shpëtojmë Partinë Socialiste!” PS është në krizë të brendshme, që në fakt është konvertim i krizës së lidershipit te partia. Dilema midis pjesëmarrjes në Parlament dhe bojkotit, midis opozitarizmit racional dhe absurdit bolshevik, midis protestave revolucionare dhe politikës realiste programore, që i përgjigjet sistemit të pranuar, anon nga logjika e realizimit të standardeve për integrimin e vendit në strukturat europiane. Kjo dëshmon se për një pjesë të mirë të anëtarësisë socialiste zoti Rama e mbylli ciklin e tij, si kapiten i një skuadre futbolli që nuk mundi të fitonte titullin e kampionit. Politika e tij abstraksionisto-futuriste e shkëputi nga realiteti dhe i imponoi kthimin në filozofinë e vjetër të konfliktualitetit dhe dhunës revolucionare. Për gati një vit PS dhe lidershipi aktual i saj realisht përdori një pjesë të madhe të potencialit ideor dhe strategjik të Guevarës me shokë për të përmbysur rendin kushtetues, për të krijuar një katrahurë dhe rebelim të ngjashëm me ’97, me synimin e vetëm, marrjen e pushtetit. Vetë PS, e izoluar dhe e braktisur nga populli, u mbërthye në një luftë të vërtetë revolucionare dhe imagjinare. Anatemoi gjithë komisionerët e saj, tentoi të përdorë presionin e rrugës, aplikoi politikën e bojkotit, ngriti çadra në mes të Tiranës, ku u syrgjinosën deputetë dhe aktivistë të PS, u organizuan skuadronet e mosbindjes dhe bllokimi i jetës së qytetarëve… Përfundimi ishte logjik dhe i thjeshtë: dështimi i plotë i kësaj filozofie, si e papajtueshme me vullnetin e popullit dhe standardet e vendit tonë. Prej kësaj erdhi zhgënjimi i patolerueshëm i socialistëve të thjeshtë dhe të arsyeshëm nga gjithë ato gënjeshtra idealiste të promovuara në politikën “e re” të Ramës dhe squllja e ndërgjegjes së partisë.
Inati, thonë të urtët, dërrmon shpirtin dhe i nxjerr në dritë edhe fundin. Pas inatit të zotit Rama me kundërshtarët e vet brenda dhe jashtë partisë, socialistët e ndershëm panë egon e verbër të tij, lakminë, babëzinë e makutërinë për pushtet dhe delirin e madhështisë së rreme të një mbinjeriu pseudoniçejan të kohëve moderne. Në valën e zemëratës kolektive pas humbjeve në zgjedhjet e 28 qershorit 2009 ata u përfshinë në vorbullën emocionale të kundërshtimit të verdiktit popullor, pranuan mashtrimet e Ramës për alibitë e humbjes së zgjedhjeve, për nevojën “e patjetërsueshme” të rizgjedhjes së tij në krye të PS dhe aksionin revolucionar politik. Por, pas çmendurisë njëvjeçare të trinitetit Rama-Ruçi-Ngjela, ata kuptuan dhe ndien rrezikun e asgjësimit politik të PS.
Aksioni politik njevjeçar i Ramës, veç dëmeve të pallogaritshme që i solli vetë PS, demokracisë ende të papërkryer dhe opozitarizmit parlamentar, pati një të mirë vetëm për Ramën. Ajo histori marroshe ishte një bankoprovë për rishtarët në radhët e PS-së, për të zbuluar përkrahësit e vendosur dhe kundërshtarët, për të njohur në thelb se çfarë bënin dhe çfarë mendonin partizanët dhe kundërshtarët kundër tij. Këtë e konfirmuan zgjedhjet e radhës në parti, të cilat u karakterizuan nga emërimet në krye të organizatave të rretheve, nga qejfmbetjet dhe krisjet midis bazës dhe instancave të larta. Nuk mjaftonin gjithë këto, por kryesocialisti paralajmëron përsëritjen e ritualit në shtatorin e ardhshëm, d.m.th. bën me dije për një valë marrëzish dhe absurditetesh të reja, gjë që duket se kryesocialisti po e kthen partinë jo më në një shoqatë për mbrojtjen e kapitaleve të karteleve ndërtuese, por në një formacion paramilitar. Këtë e dëshmon edhe vendosja e një polici në krye të socialistëve të Tiranës.…
Pikërisht qorrsokaku ku e ka futur partinë lidershipi rreth Ramës, e bën masën e madhe të socialistëve të humbasë toruan, të mos shikojë dritë në fund të tunelit dhe të rikthehet prapa, në gjurmë të vjetra dhe te lidershipi i vjetër. Kjo i ngjet historisë së skllevërve, që, kur kalonin te një padron i ri, dëshironin të ktheheshin tek padroni i vjetër, të cilit ia njihnin huqet. Në fund të fundit kjo tregon se Rama ua ka vrarë shpresën socialistëve të thjeshtë dhe tashmë ata e kërkojnë tek lideri historik i tyre, Fatos Nano, që do të thotë se Ramën e pret braktisja edhe e elektoratit tradicionalisht të majtë. Rikthimi i Nanos në gjirin e PS sigurisht që do të sillte parcelimin e përkohshëm të PS, por kërkesa për të është më tepër thirrje për ndryshim se sa parapëlqim për liderin. Një politikan i njohur thotë se, kush dëshiron të përforcojë nga brenda një parti duhet t’i afrojë rastin që kjo të trajtohet një herë me një padrejtësi të dukshme, sepse kështu ajo do të sigurojë një kapital ndërgjegjeje të mirë që deri atëherë ndoshta i mungonte…

Paralele mes Ramës dhe Nanos
Në shumë gjëra ata ngjajnë si vëllezërit siamezë. Pjesërisht ua ka imponuar subjekti politik, të cilit i kanë dalë për zot, ndonëse në periudha të ndryshme, ose më mirë mund të thuash se Rama imitoi pikë për pikë Nanon në linjat kryesore të filozofisë dhe strategjisë së PS. Ndonëse deklaroi se Ruçi i kishte mësuar filozofinë e të qenit anëtar i Partisë Socialiste, prej tij ka marrë vetëm patetizmin “patriotik” dhe veprimin e ashpër enverist. Litari nyje-nyje i frazave pa bukë, i frazave që nuk thonë asgjë, shpreh më së miri lidhjen e vazhdimësinë e detyrueshme, për të siguruar mbijetesën e partisë mëmë me anë të trukimeve e ngjyrimeve larashe nën pelerinën rozë të PS si dhe për një imazh ndryshe para ndërkombëtarëve. Së pari, që të dy përdorën të njëjtat slogane, gjoja nën një optikë të re politike, për t’u lidhur me elektoratin. Rama pështjelloi dynjanë me sloganin: “Përtej të majtës dhe të djathtës”, ku nuk shpjegoi asnjëherë se ç’donte të thoshte me të, por ajo ishte identike me “gjithëpërfshirjen” e Nanos. I njëjti slogan me fjalë të ndryshme, që në aparencë motivonte bashkimin mbi partitë, por në thelb, donte të thoshte, të gjithë kundër Berishës. Në këtë plan Rama është pasqyrim pasqyror (term nga fizika) i Nanos. Zoti Rama futi në tregun politik “politikën e re”. Edhe për këtë ende s’kemi marrë vesh se çfarë nënkuptonte ai vetë dhe as produktet e saj nuk i kemi parë. Por, substancialisht ajo zëvendësoi “meritokracinë” e Nanos, e cila degjeneroi me të drejtë në “shkërdhatokraci”, pasi socialistët shpresonin të drejtën eksluzive për “merita” pas marrjes së pushtetit me anë të kallashëve. Edhe në këtë rast kemi pasqyrimin pasqyror të Ramës te Nano. Të dy këta liderë, në vazhdimësi, operimin me slogane demagogjike e kanë linjën e retorikës politike të tyre, ashtu si kumarxhinjtë e regjur luajnë me bllofin…
Përsa u përket ndryshimeve, ato nuk janë shumë substanciale dhe nuk përbëjnë risi të Ramës, por flasin për avance të Nanos. Të paktën formalisht, kur në krye të PS ishte Nano dhe kur Kryeministër ishte Nano, në çdo bisedë, në çdo diskutim, në çdo marrëveshje, në çdo investim njerëzor dhe politik, flitej në emër të Partisë Socialiste dhe idealeve që ajo përcillte, kurse për kryesocialistin aktual çdo gjë kryhet në emrin personal të Ramës. Ndryshimi i dytë i dukshëm është përdorimi i mediave. Nuk mund të themi se Nano ishte për lirinë e plotë të mediave, por nuk përpiqej shumë për të qenë mbizotërues i tyre, ndërsa Rama i ka bërë mediat ta njohin mirë censurën dhe gazetarët autocensurën. Janë të njohura urdhërat banale me celularë në studiot e televizioneve, për të mos thirrur apo për të larguar këtë apo atë të ftuar nga emisionet me karakter politik e polemizues. Përsa i përket përgatitjes së liderëve të rinj nga gjiri i PS-së, në kohën e Nanos, kishin dalë një grup elitar nga socialistët e rinj në moshë. Ndërsa Rama pranon shumë të rinj në moshë, por nuk nxjerr liderë të rinj. I vetmi lider “i ri” nën drejtimin e Ramës është vetë Rama. Kurse të rinjtë e pranuar i përdor me qëllime tejet personale, pasi janë më të dëgjueshëm dhe janë më të etur për përfitime vetiake të pamerituara dhe jo ligjore.

