Nr. 138 i gazetës në print

0

SPKohe e mirë per hajdutet

nga Sokol Pepushaj

Shqiptarët si ketu ne Shqipëri, si dy ore rruge më larg, në Kosove, janë të varfër. Me të varfërit në Europë. Pra dikush i ka vjedhur. Po askush hajdutin nuk e ka pare. Dy qeverite bërtasin ditë-natë se do luftojnë korrupsionin, do kapin hajdutin, por edhe kur akuzohet ndokush, dy qeverite bertasin; nuk kemi hajdutëri.
Këtu ne Tiranë akuzohen prej vitesh dy copë ministra, Fatmir Mediu për afera korruptive me armatimin dhe për paksa fallsifikim, dhe Lulzim Basha për paksa korrupsion me tenderin e rrugës Durrës-Kukës-Morinë, si me thenë, për 300 000 euro. Edhe në Prishtinë, Eulex-i, Misioni i Bashkimit Europian në Kosovë, bastisi zyrat dhe shtëpinë si dhe ngriti akuzë për vjedhje kundër Ministrit të Transportit dhe Posttelekomunikacionit Fatmir Limaj, veçmas për të hetuar aferat e mundshme korruptive rreth nënshkrimit të projektit të autostradës Morinë – Merdarë, fituar nga firma amerikano – turke “Behctel – Enka”, e akuzuar edhe këtu në Tiranë për abuzim, ose shqip vjedhje.
Akuzat me të ashpra i pat artikuluar në foltoren e parlamentit Ilir Meta që tash i mbron me mish e shpirt, sic aso kohe sulmoi me egersi një femer në foltore, kryeparlamentaren.
Teksa thua kështu, të duket se nuk po shkruan seriozisht, por po merresh me folklor.Të duket se “dashuron” atë që askush nuk i afrohet, drejtësinë, e cila, në këtë kohë njerëzve se pse dreqin u duket shëmtirë. Të duket se jeton epokën e tradhëtisë, të mashtrimit, te cubave. E, ky fenomen është i njohur nga gjithkush, megjithese askush nuk i sheh tradhëtarët, mashtruesit, cubat. Ata që i artikulojnë në emisione lajmesh, në TV, në shkrime a analiza, e pësojnë, si rasti i Mero Bazes. Ose edhe si i “Fiks Fare”, ku del një “psikopat i matufepsur” si Agim Bendo, e denon gazetaren me një shumë marramendëse, se solli fakte filmike të një ministri kulture duke tentuar të përdhunoi një vajzë të re, në këmbim të një vëndi pune. Duket se gjyqtari e shfajësoi ministrin në emër të luftës së “ashper” kundër korrupsionit e mafias. E, nëse ky vëndim do rrëzohet, pasi s`ka si ngjet ndryshe, pasi jo në Shqipëri, por edhe në Irak gjithkush do e dinte se nga anon e drejta, kolegët e tij duhet ta dënojnë këtë Bendo, ose për ndryshe sistemin e drejtësisë ta emërojmë, sistem interesash. Bendo po, do e kishte një të drejtë me vete, ta gjobiste nja njëqind herë më pak gazetaren, nëse ish ministri do vërtetonte se është impotent, ose të sillte fakte se është homoseksual. E drejta për mbrojtje nuk i mohohet askujt. Por, në këtë pol, vshkodraëndimi i gjykatës është unikal në botën demokratike. Dilemat për këtë vëndim monstruoz, duket se kanë vënë në hezitim ehde zevëndëskryeministrin Meta, se si do prononcohet, pasi ai për çdo gjë bën deklarata shtypi, meqë gjasat janë se shumë shpejt do i thotë Berishës, dështoi koalicioni, dështoi integrimi dhe ai më shumë se askush do jetë radikal i majtë kundër kryeministrit. Nëse e pranon Rama, pasi Meta është aq i mençur sa ta kuptojë se Berisha jo vetëm kutitë e votave nuk pranon t`i prekë, por as “kutinë” e atij Klodit të “Big Brother Show” që i ankohet se po e ngacmojnë, nuk din si ta mbrojë, megjithëse ligji për homot në fakt është kaluar nga mazhoranca. Edhe ky Meta asnjëherë nuk pa hajdut me sy, paçka se ka folur fort kur ishte në opozitë.
Për shëmbull, në Shkodër dikur bërtiste për banditët e Berishës, artikulohej vjedhja e thesarit të Shkodrës ditën për diell, me tank, ku kanë qënë prezentë thuhet qindra e qindra qytetarë. Ajo vjedhje, më e madhja në Ballkan dhe për të cilën thjesht po të klikosh në Google “1997 thesari Shkoder”, do njihesh me “6 persona” që grabitën thesarin e Veriut shqiptar, me hetimet që edhe ato janë paguar nga taksat, të mbyllura disa herë dhe të cilat është thëne edhe në media me zë të mekur se kanë zbuluar që paratë e vjedhura të popullit janë shumëfishuar në ndertim dhe media, në zëmër të Shkodrës.
Ish prokurori Theodhori Sallaku, jo shumë larg në kohë pat urdhëruar thjeshtë ti hapet kapaku asaj dosjeje të plotë që “fle” në prokurorinë e Shkodrës, por nuk dihet a e kërcënuan me jetë apo edhe ai mëndonte se është kohë e mirë për hajdutë, e le të vazhdojnë, pasi cubat jo vetëm janë të lidhur me ndokënd lart, por edhe vrasin njerëzit që mund të flasin, ose edhe të pyesin thjeshtë, pse nuk hapet ajo dosje, për të cilën edhe ndërkombëtarët kanë bërë apel, kur thuhet se ligji antimafia nuk po hedh “rrjetat” për peshqit e mëdhenj, por ngre ca kurthe për ca “minj” të vegjël nëpër komuna e fshatra të largët që u mësohet emri vetëm kur përmënden në media.
Çdo gjë që ka ngjarë në Shkodër, gjithmone, është futur edhe në barcaleta. Kur po shperthehej thesari, kafeneve përmëndej njeriu shëmbull i kohës së diktaturës, Fuat Çela. Ky Çela ishte heroi i disa viteve, meqë edhe pa sy, punonte. Bëhej shëmbull per një popull të tërë. Shëmbuj të tillë i duheshin diktaturës për të vëndosur diktat mbi normalët. Edhe atë ditë marsi të 1997-ës, flitej nga normalët kafeneve, si pak vite më parë për heronjtë e tipit Çela.
6 hajdutet merreshin si shëmbull i të pasurve, meqë ngarkuan një makinë plot dollarë amerikanë dhe ecën përmes qytetit, siç thuhet në internet, duke i ndarë në një lokal dhe mëpastaj ti transportonin me gjashtë makina, po përmes qytetit, në sy të gjithë miletit. Ata merreshin si shëmbull, se edhe këtyre u mungonte diçka, si heroit Çela; Këta shihnin, por sipas barcaletëkrijuesve ishin të pagllendur, të pashkolluar, të panjohur publikisht. Edhe Fuat Çela ishte qorr, por punonte. Koha e Fuat Çelës pat mbaruar, kur udhëheqësia deklaroi se ky paska pasë dritë syri, por ka mashtruar. Prapë njerëzit e merrnin shëmbull Fuat Çelën. Kështu, ngjet me gjithë njerëzit që futen në humor në Shkodër. Për mirë a për keq, dallohen nga të tjerët.
I lumtë Fuat Çelës, ua paska hellur Enverit e Mehmetit, -thuhej aso kohe.
Edhe këta të vjedhjes së thesarit, që edhe sot diskutohen para një filxhani kafeje a një pjate me saraga Bune, paçka se për drejtësinë e tipit Agim Bendo, nuk njihen, janë në zenit të sarkazmes. Heronj humori si Fuat Çela, edhe kur e kishte mirë me udhëheqësinë, edhe kur e zbuluan për mashtrim.
Cela paska patur shikim, por edhe këta paskan patur diploma. Nga dreqin u erdhën, çrëndësi ka.
Prapë, u lumtë, diplomat i kanë nëpër xhepa, pasaporta bluhe po ashtu, hotele e pallate kanë, media që bëjnë politikë kanë. Dhe ti thua, ky Ilir Meta që është gur sigurie, pse nuk ndihet për këto fakte që pëllasin mes për mes pazarit të Shkodrës dhe drejtesia hesht.
Keq, fort keq, e vizatonte Shkodrën ky Meta kur ishte më i ri se sot, ndoshta dhe jo kaq i pasur sa sot. Kështu, deri tashti, gjithë pushtetet duhet pranuar se kanë qënë kreativë vetëm në distancën e mosbesimit tek sekushi që mund të pushtetojë, si puna e një pike që shiste qën,diku në një fshat, por meqë askush tjetër nuk shiste qën, mes atyre racave do zgjidhnin fshatarët.
Sapo i pari bleu qënin e parë, pas katër ditësh e panë ta kthente.
– Pse?, -e pyetën fshatarët.
– Ky qën rri ditë natë vetëm duke lehur. Më duket i çmëndur.
Bleu të dytin dhe prapë e ktheu.
– Po ky ç`pati?
– Edhe ha shumë edhe leh pak. Liberal, si me thanë, pasi kanë dalë do fjalë të reja.
Edhe të tretin që ndërroi, prapë e mori për hekurash dhe e çoi në vathë të qënve.
– Po ky, që duket kaq i bukur, ç`pati?, -thanë fshatarët.
– Ky, herë leh shumë, herë nuk leh hiç. Atyre që vijnë nga porta u leh dhe turret ti shqyejë, atyre që kalojnë sipër murit, hajdutëve, nuk u leh fare, madje luan me bisht e kënaqet. Si me ju thanë, është identik si ai qëni i parë, veçse edhe qën hajdut.
Kështu duket se po zhgerryhen punët këto 20 vitet e fundit. Distanca e mosbesimit tek gjithë qeverisjet është koduar në ca hieroglife që s`ka Dreq t`i deshifroi.
Te gjithe flasin si te ndershem ne opozite, por heshtin ne pushtet. Vetem Edi Rama po hesht edhe ne opozite, per ceshtje madhore si kjo e thesarit te Veriut.

Konfliktet e pronesise problem shqetesues ne Veri

behariEdhe pse kane kaluar 20 vite nga ndryshimi i sistemit ne Shqiperi, ceshtjet qe lidhen me pronesine e tokes mbeten nje problem i hapur. Gjate 45 viteve te rregjimit komunist, prona u shtetezua dhe u shpernda pa nje kriter duke sajuar pronare te paqene. Jane tashme me qindra rastet e raportuara per kete problem, i cili vazhdimisht ka qene prezent ne Veriun e Shqiperise e me gjere dhe eshte pasqyruar edhe ne faqet e gazetes “Shqiperia Etnike”.
Kryesisht, ceshtjet e pronesise mbi token jane te ndjeshme ne komunat e rrethit te Shkodres, ku edhe pas dy dekadave prona akoma nuk ka shkuar tek pronari i ligjshem. Kjo situate ka shtuar ndjeshem konfliktet ne mes familjeve edhe ne Komunen e Postribes. Domeni, eshte nje nga fshatrat e kesaj komune, ku konfliktet per pronen po shkaktojne edhe tragjedi familjare. Skender Ruqi, banor i Domenit, eshte personi ndoshta me i demtuar nga keto konflikte, pasi jo vetem eshte i detyruar tashme i jetoje i ngujuar, por nuk ka asnje dijeni per fatin e djalit te tij te madh Behar Ruqi, i cili akoma nuk ka mbushur 17 vite jete. Zanafilla e konfliktit daton me 23 shkurt 2009, kur pjestare te familjes se shtetasit K.L., edhe ai banor i fshatit Domen, tentuan te zaptojne nje siperfaqe toke, e cila rezulton ne pronesi te familjes se Skender Ruqit. Vete kryefamiljari K.L., ka tentuar te qelloi me çifte ne drejtim te Skender Ruqit, por edhe djalit te tij Beharit. Ky i fundit, fale shkathtesise se tij arriti ta neutralizoje shtetasin K.L. duke i hequr nga dora armen. Pasi e pa veten te carmatosur, shtetasi K.L., sic ndodh rendom ne keto raste, i konsideruar i turperuar, futi ne loje Kanunin mesjetar te Lek Dukagjinit. Ai i dergoi fjale familjes se Skender Ruqit te ngujohet dhe deklaroi se personi i pare ne liste per tu vrare eshte djali i tij, Behar Ruqi, i cili arriti ti marre armen nga dora por vetem per vetembrojtje. Policia e Shtetit, ne dijeni per kete rast, si edhe per raste te tjera, nuk reagon, duke u shprehur se jane ceshtje private ne mes ketyre familjeve dhe fiseve. Ne kushtet e ngujimit, por edhe te kercenimit te vazhdueshem per jeten, Behar Ruqi u detyrua te largohej nga shtepia dhe vendlindja. Pa biseduar me askend, ai doli nga banesa ku jetonte i kercenuar nga shenjestra e armes se hakmarrjes dhe u largua. Sot e kesaj dite, familja nuk ka asnje informacion per vendndodhjen e tij. Tashme familja Ruqi, nuk e di nese djali i tyre i madh, Behari eshte gjalle apo jo, eshte vrare nga familja e shtetasit K.L., pasi edhe vete i riu eshte i terrorizuar nga rreziku i hakmarrjes.
Zanafilla e problemeve te pronesise ne Shqiperi, eshte tjetersimi i prones nga sistemi komunist, por edhe pasoje e nje ligji nr. 7501, i cili ka krijuar nje kaos te vertete social ne vend. Ne shume raste, ky ligj ka sajuar pronare te paqene, duke i marre token pronareve te vertete dhe me mjaft raste,e dhe duke sjelle mbivendosje te pronave. Te gjitha keto, kane krijuar nje situate shume te rende konfliktuale, duke sjelle ngujime te familjeve te tera, vrasje dhe plagosje por edhe zhdukje pa lene gjurme sic eshte edhe rasti i te riut Behar Ruqi nga fshati Domen, i komunes Postribe te rrethit Shkoder.
Rifat Ymeri