Nano regjisor, Rama aktor
Krahasimi midis drejtimit të Nanos dhe Ramës në Partinë Socialiste ka edhe shumë anë të tjera të çelura e të errëta, ku mund të gjesh edhe ngjashmëri e ndryshime të tjera (për shembull në marrëdhëniet familjare, ku Nano i përballet realitetit, Rama i ikën), por në substancë thelbi mbetet i njëjtë: Fatos Nano, me natyrën e tij disi moskokëçarëse e tkurrte dhe e bymente Partinë Socialiste si në ciklet kozmike. Shkurt, Nano ishte regjisor në parti. I mirë apo i keq, kjo nuk është objekt i këtij shkrimi, le ta gjykojnë socialistët dhe historia. Edi Rama me natyrën e tij mbytëse dhe mbizotëruese me çdo kusht veç po e shkatërron malinjisht Partinë Socialiste. Përsa i përket shtrirjes dhe demokracisë së brendëshme në parti, politika e Ramës ka një dimension: vetëm ata që janë me mua dhe vetëm ajo që them unë. Kohët e fundit Rama u përpoq t’i japë vetes dhe partisë pamjen e martirit, për të tërhequr drejt vetes zemrën e zemërmirëve, për të paraqitur vetë pamjen e shpirtmirësisë, duke përfituar kështu kapital politik për zgjedhjet e radhës. Pranimet mekanike të disa vajzave dhe djemve, punonjës në Bashkinë e Tiranës, duke mënjanuar mjaft socialistë me përvojë dhe premtues për lidershipin socialist, tregoi frymën sunduese të klientelizmit, diletantizmit dhe autoritarizmit ekstrem të njëshit në lidershipin socialist. Pra, Rama është aktori kryesor në Partinë Socialiste, por jo regjisor, as i mirë e as i keq.
Fatmirësisht vetë socialistët ose pjesa më e ndjeshme e kuptoi të vërtetën dhe e ndjen se kryefjala e sotme e gjithë socialistëve të ndershëm duhet të jetë e përsëritur: “Të shpëtojmë Partinë Socialiste!”, rrjedhimisht dhe opozitën. Me Nanon apo pa Nanon, kjo varet nga vetë ata, është një çështje e brendshme e tyre. Pra me çdo kusht, me Nanon apo pa Nanon, duhet të shmanget rrënimi i partisë. Zërat që përmenda në fillim bëjnë një apel, të cilit i duhet përgjigjur. Alarmit të tyre PS duhet t’i thotë “PO” për rrezikun real që i paraqitet. Fundja më mirë një alarm i kotë dhe i parakohshëm se sa një alarm i vonuar. Profilaksia në vend të shërimit, do të thonin mjekët. Përvoja 20-vjeçare e socialistëve aktivë mund ta përcaktojë qartë diagnozën dhe terapinë. Por një gjë është e sigurt, shpëtimi i vërtetë i PS mund e duhet të vijë nga vetë PS. Sëmundja e vjetër: “t’i japim dhe një shans” nuk ka më shans për shpëtimin e PS. Këta zëra që sot kërkojnë Nanon kanë perceptimin e nevojës për ndryshime rrënjësore. Mbase një masë e mirë e socialistëve, pas dy dekadash, arriti në atë stad kuptimi të së vërtetës, që duhet ta kishte aplikuar që në qershorin e vitit 1991, me themelimin e saj, se besimi tek e vërteta fillon me dyshimin mbi të gjitha të vërtetat e besuara deri tani.

Precedenti “Vokshi”

Bashkejetojne nen nje strehe prej shume kohesh, kane edhe dy femije por ligejrisht jane te pamartuar. A duhet te deklarojne pasurine te dy keta individe, nese njeri prej tyre eshte subjekt i nr. 9049 dhe nr. 9367 (i ndryshuar) per deklarimin dhe parandalimin e konfliktit te interesave?
Ky rast nuk eshte hipotetik, por ka nje emer, ate te deputetes Albana Vokshi te Partise Demokratike. Deputetet e opozites e sulmuan deputeten e mazhorances per mos deklarimin e nje pasuria disa milione dollare, sipas tyre te bashkeshortit te saj. Madje, u publikuan ne media te shkruara dhe vizive edhe fakte konkrete qe tregonin qenien si aksioner ne shume kompani te ndryshme te z. Arjan Tartari, teksa as ky dhe as zonja Vokshi nuk pergenjeshtruan vlerat monetare te padeklaruara.
Ne cilesine e deputetes Vokshi, me nje deklarate per shtyp, beri me dije se i qendron dekralimeve te bera per pasurine e saj, por dha edhe nje version te sajin per arsyen e mosdeklarimit te pasurise se “bashkeshortit” Tartari.
Arsyeja eshte shume e thjeshte. Vokshi dhe Tartari nga ligji shqiptar nuk njihen si bashkeshorte zyrtare. E thene ndryshe, ata nuk kane lidhur nje kurore prane bashkise, ashtu sic ndodh zakonisht ne realitetin shqiptar. Natyrshem, pervec ketij akti formal ligjor, me te gjitha efektet Vokshi dhe Tartari jane bashkeshorte. Ata jetojne prej shume kohesh nen te njejten strehe dhe madje kane sjelle ne jete edhe dy femije. Por sic duket, ligjvenesi nuk ka parashikuar deklarim pasurie per bashkejetuesit, e palidhur zurtarisht ne martese. Kjo eshte vertete ironike, teksa ne kodin e familjes termi “bashkejetese” njihet zyrtarisht, madje thuajse me te drejta te barabarta dhe si martesa e zakonshme.
Te kete harruar ligjvenesi? Nese po, kur eshte vendosur ne kodin e familjes “bashkejetesa”, pse nuk eshte menduar edhe ndryshimi i ligjit per deklarimin e pasurise?
Rasti “Vokshi” rrezikon te krijoje nje precedent te rrezikshem ne realitetin shqiptar. 140 deputete, burra dhe gra ne Kuvendin e Shqiperise, nuk u kushton asgje qe, nese nuk jane te divorcuar, te divorcohen nga bashkeshortet e tyre dhe te gjitha pasurite ti kalojne ne emer te tyre. Behet fjale per pasuri, te cilat mund te vendosen duke shfrytezuar pozicionin dhe lidhjet e bashkeshortit, per shkak te te qenit deputet, minister apo edhe deri tek kryetar komune apo bashkie.
Duke ju rikthyer precedentit “Vokshi”, nuk ka akoma asnje deklarate nese posti i zonjes ne fjale si keshilltare ekonomike e kryeministrit Berisha gjata mandatit te pare te PD-se, ka ndikuar ne dhenien e koncensioneve per bashkeshortin “pa letra” Arjan Tartari. Sipas gjasave, Vokshi nuk ka asnje detyrim ligjor per te dhene keto shpjegime, pasi burri me te cilin bashkejeton dhe ka edhe dy femije, nuk eshte i njohur ligejrisht si bashkeshort. Ndersa Tartari, nuk ka asnje arsye per te deklaruar, pasi ai eshte thjeshte nje bisnesmen “beqar”, pavaresisht se ne gjendje civile rezulton babai i dy femijeve, te cilet kane per nene po ne gjendje civile, deputeten Albana Vokshi.
Per te mbyllur nje shteg te tille per te ardhmen, mendojme se rruga me e mire, eshte amendimi i ligjeve, per te perfshire edhe bashkejetuesit, si subjekt i deklarimit te pasurive bashke me VIP-at qe detyrohen nga ligji. Ka edhe nje mundesi tjeter, qe ligjit te lihet ne gjendjen aktuale dhe natyrisht, krijohet nje precedent shume interesant per fshehjen e pasurive te vena ne menyra jo shume te pastra. I vetmi efekt anesor ne kete rast, do te ishte shtimi brenda nje kohe te shkurter, i divorceve ne sallen e Kuvendit por edhe ne institucionet e tjera te rendesishme te shtetit.
Por ka edhe nje alternative tjeter, sic eshte ai i nje amnistie te pergjithshme te zyrtareve te larte per te deklaruar cdo pasuri qe nuk e kane akoma legale. Ne kete rast, sipas gjasave jo vetem nuk do te rritej numri . divorceve, por do te kishte kerkesa te shumta per miratimin e ligjit te poligamise. Shume VIP-a do te kishin mundesi te futnin brenda rregullave shume pasuri por bashke me ta edhe shume te dashura, ne emer te te cilave kane vendosur jo pak pasuri!