blertiHomofobi apo heterofobi

Blerti Delija
Ne kulmin e nje krize qe po fillon te kristalizohet jo vetem si politiko- institucionale por edhe ekonomike, opinioni shqiptar eshte futur edhe ne nje telash tjeter. Ceshtja “Klodi” ka qene vetem nje preteks per te rikthyer ne vemendje lirite e njeriut, mes te cilave edhe ato seksuale. Tema “tabu” per shume vende me te zhvilluara perendimore se Shqiperia, nder shqiptare hapet publikisht edhe ne studio prestixhoze televizive (pervec tavolinave te zakonshme te bisedave te perditshme) duke ngjallur krejt normalisht rritime deri ne neveri. Kjo eshte mese e kuptueshme ne nje realitet si ky i yni, i cili tashme duhet te gjeje kohe jo vetem te diskutoje temen e homofobise, por duhet te vendoset ne pararoje edhe ne rang me shume vende europiane. Vetem keshtu mund te shpjegohet nderhyrja e drejtperdrejte dhe pa dorashka e dy ambasadoreve te SHBA-se dhe Holandes ne nje studio televizive por edhe nominimi i Klodit nga sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton. Ajo cfare e ben tragjikomike situaten ne fjale eshte se zoterinjte e nderuar kerkojne me ngulm ti imponohen opinionit shqiptar qe jo vetem te mos i diskriminoje hoseksualet, por pse jo ti marre edhe si shembull te guximit per te shprehur ate cfare jane apo cfare ndjejne ne emer te lirive dhe te drejtave te njeriut, duke kerkuar deri ne privilegjim te ketyre individeve.
Shijet e tyre seksuale, pavaresisht se shkojne kunder natyres dhe aq me shume urdherimeve te Zotit ne te cilin kulmohen te gjitha besimet kryesore shqiptare, ata nuk jane te detyruar ti shprehin publikisht duke vijuar ti ushtrojne apo shijojne ne dhomat e tyre te gjumit, por edhe ne vende publike nese duan te shfrytezojne maksimalisht privilegjimin e tyre tashme edhe permes nje ligji te miratuar ne Shqiperi nga Kuvendi. Pavaresisht prirjeve te tyre seksuale, edhe personat e kesaj kategorie jane nenshtetas shqiptar, perkundrazi nuk do te gezonin asnje mbrojtje brenda kufinjeve territoriale te vendit tone. E themi kete per te shpjegur se edhe sot e kesaj dite, me shume se 70% e cifteve apo te kurorezuarve ne martese, e kane te veshtire te shkembejne nje puthje te thjeshte ne publik. Tashme, shoqerise shqiptare i kerkohet jo te hedhe nje hap, por te tejkaloje ne kete drejtim, shume shoqeri me te emancipiuara nga ne. Per ta thene troc, nhomoparadee duhet ti drejtohemi Europes nga pjesa a pasme, apo me troc nga bytha e saj.
Te pakten deri ne mesin e viteve ’70, homoseksualizmi konsiderohej nje semundje patologjike, madje ne shume studime edhe si e kultivueshme ne mjedise shoqerore, duke u perhapur si epidemi. Na rezulton se lirite dhe te drejtat e njeriut, edhe ato seksuale, kane kene te njohura dhe gjeresisht te mbrojtura nga OKB-ja, BE-ja dhe shume organizma dhe vende te tjera perendimore. Te pakten deri ne vitin 1990 por edhe me vone, homoseksualizmi ishte i ndaluar me ligj ne Shqiperi, duke u bazuar me shume se asnje ligj tjeter ne nje moral shoqeror te trasheguar nder vite. Me kete, askush nuk mund te thote se nuk kane ekzistuar homoseksuale ne Shqiperi, por te pakten nuk kane mundur te deklarohen publikisht dhe aq me pak, me krenari.
Pas vitit 1990, Shqiperia i kushtoi nje rendesi te vecante hapjes se gjithanshme, duke u kthyer per me shume se nje dekade ne eksportuesin me te rendesishem te “mishit te bardhe” drejt perendimit. Ndersa tashme, sipas gjasave, nisur edhe nga veshtiresite e shumta ekonomike, mund te kthehet ne eksportues shume te rendesishem edhe te homoseksualeve te cilet jane shume ne mode ne disa vende te vecanta edhe ne Bashkimin Evropian. E themi kete, pasi tashme eshte e njohur boterisht se shume vende te huaja, kane refuzuar azil politik, azil ekonomik, azil per gjakmarrje por ne asnje rast te vetem azil per homoseksualet. Pra, perpara rrezikut te jetes apo edhe te vdekjes nga uria, BE i kushton me shume rendesi kultivimit apo ruajtjes se pjeses se prapme te disa individeve, qe ne rastin me te mire mund te etiketohen si “kunder natyres”.
Edhe pse ka vetem pak jave qe eshte miratuar nga Kuvendi nje ligj kunder diskriminimit (privilegjimit, mes te tjera kategorive, edhe te homoseksualeve), duket se shume shpejt kjo kategori do te jete ne krahet fatlume te privilegjimit, madje deri ne abuzim. Nuk eshte cudi qe varferia apo nevojat e perditshme te shqiptareve, te shojne ndjeshem numrin e homoseksualeve. Te deklarohesh homoseksual edhe nese nuk je me te vertete, mund te gezosh mbrojtje publike te ambasadoreve te njohur ne vendin tone, indirekt edhe te shteteve qe perfaqesojne ata. Jo vetem kaq! Me kalimin e muajve dhe te viteve, ata rrezikojne te zene vendet me te mira edhe ne administraten shteterore. Po, po edhe aty! Shume mire, ate mund te marrin pjese ne nje konkurs punesimi, te mos fitojne sic mund te jete normale, por te deklarohen se jane eleminuar pikerisht se jane homoseksuale!? Deri me tani, nuk ka asnje metode per te vertetuar nese nje individ eshte vertete homoseksual apo jo, vetem nese konstaton direkt aktin. Urojme me gjithe shpirte te mos ndodhe, por nuk eshte cudi qe pas disa dekadave, duke pare privilegjet qe gezojne, numri i homoseksualeve te deklaruar si te tille te pakten, te kaloje edhe ate te heteroseksualeve apo njerezve me prirje normale seksuale. Qe ne krye te heres, edhe pse shume me te paket ne numer, homoseksualet kane qene ne pozicione dhe poste te rendesishme politike e shoqerore, sic vijojne edhe sot te jene ministra e kryeministra te vendeve te Europes perendimore. Pak a shume, mund te ndodhe sic edhe sot me minoritaret, te cilet nuk eshte aspak cudi te rezultojne mazhorance perballe kombesise shqiptare gjate deklarimit te pritshem te iniciuar nga shteti yne.
Lirite dhe te drejtat e njeriut jane te njejta per te gjithe. Askush nuk mund te pengoje askend te shprehe mendimin e tij, edhe kunder homoseksualeve. Askush nuk mund t’i mohoje askujt te drejten per te paragjykuar nje homoseksual, deri ne refuzim te qendrimit ne nje mjedis te perbashket pune. Askush nuk mund te ndaloje kerkend te organizoje edhe protesta kunder homoseksualeve. Edhe ne vende te zhvilluara europiane, ndodhe nje gje e tille. Ka nje “parade krenarie” te homoseksualeve ne shume kryeqytete te botes, sic ka edhe kunderparada te heteroseksualeve madje duke shkuar ne disa raste edhe ne konfrontim fizik.
Sot, kur familja tradicionale e ndertuar sipas urdherimeve te natyres dhe Zotit, per shume arsye po kalon nje krize te gjithanshme ekzistencialiste, vemendja ne menyre paradoksale eshte perqendruar tek homoseksualizmi, i cili ne asnje rast nuk mund te krahasohet me vlerat e familjes tradicionale, sidomos ne aspektin me te rendesishem te njerezimit, sic eshte riprodhimi. Pavaresisht se cdo vit, jepen miliona euro e dollare per homoseksualet, ata nuk mjaftojne sot dhe askurre, qe te “shpikin” nje metode riprodhimi mes tyre, sic natyra dhe Zoti ua ka blatuar nje mashkulli dhe nje femre. Hipotetikisht te pakten, ne emer te respektimit “me sy mbyllur” te nje te drejte seksuale te disa individeve, me kalimin e dekadave njerezoret rrezikojne vijueshmerine biologjike. Per hir te realitetit, shume vende kane miratuar edhe “martesat” homoseksuale. Por te paakten per mentalitetin shqiptar, eshte e paimagjinueshme qe nje femije i adoptuar nga nje “cift” i tille, ti therrase “nene” nje mashkulli apo “baba” nje femre.
Shoqerise shqiptare, e drobitur nga kriza te njepasnjeshme, tashme po i kerkohet te ktheje koken nga te pasmet. Pavaresisht se si do te shkoje kjo pune, nje gje eshte e sigurte: duke pare vazhdimisht te pasmet, veshtire te ecet perpara! Kete e kemi mesuar te pakten, sic edhe kemi mesuar se fjalet e ambasadoreve te huaj ne vendin tone, jane “ligj” i padiskutueshem per te gjithe! Epo kur vemendja perqendrohet edhe tek “suma”, shqiptaret po kalojne vertete nje situate te keqe!

Kur ligjin e bën Kanuni

besnikKanuni i lashtë i Lekë Dukagjinit, me moshë 600 vjeçare, është kodi i egër i jetës së përditshme në Shqipëri. Sidomos në Veri, ku si rrjedhojë e autoritetit, e ka mposhtur ligjin. Janë qindra te vrarë për gjakmarrje e konflikte, sidomos këto 20 vitet e fundit. Në Shkoder është një lagje e tëre qe quhet Lagjia e Gjakut, në vëndin e quajtur Livadhe dhe çuditërisht e vizitojnë shpesh ministra e qeveritare dhe jo vetëm nuk kanë zgjidhur asgjë, por edhe fëmijët privohen nga e drejta e shkollimit, e lojës me shoqerine, e çdo gjëje. Viktimat e hakmarrjes mersjetare zakonisht janë të pafajshmit, pasi sipas Kanunit për çdo konflikt vritet çdokush i fisit. Një ndër viktimat pa faj është edhe Besnik Met Rama, lindur më 17 prill 1966 në Shkoder dhe banues aktualisht në Tiranë. Jeta e tij, sipas kryetarit të shoqatës së Misionareve të Paqes dhe Pajtimit të Shqipërisë Mustaf Daija, është në fije të perit, megjithëse ky shtetas është i pafajshëm. Shkak është një vrasje që ka ndoidhur në vitin 2001, pasi një kushëri i tij, Ismet Rama, kish vrarë shtetasin Caf Agushi. Sipas zotit Daija, shoqata që ai drejton ka arritur deri sot të pajtojë qindra konflikte dhe ka marre urime te mira edhe nga zyrtare te shtetit, ku edhe organizimi i seminareve dhe prania e mediave ka ndikuar, por kjo pjesë është shumë e vogël krahasuar me ato familje që janë të betuara që gjaku shlyhet vetëm me gjak, sipas Kanunit. Në një pengesë të tillë, nënvizin z. Daija, kanë hasur edhe me rastin e shtetasit Besnik Met Rama, ku megjithë përpjekjet e shumta për pajtim, familja e shtetasit Caf Agushi, nuk ka pranuar kurrsesi, duke vënë në rrezik serioz jetën e shtetasit Besnik Rama dhe familjes së tij, e cila e ka të pamundur të jetoi e lirë jetën që i ka dhënë Zoti, por që në emër të një Kodi, e kërcënon pushka e gjaksit, e hakmarrjes. Është ky një ndër shumë rastet që jeta rrezikohet pa faj. Eshtë ky një fenomen që është trajtuar edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe shumë organizma të tjerë perëndimorë, që po e pengon integrimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit Euro-Atlantik. Redaksia

Dite e bukur per “zysh Liljanen”

liljanaNikoll Bregu, ish mesues
Eshte data 14 qersshor 2010. Eshte nje dite e vecante, sidomos per profesoreshen 70- vjecare Liljana Cefa. Emri i saj eshte shume i njohur jo vetem ne qarqet e artit shqiptar e me gjere, por edhe tek njerezit e thjeshte. Ne Galerine e Arteve Figurative te qytetit te Shkodres, Liljana paraqitet me ekspoziten e 10- personale. Jane me qindra admiruesit e saj, por edhe te piktures ne pergjithesi, qe shijojne punimet artistike te mjeshtres se njohur te artit tone figurativ. Jo vetem nga Shkodra, por edhe nga M. Madhe, Puka, Tirana e me gjere, jane pjesmarresit ne kete eveniment mjaft te rendesishem. Profesoreshe Liljana, per punimet e saj, mori nje numer te pamate urimesh dhe falenderimesh nga te gjithe vizitoret e ekspozites.
Liljana Cefa, eshte nje emer shume i madh ne pikuturen shqiptare. Ajo ka lindur ne Tirane me 14 prill 1940. Ne vitin 1966 eshte diplomuar ne Akademine e Arteve te Bukura per pikture. Nga viti 1977 deri ne vitin 1990, ajo ka dhene nje kontribut te jashtezakonshem per zbulimin dhe kultivimin e talenteve te reja ne pikture, duke qene mesuese e vizatimit dhe piktures ne Liceun Artistik “Prenke Jakova” ne Shkoder. Gjate karrieres se saj brilante, Liljana ka marre nje numer shume te madh cmimesh dhe diplomash.
1976- Ekspozita e pare personale me 40 punime ne Shkoder.
1974- Cmimi i Trete ne Konkursin Kombetar me pejsazhin “Perendim ne qytetin tim”.
1981- Cmimi i Trete ne Konkursin Kombetar me kompozimin “Ne prag te lirise”.
Eshte vleresuar me Medalje nga Bienalja e Aleksandrise, eshte vleresuar me medaljen “Naim Frasheri”.
1990- Ka qene pjesemarrese ne shume ekspozita te organizuara nga shoqata te ndryshme ne Kosove, Mal te Zi, Tirane, Shkoder por edhe ne Itali etj.
1997- Cmimi i Pare ne Konkursin e piktures se organizuar nga revista “Pediatria” ne Rome, Itali.
2005- Ekspozite personale ne galerine “Shkodra” me 50 punime te realizuara pas vitit 2003.
2007- Medalje e Argjendte ne Sallonin e 37-te Nderkombetar te Akademise Kombetare te Arteve ne Tirane, ashtu sic edhe ne te gjitha ekspozitat ne nivel lokal te peruruara ne Galerine e Arteve ne Shkoder.
Liljana ka perfaqesuar me shume dinjitet pikturen shqiptare ne shume aktivitete ne nivel nderkombetar ne France, Itali, ish- Jugosllavi, Turqi, Kine, Egjipt etj. Punimet e saj jane pjese e koleksionit te Galerise Kombetare te Arteve ne Tirane dhe te shume galerive shteterore ne qytete te ndryshme te Shqiperise, pervec se punimet e saj gjenden ne ekspozim te perhershem ne shume institucione te rendesishme publike brenda dhe jashte kufinjeve kombetare.
Liljana Cefa eshte antare e Akademise Europiane te Artit me seli ne France, antare e “Artiste pa Kufij” dhe “institutit te Artit Profonoste” me seli ne Luksemburg, antare e Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise nga viti 1961, antare e shoqates “Kol Idromeno”, e shoqates “Iliricum” dhe e shoqates se Piktoreve te Lire Figurative “Lin Delija”.
Per gjithe kete karriere te shkelqyer, qyteti i Shkodres e ka vleresuar me titullin e larte “Qytetare Nderi”, duke e rreshtuar ne emrat me te spikatur te artit figurativ ne rajonin e Veriut te Shqiperise dhe me gjere.
Nxenesit e saj, disa breza piktoresh te sukseshem ruajne per “zysh Liljanen” kujtimet me te mira e mirenjohjen e pafund per kontributin qe ajo ka dhene ne rrugen e formimit te tyre artistik.