Blerti DELIJA

PRISHTINA ME 2500 HISTORI

Per cdo popull qe nuk “deshiron” te humbas historine e autoktonise se tij ,nje vend te rendesishem ne keto kohe moderne zene simbolikat e emertimeve te rrugeve ,shesheve ,lagjeve , institucioneve ,si dhe ngritja e monumenteve , shtatoreve e tjer kushtuar figurave dhe periullave historike te kombit . Ne cdo kryeqytet ( e me gjere) te Europes e Botes perendimore sot jane perjetsuar emertime qe tregojne dhe lidhin epok pas epoke te historise se tyre prej qindra apo mijera vitesh ,madje edhe ku mungojne bota e qytetruar eshte munduar ti “krijojne”. Ne shqiptareve si pak pupujve te Europes keto simbole e simbolika te historise se hershme ,mesme e te vone nuk na kane munguar kurre ,por perkundrazi NE shqiptareve te Shqiperise “Londineze” na ka “munguar” vullneti per te vlersuar kete trashigimi krenare te historise . Shembulli me sinjifikativ eshte ai i kryeqytetit tone Tiranes , e cila rreth 65% te emertimeve te rrugeve ,shesheve e tjere i ka me emrat qe vijne nga skutat e e komunizmit bolshevik te maskuar me luften e dyte botrore , edhe pse shumica e ketyre emrave jane te sakrifikuar nga lufta civile per pushtet brenda Partise Komuniste Shqiptare ,eprishtina jo te rene ne lufte kunder pushtuesve fashist.. Por edhe sikur te gjithe emrat e deshmoreve ,heronjeve apo kontribuesve te tjere te luftes nacional-clirimtare te ishin te vertet , kjo histori 3 vjecare perben pak me shume se 0.1% te historise rreth 2500 vjecare te Shqiperise… Gjithsesi ate qe nuk e ka bere shteti i pavarur shqiptare rreth nje shekullore , e ka bere Kosova ne 11 vitet e cliruara nga okupatoret serb…Pikrisht per te nderuar sadopak kete pune te mrekullueshme te pushtetit e shtetit te shqiptareve te Kosoves po sjellim ne “kujtese” disa nga emertimet kryesore te rrugeve ,shesheve ,monumentet e tjer qe hijeshojn kryeqytetin e Kosoves, Prishtinen : Mbreti Bardhyl , “unifikuesi” i fiseve Ilire dhe themeluesi i mbreterise se fuqishme (Ilire) ne mesin e shekullit IV para Krishtit. Aleksandri i Madh , mbreti i Maqedonise ne vitet 336-326 (para Krishtit), ishte me nene Ilire . Mbreti Longar , nga Dardania i cili mbreteroi nga fundi i shekullit III (para Krishtit) ne Dardanin e kohes , (Kosova e sotme). Mbreti Pirro i Epirit i cili hipi ne fron ne vitin 309 (para Krishtit). Mreteresha Teuta , (gruaja e fuqishme Ilire ) e cila filloi te mbreteroi ne vitin 231 (para Krishtit). Mbreti Gent , Iliri famemadh qe udhehoqi mbreterine Ilire nga viti 186 deri ne vitin 168 (para Krishtit).
Perandori Dioklecian, ishte me origjine Ilire . Qendroi ne krye te perandorise Romake ne vitet 284-305 , mbas lindjes Krishtit.
Perandori Justinian (527 – 565 ), origjina e tij eshte nga fshati Ilir Tauresium afer Shkupit te sotem . Ketu (afer) Diokleciani ngriti Vikariatin e dyte qe e quajti Justiniana Prima ku varej kisha Dardane dhe ajo e Prevalise . Gjithashtu ndonse Iliriku bente pjese me Perandorin e Lindjes ,njohu pushtetin e Kishes Perendimit , Papes.. Jan Kukuzeli nga Durresi (Shenjetor) dhe muzikanti me i madh i shekullit XI . Shteti i Arberit , nje organizim shtetformues i fiseve Ilire ne nje Shtet te vetem ,mjafte te njohur nga shekulli VII deri ne ate te XV… Muzakajt, nje nga fiset ( apo familjet) themel te Arberise…
Gjergj Balsha , nje nder pinjollet me te njohur te dinastise Arbnore te Balshajve ,qe ndertoi principaten (apo shtetin) me kufij mjafte te njohur e zgjeruar te Shqiperise Etnike ne shekullin XIV dhe fillimin e atij te XV…
Gjergj Kastrioti Skenderbeu ,kryeheroi i shqiptareve dhe Europes kristiane (Shek.XV)… Onufri , piktor shume i njohur i shekullit XVI. Pikturoi afersket e njohura deri ne ditet tona ,vecanarisht ato ne Kishen e Shen Premtes dhe Shen Nikolles (Elbasan),Shen Teodorit ne Berat , profetit David e tjer..
Preveza ,krahine historike shqiptare e mbetur nen shtetin Grek.. Butrinti,qytet i lashte shqiptare ,qe pervec bukurise natyrore mahnitese , ruan edhe nje histori qytetrimi e zhvillimi mbi dymije vjecare. Vlora , edhe ky nje qytet historik , qe ruan brenda edhe diten (28 nentor 1912) kur Shqiperia u deklerua boterisht si shtet i pavarur… Durresi , qytet i lashte ,por edhe qender e rendesishme administrative , qytetare dhe fetare . Ketu u ndertuan qe ne shekullin e pare te lindjes te Kristianizmit faltoret (kishat) e para ne te gjith Ilirine dhe Rajonin.
Tirana ,Kryeqyteti i Shqiperise “londineze” sot , ndersa neser shpresohet i krejt Shqiperise Etnike…. Ne Prishtine ka edhe mjaft emertime te rilindasve shqiptare , si Abdyl Frasheri , Mihal Grameno , Papa Kristo Negovani , Naum Veqilharxhi , Pashko Vasa e tjer. Vellezerit Topulli, patriot te flakte te ceshtjes kombetare . Mbreti Zog I , shtetformuesi i nje shteti te vertet te shqiptareve… Nje nderim te vecant u ka rezervuar Prishtina Albanologeve ,Historianeve dhe studiuesve te huaj , si Milan Shuflaj , Norbert Jokli , Gustav Majer , Edit Durham e tjer..
Ne Prishtin jane nderuar edhe albanolog ,historian , gjuhtar ,poet , shkrimtare si dhe veprimtare te pendes e mendjes shqiptare , si Eqerem Cabej , Ernest Koliqi , Aleks Buda , Selami Pulaha , Mustafa Kruja , Gjergj Fishta , Ndre Mjeda , Hil Mosi , Luigj Gurakuqi , Mit’hat Frasheri , Musine Kokolari ,Vasil Andoni , Lasgush Poradeci , Anton Harapi … Prishtina “shenjetron” vetvehten me Nene Terezen , (bamirsen dhe shenjetoren shqiptare me fame boterore) ,te ciles po i nderton edhe nje katedrale madheshtore ,te cilen do ta inagurojne nga fundi i gushtit me rastin 100 vjetorit te lindjes se saj… Kryeqyteti i Kosoves ka shprehur mirnjohjen edhe per dy figura boterore qe kontribuan per ceshtjen e Kosoves , me emrat ish presidentit te SHBA-se Bill Klinton dhe ish Kryeministrit te Anglise Toni Bler , qe ishin faktor kyc ne vendimet e nderkombetarve per debimin e kolonialisteve serbe nga Kosova ne vitin 1999. Nje nderim te vecant Prishtina i ka “rezervuar” edhe deshmorit kavajas ,ushtarit te UCK-se Indrit Cara ,qe dha jeten per clirimin e trojeve shqiptare te Kosoves…e tjer.
Vlen te kujtohet se Kosova ka perjetsuar edhe dy martiret shenjetor te kristianizmit , Florin dhe Laurin , te cilet u martirizuan ne fillim te shekullit Dyte nga shteti pagan romak. Flori e Lauri kane Kishen katolike shqiptare ne Grazhdanik ne emrin e tyre…
Simbolika e skalitur ne kujtesen e emertimeve te Prishtines , qyteteve e vendbanimeve te tjera te Kosoves eshte shume e madhe , aq sa vete historia e autoktonise mijera vjecare te shqiptareve te Kosoves e me gjere … Ndersa Tirana , kryeqyteti i Shqiperise politike (te 1913) , sic shkruam me siper jo vetem ka me shumice nje simbolik emertimesh te voneshme e te dyshimt , por me ane te nje pjese te Mediave te “pavarura” ( te pavarura tek politika kombetare ) “injorojne” simboliken historike te Kosoves dhe zhurmojne hapsiren shqiptare e me gjere , per nje emertim (aksidenteal) te ndonje rrugice me emrin e filosllavit ,diktatorit e antikombetarit te terbuar , stalinistit Enver Hoxha . Kjo “rrugice” (simbolikisht) me siguri eshte e vetmja menyre e nendheshme qe komunikojne antishqiptaret e pakte qe vegjetojne ne Kosove , Tirane e tjer… Gjithsesi flladi Europerendimor i emertimeve te rrugeve ,shesheve e institucioneve te Prishtines e Kosoves , eshte garancia e autostrades pa kthim e shqiptareve , per te bere realitet enderren e Europes se Bashkuar … Te mos harrojme se edhe endrra jone e kahershme ( si ajo e BE-se) ka ne themel bashkimin, e jo te mallkuaren ndarje.

Ndue Bacaj

SHIJA E TEKILES NE DASMEN E NJE PARISIENI

nga Fadil Bala, Bruksel

(vijon)
ishte ilaçi per diete, sepse kishte shtuar nje kilogram me shume ne peshe. Eh sa larg jemi, e sa gjera na ndajne me boten e qyteteruar-mendove une- edhe Terri jeton nen kujdesin e vazhdueshem te qeverise, qe i ka garantuar me kohe te gjitha te drejtat e kafsheve. Ai ka mituelin rimbursues te medikamenteve, ka doktorin personal per sherim, ka te gjitha dekumentat e nevojshme per te udhtuar deri ne fund te botes po deshi, ka…. shkurt gjithçka me shume ai nder kafsh. se sa une nder njerz. Une kame nje jete te tere “endacak rrugeve te botes” duke endrruar per nje jete te ballancuar me njerzit e tjere, por me sa duket ne shqipetaret e paskemi te pa mundur, per te “kapercyer stegen”(qe per ne paska pas lartesine e ylberit) te pakten edhe per disa breza te ardhshem. Keshtu mendova, por me ze nuk fola, se me duket nje vertet e turpshme. Qeshtu  me ç’ka po thot qeky njeri, gadi-gadi me te shkua mendja me than: O sa mire me ken qen.! leshoj ne shqip batuten e rradhes Arberi.
Nejse. Pastaj duke thyer heshtjen, çifti Ricky na shpjegoj pak a shume menyren e jeteses se tyre: Ne nuk kemi lindur femije, bejme nje jete te mire, jetojme vetem, edhe prinderit i kemi çuar ne shtepi te pleqeve qe te vdesin atje. Babai mbasi jetoje aty per 9 vjet me pensionin e tij, deri tani para ca ditesh kur vdiq. Disa dite para se te jepte shpirt i shkuam per vizite e takuam. Kur babai vdiq, puntoret e ketij institucioni -vazhdon Ricky,- e percollen vet per ne banasen e fundit, sepse ne ishim ne Kanada per vakance. Pasi u kthyem e mesuam adresen e varrit te babait, me ane te nje letre qe gjetem ne kutin postare ne shtepi derguar nga institucioni i funeralit. Kurse nena vashdon te jetoj akoma aty. Ajo eshte e kenaqur.
Eshte normale -e perkrah partnerja,- qe prinderit te varrosen duke u nisur nga shtepia e pleqeve ose nga spitali dhe jo nga shtepia e tyre e vertet.
Ne shume raste ndodh qe te vdekurit te varrosen vetem nga punonjesit funerale, te cilet paguhen nga te afermit e te ndjerit, ose kur i ndjeri i ka lene testamentin e pasuris se tij komunes per ta administruar. Kurse ne shume raste te tjera, te vdekurit digjen ne furra re veçanta, per tu ruajtur hirin, ndoshta jo per te kursyer shpenzimet e varrimit, por kjo eshte çeshtje tradite. Jo, ne shqipetaret kemi tjera tadita i thash, por me shume nuk fola se s’me pyeti.
NJe ndjesi e mbrendshme me fluturoj me shpejtesine e mendjes e me uli atje ne vendim tim, dhe ashtu ne heshtje duke menduar se me ç’fare nderimesh e rrespekti i percjellim ne shqipetaret per ne banesen e fundit jo vetem Prinderit te afermit tone, mu krijua bindja: Veshtire se ka edhe nje kombe tjeter ndoshta ne hapsiren planetare si kombi shqipetare qe vlereson familjen me shume. SHpjegimi qe me beri Rincky Vinkel  me bindi per nje fakt qe me ka bere pershtypje gjithnje: GJate 11 vjeteve qe une jetoj ne Belgjike, asnjhere te vetme nuk vura re nje lajmerim gjekundi per vdekjen e njeriut, ashtu siç ndodh zakonisht ne vendin tone. Krejt ndryshe ndodhe ketu kur humbe nje qen ose nje mace, ne keto raste mbushen me shpejtesi, vendet me te ekspozuara me lajmerime e afishe per te sensibilizuar kudo njerezit per gjetjen e kafshes

“Allah-Allah”…
Te pa njohurat dhe çudite per mua me sa duket sonde s’paskan te sosur. I pa mesuar dhe tejet “injorant” ne keto lloje ambjentesh, mbeta pa mend, kur pas tri tavolinave ne te djathten tone, po me vrisnin syt dy meshkuj te moshes rreth 25-30-ave, njeri dallohej se ishte afrikan, tjetri dore e bardh, te cilet po “lepiheshin” me njeri-tjetrin pa pike problemi, tamam ashtu si cjept, madje kaluar atyre me ndryshimin sepse cjept nuk shkojne per ate “punen” tek njeri tjetri, kurse keta besoj se ua merr mendja vet pa ua then une. Per te shuar kurjozitetin se ç’eshte kjo rrace gjitaresh, natyrisht pa u prek “erzin”, por me takt pyeta mulaten e vogel se kush ishin ata dy meshkujt ne tavolinen nr 21. Ezmeralda me shpjegoje: Ai me thonje me manikyre eshte daja im, vellaj i vogel i mamit, erdhi para dy vjetesh nga Kameruni, u dashurua me ate burrin me koken e rruar, qe eshte vellaj i njerkut, u celebruan dhe fitoj dekumentat e qendrimit ne definitivisht ne Hollande. Atje  bashkjetojne dhe muajin tjeter do te martohen. A do vish edhe ti xhaxhi ne dasmen e tyre? Ku te vij more i bertita i xhindosur! Ik tani e luaj me femije.Te qofsha fale o I Madhi Zot, ç›far zemre gjigande ke!
T›ju them te drejten edhe tekila sikur m›u kthye ne leng geshtejash, edhe karkalecat e renditur mbi pjatance, sikur m›u bene krimba parazitare. SHkurt, mu duk vehtja ne pozicion te dukshem jasht loje. Nigo shqipe, kan pas than 2000 pa pak e 2000 e pak ka mu ba”Kiameti”, pra qeky asht fundi i botes,- u tall me mua Arberi,- i cili po qeshte i rrezervuar duke me dhene te kuptoj se: Ehu sa kam pare e degjuar une ketu prej ketij soji, aq te mira paçim. Po ti kqyr mor vella qetu ne tavoline tane, ç’ka po ke me te tjeret,-me keshilloj -.Mandej ti mos u çudit bre burr, se edhe ne shqipnin tone qekjo pune ashte tuej u ba ligj prej qeverise. A e lexove letren e hapun qe i ka shkru Klodi prej Lezhe, Berishes e Rames bash per qekyt hall.
Por megjithate, duke me kuptuar kurreshtjen time se s’po me rrinin syt rehat, Arberi me shpjegoje nje tjeter fakt iterresant te pakten per mua, qe krejt parasysh e kisha por une se dija: I shikon ata te dy çiftet prane kolones aty ne mes te salles, te cilet kane afruar dy tavolina se bashku? I njoh jemi komshi, jane dy vllezer maroken me bashkshortet e tyre, jane shoke pune te dhendrrit, (me pyeti por edhe po me shpjegonte Arberi) Dy vllezerit Maroken kishin zgjedhur nga një pjatance tradicionale te tyren, kuskus, dhe po ja gufatnin hashash per shtate pale qefe, shoqeruar nen ritmin e shtruar te melodive te sureve te allahut ne arabisht, qe kumbonin mbi zhurmen e salles. Ai qe ka mjekren e bardh te fryre ka vajzen e tezes se tij per grua me te cilen ka 11 femije dhe pse eshte 51 vjeç, kurse ai tjetri i veshur me djellabah, me tespih ne dore, ka 13 femije me dy gra, me vajzen e dajes se tij qe eshte gruaje e pare ka 7 femije, kurse me gruan e dyte qe eshte edhe vajza e xhaxhait te tij, zoti i ka fal 6 vajza. Martesa te tilla jane krejt normale dhe ne traditen e tyre, perfundoj shpjegimin e tij Arberi. El Hamdoulilah !
Ky fakt, natyrshem me solli ndermend mesuesin tim te frangjishtes, nje njeri shume i aposionuar pas statistikave, kur nje dite ne nje bisede te lire me tha: Duke ditur se Belgjika ka nje popullsi rreth 11-milion banoresh, nga te cilet rreth 25 %  jane etrangé, dhe duke krahasuar numurin shume te vogel te femijve qe lind nje çift belg autoktone, me numurin e lart te femijeve qe lind nje çifti etrange, fjala bie si keta dy vellezerit marokene, perkatesisht me 11 dhe 13 femije, athere i bie qe pas disa brezash, shifrat e me siperme te ndrrojne polet  per t’mos thene se do vijne nje kohe,(pa dashur te bejme profetin) se Belget e mbetur ne vendin e tyre,do rradhohen, deri ne ate mase sa nje belg autokton mund te konsiderohet “monument kulture”. Nejse. Ketu i thone France, me nje popullsi rreth 65.5 milion banore, e s’besoj se ndikon edhe aq kjo, sepse vetem Parisi eshte rreth 11 milion banore, aq sa eshte krejt Belgjika. Mandej kjo s’eshte analize qe me takon mua te beje, por une e thash ashtu kot, se si mu dha, por le te kthehemi ketu ne sallen “kontrasteve”

Mali me mal nuk takohet, por njerzit takohen nje dite.
Te mençur e kane thene te vjetrit nje fjale: Kur njeriu bredh shume, ose ai gjen diçka, ose ate diçka e gjen. Keshtu me ndolli edhe mua sonde ne kete dasem. GJeta nje surprize vertet te kendshme. Po shpjegohem konkretisht:
Krejt ne qoshe te salles ne nje tanoline trekendeshe, pothuajse pas deres, nje meso-burr po rrinte i veçuar. Here pas here filmonte me kameren e tij te vogel, te cilen gjithnje e mbante varur ne qafe, ato pjese qe atij i dukeshin me interesante, pastaj ulej e “perqafohej” me tekilen, me te cilen dukej se kishte marrdhenje shoqerore te shkelqyera. Frangjishtja e tij e dobet gramatikore e diktonte se ishte emigrant, ose te pakten jo vendali. Nuk e di sepse por qysh ne krye te heres, me sillej ne mendje ashtu si ne mjergull zeri i tij karakteristik e qe gradualisht po me ngacmonte kujtesen. Boll e vura memorjen ne prove, por s’po ma nxirrte ne siperfaqe ekzakteshisht as vendin as kohen, se ku dhe kur e kisha par apo degjuar.Por edhe ai s’po mi ndante syt,me shikonte ashtu vjellurazi e me takt, e me duket se me kapi nje here ne kameren e tij te vogel. Ndoshta mund te jemi ne te njejtat vale mendova, ndaj i u  afrova dhe e pyeta per nacionalitetin: Excusez-moi, vous êtes de quelle origine, monsieur? Je suis albanais, j’habite ici à Paris, mu pergjigj. (Jame shqipetare, ketu ne jetoje ne Paris) Po ti fol bre shqipe i thash. A je burr.Te paça me ndere ma kthej. ç’ka po i kie hadhet vella, qysh po kalon? – me pyeti me dialektin e krahines se vet.Gjall u gjegja.Po ty t›kahit t›kena deshi me dit. Une jam bash prej Malesise se madhe te SHkoder Loces iu pergjigja. U prezentuam. Cakrruam gotat. E ftova ne tavolinen tone. U beme 4 shqipetare. Si zume vend, fill me pyeti me hajgare: Marshallah, allahile sa killo peshon e sa vite po ke? Syte te lumshin, ja ktheva alla malsorshe edhe une ashtu me shaka, e ne menyre krejt dashamirese i bera nje vrejtje te vogel: Burri s›matet me killo, as me vite, por me veprat qe ka ba ne kete durnja, te mira apo te liga kofshin, duke i kujtuar atij se tjetrit si vjen fort e pelqyeshme pyetja per peshen trupore e per vitet e tij qe ka mbi supe.Une kam 53 vite, dhe peshoje 130 killo e 130 gram, ja rreshtova treshat. Vura re habi ne mimiken e tij ndoshta per ekzaktesine e peshes deri ne 130 gram, por s›me kerkoj spjegim, kete rradh s›me pyeti me.Qekto 130 killot i kame t›shqypnise se guri i rane po pashoka fort ne vend t›vet, e qeky çikrrimci i vogel, 130 gramçi asht i ktuhit se ne toke te huaj insani s›po peshoka kurrgja, ja shpjegova kurreshtjen duke u munduar ti pershtatesha dialektit te tij. Besa po, qashtu asht, ma kthej ai. Hajt tu ngjatt jeta. E po dolli-bashi rroft e qoft ja ktheva me hajgare dhe cakrruam gotat.
Mbasi pime nga dy-tri gota me tekila e u nxe nje fije loja, Kosovari s’priti me e hyri ne teme: Allahile a po din pse te dveta per killot? Jo i thash te verteten, por ti hiç mos ki dert bre burr. Une hajgare bana. Nigo:-me tha- Ne fillim dhash e mora por qe besa, tybe n’Zotin nuk te njofta. Por mbasi e rraha mendjen, ajo me kallxoj: Qeky asht qaj njeri qe me pas kane edhe nje rrefugjat tjeter me qekto killot e tij ne gomonen e qasaj nate para 11 vjeteve, qe ishim shterngue fort me sho-shoqin kur kaluam detin, qe besa u mbytem e na hangri dreqi krejt. Mbeta i shtangur. A hiç s’po te kujtohem-a? Qysh bre m’ke harrue qeshtu? Mu drejtua-e po me shikonte kujdesshem sikur vertet po me vlersonte per peshen e per vitet. Nje ndjesi e brendeshme mi shpeshtoj rrahjet e zemres duke me zhytur ne emocionet e atyre tete oreve te tmerrit te asaj nate, midis detit te pa ane, ku dallget e terbuara luanin me jeten tone ashtu si tu tekej, Bash per kete e kishte fjalen Pejani. Ai kishte te drejt. U ndjeva gadi i turperuar e sinqerisht i kerkova ndjese, sepse nuk e mbaja mend kete njeri, e qe rrethanat s’me dhane mundesi ti mesoj as emrin e ti shikoj as fetyren, perveç zerit te ulet qe flisnim per arsye qe dihen.
Sa shume kujtime dritheruese m’u rishfaqen ne ato çaste: Mu kujtua ai skafisti “shkurtabiq” nja 25 a 30 vjeç, i cili ne ç’do tri fjale dy i kishte te pista, kur na fotografoj ne çastet e nisjes, sigurisht per llogari te tij. Pse tua fsheh nje mendje me shoshte se kjo mund te ishte edhe fotoja e fundit e jetes, sepse te jemi te ndergjegjeshem, se ne ate situat ishte teper e veshtire te fitoje betejen mbi frigen. NJe foshnje po qante ne gjinjet e te zezes nene, pushoni e u hedha te gjithve ne det, a se shifni se po ndiqemi nga guardia financa?-i kercenonin prinderit e shkret, skafistet me pistoleta drejtuar mbi ta.
Mbaj mend nje fraze te nje burri me dialekt kosovar, qe me eshte ngulitur ne mendje, tek me vuri doren te sup, ashtu ne erresire me tha: Vet per veti s’po kam gajle kurr i grim, por jam ka tutem fort per njekta ferishte (femij te vegjel), ç’ka te ket shkrue Zoti ka mu ba. Kujtoj gjithashtu se kur na zbriten ne afersi te bregut, ne nje meter e gjysem uje thellesi, dhe  pasi prekem bregun, ai Kosovari puthi token edhe pse ishte territor iatlian (leçe), ne shenj shpetimi te femijeve.
Por edhe aty, befasisht u perballem me karabinjerine italiane, e ne keto rrethana u shperndam me shpejtesi nga njeri-tjetri duke humbur ne errsirene ne dejtime te ndyshme, tamam ashtu si shaçmet kur dalin nga gryka e çiftes. S’me kishte  ndodhur ndonjehere te ndahem nga dikush ne ate menyre.
Keto dhe tjera kujtime dritheruese, mu rishfaqen ne mendje, per pune sekondash, qe edhe pse kishin kaluar 11 vjete, me djersiten per do minuta te mira.
Por si do qe ta shohesh nuk duhej ta kisha harruar kurr ate njeri, me te cilin se bashku familjarisht kishim perjetuar pjesen me te rrezikshme te jetes tone, gjate udhtimit drejt te pa njohures ne terrin pus te zi te asaj nate, mbi gomonen “e vdekjes” ku vertet jeta dhe vdekja qene afruar krejt pran njera-tjetres. Per nje fije kapem momentin per tu rregjistruar edhe ne ne listen e gjate te atyre qindra njeresve qe thellesia gllaberuese e otrantos ka perpi, pa len gjurme, pa njohur çmim, e pa u ngopur kurr. Por vetem fuqia e zotit mund te shpetoj ne raste te tilla.
Kesisoj, une dhe patrioti hyme ne nje bisede plot dashamiresi e kujtime per ngjarjen e asaj nate, ku me vdekjen u pame sy me sy, por edhe per te panjohurat qe po na shihnin syte ne kete salle. Mandej helbete, kur je ne toke te huaj, me nje patriot te mire, qe ke kohe qe e ke kerkuar “ne qiell” dhe çuditerisht e “kape” ne dasem duke ja thene tekiles, natyrisht pse mos ta themi se edhe biseda e merr vet nje marrsh, me shume. Ja kjo ishte arsyeja se pse une e kerkoja kosovarin. Duke qene keshtu, natyrshem u bera kengetar pa ditur te kendoj duke ja marr se bashku me Pejanin sipas qejfit tone, asaj kenges se bukur shqipetare:Mali me mal nuk takohet, por njerezit takohen nje dite.
Midis te gjith atij mozaiku kengesh, kercimesh e kulturash te ndryshme, une po ju them me sinqeritet nje gje:Me e bukura valle ishte pogonishtja e jone, po po edhe pogonishten shqipetare e kercyem aty (na kishte marr malli per nje valle shqipe, mandej jemi shqipetare e kemi qejf tia lem pak vehtes, te mburremi e te ekspozojme gjerat e bukura) Pse pritej Lushniari pa bere diçka te tille? Ai na “urdheroj” te treve: Arberin, Kosovarin dhe mua duke me flakur tej ndrojtjen. Te ngrihemi e te kercejme vallen shqipe te katert, duke  me bere edhe mua vadhtar pa ditur te kerej. Normalisht kur mbaron filmi vetem athere njerzit duhet te dalin nga kinemaja, mirpor une bashke me Arberin dhe Maxhunin, pasi uruam çiftin, dualem nga salla pak me shpejt. Ndersa dasma vazhdonte, ne erdhem ne banesen e Maxhunit per te pushuar disa ore.
Te nesermen siç e kishim patur fjalen me çiftin, fillova ti shkruaj keto rradhe per gazeten SHqiperia Etnike, ashtu siç i perjetuam, duke u ndihmuar edhe nga gjirimet qe Maxhuni  kishte filmuar me kameren e tij.