bertiNjë vit mà parë

Nga Albert Vataj
Tash e nji vit mà parë, kalum nji nga zgjedhjet ma domethanse të historisë së postkomunizmit, kaluem testinn e provës ndërkombëtare për besueshmërinë. Për fatin e mirë të njênes palë ata u çertifikun si zgjedhjet mà të mira. Por janë, sod e ksàj dite si zgjedhje të kontestuara për palën tjetër, që rastësisht àsht pala që ka humbur. Tàn bota sod mendon ndryshe nga sa mendon Edi Rama, jo për hatër të Berishës, por për hatër të interesave të kahmotshme të shqiptarëve për të kên pjesë e vetvdit, pjesë e Evropës.
Tàsh e nji vit ma par, shqiptarët shkuan në zgjedhjet e 28 qershorit për të dëshmu vullnetbesimin e tij, për atë forcë politike që do ta qeveriste në katër vitet e ardhshme shqipërinë dhe shqiptarët. Megjithëse zgjedhjet shkun, ma mirë z’bahet. Anipse kurrçka nuk mujti me e dëshmu, atë që dëshironte opozita. E cila, nga ana e saj, mujti me u konfirmu edhe në këto zgjedhje si e tillë, paçka se kundrejt një rezultati të ngushtë, e për mà tepër, si rezultat i një grope të thellë që Rama kishte bà me Ilir Metën, hendek i cili çoi këtë të fundit të njësonte àndrrën e tij për pushtet, aniqysh, me Berishën, për me bà atë që do të quhej si qeverisja e integrimit evropian.
Ky vit ka ken nga më të gjatit e kohëve të funit, e nga më intensivët, e pse jo nga më absurdët, jo veçmas në historinë e Shqipnisë por gjithëegjithë përvojës politike rrethekrah politika të tjera bàjnë politikë. Këtë përformancë e ka promovu jo vetëm Edi Rama si individ, se sa dështakët si komunitet politik.
Tash kur shumë gjàna duket se kanë mujt me gjet rrugën e zgjidhjes, e shumë të tjera janë në proces, mundnà me thàne, se një vit i qeverisjes Berisha, àsht një vit përpjekje dhe arritje. Përkundër kësaj, kena kamnguljen e opozitës. Gjithmonë, aludojmë dhe botkuptojmë përkundër njasaj qi shihet ditën për diell, se pas saj fshihet si pas gishtit, interesat e një personi të vetem, që deri mtash, quhet Edi Rama. Kjo ka bà që politika shqiptare të gjej vedin një ditë të bukur në batakun e të së kalumes, në ujrat e nejuna të konfliktualitetit politik, në shtjellën përpirëse të poterës dhe shterpësisë së alternativave, që nuk ngurojnë të ofrohen si mundësi të zgjidhjes së krizës politike, ose siç po njihet ndërkombëtarisht, si ngërç politik.
Ndërsa politika shqiptare në përgjithësi, por kushtëzimi i kohëngasjes në tërësinë e vet, kërkon të bëjë politikë, dëshmon kjartazi, se e ka pak mundësi të zgjidhet nga shpërgenjt e një politike të dalë nga amanetet e Katovicës, një politikë që e ka të pamundur të shqitet nga paranoja, nga patologji të rënda psikike.
Kur kriza globale ekonomike, i ka futur thonjt në fyt ekozgjedhjenomisë gjigande dhe ka zatetë përfundi fatin e shumë shteteve, kujtojmë këtu Greqinë, opozita shqiptare në përgjithësi, Edi Rama në veçanti, kanë luksin të bëjnë politikën e gozhdës e patkoit. Berisha àsht tuj kên jo ma i tërhequn nga kjo marrëzi, që ka kapluar liderin socialist, i cili për llogari të interesave të atyne që e yshtin, jo vetëm po vetvret karrierën e tij politika, por njëherazi po gropos gjithë atë përmendore lavdie që ngriti si ministër kulture dhe kryebashkiak i ndryshimeve të mëdha të metropolit shqiptar.
Pas një viti, ajo që dallojmë qartë e ma qartë, larg e ma larg, àsht, se tashmà Shqipnia dhe shqiptarët nuk janë mà delja e zezë e tufës. Kontributi dhe roli i saj në Ballkan dhe mà gjàn, janë dinjitoz. Nji herë e përgjithmonë kena dalë nga anonimati, i kena shpëtu njihe e mirë kthetrave të paragjykimeve dhe anatemës. Sot Shqipëria ulet në një tryezë me vendet që deri dje i kishim “armiq”, që na kishin në syrin e pushkës, e ne i kishim në grykën e topit.
Por memoria e së kaluares nuk ka pse të fashitet aq befasisht, sa të mos të na kujtojë, e pse jo, me na kujtu e me na u ofru si një model i mirë, si një mundësi të krahasimit, jo për të ndëshku të sotmen se sa, për të dëshmu një lloj lidhje sentimentale me të shkumen komuniste.
Për ta bà këtë nostalgji, jo një kujtesë, por një të tashme, e kujt tjetër duhet t’i besohej veç asaj që dilte nga ajo metamorfozë, veç atyne që ishin pjellë e asaj placente. Kjo ka nji dëshmi, që nga autoritarizmi i kategorizuar, si e drejtë legjitime dhe vullnet i sovranit, deri te anatema dhe bàmja me faj e faktorit monitorues, i cili në pamundsi për të kreh bishtin të majtës, u shtërngu së pakti të ishte korrekte polititikisht, anipse kjo i shërbeu të djathtës.
Në këto kushte mori impulse të reja politika e kaposhëve. Berisha si kurrë ndonjiherë tjetër në gjithë karrierën e tij politike, kishte një mbështetje të pashoq ndërkombëtare, një solidaritet që do të cingërinte nervat Edi Ramës, i cili nga ana e tij nuk u ndal deri në caqet ma të skajshme të çmendurisë. Transformoj me turravrap strategjinë e kthyer në ideologji, që kishte ndaj politikës së vjetër, duke vënë dirigjent të politikës së tij të re, një ujk plak. Që të dy së bashku, Rama si doktrina pa apostuj, e Ruçi, si ujku pa pyll, dëshmun jo vetëm se kishin marr fund, por edhe se nuk do të mbërrinin në fundin e tyre pa marrë dhe ata që u shkojnë nga pas.

Roli i lidershipit
Nalun te teorizimet, jo dhe aq për me u xan bes atyne mà shumë se realitetit, por për me bà me ditë për tàn miletin, po duhet me u kujtu vedit e atyne, se roli i lidershipit àsht vullneti i Zotit mbi një komb. E lshova pak dorën në këtë krahasim, por tàsh për tàsh, po më duhet për me e besu, se bash njikshtu àsht. Kush àsht tuj nigju e tuj pa, bukur fort po e din, se nuk janë do punë si do punë. Se qysh àsht sod, kjo nuk po duhet shumë mend dhe mund, për me i kallxu kujdo që shpreh dëshirën për me marr vesh se ç’po ndodh përreth tij, natyrisht edhe ndaj tij. Dikush nga fundi i rreshtit, ndoshta nuk po don me e pranu këtë version, si tregues i asaj që ngjet nër ne, shqiptarët e interesave të nalta të integrimit dhe kontributit paqeruajtës.
Pavarësisht ambicieve që politika dhe shteti e ka fut venin, e bashkë me të dhe fatin e Shqipnisë dhe shqiptarëve, nji gja asht e kjart si drita e diellit. E kam fjalën për poteren dhe shamatën, kryesisht mediatike që tuj u egërsu gjithnjë e ma shumë, e ka pa vedin në rrugë pa krye. Doemos se në këtë shteg e ka fut, në krye të radhës, roli intolerant i lidershipit politik. Nga njena anë kemi Kryeministrin Berisha, që nuk heq dorë nga respektimi i kushtetuetshmërisë së institucionit të votës dhe pavarësisë së drejtësisë dhe duhet me i shku deri n’fund kësaj qëndrese të qënsishme. Nga ana tjetër, e sheh vedin kryesocilisti dhe njëherazi kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama. Vendosmëria e tij për ta vù Berishën me shpatulla pas murit, e orvatun për me ua servir shqiptarëve si transparencë zgjedhore, e turli lloj dokrrash të tjera. E drejta e Edi Ramës për të considerù një popull të tàn si një tufë bagëtish, nuk àsht dhe nuk munet me kên një motiv i fortë që ka me i shërby si shtys, as atij e as kurrkujt tjetër qi don me bà karrier, me forcu pozitat në pushtet e me mujt me rujt me çdo kusht sarajet e përfitimeve. Ndryshe nuk munet me kên mashtrimi, hipokrizia, hedhja hi syve dynjasë, ideologji e një force politike dhe lajtmotiv i një lidershipi. Ta thojë copë ky far burri, se nuk po mundem me pranu, as humbjen e 28 qershorit, dhe as atë të paralajmëruar të zgjedhjeve vendore. E njherazi duhet me ua ba të kjart tanve se pavarësisht kataklizmosë së kutive, luftës me një ushtri pa krena, qëllimi i tij i fundit do të ishte transparenca, siç po e kallxon ai ndër ne hapjen e kutive, dua të shoh votën time, e turli lloj sajesash të mendjeve ndjellakeqe.
Kjo situatë, deshtazi e ka fut politikën shqiptare në kallepin e vet të prejqyshkuri asaj i’u hoq freri dhe ajo u hazdis në livadhin pafund e anë të tranzicionit shqiptar. Ndryshe ngasa parashtron koha, lidershipi politik dëshmon një mungesë vullneti për të lëshu pe, për të lan mas dorë interesat personale e me mendu e me vepru një herë të vetme në emën të interesave të nalta të popullit, të atij vullneti që i ka besu asaj fatin e udhërrëfyesit në këto momente shumë vështira ekonomike dhe të këtij kapërcyellit politik të shanseve të shqiptarëve, pas më shumë se një gjysëm shekulli mohimi, tjetërsi, persekutimi, gjymtimi dhe burgosjeje në “parajsën” komuniste të Enver Hoxhës.

Afër dhe larg

Anjola HAMZAJ
I shoqëruar që në gjenezë me ndjenjën e inferioritetit, procesi i udhëtimit pa viza i hodhi hapat e tij.Të gjithë nga një pikëpamje, media gjithashtu, kahet politike me një qëllim të përbashkët, por me kontribute të ndryshme, me dyshime të ndryshme.Skepticizmi jo gjithmonë është pasojë e arsyes apo racionalitetit. Është më shumë shpallja hapur e frikës dhe përgjegjësisë maksimale.
Që nga strukturat e shtetit deri te individi, liberalizimi i vizave ngjall ndërgjegjësimin që aty jashtë duhet të jemi të denjë. Të gjitha këto diskutime, herë konstruktive, herë dekonstruktive, i kanë lënë radhën një veprimit, atij konkret: Punës për t’u përgatitur dhe realizuar kushtet e kërkuara për një liberalizim vizash sa më të shpejtë.Që qytetarët shqiptarë të fitojnë të drejtën për të udhëtuar pa viza në vendet e Bashkimin Europian, duhen plotësuar tre kushte, të rëndësishme në vlerë dhe impenjative për t’u arritur: Hartimin e një Strategjie për të Riatdhesuarit, Lufta Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe zbatimi me efikasitet i ligjit Antimafia.Shpesh liberalizimi i vizave është përdorur nga politikanët si një proces, i cili është i lidhur drejtpërdrejtë me politikën dhe në raste komplikimi me krizat politike të kohëve të fundit. Sigurisht që me liberalizim e vizave, anëtarësimi në Bashkimin Europian do të ishte më i lehtë ose në radhën hierarkike të arritjeve që një vend duhet të realizojë për të merituar titullin shtet europian. Por procesi i liberalizimit të vizave është i lidhur direkt me çështjet e sigurisë dhe indirekt me politikën e një vendi. Është një proces i ndarë nga ai i anëtarësimit në Bashkimin Europian. Krizat politike kanë ndikimin e tyre kur ato nuk respektojnë institucionet, Kushtetutën dhe ligjin. Kjo do të cenonte integrimin e çdo vendi.Siguria e Dokumenteve, Migrimi, menaxhimi i kufirit, rendi publik dhe siguria, marrëdhëniet me jashtë dhe të drejtat themelore. Masat kundër Krimit të Organizuar, Trafiqeve dhe Terrorizimit. Kjo është rruga jonë, gjysmë e prekur, gjysmë për t’u prekur.

Laboratori i komplekseve
Menjëherë sapo një lajm fluturon me shpejtësi, me po aq shpejtësi edhe dyshimi i shkon nga pas. Diskutohet se liberalizmi i vizave është i pamundur për shkak se vendi ynë nuk është gati sa iu përket elementëve të sigurisë, qytetaria, politika, kultura etj. Por frika më e madhe është kristalizuar te një eksod i mundshëm i trurit dhe i trupit. Pra nëse vendet e tjera europiane në fillimin e tyre të udhëtimit lirshëm janë përballur me ikjen e trurit, në Shqipëri është “parashikuar” që do të ikin të gjithë, me tru apo pa tru qofshin. Shqiptarët, e arsimuar apo jo, të gjithë do të braktisin Shqipërinë. Do të kërkojnë paga më të mira, jetesë më të mirë, kurioziteti një tjetër element etj. Këto janë fobitë që tregojnë edhe karakterin e formuar të një kombi që është testuar për 45 vjet në laboratorin e ndrydhjes.Me gjithë këto pyetje dhe pikëpyetje, vallë është më mirë të mos përballemi me Europën dhe me veten tonë në ketë rast. Eksperienca e gjatë e izolimit akoma nuk është fshirë. Akoma pluhuri i saj është një ndër arsyet e një integrimi të ngadaltë.Si një sistem maksimalisht kundër njeriut dhe të drejtave të tij, edhe pse ka 20 vjet që është prishur, prezenca shfaqet në çastet vendimtare. Atëherë kur duhet një mendim i lirë, një vendim deçiziv. Ka 20 vjet që po punohet për lirinë, lirinë në thelb të një komuniteti dhe shteti. Shqipëria ka hapur kufijtë me disa shtete, ka marrë ajo e para iniciativa integruese, ka treguar se ne mundemi pavarësisht copëzave të së keqes.Të izolosh një njeri ndodhin dy fenomene: Mendja nuk ruaje normalitetin e saj, mund të degjenerojë në agresivitet, në krim. Por nëse e ruan arsyen, ai ka humbur zemrën dhe shpirtin, elementin që e fut në radhën më humane, njerëzimin. Përballja me botën europiane do të jepte përgjigjen e pyetjeve të mëdha: Kush jemi. Ku jemi.