E penguara

Nga Gjokë Vataj

Ma parë se me marrë në shqyrtim këtë rroman e ndjej si domosdoshmëni të pashmangëshme me ua ba të njohun lexuesave të këtij shqyrtim vlersimet e përsonaliteteve që e ilustrojnë këtë libër të cilat ndodhen në pjesët e mrendëshme në fillim dhe në fundë të këtij roman. Sedoqë këto thanje e mbase edhe ma shumë se këto thanje mundë të ndikojnë tek lexuesat fama e tyne aq sa guximin tim me ja hy këtij shqyrtimi munden me e konsiderue jo vetëm të tepruem, por ndoshta edhe të marrë. Me deshirën ma qellim mire për me kontribue në ringjalljen e asajë kritike që i jep drejtimin e duhun zhvillimit të artit tonë letrarë vendosa me e vu këtë shqyrtim timin ballafaqas me vlersimet e këtyne përsonaliteteve
Magazinë literaire: “Në këtë roman të fundit që përbën një nga kulmet e artit të Kadares, kthjelltësia e stili luksoz të kujtojnë bukurinë diamantine e kontraston shpesh me tragjedinë u ngjadhë ndjenja e mendime të thella. Ka ardhë koha që Kadare të marrë çmimin që meriton. Jepjani Kadares Çmimin Nobel”.
Ismail Kadare është një shkrimtar që krijon hartën e një kulture të tërë, të historisë, të pasjonit të folklorit poliltikës dhe katastrofave të sajë, Ai është nji shkrimtar universal me nji traditë narracioni që e ka origjinën që nga Homeri ” John Carey.
“Kadare mundi titanët nderkombtarë të letërsisë me Çmimin Buker.” Shkruen Dhe guardian.
Është anë vizionare që përbën forcën madhore rreth 20 librave të Kadares e rrokë historinë me një frymë të fuqishme Shekspirjane” Historia e letërsisë europiane Aschette Paris.
“Njërën këmbë në Shqipërin e moçme gojore dhe legjendare me rrënqethjen Homerike e me këmbën tjetër në modernitetin më të spikatur dhe më finok , Kadare gjëndet në kapërcyellin e të dy botëve. Nga kjo rrethanë e jashtzakonshme arti i tij krijon akorde të fuqishme dhe të goditura” Dominique Fernandez
“Një nga romancierët më të shquar të kohës tonë në të gjithë Botën dhe në të gjithë kohërat është Kadare” wall Street Journal.
“E kemi thënë më parë e do ta themi prap Kur do ta n johë Stokholmi kalibrin e jashtëzakonshëm të këtij shekulli?! Figaro Literaire, Paris
“Kadare krahasohet me Gogoliin, Kafkën e Oruellin, por Kadare është më origjinal e universal me rrenjët thëllë në tokën e vet”Shusha Guppy,Independent on Sunday.
“Ismail Kadare është pa dyshim shkrimtari më i shumanshëm i kohës tonë.” Alain Bosquet,Le Quotidi de Paris.
“Kadare është i rrahur me të gjithë dadhgët e artit modern bashkohorë. Ai gëzon avantazhin e madh të mos ketë patur nevojë të çajë kryet. Ai ka mundur ta mbrojë artin e tij nga të gjithë lustrat e shëmtuara” të izmave” zhurmëmëdha aq shumë të çmuera prej doktorve tanë të kritikës.Vepra e tijë sa ç’ është ushqim shpirtërorë, po aq është edhe art sublim.” Michael Kleeberg,Die welt.
“Ai është me ideali në letërsi kur lexon diçka të sa po botuar e kupton që kjo do të bëhet klasike Se i përket ma të madhit shkrimtar të kohës Ismail kadare”Guillaume Allary,Elle.
Të gjitha këto lexuesin natyrisht e kanë dehë deri në atë pikë sa të duket e pa mundun me i shkue afër prekjes së vlersimeve të tyne.Mund të them i sigurtë se vëllimet e elozheve kushtue librave të këtij shkrimtari munden me qenë sa librat e këtij autori ,e megjithë këte kritika nuk ngurron me shqyrtue ate çka ajo mendon se i shërben përmirësimit të cilësis së artit që nuk dihet pse e si e tek edhe personalitetet e mëdha të letrave po përpiqen me e ba sinonim me sasin .Por meqenëse ata që dinë të lexojnë atë vlersim që vetë krijimi i ban vehtes së vet, unë do të mundohem ta paraqes me vretjet ma të sinqerta të kritikës time.
Në fillim të Romanit ” E pënguara” Shohim këtë kushtim:” Vajzave që u vajzëruan në internime.”
Kjo folje ” U vajzëruan nuk egziston së paku po them në gjuhet ma të përparueme. Fëmija e lindun vajzë nuk ka si vajzërohet e vajzë konsrderohet deri sa të martohet. Prandej kjo folje do të mund të ishte e përshtatëshme për djemët që shëndrrohen në vajza.
Faqe 10 rreshti 1″ Me një shpeshtij të marrë”
Shpeshtia varet nga përsëritja e marrisë, ose e urtisë. F. 11 rreshti 4-5″ Ndanse kishte mundur ta gëdhtiste gjysmën e fjalës.”
Si mund të gëdhtitet gjysma e fjalës e si mund të ndahet fjala në dy gjysma?!
F 11 rreshtat 25- 26:” Gjer tek dera e komitetit të partisë nuk ishin veçse dyzet sekonda.”
Gjatësia e nji rruge varet nga shpejtësia që përdorë njeriu.
F 14 rreshti 14 :” Si në zbardhje të vetëtimës vetetuan të tëra lëmsh vija ndarse e gjijve pastaj lotët që s’kuptoheshin pse”
Mos vallë justifikohet pakuptueshmëria me shtjellime moderne?!
F 14 rreshti 23:” Ndërsa me vehte përpiqej të grumullonte pezmin, që kush di pse po e braktiste.”
A egziston njeri që dëshron me grumullue pezmin brenda vehtes së vet?! A duhet thanë e braktiste pezmi njeriun, a njeriu pezmin?
F. 19 rreshti i fundit:” Në ato çaste pati ndjesinë se zbrastësia brenda tij po rritej me shpejtësi.”
Zbrastësia mund të zgjanohet e të thellohet por kurrsesi të rritet se rritje do të thotë lartësim e zbrastësia ashtë sinonim me boshllekun. E boshlleku nuk ka si rritet.
F23 Rr 5:” Me një qartësi verbuese i erdhi ndër mend rradha e spektatorve.”
Egziston dritë verbuese, jo ” Qartësi verbuese”
F. 24 Rr 11:”Fol, çke , nuk t’i duroj dot lotet, as ato frazat sibiline..”
Ç’ farë do të thotë ” Fraza sibiline?! Sëpaku të thuhej fjalët.
F24 Rr i fundit:” Ashtu e kam punën, ose as njëra, as tjetra., një i tretëë ndoshta
A mundet kush me i dhanë maje kësajë fjalije?.
F25 Rr 1:” Në sytë kishte një dritë të keqe.”
Do të mund të thuhej nji shikim të keq ngase drita ashtë gjithmonë e mirë.
F25 Rr 21:” Ato trajta foljesh të panatyrshme mendoi ngrirazi, herë në kohën e tashme, herë në atë të vdekjes.”
E para çfarë do të thotë:” i mendoi ngrirazi” dhe e dyta, cila ashtë ajo koha e vdekjes të foljes?!
F29 Rreshti 7″ Për një përkim të habitshëm të gjithë kandidatët për burg, shpeshtonin ardhjen në klub pikrisht përpara fatkeqsisë..”
Kandidat janë ata që hellin kandidaturën, ndaj ashtë e pa marrshme me mend ta ketë hellë kush kandidaturën për me hy në burgun komunist e ata që i friksoheshin burgut mundoheshin me u ba sa ma të pa dukshëm në publik. Pra ” Jo përkim i habitshëm” por i pangjashëm.
F30 Rr 25″ Dy herë për shkak të thinjave të tij si ajo e çelizave të pararojës s në tru”
E kur ashtë degjue se truni paska edhe çeliza të pararojes?!
F. 31 Rr 10:” Kur acari nga sytë i kishte kaluar tek frymëmarrja , tëk supet, sidomos në rastet para çveshjes. Madje i ai kishte dyshuar se mos ishte e virgjer. Vajza i ishte përgjigjur turbull as po, as jo me ca folje në mënyrën kushtore..”
Cili ashtë ky acar sysh që mundka me kalue në frymarrje e pastaj mbi supe e sidomos para çveshjes e çfarë dhoj acari ashtë ai që mundka me i krijue dyshime rreth virgjënisë së sajë?! E si mund e quhet e turbullt përgjegjja as po , as jo kur as po , as jo nuk ka si me u quejtë përgjegje?! E cilat ishin ato foljet në mënyrën kushtore?! E pse u thanë vetëm në mënyrën kushtore?!
F22 Rr22:” Aha ja bëri Rudjani kësajë herë me zë.”
Kjo fjalii i jep shkas pyetjeve: Kur qe ajo ahaja e ma parshme pa za?! Dhe a mund të bahet aha pa za?!
F33 Rr 1:” Ai kishte veshtruar për një kohë të gjatë supet e saja të çveshura disi shpërfillës me atë lehtësi që besonte se ja kishte dhenë njohja publike.”
Sipas meje kjo frazë ashtë si nji gjë a gjëzë e krijueme për mos me i ra në te.
F34 Rr 16:” Çka ishte mirë të mos dinte, thirri së brendshmi.”
E çfarë do të thotë:”thirri së brendshmi?!
F 37 Rr 12:” Një psheretimë e thellë që për shkak të thithjes për brenda iu dukë se po i shkallmonte brijët.”
Si mund të quhete psheretimë ajo që vetëm thithet përbrenda pa e nxjerrë jasht?! Brijët mundet me i shkallmue dhimbja, jo frymarrja.
F. 38 Rr 11:” As fundin e barkut s’ja kujtonte dot, madje s’ishte i sigurtë nëse ja kishte parë, a por jo, kurse më pas kishte dyshuar për tjetër gjë.”
Si mund të mos jetë i sigurtë nji mashkull nëse ja ka pa a por jo fundin e barkut nji femne me të cilën ka ba gjithçka ka dashtë?! E përse nuk spjegohet ajo gjaja tjetër për të cilën kishte dyshue?!
F38 Rr 23:” Pyetja: kush je, përsëritej për të dytën herë në fund, madje e shoqëruar prej një tjetre: Po unë kush jam?”
Çka do të thotë: pëseritet për të dytën herë në fund?! E cili ashtë kuptimi i pyetjes: Po unë kush jam?!
Rreshtat e fundit të F. 38 e të fillimit të 39:”Ai kërkonte jo thjeshtë për ta përqafuar me mall siç ja kishte mbushur mendjen vehtes e siç ishte kudo në Botë qoftë në republikat socialiste, apo në ato episkopale ti ulurinte prap dhe prap ashtu si tek bibloteka: Prenjët, zgripet dhe humnerat me emrat e pa besë.”
A mos vallë duhet me ja mbushë mendjen vehtes për me përqafue dikend me mall?! Si mund të konsiderohet mallë kur të duhet me ja mbushë mendjën vehtes?! Në ç’vende të Botës ndodhen këto ” Republikat episkopale?! Njeriu mund të vrrasë, por jo të ulurojë si ujku. A egzistojnë ” Emna të pa besë?! Nëse po, cilët munden meqenë këta emnat e pabesë?!”
F. 39 Rr 23:” E vetmja gjë që kishte mësuar prej sajë ishte diçka për përvojën e parë seksuale.”
Përvoja nuk ka si quhet kurr përvoja e parë mbasi fitimi i përvojës kerkon nji numer rastesh
F39 Rreshtat e fundit:” ” Mësuesit nuk mund t’i kundërshtonim, mbasi ishte i vetmi mashkull që na kishte parë në mbathje..”
Sipas këtij mendimi çdo mësues gjimnastike e paska të drejtë të ligjshme me ba çka te dojë me të gjitha vajzat që i sheh në mbathje..”
F 40 Rr 19:” mendimi ngjante gati gati vulgar, po thuaj i dalë në sipërfaqe të njeriut, i kthyer për gjysëm në fjalë, pa misterin e vlerën e thellësisë ndaj i pa respektueshëm..”
Cili ashtë kuptimi i daljes së mendimit në sipërfaqe të njeriut?! E si mund të kthehët në fjalë vetëm gjysma e tijë?! Çfarë do të thotë ” pa misterin e vlerën e thëllësisë?!
F40 rreshti i fundit:”” nëse donte vertetë t’i ulurinte : kush je.”
A mund të bahen pyetjet me ulurimë?!
F. 42 Rr 19:”Që larg shkronjat e Kafe Florës skuqnin rrezikshëm..”
Si mund të skuqin shkronjat rrezikshëm?!
F. 43 rreshtat e fundit:” Ta kishte pranë, t’ja vente kryet sipër gjijve të bukur, pastaj tek barku, tek buza e greminës së errët, atje ku ndoshta mund të shquhej edhe diçka nga ana e pa zbuluar e sajë.”
Organi gjenital i femnës i krijuem për me shtue njerëzimin nuk mund të konsiderohet kurrsesi ” Greminë e errtë, por i asajë randsije që i ka caktue Krijuesi. E këtë konsideratë të pa drejtë te këtij autor e shohim në disa nga librat e tijë.”
F. 46 Rr 23:”Sytë e tjetrit degjuen me një vemendje që Rudjanit iu duk e qashter.”
Nuk ka justifikim që mundet me i dhanë sado pak të drejtë fjalisë:” Sytë degjojnë”
F. 47Rr 17:” Gogsima që deshmojnë shpërfilljën e rreme.”
E vetmja gja që që mundën me dëshmue gogsimat ashtë çrregullimi i stomakut.
F. 50 Rr 7:” ky heshte si korb.”
Shpendi i dadhuem për heshtje ashtë lejleku.
F. 56 Rr 18:” Një pjesëe qenjës së tij, mbetej jashtë sajë.”
Si mund të ndahet qenja në dy pjesë njana me hy mbrendë e tjetra me dalë jashtë?!
F. 57 Rreshtat e parë:” Fol Kaligul mendoi: rrefej kalit të fshehtat e sisave e të fundit të barkut që nuk i shijove plotsisht.”
Autori nuk na thotë se përsonazhin e këtyne fjalëve e kanë nxjerrë mendtë jashta binarve.Rudjani a ankon për këtë mungesë shijimi Kaligulën a vehten e tij. Përse me ja rrefye kalit a din kali me ja qa hallin?!
F. 57 rreshtat e fundit e të fillimit të F. 58:” Kur doni zhbironi gjepurat ma të mëdha.”
Thuhet zhbirilon, jo zhbiron
F 65 Rr 21:” Për hirë të tij vajza ishte e kuptueshme që nuk ishte zhbiruar fort.”
Zhbirue thuhet kur nuk ka pasë birë e i ashtë ba bira.
F. 68 Rr. 10:”Ç përgjegjsi kishte ai nëse një vajzë kishte mbytur vehten që ai s’e kishte parë kurr dhe e kishte mbytur vehten 1000 kilometër larg?!”
Në Shqipni nuk egziston ndonji vend 1000 kilometër largë tjetrit.
F. 68 rreshtat e fundit:” Trego si gjatë turturës ja nxore sytë Atë Mushkalles nga që pagëzoi një foshnje.”
Nji akuzë e tillë nuk ka randue mbi Atë Mushkallën, por mbi Atë Shtjefen Kurtin. Atë Mushkalla ka ndrrue jetë me sytë në rregull.
F. 71 Rr. 4:”Ishte faji edhe pafajsia e tij përzier me atë të shtetit dhe të dy bashkë përzier me fatin të mirin e mizorin. Ende të pa ndarë e të gjitha këto të përshkënditura nga një bërthamë e pa dukshme poshtë së çarës.”
Faji e pafajsia nuk mund të nakatosen e pastaj pse përzier me fajin e shtetit e madje edhe të fatit çka don me thanë ” Të mirin e mizorin ende të pa ndarë?! E mandej të gjitha këto të përshkënditura nga një bërthamë e pa dukshme poshtë së çarës”. A ka njeri që mundet me dalë i sqaruem nga ky labirint fjalësh?!
F. 72 Rr. 11:”Kishte mijra e mijra vajza të internuara anë e kand Shqipëris, por fantomi kishte kerkuar vetëm ate.”
Asht krejtsisht i pa pakuptueshëm fluturimi i fabulës së këtij roman Tash në fjalimin e Fidel Kastros së Kubës, pastaj në bombardaimin eVjetnamit Në mërgimin e Dante Aligerit Pasataj futja në skenë në mënyrën ma të pajustifikueshme e përsonazheve të mitologjisë së grekve të vjetër që veç si i thonë fjalës ” Me ba kallabllek.”
F. 72 Rr. 20:”Një fantom i arratisur,
Fluturon në mal të thatë.”
Përse vargjeve të Lasgush Poradecit t’i xevendsohet shqiponja me fantom?!
F.. 73 Rr. 15:”Kujdes në strehim mund të ketë ndonjë kobër.”
Përse porositet për kobrën e jo për gjarpën, kur kobra ka a s’ka në Shqipni?!
F. 73 Rr. 21:” Emri i Kaligulës i çveshur nga gjithçka i zuri vend një grimë kohë mu në midis të trurit.. Fjalimet kilometrike të Fidel Kastros.”
Përse jo në tru, por” mu në mjedis të trurit?! A kanë si me u matë fjalimet me kilometra?!”
F. 84 Rr. 20:” Po unë për të isha mendje madh, tridhan, shkurt djalë qyteti.”
Si pas këtij mendimi për meqenë djalë qyteti duhet të jeshë mendjemadh e tridhan.
F. 87 Rr. 3:” Ti je asgjë e nga asgjeja nuk vjen veçse asgjë, ose vjen prap asgjëja e kështu pa fund.”
Nji nga frazat e shumta të këtij libër që ja ban ma s’miri komentin vehtes.
F. 87 Rr. 22:”Majtizmi sëmundje foshnjore, djathtizmi i pleqëriësë e pikrisht ato e mbulojnë të vërtetën.”