eminiPushteti është i fortë, aq sa është e dobët opozita

Nga: Emin AZEMI
Pafuqia politike e opozitës, relativizmi i kritikave publike dhe pakënaqësive sociale, ndikimi josubstancial i mediave po ndodhë në kohën kur pushteti po tregohet i parrezikuar nga askush. Anketat, sado të aranzhuara dhe të kurdisura qofshin, dërgojnë mesazhe të qarta se diçka nuk është në rregull me zërin kritik opozitar në Maqedoni. Disa anketa, madje i hoqën nga grafa e lidershipit edhe disa politikanë, duke dashur të na tregojnë se në çfarë derexhe ka rënë fuqia dhe ndikimi i mendimeve ndryshe në këtë shtet.
Prandaj, analizat e atyre që merren me kritikën ndaj pushtetit, do të duhej të kenë në thelb edhe një problem tjetër, të cilin ne shumë pak e problematizojmë: çfarë kualiteti dhe fuqie vjen nga zëri opozitar. Sepse, një pushtet nuk është, apo së paku nuk përceptohet si i fortë, nëse atij nuk ia “forcon” pozicionin vetë opozita.Në taborrin opozitar maqedonas e kemi Branko Cërvenkovskin, politikanin e rikthyer nga shkallët e ngritjes dhe rënies, mu në kohën kur kësaj force politike i nevojitet një figurë, që do të ishte antipodi i Cërvenkovskit dhe po ta lusni Gruevskin të shpallte publikisht dëshirën e tij se kënd do ta kishte të preferuarin e tij në ballë “të frontit opozitar”, ai pa kurrfarë hezitimi do të rrethekonte emrin e Branko Cërvenkovskit. Pse? Sepse vetëm Cërvenkovski ia rikthen atij adutet e vjetra të luftës politike, ku si motive parësore do të dominonin: çrrënjosja e pasojave që sollën në shoqëri oligarkia njëpartiake
ekonomike, privatizimi i turbullt i ndërmarrjeve shoqërore, mbajtja status-quo e problemeve ndëretnike etj. Me Cërvenkovskin në opozitë, Gruevski mund të ndërtojë karrierë të pacënuar politike dhe ajo çka më së tepërmi e hendikepon “frontin opozitar maqedonas” është kriza e përfaqësimit nga një lider kredibil, me performansa të larta morale, politike e qytetare.Në taborrin opozitar shqiptar hetohet njëfarë zelli për të synuar pushtetin, por pa strategji konkrete se çka më tutje. Dy partitë më të zëshme opozitare, DR dhe PDSH, si metodikë dhe si praktikë do të duhej të kenë qëndrime gati identike, për sa i përket çështjeve të caktuara. Por, në realitet çka ndodhë? Ndodhë, ajo që vetëm te shqiptarët ndodhë. Ndodhë që brenda opozitës shqiptare të ketë një opozitë tjetër dhe kështu kemi, jo rrallë, opozitën e opozitës. Partia e Imer Selmanit, paguan njëfarë tagri të “turpit kombëtar” për “diversionin” që ia ka bë PDSH-së, kurse kjo opozitae fundit ende nuk e sqaroi se çfarë tagri pagoi, kur bëri “diversion” PPD-së në v. 1994.
Përplasjet publike të këtyre dy partive politike, janë kuptuar si prodhim të stërkalave të ujit që do t’i ndihmonte mullirit të Gruevskit të bluante më mirë “unitetin” politik të shqiptarëve. Por, kështu nuk është kuptuar nga liderët “e mençur” opozitarë, sepse mjafton të jesh lider që të jesh i mençur. Të tjerat shkojnë e vijnë.Për të “kontribuar” pak më shumë në forcimin e unitetit politik shqiptar, ditë më parë nuk mungoi edhe lideri i PPD-së, i cili na e kujtoi publikisht se nëpër partitë politike shqiptare ka spiuj, që kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete. Befasia e këtij lajmi nuk përmban në vetvete risinë, por mbrapshtinë për të detyruar të kujtosh diçka, që as në ëndërr s’ke dëshirë ta shohësh. Fundja, a doli diçka nga kjo deklaratë, a u zbulua ndonjë spiun dhe a u skuq dikush nga turpi se u demaskua publikisht ?Prandaj, të gjithë ata që thonë se anketat “e kurdisura” po ia rrisin rejtingun Ali Ahmetit, është mirë të merren pak më shtruar me mungesën e kodit të mirëfillt qytetar e politik, brenda protestës antiqeveritare.Në anën tjetër, ata që tinëz lobojnë për Branko Cërvenkovskin për ta hequr qafe Gruevskin, nuk bëjnë punë tjetër, pos që shartojnë në mendësinë publike të shqiptarëve një kauzë falce, e cila nuk ka për objektiv kristalizimin dhe unifikimin e fuqisë politike të shqiptarëve, por ka ideologjizimin e frymës së pakënaqësive publike, duke i instrumentalizuar këto pakënaqësi për interesa shumë ordinere të një forceje politike maqedonase, me proveniencë të majtë.

edliraBotërori na shkelmoi krizën

Nga: Edlira GJONI
Drejtësia shqiptare mendon se duhen 400 mijë euro për të çuar në vend nderin e prishur të Pangos. Media u mundua të bëhet grusht bashkuar drejt mos-cënimit të fjalës së lirë. Po sfidon gjithashtu vendimin që vë në pikëpyetje besimin tek drejtësia e ç’besuar shqiptare. Por njerëzit shohin futboll. Gjykata Kushtetuese shfuqizoi dy nene të Kodit Zgjedhor, që lanë jashtë Parlamentit shumë parti të vogla, (sa keq për këtë lajm të mirë). Por Afrika e Jugut është më e fuqishme sesa Gjykata Kushtetuese. Të paktën edhe tre javë të tjera.Shqipëria vazhdon të mbetet vendi më i varfër në Europë; opozita merr ftesë të drejtpërdrejtë dhe fare të hapur nga vetë Berisha për bashkëpunim në reformat integruese të vendit; Islami pretendon se Veliaj kërkon katapultim në krye të PS-së. Çfarë nuk po provon politika, që të tërheqë vëmendjen, por jo. Jo dhe jo. Shqiptarët e kanë mendjen tek topi.Tek Jabulani, tek gafat që ai beri nëpërmjet duarve të Green, Sorenson apo edhe Casillas. Tek spektakli që ai sjell nga manovrimet dhe gjuajtjet e Messit, Luis Fabianos, Villas, Sneijderit, Podoloskit apo Robinhos. Njerëzit duan qetësi dhe këtë po e gjejnë tek zhurma e madhe e futbollit. Kupa e botës ka lënë tërësisht në hije politikën shqiptare dhe problemet e saj mediokre. Për herë të parë pas mëse një viti protagonizëm acarues mediatik, politika ndjen se një sfidues i papërballueshëm i ka marrë vendin e parë jo vetëm në ekrane, por edhe në bisedat e përditshme. Ky është futbolli. Me gjithë fillimin e ngadaltë dhe gati të mërzitshëm të fazës së parë, ku u shënuan shumë pak gola dhe ekipet dështuan në performacën që t’i përqasej dinjiteti të të qenit Kupë Bote, kampionati kaloi në ndeshjet e dyta në grup, ku humbja e Gjermanisë, barazimet e dyta të Anglisë dhe Italisë, humbja e Francës dhe xhevahiret brenda kampit të saj, e bënë Botërorin interesant, tërheqës dhe magnet të papërballueshëm, jo vetëm për shqiptarët.Përderisa kushtet diktojnë që të mos kemi ndonjëherë shpresa të bëjmë tifo kuq e zi në ndonjë botëror, tifozeria shqiptare është ndare në katër pjesë; mbështetës të ItalisëWC2010, të Gjermanisë, të Brazilit, dhe të tjerë. Turma kryesore gjendet tek tre të parat. Pjesa e katërt e aksioneve mbështetëse i shkon kryesisht Holandës dhe disi më rrallë Argjentinës dhe Spanjës, por ka rritje të madhe në numër të tifozëve të Anglisë, qëkurse kosovaro-shqiptarët zbuluan ishullin si destinacion migrator 13 vjet më parë.Dhe sot shqiptarët e kalojnë kohën e tyre duke u zënë me fjalë, të thëna, të shkruara, të bërtitura apo të përplasura vetëm për mbështetjen e mësipërme. Publiku po se po, po edhe media dhe politika vetë shohin se s’kanë nga t’ia mbajnë tashmë, ndaj janë lëshuar edhe ato tek sporti. Emisionet për të janë shumë-fishuar apo transformuar, që t’i përshtaten klimës së tregut mediatik. Me nuanca të ndryshme që s’kanë ndonjë lidhje të dukshme me evenimentin, mediat ofrojnë debate mbi ngjarjen më të madhe në botë. Specialistët dhe njohësit e sportit mund të kishin vend. Është muaji i tyre. Por politika në Shqipëri është nazemadhe. Nuk mund të tolerojë që pasi i mori vëmendjen e publikut, futbolli t’i rrëmbejë edhe kohën televizive. Ndaj pas hutimit të dy javëve të para, politika po e merr veten dhe e gjeti zgjidhjen: të flasë për sportin.Po. Tani në emisionet për botërorin zor se gjen ndonjë studio pa politikanë. Dhe është lëvizje e “mençur” e reagim goxha i shpejtë, pavarësisht se mbetet po njëlloj acarues për publikun, të cilin e gënjeu mendja se për një muaj, shpëtoi nga politika dhe imazhet e patjetërsueshme të saj.Ama ka një tjetër natyrë e përditshmja në Shqipëri këtë muaj që luhet Botërori. Publiku sikur merr frymë më i lehtësuar. Mbrëmjet janë më miqësore. Ndezja e ekranit të televizorit nuk bëhet më me rrudhje muskujsh teksa në ekrane dalin të njëjtët njerëz, të njëjtat fjalë e zënka fëmijësh të llastuar duke bërë gjoja se po zihen për lodrat e njëri-tjetrit, që i kanë mbyllur në ca kuti. Këtë muaj duket se është harruar fare edhe lëngimi i gjatë për vizat. As lajme për to nuk ka më. Nuk i djeg kush, sepse bien në vesh të shurdhët.Më në fund një ilaç për veshët dhe sytë e shqiptarëve. Atë që nuk e zgjidhi dot as doktori, as piktori, as Krokodili, as shqiponjat, e zgjidhi topi i futbollit. Kriza në Shqipëri vazhdon sa kohë ka vëmendjen e medias e gozhdimin e publikut. Me vështrim të shkëputur e vëmendje të munguar, edhe kriza ka marrë ca javë pushim.Politikanët apo mbështetësit që deri dje ziheshin për kutitë, sot janë përzier keq në grupime e aleanca të reja që me patos të zjarrtë mbrojnë Italinë e me po të njëjtin vrull shajnë Brazilin, Gjermaninë apo e kundërta. Përballë futbollit, të gjitha krizat politike u sheshuan.Sikur të kishim futur nga një Jabulan në çdo kuti votimi, do kishin zgjatur pushimet e krizës?Botërori zhvillohet në Afrikë, ama Shqipëria ka dy javë që është ndryshe.E çuditshme si shkelmohen krizat nga një top.

A eshte shitur kauza e kutive…!?

Blerti DELIJA
Ne dhjetor te vitit 2009 kam parashikuar se kutite nuk do te hapen pasi nuk i intereson si kauze asnjeres nga palet ne konfliktin politik ne Shqiperi. Rreth 8 muaj me pas, konfigurimi rreth kesaj teme kinse te nxehte te politikes shqiptare, ka ndryshuar disi dhe na favor te mazhorances aktuale. Sipas gjasave, eshte arritur nje marreveshje kulisash per te ndare ate cfare mund te quhet “menaxhim pushteti” ne mes Tiranes (thuajse gjysma e Shqiperise per cdo gje) dhe pjeses se mbetur te vendit. Opozita shqiptare ka humbur ndjeshem terren ne betejen e saj me shume virtuale se reale per transparence. Te gjithe hapat politike, institucionale dhe social te opozites, koha tregoi se ishin te deshtuar. Gjate harkut kohor qershor 2009- qershor 2010 opozita ka humbur shume enegji, madje eshte shterruar fare ne perpjekjet per te afruar zgjedhjet e parakohshme permes kauzes se kutive.
Qe ne krye te heres, Edi Rama arriti te implementoje fillimisht ne anetaresine roze, me pas edhe ne popullin opozitar psikozen e vjedhjes se votes nga mazhoranca dhe me direkt nga kryeministri i vendit Sali Berisha. Ai nuk kurseu akuzat per askend, madje edhe per armaten e tij te komisionereve te qendrave te votimit e numerimit, duke kercenuar edhe me burg. Me kete levizje Rama arriti te marre nje mandat me shume se plebishitar ne krye te Partise Socialiste, edhe pse te pakten moralisht, ai duhej te largohej nga skakiera politike per t’iu perkushtuar pozicionit si kryebashkiak i Tiranes.
Hapi i dyte ne kete ecejake tashme thuajse te deshtuar, ishte plani i bojkotit te Kuvendit. Me shume se nje here, direkt apo indirekt, Rama dhe lidershipi prane tij shprehen bindje se para se te skadoje afati 6- mujor i rrezikimit te 64- mandateve socialiste, do te vinte nje zgjidhje per transparencen e shume kerkuar. Paralelisht, opozita tregoi muskuj ne shume sheshe te Shqiperise, por me shume ne mitingjet e Tiranes. Muaji shkurt, shenoi zyrtarisht deshtimin e levizjes se rradhes se opozites, e cila ishte pikerisht futja ne Kuvend dhe validimi i mandatev te deputeteve. Maskimi pas justifikimit se ishte nje rast per ti hequr mundesine mazhorances per te vene ne diskutim vlefshmerine e mandateve dhe zevendesimin me liste, u zbeh ndjeshem nga zerat se nese nuk do te veprohej keshtu, nkutije numer jo i vogel deputetesh nuk do ti bindeshin vendimeve partiake, duke validuar mandatet e fituara me 28 qershor.
Hapi i trete me i rendesishem politik i mazhorances, ishte ai i veteflijimit te deputeteve dhe perkrahesve te tyre sipas qarqeve, ne cadrat e vendosura ne sheshin ne mes Kryeministrise dhe Kryesise se Kuvendit. Ishte “arma” e fundit demokratike dhe qe sensibilizoi me shume se asgje opinionin, brenda dhe jashte vendit. Diku ne diten e 20-te apo te 21-te te greves se urise, Rama nxjerr nga greva veteflijuesit me pretekstin se tashme nderkombetaret kane vendosur SERIOZISHT te merren me transparencen. Doli ne skene takimi i famshem ne “gojen e Krokodilit” ne Strasburg dhe madje, opozita guxoi te manipuloje opinionin duke thene se eshte vendosur edhe nje ultimatum 2 javor ndaj mazhorances. Keshtu, te gjithe ato burra dhe zonja, te gatshem per te sakrifikuar per transparencen e zgjedhjeve, u kthyen ne nje flluske sapuni ose me keq, u tradhetuan nga lidershipi i tyre. Do te ishte me e udhes, nese do te udhetohej drejt Strasburgut, duke lene cadrat e ngrehura ne shesh dhe vetem pas arritjes se marreveshjes se mundshme, te rikthehej normaliteti ne sheshin qendror te Shqiperise. Edi Rama nuk veproi si politikan, por vertete si misionar, ashtu sic ai ka qejf te identifikohet prej vitesh ne skenen politike shqiptare. U konsumua keshtu, tradhetia e trete e lidershipit socialist ndaj anetaresise se tij por edhe popullit opozitar.
Per ate qe eshte i vemendshem, ka nje kreshendo apo pershkallezim te levizjeve te opozites, madje pas muajit shkurt, me nje ritem te shpejte. Pervec levizjeve qe cituam me siper, u luajt fort ne arenen nderkombetare, por deri me tani pa asnje rezultat konkret te dukshem. Krijohet ideja se Rama dhe aletatet e tij, luajten shpejt guret e tyre, si per te krijuar idene tek perkrahesit se “Sali Berisha, eshte ai qe eshte, ai qe ka thene i ndjeri Hoti i Ekologjikes dhe se perdorem te gjitha mjetet demokratike, tani nuk kemi cfare bejme me shume, armet nuk mund ti rrembejme si ne 1997 pasi jo vetem nuk jemi shume trima, por tashme jemi pjese e NATO-s etj., etj., ….”.
Cdo dite e me shume eshte krijuar dhe po forcohet ideja se Rama nuk eshte me perballe Berishes ne garen per transparence, por qe mund te perkthehet edhe per karriken e kryeministrit. Edhe tek te vetet, por edhe tek populli opozitar e me gjere, Rama perpiqet te tregoje se “me Berishen tashme do te merren nderkombetaret, pasi vetem ata mund ta bejne te perkulet….”. E thene me hapur, Rama dhe lidershipi opozitar po perpiqet te shuaje gradualisht levizjen per transparence, nisur edhe nga fakti se tashme, stina e veres nuk eshte favorizuese per politiken. Nuk eshte cudi se skenari i fshehte mund te jete pergatitur nga emisaret dhe firmosur edhe nga shefat e tyre Rama e Berisha. Ky i fundit jo vetem eshte mjaft i qete, por duket se po i shkon lojes se Rames, duke krijuar jo vetem ne parlament por edhe jashte tij “acarime” politike te cilat realisht, cdo dite e me shume, cdo seance e me shume po shkojne drejt zbutjes.
Sipas gjasave, eshte arritur nje marreveshje! Natyrisht, jo marreveshje qe ka ne themel kutite e votimit, pasi ajo ceshtje eshte e mbyllur tashme perfundimisht! Eshte arritur nje marreveshje per ndarjen e pushtetit. Duket se skema eshte e qarte! Rames mund ti ofrohet nje tjeter mandat per Bashkine e Tiranes, te cilin sipas gjasave ai do ta mbaje per vete, por edhe mund t’ja servire dikujt nga marionetat e shumta qe e rrethojne. Bashkia e Tiranes, qofte numerikisht, qofte me fonde lokale apo grante e burime qeveritare e donatoresh, perfaqeson gjysmen e Republikes. Pjesa tjeter, do te vijoje te mbetet nen menaxhimin e qeverise, mazhorances, Sali Berishes. Nuk eshte shume e qarte nese aleati i PD-se, LSI-ja e Metes eshte ne dijeni, aq me pak e kenaqur nga kjo levizje e kryer mbase ne prapaskene nga PD-ja. Nga ana tjeter, sipas gjasave as edhe aleatet e tjere te PS-se, nuk kane dijeni per kete levizje te Rames. Si gjithmone, loja sajohet dhe menaxhohet nga te medhenjte! Permes ketij skenari, Rama “lan duart” si Ponc Pilati me te tijet dhe vazhdon te shijoje bahcen e tij te mrekullueshme ne mes te Shqiperise, ndersa Berisha siguron qetesine e mbreterimit te tij te pakontestueshem ne pjesen e mbetur te vendit deri ne fund te mandatit. Te dy palet jane te fituara, sejcila duke pare me shume interesin individual dhe te stanit perkates, por asnjehere dhe si gjithhere, ate te shqiptareve e Shqiperise. Jo vone, do te startojne edhe reformat ne Kuvend me shumice te cilesuar, sipas gjasave ne shtator me fillimin e sesionit te ri te Kuvendit “ne emer” te vizave, integrimit dhe perrallave te tjera te ketij lloji.
Edhe per shume kohe, do te vazhdoje te diskutohet per kutite, transparencen, kushtetutshmerine por te jeni te sigurte se gjithcka eshte ne funksion te kalimit te javeve, muajve drejt zgjedhjeve vendore. Me kapercimin e ketij pragu dhe me realizimin e skenarit te mesiperm, takimi i rradhes mund te jete viti 2013, ku mbase do te kete nje perballje te ndershme ne mes paleve, e para ne Shqiperi qe nga viti 1992. Vetem dicka mund ta minoje kete skeme, qe sipas gjasave ka nisur te implementohet tashme: kriza ekonomike dhe ulja e saj plotesisht kembekryq ne vendin tone! Kete skenar kam pershtypjen se askush nuk po e merr seriozisht, as edhe vete shqiptaret, xhepat e te cileve perdite e me shume jane me te zbrazur!

repishtiVajtim për Tomë Sheldinë

Sami Rrepishti, Baldwin, New York USA
Pak ditë ma parë, nji mesazh elektronik nga Shkodra, i firmuem nga Zonja Julita Serreqi, më informonte se Tomë Sheldija, ish i burgosun politik gjatë viteve të para të terrorit komunist në Shqipëni dhe shok i imi i ngushtë, kishte ndërrue jetë.
Lajmi i hidhun më dërrmoj, më kredhinë nji gjendje shpirtënore të randë e dhimbje të thellë, e më solli njikohësisht në mend kujtimet e ditëve të vështira të jetës tonë të përbashkët sit ë burgosun të ndërgjegjesnë burgjet e kampet e tiranisë komuniste. As Toma e as unë nuk kemi qenë zyrtarë, personalitete politike, ekonomike ose shoqnore të vendit tonë. Si Toma edhe unë kemi qenë dy të rij idealist, dy student përparimtarë, me nji sensivitet të zhvilluem për drejtësi shoqnore dhe ndëgjegje të pastërtë nji të riu pa eksperiencë në jetë. Pretendimet tona kanë qenë të kufizueme: nji jetë të lire dhe dyert e hapuna për nji arsim të naltë. Arsimi, për Tomën e për mue, kanë qenë shkopi magjik i përparimit dhe shkolla nji altar. Për fat të keq arsimi për ne u ndalue dhe dyert e shkollës u mbyllën. Ajo që mbeti ishte sensitivizmi për situatën e tmershme që u krijue nga fitoria e komunizmit në Shqipëni dhe revolta e ndërgjegjes tone tone të pastër kundër botës së krimit, gjakut dhe urisë së përgjithshme. Revolta kjo shkëndi hyjnore që sfidon edhe vetë Zotin na ushqeu. Ajo na shpuri në burg, ajo na mbajti larg nga bota e krimit, ajo na ngriti në piedestalin e rezistencës kundër murtajës komuniste, kundër monstrit të kuq. Tani në burg, pa bukë, pa libra e pa kontakte me botën e jashtme qëpo lindte në Europën perendimore, Toma edhe unë, ashtu si mijëra demokratë po kaliteshim në zjerrin e së keqes, nën çekanin e shtypjes, nën kërcënimin e vdekjes. Na u rritëm në burg, u burrnuem në burg, u formuem në burg si pijollë të demokracisë së vërtetë që androjshim: rilindjen mbas ramjes së turpshme të komunizmit dhe të diktaturës së kuqe në Shqipëni. Sa naive!
Tekste të rrlla që hyjshin në burg –si libri i sindikalistit anglez Harold Lasky qe na rrëmbeu – u lexojshin me nji afsh pothuajse mistik, sikur na revelojshin secrete të mëdha: i rilexojshim, i analizojshim, e arrijshim në përfunime të kundërta. Kjo ishte esenciale. Interpretimi i lirë çilte shtigje për diskutime të hapëta, nxiste nevojën për pyetje, për kërkim të matejshëm, pa pasë guxim me përfundue. Këtu Toma shkëlqente.
Në burg u rritëm bashkë me Tomën. Ma vonë ai pësoi fatkeqsi personale. Unë u arratisa nga Shqipnia. Në 1992 e ma vonë u takuem përsëri në Shkodër. U përqafuem. Filluem miqësinë aty ku e kishim lanë. Por jeta për Tomën ish ba e vështirë dhe nji dozë e madhe cinizmi zotënote vijën e mendimit të tij. Me nji besim të patundun në Zotin, ai ndjehej ende i fortë; por bante gjyq me Krijuesin çdo ditë, çdo orë, thellësisht i zhgënjyem nga ajo që kishte shpresue se do të ishin “idhujt” e tij… Katastrofë!
Vitet e vuejtjes e randuen shëndetin e Tomës që nuk pushoi kurr së menduemi se ka diçka ma me randësi në jetë se buka e uji…! Asht liria dhe dinjiteti i çdo njeriu. Ai vdiq i uritun për nji botë ma të mirë, i ethshëm për nji liri që ka kuptim dhe i vetmuem – e i harruem- nga nji masë e pamend dhe amorfe që kalojnë vitet e gjata pa jetue… e që e rrethoi.
Pushofsh në paqe, Tomë Sheldija.

fatimeNje femije 8 vjeç hyn si i rritur ne fushen e letrave.

Facebook-u tani është bërë një komunikim i domosdoshëm mes njerëzve.

Nga Fatime Kulli

Aty, jo vetëm që njerëzit argëtohen, por e kanë dhe një dritare leximi që nga letërsia, politika, analiza, ese, e të tjera.
Një ndër to, jam edhe unë që e frekuentoj çdo ditë, por kur hulumtoj nëpër faqe të ndonjë miku shkrimtar, gazetar për të lexuar ndonjë shkrim a poezi pikante, (për tu çlodhur), hasa në një shkrim të një fëmije që është vetëm 8 vjeç, me titull:  “Njeriu më i egër se kafsha”. U befasova për moshën e artikullshkruesit, vetëm 8 vjeç, quhet Nilidon Pepushaj, nxënës në Klasën e II-të B, Shkolla “Zemra e Krishtit”” në qytetin e Shkodrës.
E rilexova dy tre herë dhe befasohem për këndvështrimin, gjetjen, formën, stilin, mënyrën reflektive që trajtonte në këtë shkrim, ky fëmijë mjaft inteligjent për moshën e tij.
Shkrimi u lexua nga disa njerëz, madje dhe u komentua me seriozitet, sikur Nilidoni të ishte një gazetar profesionist, ose një reporter symprehtë, shprehet:
“Unë në shtëpi kam disa kafshë dhe nuk i shoh të grinden si njeriu me njeriun”.
Paralelizmat që bën janë  gjendje vëzhgimi në aktin e mosveprimit të personazhit “kafshë” me personazhin “njeri” që çdo ditë i sheh në ekran duke u sharë me njëri tjetrin, me fjalorin më banal (dhe këta janë politikanët), me njeriun që për një fjalë goje nxjerr armën dhe vret, (ashtu sikurse ka ndodhur me dhjetëra bashkëmoshatarë të tij që janë të ngujuar, të cilët nuk dinë as shkrim e këndim), e kështu me radhë…
Nilidonit i dhimbsen kafshët kur i sheh të shtrira në rrugë, apo të aksidentuara nga makinat që i drejtojnë njerëzit. Këtu vërejmë një akt gjendjeje prej humanisti, sikurse i gjejmë tek vargjet eseniniane “Bushtra dhe shtatë këlyshët e saj”.  Nilidoni apelon me zërin e fëmijës: “nuk është njerëzore të vriten kafshët!”, por si do të reagojë një fëmijë i moshës së tij kur sheh me sytë e tij, duke i vrarë të atin apo të vëllanë???, krime këto që në i shohim dhe dëgjojmë në kronikat e zeza.
Ndoshta bota e tij e brendshme fëmijërore ka prekur një temë të rëndësishme problematike jetësore, që pak kush, ose askush nuk i trajton me këtë sy të pastër si ujët e kristaltë, me shpirtin më të pafaj në botë (siç janë fëmijët), më nxit të shkruaj këto dy rreshta për nxënësin e klasës së II-B. të shkollës fillore “Zemra e Krishtit” në qytetin e Shkodrës Nilidonin, që pa dyshim për mua është një talent i lindur, dhe nesër do ta shohim si një nga personalitetet e gazetarisë, e pse jo dhe të letërsisë.
Besoj se të gjithë ne, kemi ndjekur me vëmendje spektaklin “Gjeniu i Vogël” në TV.KLAN dhe, kemi duartrokitur zërat e mrekullueshëm të fëmijëve që na kanë ngujuar para ekranit me javë të tëra, ndërsa tani, unë i ftoj lexuesit e gazetës “Shqipëria Etnike” të lexojnë penën e fëmijës 8 vjeçar, që nesër me siguri do të jetë një Gjeni.
Ja nje nga shume shkrimet e fëmijës 8 vjeçar:

nlidon1“Njeriu më i egër se kafsha”
Unë shkoj çdo ditë në shkollë. Rruga është e mirë. Por ka një problem të vogël. Shpesh here shoh disa kafshë të ngordhura. Ato jo se kanë ngordhur vetë, por janë shtypur nga makinat. Mendoj se kafshët e vrara, jo vetëm bëjnë gomat e makinës dhe rrugën pis, po kryesore është dhe një gjë tjetër, nuk është njerëzore të vriten kafshë pa një arsye të fortë.
Në çoftë se është duke kaluar një kafshë një rrugë, ose duhet shmangur, ose duhet pritur sa të largohet ajo. Se edhe kalimtarët nuk duan ta shohin rrugën pis, pasi këtu në Shqipëri shqiptarët ndihen si të ishin brenda në shtëpinë e tyre. Dhe besoj askush nuk donë ta ketë shtëpinë e vet të pistë. Nuk duhen vrarë kafshët që jetojnë në rrugë pasi nuk janë fajtore se janë në rrugë, jo më kafshët shtëpiake. Mendoj se dhe kafshët që jetojnë në rrugë duhen bërë kafshë shtëpiake. Vetëm një gjilpërë u duhet bërë nga mjeku dhe mbaroi kjo punë. Rrugët do të pastrohen dhe gjithçka do të jetë mirë. Kjo ndodh dhe kur ata që ngasin makinën ecin me shpejtësi të madhe. Mendoj se kafshët duhen ruajtur. Kështu mendoj se Shqipëria do të bëhet më e mirë, më e qetë. Duhet t’ju kujtoj se as zogjtë nuk duhet vrarë, sepse dhe ata bien në rrugë a diku tjetër, në rrugën tonë, në tokën tonë dhe te gjithë gjallesave, duke u bërë edhe pisllëk për të gjallët, edhe viktima të tyre.
Kur isha i vogël një zog dallëndysheje ra dhe një fëmijë e shtypi. Jo vetëm se bëri pis verandën e shtëpisë, por dhe i bëri dallëndyshet të kishin dhimbje të madhe. Jo dhimbje sikur dëmtohen në trup, por sikur të vdes një njeri, ku njeriu tjetër mërzitet shumë. Ashtu u mërzitën dhe dallëndyshet. Filluan të mblidheshin shumë dallëndyshe dhe të gjitha cicëronin, pra bërtisnin, qanin sipas tyre, sa që unë fillova të them: Ai është babai, ajo është mamaja, ai është gjyshi, ajo është gjyshja, ai është xhaxhai, ajo është nusja e xhaxhait, ajo nëndaja, ai është daja e kështu me radhë.
Unë si një fëmijë i klasës së dytë, mendoj se edhe me kafshët e tjera, të rrezikshmet, duhet patur kujdes, duhen studiuar e ruajtur. Ato, tepër rrallë mund të vriten kur nuk jeni në rrugë, po as ashtu nuk është mirë. Mendoj se nuk duhen vrarë fare. Se dhe kafshët i kanë disa të përbashkëta me njerëzit. Jetojnë jetnilidon2ën si njerëzit, punojnë sipas mënyrës së vet si njerëzit, shumohen, këndojnë e qajnë si njerëzit. Ato e kanë një dallim, nuk vrasin njëra tjetrën kaq shumë sa njerëzit vrasin njerëzit. Nuk sulmojnë as njeriun sa njeriu ato. Pra njeriu në këtë botë më duket me i egër se vetë kafsha, kur si njeriu si kafsha janë gjallesa nga i njëjti shtet, toka, që është e gjithkujt, si e shqiptarit, si e amerikanit, si e kafshëve, si e kinezëve. Unë kur të rritem kështu dua ta shoh. Edhe disa shokë e shoqe të mijat me të gjitha notat dhjeta kështu si unë mendojnë. Fëmijët i duan kafshët dhe kur një fëmijë që babi a mami e ka vënë ne sedilien e parë të makinës dhe shtyp një kafshë, atë e mëson si vrasës dhe nuk është faji i atyre fëmijëve që e di do rriten si prindërit. Po unë kam mendimin tim, jeta është njëlloj për gjithkënd. Përshembull: Kur lind një njeri ai i ka sytë e mbyllur, po edhe kur lind një lepur dhe ai i ka sytë e mbyllur dhe duke u rritur të dy, i hapin sytë dhe bëhen të shpejtë të dy, punëtorë të dy, lepuri për të jetuar, njeriu për të jetuar. E pse ky i fundit edhe për të vrarë? Pra dhe kafshët meritojnë një jetë të qetë njëlloj si njerëzit. Por a i lëmë ne të jetojnë të qetë? Jo, ne nuk i lëmë të jetojmë të qetë. Përshembull, po të ishe kafshë, ti që i vret kafshët, si do të ndiheshe po të mos ishe i qetë asnjëherë dhe të donin shumë gjuetarë për të të zënë ose vrarë? Ose po të kaloje në rrugë dhe të mos e ndije jetën të sigurt? Ti do të ndiheshe shumë keq dhe asnjëherë jetë të qetë s’do të kishe. Kështu ndihen dhe kafshët. Njerëzit edhe i therin kafshët. Po sikur njerëzit të ishin kafshë dhe kafshët njerëz? A do të bënin ata këto veprime? Unë besojnë se jo. Kafshët e di që nuk janë të zgjuara, por sikur të ishin dhe ne të mos ishim? Ato as thikën nuk do ta kishin marrë me shpejtësi. Pra nuk duhet vrarë kafshët kot pa arsye sepse po të ishin njerëz, ato nuk do ta bënin.  Nilidon Pepushaj

Komunikim me lexues në fecabook

Skënder Shllaku: Është shumë e vërtet Nilidon dhe më vjen mirë që e ke kuptuar që tani që je i vogël. Kujto dhe atë shprehjen … ” sa më shumë i njohë njerëzit aq më shumë i dua kafshët”. Të urojë shëndet e u rritsh
Nilidoni: Shumë faleminderit xhaxhi Skënder! Kjo shprehje më pëlqeu shumë. Dhe ti ke meritë që më jep zemër të shkruaj me këto fjalë kaq të bukura. Unë të kam mik që tani dhe nuk do të të heq nga mendja kur të rritem. Dhe një herë faleminderit!
Rush Dragu:  Shumë bukur!

Nilidoni Shumë faleminderit xhaxhi Rush! Të uroj dhe unë shumë suksese, pasi më ka thënë babi që dhe ti shkruan shumë bukur. Te uroj.

Shpresa Besa: Lexova artikullin e shkruar nga dorë dhe mendje e këtij gjeniu të vogël, dhe mbeta e habitur…për një çast u mrekullova që ndër ne shqiptarët ekziston një fëmijë i tillë…i dëshiroj lumturinë e botës, dhe krijime sa më të mëdha në vazhdim…

Fatime Kulli:  Shume i “egër” në shkrimet e tua Nilidon, po pse “njeriu më i egër se kafsha”?
Ilira Hoxha:  Po lind një gjeni i vogël në fushën e gazetarisë. Urime Nilidon!

Shpresa Besa:  Z. Fatime nëse e keni lexuar artikullin që ka shkruar Nildoni i vogël, do e kuptoni se përse është njeriu më i egër se kafsha…

Fatime Kulli:  Unë kuptova e dashur, por desha të komunikoj me Nildonin, thjeshtë për ta ngacmuar se më duket tepër interesante, që një fëmijë 8 vjeç të jetë kaq i talentuar.Të lumtë Nilidon, ti do jesh gazetari i ardhshëm, do bëhesh edhe më i mirë se babai yt. Urime shpirti i vogël!

Nilidoni: Mua me pëlqen shume që ju shkruani kaq bukur. “Njeriu më i egër se kafsha” e vura për titull sepse unë në shtëpi kam disa kafshë dhe nuk i shoh të grinden si njeriu me njeriun.

Teta Ilira, shumë faleminderit për knilidon3ëtë besim që ke tek unë!

Teta Shpresa, të falënderoj jashtëzakonisht shumë për komentin!

Teta Fatime, unë e di që ti më ke kuptuar dhe kur të takohemi bashkë do të flasim… Dhe shumë faleminderit!
Ju përqafon të triave Nilidoni.

Fatime Kulli: Kur të dalësh ti në skenën e medias, emrat tonë do harrohen Nilidon. Të uroje suksese gazetari i vogël, me ide të mëdha. Të përqafoj teta Fatimja

Nilidoni: Faleminderit teta Fatime! Unë do vazhdoj të shkruaj gjithmonë. Dhe do të mundohem t’i bëj gjithmonë e më të bukura.

Fadil Balaj: Nilidon! E lexova shkrimin tuaj. “Njeriu me i eger se kafsha”Eshte interresant. Bota e qytetruar, per tema te tilla ka nje ndjeshmeri te larte. Dihet arsyeja. Sot bisedova me nje mikun tim redaktor te nje gazete ketu ne Bruksel dhe tregoi interesim te vecante per ty. Ose hajde pak dite ketu ose ne do vijme atje. Gjithsesi do te botojme shkrimet tuaja ketu. Te uroj rritje te mbar, e suksese ne rrugen e bukur te artit te te shkruarit. Po vazhdove me keto ritme, i sigurt te jesh se te ardhmen e ke te mire, dhe prinderit e lumturuar.

Nilidoni: Xhaxhi Fadil shume faleminderit per uirimin! Ketu ne Shqiperi kafshet nuk i ruajne si duhet. Sepse shqipetaret qe ngasin makinen shpejt i zene kafshet dhe nuk eshte mire. Kafshet kane te drejtat e tyre per te jetuar njelloj si njerezit. Sepse nuk kane ndryshim midis kafsheve dhe njerezve ne te jetuar. Dhe nje qe nuk e shkruajta: Kafsha nuk flet dhe njeriu flet. Por dhe kafsha ne mymyren e vet flet.Edh enje here shume faleminderit per cdo fjale te bukur qe me the!
Luan Shkreli Ti je si nje drite mali.Ta marrte daja te keqen. Ti je me i miri ne Bote.

Nilidoni: Shume, shume faleminderit daje! Dhe ju jeni si dritra. Duke filluar qe nga Entony , duke vazhduar me Amanden, Elizabeten dhe Ty. Ju shendrisni edhe me shume se jeni afer Zotit te Zi… Barack Obama. Ju puth Nilidoni.

Kastriot Shkreli Bravo Nilidon. Kur te rritesh do te jesh nje personalitet, nje njeri me mendje holle.Te uroj gjithe te mirat ne shkolle dhe ne jete. Dhe motres gjithashtu.

Nilidoni Shume faleminderit per vleresimin. Te fala te gjitheve. Faleminderit qe e lexove shkrimin e ri. Une do te vazhdoj te bej shkrime te tjera. Shume shpejte une do te bej nje liber. Dhe motra ime Kjara te falenderon shume. Shume te puthura nga une dhe nga Kjara.

Nino Anggelo Bravo Nilidon,je vertet nje femije i zgjur, me pelqeu shkrimi yt se ke shkruar ate cfar mendon ti, ne fakt ashtu eshte, shqiperia do te behet vertet, me e bukura ne bote, te gjithe do ta gezojme e ta shohim vertet ZONJE… Te uroj gjith te mirat, dhe mos e ndalo penden tende…:

Nilidoni Shume faleminderit. Eshte e vertete, kam shkruar ate qe mendoj. Jam shume i lumtur qe e lexove shkrimin tim. Une do te vazhdoj te shkruaj cdo gje qe e mendoj. Madje do te bej nje shkrim qe do ta titulloj: Mos i gjykoni njerezit nga pamja e jashtme. Kete frymezim e kam marre ne Itali kur i kam pare njerezit me ngjyre. Ndersa ketu ne Shqiperi te gjithe njerezit me ngjyre here pastrojne rruget here lypin. Te perqafoj.

Gjergj Marku Te lumte Nilidon. Detajii e ben lajmin,dhe ti e ke kap aq bukur e kendshem,sa duhet te ta kemi zili dhe ne qe po “plakemi” me kete profesion!…Te uroj mik i vogel!

Nilidoni Shume falemiderit xhaxhi Gjergj! Dhe une kur te shoh shume here ne televizor me pelqen sepse je gjithnje i qete ne bisede. Gjithashtu ti u ben pyetje shume te bukura te ftuarve!
Suksese.

Arben Çokaj Shumë interesante këto shkrimet, duke marrë parasysh moshën e autorit, Bravo.

Nilidoni Shume faleminderit per kete vleresim kaq te bukur xhaxhi Arben! Une jam i vogel por shkruaj cfare mendoj. Te gjithe mud te bejne shkrime shume te bukera, ne qofte se mendojne. Por ne qofte se medojne teper shume do te behet shkrimi shume e shume i bukur.

Fran Tanushi Nëse të mëdhenjet e prishen botën,të vegjelit nuk e kanë prishur asnjëherë.
Të ju mundsojmë edhe ketyre njëherë… Femijet si Nilidoni do ta drejtonin me mirë se sa shumë politikan tanë.
Urime djalosh, i ri në moshë dhe i rritur në dije

Nilidoni Shume faleminderit xhaxhi Fran per keto fjale kaq te bukura. Te medhenjt nuk e prishin krejt Boten. E kam fjalen per ata qe nuk jane shqipetare. Por edhe shqipetaret nuk e prishin dhe aq shume. Ata e prishin sa per per te mbushur portofolat plot me leke, ndonjehere dhe me dollare. Ndersa te vegjlit jane te mbushur me mendime te ndryshme dhe nuk e prishin boten. Sepse ata mendimet nese nuk i kane te mira, gjithmone i rregullojne. Te rriturit nuk kane kohe per ti konbtrolluar gjerat dhe shumica ben ndonje gabim. Nga nje gabim i vetem mund te prishen shume gjera. Por disa te rritur jane vete gabimi. Disa te tjere jane te mire por nuk i kupton askush sepse ata te rriturit e mire i heqin nga puna ata qe jane vete gaabimi. Nje prej te mireve mendoj se je dhe ti. Jane dhe shume shoke te tjere te babait qe kane shkruar mire per mendimet e mia, qe kur te rritem te gjitha do ti realizoj.

Robert Gropasi E lexova dhe u befasova me kete djale kaq te vogel ne moshe por te talentuar,qe sigurisht ne te ardhmen do te jete nje emer i degjuar…!!!!!

Margarita Gjeta Siano Notevole! ( I kondiserueshem)

Sofia Ziri Eshtë vërtet një tregim i bukur dhe me nje fabul qe te mban ta lexosh…
Për me tepër, më vjen shumë mirë dhe një xhest i bukur të inkurajohen ata që sapo kanë filluar të shkruajnë, si y djalë, me shumë shije në idenë që na jep, me tregimin e tij…Përgëzime Nilidon!

Elinda Marku Kete djalin ruajeni, mos ua ha Kadareja dhe realizmi socialist.
Amanet, ruajeni mos ua ha arabizmi i Sales. Mbajeni sa ma larg ketyre zhurmave vrasese!!! Ose vrasjeve pa zhurme!Urime dhe sidomos Fat Nilidonit!!!

Agim Pipa I mrekullueshem. Gazetar ndoshta behet, por ndoshta jo, Tima. Por, poet dhe shkrimtar, si ti dhe si me te miret; si Mjeda dhe Serembe, si Fishta dhe Migjeni, te siguroj une, qe do te behet. Ky, eshte nje ze i madh, ne trup te vogel, por edhe ne nje mendje dhe tru gjigand. Te falenderoj, qe me bere pjese te universit te paster te nje femije, qe ndrit si dielli!
Mimoza Rexhvelaj Faleminderit z.Ftime qe ndave me ne, mrekullin e nje femije dhe boten e tije. Urime dhe shume suksese vogelush!

Ilira Hoxha Bravo Fatime, vetem pena jote seleksionon vetem vlera. Sa mire qe e solle ne qender te vemendjes kete gjeni te vogel, qe neser me siguri do te behet po aq i madh. U mahnita kur e lexova, jam dakort edhe me Agimin, urime ketij femije te talentuar dhe shpresojme te kemi sa me shume talente te tilla si Nilidoni!
Zana Doda Flm Fatime,me mahniti,me la pa fjale,nuk di si ta komentoj kete mendje te madhe ne nje trup te vogel,nje gjeni,nje thesar,nje pasardhes i shume emrave te medhenj.Duhet te jene politikanet ata, qe duhet te kene mendime dhe ide te tilla,por ata nuk i kane per njerezit e jo me per kafshet, se nuk e din as ata vete, se ne cilen bashkesi bejne pjese, … Shiko më shumëpor duhet te bejne ne kete te fundit (kafshet ).E uroj me gjith shpirt kete gjeni te madh me trup te vogel qe te rritet e te kete nje jete te lumtur.Te pershendes Fatime dhe eshte merite e jotja qe ben keto zgjedhje brilante.Te uroj nje dite te mbare mikja ime.

Merita Smaja Edhe pse eshte i vogel ,tek Nildoni vihet re nje force argumentuese ,ai e di pse shkruan ne kete menyre ,dhe pse i mbron kafshet ,kjo do te thote shume ,se tregon pjekuri ,dhe aftesi vezhguese cilesi te mira per nje njeri qe deshiron te merret me krijmtari ,Te falenderoj Fatime qe solle kete krijim kaq te bukur ,por me teper qe me njohe me nje djalosh te mrekullueshem.

Trendafile Visha Nje femi i telentuar. E jashtezakonshme filozofia qe na percillet nga nje djale vetem 8 vjec. Vezhgimi dhe mesazhi kapercen moshen. Do i uroj fat. FLM e dashur Fatime!
Lulzim Lekdushi Nuk me habiti as Nilidoni, dhe as shpirti yte i madh, Fato, qe na e prezantoi (brilantin e vogel) me ate pasionin perkushtues qe une ta njoh mire…Ajo qe me habit, dhe une nuk e kuptoj dote eshte kjo heshtja makabre e pusht-etit, tone, karshi ketyre filizave te njome qe na japin edhe leksione se si duhet t’ja u leme te ardhmen ne etrit e tyre… A nuk te habit kjo gje … ???!

Nilidoni Fillimisht falenderoj teta Fatimen, qe me prezantoi mua. Ju falenderoj dhe juve qe shkruat kaq bukur! Jo vetem qe me uroni mua dhe teta Fatimen por dhe tregoni qe jeni shume te zgjuar e te talentuar dhe mua me frymezoni me ato fjale.
Ju perqafoj.

Shoqëria Big Brother

Nga: Anjola HAMZAJ
Të shesësh dhe të shfaqesh, e thënë në përshtatje me kuptimin që mbart, të dukesh- kjo është doza të cilën shoqëria po e merr nga media, doza që ushqen jetesën sot.Kur politika është në gjumë, kur nuk vdesin njerëz, kur korrupsioni nuk bëhet publik, del në pah boshësia dhe komercialiteti. Janë këto dy faktorë që karakterizojnë shekullin XXI. Shoqëria jonë nuk bën përjashtim, madje e ka përvetësuar duke përjashtuar nevojat, e ka mbartur si një imitim të shëmtuar, duke e kthyer, pa dashje, në vlerë udhëheqëse.
Kampionati botëror i futbollit tregoi edhe banalitetin e ngritur në standardin e vlerës në media.Nga mëngjesi në mbrëmje gjithçka shfaqet në televizione është futboll. Deri këtu nukBB është krejt e papranueshme. Absurdi fillon post-ndeshje. Në emisionet pas ndeshjeve, ku presupozohet që ekspertët të analizojnë dhe komentojë përballjet e skuadrave, surprizë vijnë politikanët dhe vajzat e quajtura show girl.Politikanët, të pasionuar ose jo ndaj futbollit, të gjithë janë bërë analistë futbolli, japin mendimin e tyre të papolitizuar për herë të parë. Edhe analistë të punësuar në kanale të ndryshëm televizivë analizojnë për herë të parë të painfluencuar nga interesat personale.Gjithsesi, kanë një kontratë që duhet ta respektojnë, por s’ka rëndësi nëse paguhem për analizë politike apo futbollistike. Mjafton të shfaqen dhe të flasin. Kjo ka rëndësi, kjo shet, kjo thith audiencë. Vajzat e bukura, vajzat në modë, ato fashion, janë prezentë kudo, në të gjitha emisionet komentative sportive. Prezenca e tyre është memece, por pamja e tyre flet, është e rëndësishme në botën e komercit. Si përfundim, analiza dhe biseda është po ajo e kafeneve. Analistët bisedojnë dhe komentojnë njësoj kudo. Kjo, jo sepse e nënvlerësojnë një kulturë të caktuar, por sepse analistët e politikës nuk janë ekspertë të sportit. Dhe kështu e vlefshmja është atje në shtëpinë e tij dhe ndjek të pavlefshmen nëpërmjet televizorit.
Vlera e dhunuar
Vlera u bë e famshme në shumë në shek e XXI, në shoqërinë tonë, pikërisht për shkak të konkurrencës së fortë që i bëri antivlera. Kur sundimi u zëvendësua me banalitetin, me komercin etj, vlera mori famë, por jo praktikë, humbi funksionin e përditësisë.Shumë ekspertë dhe analistë sportivë janë rrugëve të qytetit, ndjekin ndeshjet me një birrë para dhe qeshin me komentet e amatorëve në televizione. Ekspertët janë, por tregu nuk i do. Përhapja e shpejtë e të dukshmes dhe e suksesit marketingor ka fatkeqësinë të jetë jetëshkurtër.Por fatkeqësia më e madhe është se sado e shkurtër kjo kohë, është aq e gjatë sa të edukojë të paktën dy breza. Ka fatkeqësinë që këta dy breza të jenë pjesë e shoqërisë, pjesë e pushtetit, pjesë e politikave, dhe mbi të gjitha pjesë e një familjeje që është e destinuar të vazhdojë dhe të rritet.Sipas Huntigton, kultura ndjek fuqinë. Pavarësisht përpjekjeve për të kundërtën, vlera ndërtohet aty ku ekonomia është e fuqishme. Sot pushteti është i lidhur ngushtë me median, dhe kjo e fundit promovon vlerat e imponuara, jo ato që imponohen për rëndësinë që kanë. Kjo është edhe filozofia e shekullit që po mbizotëron në të gjithë botën dhe veçanërisht këtu. Nuk është vetëm media që ndjek këtë filozofi, por ajo është institucioni i promovimit të vlerave, është ajo që është ngjitur me njeriun. Kjo sëmundje shekullore ka infektuar edhe ëndrrat e të rinjve, ato të cilat shpresa mban radhë për të realizuar projektet e mëdha. Pas dështimit, ëndrra ngushëllon dhe fle pikërisht te rinia.Por kjo rini duhet, si fillim, të shërohet, pastaj të përçojë vlerën.Sot gjithçka ka si njësi matëse numrin, jo cilësinë. Televizionet e përcaktojnë suksesin në bazë të audiencës, bukuria nëpërmjet vulgares, suksesi nëpërmjet mungesës së dinjitetit, lumturia nëpërmjet parasë. Kjo është bota, kjo jemi ne. Kurajë për të kundërtën, besoj nuk mjafton. Duhet maxhorancë, dhe ajo tashmë i përket jovlerës.Nuk bëhet më pyetja kush, por sa!

vangjeeeeelVangjel Dule, apo deputeti që nuk i duhet më Parlamentit Shqiptar

Nga: Pirro PRIFTI
Nuk është e rastësishme mënyra se si anti-deputeti Dule mban një sjellje jo korrekte qoftë në Parlamentin Shqiptar, ashtu dhe në problemet e rëndësishme të vendit të cilat kanë të bëjnë me integrimin e vendit. Është e vërtetë se këto sjellje mund të quhen personale (ashtu siç thotë ai) karshi një problemi të caktuar, por pikërisht këto sjellje nëse irritojnë, fyejnë dhe zhgënjejnë popullatën shqiptare, këto sjellje janë fyese edhe për vetë minoritetin grek që bashkëjeton me shekuj në Shqipëri.
Për mendimin tim, meqenëse deputeti Dule sillet si një anti-deputet për arsye se nuk respekton normat etike që në fakt nuk janë të shkruara por respektohen nëpërmjet traditës së mirë të shqiptarëve por edhe në të gjithë botën, sidomos kur kemi të bëjmë me një genocid të pastër ndaj një komunitetit shqiptar të Çamërisë që pas viteve 1920 e deri me kulmin në kohën e pas luftës, vetëm e vetëm sepse sipas tij ai nuk ka qejf të respektojë një datë përkujtimore të këtij komuniteti, atëhere më lind e drejta të mund të bëj dy argumentime për këtë problem etiko-moral të kësaj sjelljeje aspak të moralshme, por dhe sfiduese jo vetëm ndaj Parlamentit Shqiptar ku ai merr rrogën por dhe ndaj gjithë komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Shqipëri, për të cilat ky individ në mënyrë paradoksale e tragji-komike është dhe kryetar i një partie, e cila e ka emrin pikërisht ashtu si ai nuk duhej të vepronte në atë mënyrë ofenduese: Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.Një turp i vërtetë, për të dhe për drejtuesit e tjerë të kësaj partie, të cilët duhet të mbajnë qëndrim ndaj një kryetari aspak të moralshëm. E si ka mundësi që ky njeri të gjejë guximin e të ketë sy e faqe që të flasë, të justifikohet e të kontestojë aspekte të mirëvendosura në etikën dhe moralin e shoqërive të vendeve demokratike?Mos vallë Shqipëria qenkërka vatër e mbushur me njerëz që hanë bukën dhe përmbysin kupën e pikërisht në vendin ku janë rritur? Mesa duke qenka e vërtetë. Paska dhe njerëz të tillë që Kodi Zgjedhor i fundit, nëpërmjet artificave arrin të favorizojë Partitë që të fusin në parlament njerëz aspak të denjë për të përfaqësuar popullin dhe komunitetet duke patur parasysh që edhe në rast se nuk e do një njeri apo edhe e urren, morali dhe etika e kërkon se kur gjendesh në një ngjarje të tillë komemorative ose duhet të mos vish fare e të justifikohesh që “…nuk erdha sepse isha i sëmurë”, apo ndonjë gënjeshtër tjetër pa zarar për të mos fyer të pranishmit ose, nëse qëndron duhet të respektosh traditën.E ky individ i paparë, ndenji dhe pati guximin e një të paturpshmi të mos respektojë atë përkujtim të cilin e nderuan të gjithë parlamentarët e tjerë.Atëhere po i kthehem dy argumenteve për të cilat e nisa më parë: Përse ky njeri sfidon disa herë çamët dhe Çamërinë? Argumenti i parë qëndron në supozimin që nëse do të ndodhtë që parlamentarët shqiptarë nuk do të respektonin datat komemorative të minoritetit grek apo të ndonjë date komemorative të shtetit grek, çfarë do të thoshte sofisti Dule? Do të bënte namin. Do të dërgonte nota proteste andej-këndej për të vënë në vend nderin e nëpërkëmbur.Argumenti i dytë, nëse supozojmë se z. Dule është anti-shqiptar i vërtetë, atëhere a i përgjigjen fakteve veprimet e tij aspak etike si rasti më i fundit në Parlamentin Shqiptar kur ngrihen 139 deputetë dhe vetëm ky nuk respekton traditën?Në vazhdim të kësaj ideje supozojmë se z. Dule ka marrë urdhra nga individë të veçantë të shtetit fqinj, Greqisë, me të cilët kemi kaq shumë miqësi, për të mos hyrë në koalicion me Berishën, por me opozitën (e cila është katandisur si kokoshi një thelë) për arsye se kur ta marrë ajo, mund ta pengojë Shqipërinë të integrohet më lehtë sesa nëse do të ishte me Berishën, i cili njihet për këmbëngulje në realizimin e qëllimeve të integrimit.Inati i z. Dule me çamët mendoj se jo vetëm nuk është i rastësishëm por është në vazhdën e injorimit të përpjekjeve të çamëve të dëbuar nga Greqia në dy periudha në vitin 1922 pas marrëveshjes së ndërrimit të popullatave Greko-turke (çamët myslimanë u quajtën turq e si të tillë u shkëmbyen me popullatën e krishterë greke të Anadollit); mendohet sa kanë qenë rreth 100.000 shqiptarë çamë në atë kohë dhe mbetën rreth 22.000 pas shkëmbimit. Në vitin 1944, gjatë luftës kundër gjermanëve, forcat nacionaliste greke EDES dhe EOEA gjetën shansin të “pastrojnë” Greqinë. Vetë ushtaraku grek EDES, Aristidhis Kanjas, në një nga ditarët e tij thotë për dhunën e grekëve ndaj popullatës çame: “… ajo që ndodhi atje nuk mund të përshkruhet me fjalë…”. Në dhjetor të 1944 nuk ngeli çam mysliman në këmbë. Të gjithë u larguan në Shqipëri, ose u vranë. Mbetën vetëm çamët ortodoksë të cilët sot flasin greqisht me detyrim ose janë asimiluar.Këtu del dhe hipokrizia e kryetarit famëmadh, Dule: Në vend që ky kryetar dhe partia e tij e bashkuar që na mbroka të drejtat e njeriut të bëhet ura lidhëse e integrimit, e tolerancës, e zbutjes së gjakrave, e arsyes, për të ndërmjetësuar që ky komunitet shqiptar me pasaporta greke i dëbuar nga fanatikët nacionalistë të grupeve ushtarake greke të luftës EDES, dhe EOEA, ky pafillo sfidon Shqipërinë, shqiptarët, parlamentarët, vetë partinë e tij, dhe ka paturpësinë të thotë në parlament: “Kur bëhen kërcënime të tilla, këtu menjëherë mblidhen truprojat. Nuk e di pse zonja Topalli nuk reagon, kur nga podiumi bëhen kërcënime reale. Ja ku po e them, se kur ngrihem unë e për çfarë ngrihem e flas në podium, është çështje individuale. Dhe kjo që bërë ti sot, është kërcënim i hapur ndaj meje. Qëndrimi im është pjesë e zgjedhjes dhe bindjeve të mia dhe këtë nuk mund ta diskutoj me askënd”. A nuk do të ishte më mirë që Parlamenti Shqiptar të mbante një qëndrim më të rreptë ndaj këtij individi hipokrit, kryetar i një partie që inspiron mbrojtjen e të drejtave të njeriut? Të paktën ti tërhiqnin vërejtje për ofezën që i bëri traditës shqiptare. Kjo nuk u bë sepse dhe në Shqipëri ka individë të zgjedhur deputetë të ngjashëm me z. Dule, të cilët kanë hyrë në parlament jo nga aftësitë e tyre profesionale dhe as nga aftësitë e tyre politike, por thjesht se janë servilë të kryetarëve respektivë dhe në këtë mënyrë përfaqësojnë elektoratin me një mandat që nuk e meritojnë.Së fundmi, mendoj se pavarësisht nga heshtja e analistëve dhe opinionistëve të majtë që mezi presin të grinden e të marrin poza nëpër mediat më të para në Shqipëri, zëri im mendoj se do të japë një kuptim më të saktë të veprimeve jo korrekte të këtij individi të veshur me pushtet.Qëndrimi i tij i prerë dhe sfidues nuk ka qenë vetëm ndaj çamëve. Z. Dule, si pjesë e opozitës – ashtu siç thanë dhe Joseph Daul dhe Bosch dhe znj. Jozefina Topalli – Opozita është duke penguar indirekt edhe integrimin, duke penguar vizat, duke penguar zbutjen e rregullimin e problemeve që ekzistojnë por nëse shqiptarët janë shumë të pastër dhe të hapur, z. Dule luan rolin e vënësit të gurëve nën rrotë. Ka dhe deputetë grekë të mirë z. Dule, apo më mirë eurodeputetë të cilët e ndihmojnë Shqipërinë për tu integruar si p.sh, vetë hartuesi i rezolutës, eurodeputeti grek, Chountis, i cili e konsideroi miratimin e kësaj rezolute (për miratimin e vizave) si një lajm të mirë për qeverinë dhe popullin në vend, por nga ana tjetër theksoi se Shqipëria duhet të përpiqet më shumë për procesin e integrimit, duke zgjidhur edhe krizën politike.

Papërgjegjshmëria e skajshme e lidershipit politik shqiptar

Nga: Adri NURELLARI
Roli i lidershipit është vendimtar në zhvillimin e një kombi mirëpo fatkeqësisht realiteti politik mbarëshqiptar në këto momente po dëshmon një krizë të jashtëzakonshme të lidershipit pasi elita politike po manifeston një papërgjegjshmëri të skajshme. Mungesa e kurajës së lidershipit politik për të qenë në lartësi të detyrës duke dhënë llogari dhe marrë përgjegjësi për pasojat e shkaktuara prej veprimtarisë së tyre në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni lë të mendohet se papërgjegjshmëria qenka një sëmundje kombëtare.
Elementi kryesor ilustrues i kësaj papërgjegjshmërie është pikërisht lehtësia me të cilën interesat personale meskine vihen përpara interesave kombëtare. Së fundmi u pa qartë që lidershipi i opozitës në Tiranë e ka pas varur shpresën për realizimin e qëllimeve të veta politike tek kërcënimi me shkaktimin e frenimit të liberalizimit të vizave dhe të integrimit në BE, Fatmirësisht rezoluta e BE-së nuk e penalizoi Shqipërinë për paaftësinë e politikanëve shqiptarë për të zgjidhur punët në mënyrë institucionale.Kjo papërgjegjshmëri kalon caqet e arsyes atëherë kur ndizet lufta e gjelave mes rivalëve politik dhe garohet kush e nxin më tepër realitetin e për rrjedhojë edhe vendin. është qesharake të mendohet se imazhi i vendit tonë ka për t’u përmirësuar me anë të reklamave të transmetuara në CNN kur lideri i opozitës e quan kryeministrin Ahmedin Nexhad ose Çavez e nga ana tjetër kreu i ekzekutivit e konsideron kryeopozitarin si drejtuesin e mafies më të rrezikshme në Evropë.Fatkeqësisht po vihet re e njëjta papërgjegjshmëri edhe në Maqedoni ku liderët politikë i mbajnë partitë si me tapi e s’japin dorëheqjen kur humbasin zgjedhjet. Madje edhe në situatën e tanishme të poshtërimit të lartë të shqiptarëve s’guxojnë ta braktisin koalicionin me Gruevskin sepse e dinë që pala tjetër ka për të rendur t’i zërë vendin pa pyetur për gjendjen kritike të shqiptarëve.Megjithatë situata më tragjike po ndodh në Kosovë ku personaliteti më i lartë i shtetit, presidenti Fatmir Sejdiu, edhe pse si kryetar i shtetit që është i takon të jetë garant i kushtetutës, në fakt është i pari që e shkel, duke mos u tërhequr nga posti i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Së fundmi një grup deputetësh po e çojnë këtë çështje ne Gjykatën Kushtetuese të Kosovës duke e konsideruar te papërputhshme mbajtjen nga presidenti te postit të kryetarit te partisë te dytë më të rëndësishme në vend.Por kulmi i papërgjegjshmërisë është padyshim mosdhënia e dorëheqjes prej ministrit të transportit, z Limaj, pas akuzave të rënda për abuzim me postin të bëra drejtpërdrejt ndaj tij prej prokurorëve të EULEX-it. Kërkesa për dorëheqjen është bërë edhe nga përfaqësuesit politik ndërkombëtarë në Kosovë mirëpo jo vetëm që s’ka dorëheqje por nxitet një frymë antindërkombëtarëve në Kosovë dhe e vetmja mbrojtje që ofrohet është se veprimtaria e ministrisë së transportit nuk dallon nga ajo e ministrive të tjera.Duke bërë në këtë mënyrë një lloj shantazhi sepse nënkuptohet që në këtë lojë merren të gjithë me vete, diskreditohet i gjithë shteti dhe vihen në pikëpyetje të gjithë pushtetarët e tjerë të lartë dhe legjitimiteti i qeverisjes. Jo më pak i ulët është rasti i dy ish ministrave shqiptarë të transportit dhe mbrojtjes të cilët ngelen në pushtet si ministra edhe pse një vit më parë kanë qenë të hetuar dhe akuzuar për shkeljerama-berisha me përmasa të krahasueshme vetëm me republikat afrikane të bananeve e jo me Evropën, respektivisht për qindra milionë euro të vjedhura dhe 26 qytetarë të vrarë.Dorëheqja e stilit të Nixonit në rast akuzash të tilla s’është vetëm një akt simbolik i nevojshëm për ta lënë në dorë të drejtësisë të vërtetën, duke shkëputur përgjegjësitë personale nga funksionimi i shtetit, por edhe një veprim i domosdoshëm për te mundësuar punën e drejtësisë. Duke ngelur në detyrë zyrtari i hetuar jo vetëm që dekurajon rrëfimin e të vërtetës nga dëshmitarët vartës por rrezikon prishjen e provave dhe fshirjen e gjurmëve të shpërdorimeve.Kombet e përparuara kanë begatuar pikërisht sepse kanë pasur elita politike që kanë qenë në nivelin që ka diktuar momenti historik dhe janë udhëhequr nga liderë që kanë vepruar si shtetarë të vërtetë duke u treguar të gatshëm për vetëmohim për hir të atdheut. Historia e këtyre vendeve është e mbushur me raste të panumërta te burrave të shtetit që janë larguar në mënyrë dinjitoze kur kanë parë se po bëheshin pengesë për përparimin e vendeve të tyre. Kancelari gjerman Willy Brandt dha dorëheqjen vetëm sepse u zbulua se një nga stafi i tij ishte spiun i komunistëve, Dë Goli dhe kryeministri francez Raffarin kanë dhënë dorëheqjen vetëm sepse dështuan referendumet që ata kishin mbështetur, Tony Blair dha dorëheqjen vetëm për zhgënjimin dhe pakënaqësinë që mbolli lufta në Irak dhe raste të tilla dorëheqjesh kalorsiake të politikanëve të rëndësishëm në Evropë mund të përmenden pa fund.Po çfarë ndodh me fqinjët ballkanikë për sa i përket largimit të lidershipit. Modeli alternativ është ai i Serbisë me Milosheviçin, ku elita politike serbe edhe pse ishte kryekëput e përfshirë dhe bashkëfajtore për çfarëdo paudhësie e krimi të viteve 90-të, vendosi të distancohet për të siguruar nxjerrjen e vendit nga izolimi. Pra elita serbe për t’i siguruar vendit një të ardhme evropiane vendosi ta bëjë Milosheviçin kokë turku për gjithçka kishin bërë serbët duke sajuar një pseudorevolucion me organizatën OTPOR që në fakt ishte krejt i inskenuar dhe instrumentalizuar. Mirëpo ne shqiptarët e kemi traditën ndryshe, ne bëjmë kokë turku dhe sakrifikojmë atdheun për hir të liderit.
I vetmi rast i një dorëheqje vullnetare nga posti politik mes shqiptarëve deri tani ngelet ai i ish liderit socialist, Nanos. Imagjinohet lehtë se në çpikë të hallit është politika shqiptare kur për model të vetëm të largimit nga politika, që ska ardhur prej kushteve natyrore apo prej shtrëngimit, ka Fatos Nanon! Sot është për të ardhur keq kur shihet se si individë si Neritan Ceka, Nikollë Lesi apo disa aktorë politikë të spikatur të djathtë qe janë shndërruar në aleatë të Partisë Socialiste janë duke kapërdirë gjithë atë që kanë pas pështyrë kundër ish armiqve politikë vetëm e vetëm që të ngelen me çdo kusht në lojën politike. Bëhet fjalë për politikanë të cilët dikur kanë pas dëshmuar kurajë të lartë qytetare dhe ishin në anën e së drejtës por që tani janë vënë në shërbim të ish kundërshtarëve më të rreptë politikë të tyre.Kjo situatë e moslargimit nga jeta politike me çdo kusht është njësoj si bërja e një loje shahu me një lojtar mediokër, që edhe kur gjendet në dizavantazh të qartë me gurë dhe disfata është e pritshme pas pak lëvizjes, nuk dorëzohet në mënyrë dinjitoze por insiston deri tek guri i fundit. Vazhdon me shpresën se mos fati e përmbys situatën sikur të ishin duke lozur tavëll me zare e jo shah. Rrinë me insistim në lojë deri sa të bëhen mat e mos të kenë ku të venë, pa dëgjuar orën që tregon se iu ka ardhur koha për të ikur dhe pa kuptuar se tërheqja e hershme është më e mirë për ata sesa dëbimi me turp.Këmbëngulja e madhe për t’u kacavjerrë pas arenës politike edhe atëherë kur janë zbuar nga vota e popullit ose janë diskredituar tërësisht, tregon ose që këta njerëz nuk kanë besim tek aftësitë e tyre profesionale dhe mendojnë se mund të mbijetojnë vetëm duke mjelë shtetin si politikanë ose zyrtarë të lartë ose që këta individë janë të përlyer dhe e kanë të doemosdoshme imunitetin që sigurohet prej të qenurit aktor aktiv i jetës publike, në mënyrë që të shmangin hesapet që kanë me drejtësinë për zullumet që kanë bërë.Me mënyrën si po shkojnë gjërat, elita politike mbarëkombëtare jona po i ngjason gjithnjë e më shumë një pellgu me ujë të qelbur që po e pengon popullin tonë të shpalosë potencialin që ka për progres. Për sa kohë nuk largohet uji i vjetër i ndenjur dhe nuk lejohet të rrjedhë brenda ujë i ri dhe i freskët ky moçali ynë politik ka për tu bërë gjithnjë e më shumë një oazë për parazitët dhe shushunjat dhe një burim infeksioni për gjithë shoqërinë.Kjo papërgjeshmëri e lidershipit tonë politik në këto momente kardinale për kombin shqiptar mbase nuk ka për t’u frenuar në kohë ose mbase nuk do marrë ndëshkimin e merituar nga organet e drejtësisë, por gjithësesi nuk ka për t’i shpëtuar dënimit të historisë. Disa prej politikanëve më në zë të sotshëm nuk e dinë sa e pamërshirshme është historia në vendosjen e njollës. Nuk e dinë me sa lehtësi i fshin dhe zhvleftëson historia meritat e dikurshme si pasojë e mëkateve të bëra në një kohë të dytë. Nuk ka kurrfarë dyshimi që për kusuret që i kanë shkaktuar vendit disa prej politikanëve shqiptarë që sot krekosen e dominojnë politikën kanë për tu përmendur tërë përçmim në librat e historisë.

79 VJET PAS VRASJES SE ALBANOLOGUT DR. MILAN SHUFLAJ

Nga Ndue Bacaj
Me 18 shkurt te vitit 1931 vritet ne Zagreb nga policia sekrete Serbe, Milan Shuflaj ,albanologu ,historiani dhe studiuesi me i madh i historise se shqiptareve. Milan Shuflaj kishte lindur ne Lepogllav te Kroacise me
9 nentor 1879, dhe rrjedhte nga nje familje me zanafill gjermane e ardhur ne Dalmaci ne vitin 1567. Ky personalitet me fame boterore ishte dalluar qe ne vitet e shkollimit ne Zagreb . Ne moshen 22 vjecare kishte mbrojtur titullin e doktoratures ,duke vijuar me studimet dhe shkrimet e tij ne menyren me te shkelqyer e shkencore dhe te pa-anshme . Veprat me te rendesishme te Milan Shuflajt i kushtohen historise te banoreve me te hershem te trojeve te Ballkanit e me gjere , Ilireve dhe pasardhesve te tyre Arbenore e Shqiptare. Disa nga studimet me te rendesishme te Doktor Shuflajt jane : “Dokumentet e mardhenieve te Raguzes me Venedikun” ,”Rrethanat Kishtare te Shqiperise paraturke “, “Serbet dhe Shqiptaret ” , “Historia e Shqiptareve te Veriut” ,”Mjegullat kombetare te fiseve te Shqiperise e Malit Zi” , romani historik “Konstandin Balshaj” (me nenshkrimin Alba Limi), “Qytetet dhe keshtjellat shqiptare kryesisht ne mesjete”, si dhe eshte bashkeautor i “Acta et Diplomata res Albania mediae aetatis illustrantia” e tjera vepra qe u njohen e vlersuan qe nga Akademia e shkencave te Vjenes e me gjere .Ne dhjetor te vitit 1930 mbreti Zog I e fton kete shkencetare te madh te Albanologjise te vizitoi Shqiperine …Ai e pranoi ftesen dhe vizitoi kryeqytetin shqiperise per tete dite rrjesht ,ku u prit dhe vlersua nga Mbreti i shqiptareve dhe dhe personalitet te tjera . Gjithashtu Dr. Shuflaj mbajti nje fjalim brilant ne parlament duke folurt shqip ,ku per kete kronikat e kohes thone se u duartrokit dyfish.. Ne kete fjalim u kujtua edhe projekti i rendesishem per historine e plote te Shqiperise,ku do te zinte vend edhe Biologjia e Fisit shqiptare…si dhe u projektua nje fond financiar per botimin e plote te veprave te Dr.Shuflaj-t
Milan Shuflaj ishte nje njohes i mire edhe i Malesise Madhe ,ku veprat e tij pershkruajne ne menyre shkencore rrugen historike shumeshekullore te ketyre trojeve ,madje ai shkruan edhe per organizimin ushtarak te Hotit e tjere qe ne shekullin e XIV, si dhe per traditat e mrekullueshme e fisnike te races arbenore te ruajtur edhe ne shekullin e XX.. Veprat e Shuflajt provojn shkencerisht se Serbo-sllavet ishin jabanxhi te zbritur si hallexhi se voni nga stepat e Uraleve ne Ballkan e me gjere.. Keto studime
shkencore te Albanologut e Ballkanologut Milan Shuflaj duket kishin prishur “rehatin” e shoveneve serbo-sllav ,te cilet te udhehequar nga Karagjeorgjevicet e burgosen ,anatemuan ,persekutuan e deri e vrane mizorisht ne nje rrugice te Zagrebit me 18 shkurt te vitit 1931 ,kur ishte vetem 52 vjec… Bota demokratike , duke perfshire edhe mbreterine shqiptare e denoi kete akt kriminal te Serbeve.. Reaguan edhe medie te shkruara te kohes si: “Tribuna”- Rome , “Nev York Times “,”Frankfurter Zeitung “, “Vullneti i Popullit ” e “Albania” -Tirane e tjer. Por dhe personalitete te shkences e letrave si : Albert Ainshtajn , Heinrih Man ,Josip Milkoviq , Lumo Skendo (Mit’hat Frashri ) ,Faik Konica e tjere… Milan Shuflaj u vra per historin e vertet te shqiptareve ,ndaj ja kemi borxh ta perkujtojme e nderojme.

Zbardhja e masakrës së