Kur majtizmi qenka” Smundje foshnjore e djathtizmi i pleqërisë” Kujt i ngelka politika në dorë adoleshentave e të rijve?!
F. 88 dy rreshta para fundit:”Fantazma, ky është shkaku, ai që nuk e zbuloi dot as Marksi as Bakonini e Plutarku, as Adam Smith e Dirdahevi
No koment.
F. 91 Rr. 3:” Mendja bënte e ç’bënte e kthehej tek mbretria paralele e gjumit.”
As ky mendim nuk nevojitë koment.
F. 91 katër rreshta para fundit:”Arkat metalike brënda të cilave ishte ndry gjumi, gervishteshin me njëra tjetrën gjatë lëkundjeve të helikopterit sipër shkretëtirës Iranjane.”
Sipas meje komenti nuk pranon me u marrë me këta rreshta.
F. 92 Rr. 1:” Askush s’dinte legjendën e trajtës gjumëndjedhse. Pluhur kokrriza të ngrira nga breshri, o thjeshtë predhë. “Kush i jep DUM këtij lamshi?!
F. 96 Rr. 3:” Pjerrtasi sytë e sajë kerkonin raftin në vendin e katastrofës.”
E çfarë katastrofe mundet me u kërkue në nji raft librash?!
F.F. 106 Rr. 22:” Për çdo qytet të afert kishte dënim të caktuar, për të largtit dyfish, për kryeqytetin shumë ma tepër, burgim të përjetshëm, ose vdekje.”
Stërhipërbolat që daliin kaq jashta rrealitetit nuk i shkojnë as përëshkrimit të qoftë edhe diktaturës si ajo që patëm ne shqiptarët.
F. 111 Rr. 7:”Një nga ato ndriçimet ironike që s’i duronte dot.”
Drita ashtë nji fenomen i dlirtë e i pa njollosshëm me njolla vesesh.
F. 114 Rr. 15:” Pune dreqi tha me vehtë duke hellur sytë për rreth si të kërkonte një shkak përë tu pezmatuar.”
A mund të jetë e pranueshme se njeriu kerkon shkak me u pezmatue?!
F. 117 Rr. 13:” Mendja si të kerkonte një strehë paqje po gjendet prap në Olymp. Në atë javën e pa harrueshme kur nuk flitej veç përë hallin e Orfeut.”
Le të shkojë me të tjerat edhe kjo.
F. 120 tre rreshta para fundit:”Çerberin duhej ta vije në gjumë ti i tha vehtes. Gjithçka ishte plot kuptim e njëherësh pa as një kuptim.”
Vërtetë pa as kurrfarë kuptimi
F. 122 Rr. 7:” Pra në të dyja rastet nuk kishte veçse ngadhnjim të asgjësë dhe Orfeu s’mund të ishte veçse i humbur.
Kur nuk qenka asgjë, si mund të ngadhnjejë asgjëja ?!
F. 126 Rr. 4:”Kur doza e hënës e erës dhe e diellit shtohej, Linda gjithashtu pësonte një tjetërsim.”
A mundka me u thanë edhe doza e hanës e erës dhe diellit?!!!!!!!!!!!
F. 130 Rr. 17:” I kishte menduar ato fjalë me aq shumë motërzime saqë ishte i bindur se prej gojës së tij nuk do të dilte veçse një lamsh”
M O T Ë R Z I M E
F. 135 Rr. 2:” I vetmi shans për Lindën që të shkonte në kryeqytet, mbetej ajo mamografij, ndryshe dalja keq e sajë..”
Ashtë ma e pa pranushmja e të pa pranueshmeve me e quejtë shans konstatimin e kancerit për hirë të shkuemjes në kryeqytete. Pa le kur Linda B. Thotë : jam e sigurtë se shumë vajza do të bënin si unë
F. 137 Rr.16:” Mendja si një kafshë e pa duruar, rëndte përpara.”
Krahasimi i mendjes me kafshën ashtë tejet i pa pranueshëm çka do të thotë ” E pa duruar” A e pa durueshme a e pa durueme?!
F. 138, Rr. 9:”Përqafim i të dyjave, por i ftohët si prej hënë, vetëm lotët ishin më të vërtetë seç duhej.” Gëzimi e hidhërimi ndrronin vend vazhdimisht. Ngushdhimi i huaj e i pa vend shfaqej megjithate verbtazi.”
Kjo dhoj fraze u jep shkas pyetjeve në vijim: A mund të konsiderohet e ftohët drita e hanës?! A mund të ketë ndonji gja ma të vërtetë seç duhet?! Mund të thuhej gëzimi e hidhrimi xevendsonin tash e parë njani tjetrin, por jo ndrronin vend. Cili ashtë kuptimi i fjalisë ngushdhimi shfaqej varbtazi?!
F138 Rr. 23:” Rudjani gjithashtu ndjente ngadalsimin e makinës së tij trunore.”
Sipas autorit të këtij roman truni qenka nji makinë që ecë herë ma shpejt, herë ma ngadalë. Unë mendoj se megjithse as ky krahasim nuk i shpëton vulgaritetit s’paku ta quente makineri. Në vazhdim autori thotë:” Mamografia e mirë përbënte lajm të zi për Lindën B. Prerjën e çdo shprese me çmimin e vdekjës vajza kishte dashur të blinte ca ditë, ca orë normale., por çmimi nuk i ishte pranuar.”
Në vend të ” Mamografia e mirë do të duhej thanë, konstatimi i mamografisë.
F. 139 Rr. 6:”Vetmij e pa fund s’ishte për tu çuditur se kanceri të ishte shpëtimi. Me fjalën vdekje njerëzit ishin mësuar, për kancerin ishte ende herët. Nuk kishte të drejtë tha me vehte,për çfarë kishte të drejtë?! Nuk kishte të drejtë megjithate, apo, nuk kishte të drejtë të habitej.”
Këtë po e la në dorën e ndonji shqyrtuesi që mbase mundet me i ra në te se çka ka dashtë me thanë autori i sajë.
F. 139 Rr. 18:” Përse do të duhej të shqyenin sytë po të lezonin fjalë të ngjashme gati gati binjake: Sa ma pranë kanceri, aq ma pranë lumturia?!”
E çfarë do të thotë :”Fjalë gati, gati binjake?!” Po të ishte ” Sa ma pranë kanceri, aq ma pranë lumturia” cili njeri nuk do të dëshronte me e pasë këtë sëmundje?!
F. 139 rreshti i fundit:” S’ka kancer?! Se dua më jetën”.
Të mos e duesh jetën prej inadit se nuk ke kancer?! Kjo pikë pyetje do të duhej me u shoqnue me 1000 pikë çuditëse.
F. 141 Rr. 8:”Buzëqeshjën e hidhur më shumë se e pa, ai e mori me mend:”
Sipas autorit nji pjesë të buzëqeshjes e ka pa e nji pjesë e ka marrë me mend, pra njana pjesë e dukshme e tjetra e padukshme.
F. 141 tre rreshta para fundit:” Një copë herë u dëgjuan frymëmarrjet e të dyve tek shtilleshin për rreth, po aq moskuptuese sa ata vetë.”
Çfarë dhojë frymëmarrje ashtë ajo që shtillet për rreth?! Pa le pastaj:” moskuptuese si ata vetë”
F. 143 Rr. 2:” Kishte një logjikë të errët.”
Logjikë quhet vetëm ajo që ashtë e qartë.
F. 143 Rr. 19:” Qëllonte që acarimi afrohej drejtë sipërfaqes, por aty ndalej. Migena tha: unë jam një dhoj xevendsuesje, kurse këta të dy janë senjorët e kësajë pune..”
Autori nuk na spjegon drejtë cilës sipërfaqe afrohej acari dhe pse ndalej aty. E si mund të ishte Migena xevendsuese e Lindes B. Tek Rudjani me të cilin vetë kishte fjetë me te e Linda B. as që e kishte takue ndonji herë?!!!!!!!!!! E pra si mund të ishin Linda B. e Rudjani Senjorët e asajë pune?!!!!!! Dhe çka don këtu fjala senjor në vend të zotet e punës?!!!!
F. 144 Rr. 19:”Në këtë vend askend nuk e vret ndërgjegjja për asnjë gjë.”
A egziston ndonji vend në Botë ku as njani prej banorve të tijë të mos e vrasë s’paku sado pak ndërgjegjja?!
F. 145 Rr. 10:” Mos venja në gjumë e Çerberit, xhelozia e fshehët e njërës, pastaj e tjetrës edhe më e fshehtë, ngjitja e dashurisë si sëmundja që Hyjnesha Afërditë ua jepte shoqeve të saja për përdorim të përkohshëm në trajtën e një brezi që vihej rreth ijeve afer fundit të barkut.”
Çfarë ka të bajë Çerberi me këtë punë e vumja e tijë në gjumë Mardhanjet e Migenës me Lindën B. nuk e justifikojnë xhelozinë e njana tjetrës për Rudjanin e çfarë do të thotë:” Hyjnesha Afërditë ua jepte shoqeve dashurinë uha për një përdorim të përkohshëm si një brilant a si një testament?! E si mund të jetë ai brilant a testament në trajtën e nji brezi që u veka rreth ijeve afër fundit të barkut?! E si mund ta vendosin afer fundit të barkut këtë të ashtuquejtun simbol dashunije që jepka Afërdita. A meriton me u ulë aq poshtë dashunia që frymëzoi kryeveprat e artit njerëzor?!!! Nëse dashunia do të qëndronte vetëm në atë pikë, shijimi njerëzor i dashunisë do të ishte i barbartë me shijimin e kafshës.
F. 145 rreshtat e fundit:”Mos: uluriu së brëndshmi.”
Si mund të quhet ulurim ajo që nuk dëgjohet jashta e tijë që e nxjerrë ulurimen?!
F. 147 Rr. 8:”Copra tangosh që ngjiteshin mekshëm me njëra tjetrën nën veshtrimet e dergjura të vallëzuesve.”
Unë nuk mendoj se mund të krijohen figura artistike me ekstreme abstrakti. Tingujt nuk janë copa lande ngjitse dhe as vështrimet e vallzuesave të gëzimit nuk kanë si të quhen ” Të dergjura”
F. 148 Rr. 3:” Pas kësaje vinte prap muzika e dergjur, sytë të përçarë djemësh e psheretima vajzash, fjalë me dy kuptime nga të dyja palët dhe pengje e pengje pa fund për gjërat e mosthena.”
Tash edhe muzika na doli e” e dergjur” siç ishin vështrimet e djemve pak ma parë e psherëtima vajzash të cilat nuk kanë si përputhen me rritmet e vallzimeve të gëzimit e çka do të thotë ” Fjalë me dy kuptime nga të dyja palët?! E pse me dy kuptime e jo me nji?! Gjërave të mos thena nuk janë si të pa thëna ngase fjalza Mos ashtë urdhnore
F. 148 Rr. 20:” Zallahija herë e nenshtruar prej tangos e herë kryeneçe vazhdonte..”
Po të kishte vertetë zallahi, do ta nenshtronte zallahija tangon.
F. 150 Rr. 1:” Asnjë tango nuk i ishte dukur Migenës aq e pa fundme ndjente erën e sajë të mirë një parfum i lehtë, i pa njohur ndoshta nga ata të kohës së mbretrisë.”
Autori do të duhej të na tregonte shkakun pse iu duk Migenës ajo tango e pa fundme E çfarë profumi na paska qenë ai që e paska mbajtë aromën e tij qyshë nga koha e mbretnisë shqiptare e deri në fundin e viteve 1970?!!!!!!!!!!F. 52 Rr. 16:” Ai ja ktheu buzëqeshjen munguese
Si të ishte në hënë”
Edhe në këtë rast ky roman e shton numrin e pikëpyetjeve e të çuditseve
F. 153 Rr. 3:” Saksofoni ja tha një piskame të zgjatur.”
Zgjatja e nji tingulli muzikor nuk mundet me u quejtë kurrsesi ” piskamë” ngase piskama ashtë bertitje halli, biles në shumicën e rasteve kushtrim”
F. 157 rr. 1:”Kishin qenë të dyja të pa sinqerta me njëra tjetren çka ishte një ngushdhim për te.”
Zhvillimi i ngjarjeve të këtij roman këto fjalë i ban krejtësisht të pa kuptimta. Çka i nevojitet ngushdhimit ky pa sinqeritet?!
F. 157 Rr 22:”Saksofoni pas një nderprerje, ja dha një kuje të zgjatur.”
Pak ma parë ” Piskamë” Tash ” Kuje” bajnë me lindë pyetjën: Aty a ashtë vallzim, apor mort?!
F. 160 Rr. 14:” Nga që s’dija nga ta vija shpresën e fundit e vura tek kanceri. Ja kërkova ndihmën atij e ai s’ma dha.”
A ka mundsi me ndodhë ma e pa ndodhshmja të kërkosh ndihmë nga kanceri?!!!!
F. 164 Rr. 4:” Sa çudi tha prap dhe afroi buzët e saja tek të mijat. Ishte një puthje e çuditshme dhe e ftoftë ashtu ngrirazi i kishim buzëqeshur njera tjetrës deri sa Linda kish pyetur: A keni shkuar më lart?”
Nuk ma merr mendja të jetë dëgjue ndonji herë që nji vajzë i jep puthje në buzë nji vajze në mallin e nji të dashtunit të pa takuem kurr. E pikrisht asajë vajze me të cilën ai ka fjetë. Dhe ta pyes: A keni shkuar më lart?!!!!!! Le që nuk thuhet ” Me lart” por më larg.”
V. 164 rreshtat e fundit:” Afroi dorën tek gjijtë dhe pas përshpërimës bërë si ai, qëndroi shtang me sy gjysëm të mbyllur. Nuk kishim prirje lesbike as ajo, as unë, ishte tjeter gjë.”
E si do të mund të justifikohej kapja e gjijve ndryshe të kapjes së vajzës nga vajza?!
F. 165 Rr. 3:”Ishin aq afer, sa edhe larg. Dy vajza që inter…. Që nder… Transpërgdheleshin. E midis të dyjave fusha të ngrira mos kuptuese e pa shpirt.”
Çka do të thotë” Ishin aq afer sa edhe larg”?! e ” Dy vajza që inter… që nder…. e transpërgëdheleshin”. A mos vallë ato fusha të ngrira në mjedis që ishin mos kuptuese e nji kohësisht pa shpirt nuk i lenin me u përgëdhelë e i detyronin me u “ërgëdhelë?! Kush të mbrrin me i ra në te kësajë, gjenë kashtelashtën ma të pa gjetshme.
F. 165 Rr 20:”Një ngjethje e akullt vinte si nga nji portë e hapur befas me mos njohje. Ishim të dyja jashtë ligjeve të kësajë Botë. Për rrjedhojë ajo që kishte ndodhur s’ mund të ishte përveçse e pa parë kurr në këtë Planet Pastaj nga fakti që të kryhej prej dy vajzave të bijave të socializmit siç thuhej në një provinc të humbur shqiptare në fund të shekullit të njëzett.”
Ku kishte meqenë kjo porta e mos njohjes që nepërmjet të sajë vika njo ngjethje akulli Cila nga ngjarjet e këtij roman nuk kishte ndodhë asnji herë në Planetin tonë e kjo paska ndodhë në një provincë shqiptare që nuk dihet psehi i mos përmendjes të emnit të sajë në këtë roman. E gjithë kjo hata që nuk dihet se çka ashtë paska ndodhe në fundin e shekullit nji zet!
F. 178 Rr 5:”Ishim gati në një mendje që një vdekje luksoze i shkonte poetit e ishte ajo që e gjente pa mbrritur tek të tridhjetat. Ishte thjeshtë për këte që e adhuroja Lermontovin. Duhej të ishte e kundërta e për nga vlerat duhej të çmohej Pushkini. Por Lermontovi duke e parandjerë këte, ja kishte punuar Pushkinit rrengun e ishte ngutur ta bënte luftimin mortorë dhjet vjet më herët. Kishte besuar se njerëzit kur kalonin të tridhjetat, tinzisht i kthenin krahët Lermontovit, për t’iu qepur Pushkinit. Gabuam thoshin, ishim të rij, aq na priste.Përpara tani nxinin bisedat funebër të Shekspirit dhe më tutje vetmija e lavdisë me shandana e gra të ftohta aty këtu që më tepër se jetës i përkisnin vdekjes.”
Në këtë përjullë fjalësh për mue të pa kuptueshme po e la me u marrë atë që mundet me i dhanë maje.
F. 182 Rr.9:” Një mbeturinë habije në sytë e tijë!
F. 184 rreshtat e para fundit:”Vazhdonte të fliste për atë përkim Hyjnor tek pika fatale, gjijtë e sajë ata që u përgëdhelën në ballo nga dora jo e duhur. Dhe kur ata të dy Kotsi e dramaturgu i ulti dhe i larti ndesheshin si në historinë e Barnabes me Krishtin.”
Mos vallë ” pika fatale e gjijve të sajë ishte përkimi Hyjnor” Për këtë përgëdhelje autori i romanit na tha se u ba në bajën e ndërteses së vallzimit E përse Kotsi e dramaturgu ndahen nga diferenca i ulti e i larti?! E çka ka të bajë këtu historia e Barnabes me Krishtiin me Kotsin e dramaturgun?!
F 185 rreshtat e fundit:”Ishte pak ta quaje mizore, ishte e mos botëshme.”
E çka do të thotë e mosbotëshme?!
F. 191 Rr. 1:” Rudjan Stefa po jepte shenjat e para të marrëzisë.”
E kur deri tash nuk u tregue i prekun nga kjo sëmundje?!
F. 200 Rr.2:” Sytë gjysëm të verbër të kryetarit të parlamentit shkreptinë pas syzeve të zeza.”
Pas syzeve të zeza nuk ka si me u dadhue shkreptima e syve.
FA. 203 rreshtat e fundit:” ndriçimet e fenerëve po luhateshin nga një frymarrje e fshehtë, mos u ndal e bekueme tha me vehte pa ditur përse në shqipen e vjetër.”
Nëse frymëmarrja do të ishte e fshehtë, fenerët nuk do të kishin përse me u luhatë prej sajë, mandej fenerët nuk luhatën, por drita e tyne.Fjala e Bekueme nuk ashtë e shqipes së vjetër, por e gegënishtes që ashtë pjesa thelbësore e shqipes ma moderne e megjithketë e dënueme nga kongresi komunistogjuhsor i 1972. Gegnishtja ashtë shqipja e korifejve të letërsisë moderrne shqiptare Si Martin Camaj e tjerë.

Sinqeritetin e kritikës e pasqyron shkrimi i kritikuem pre sajë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu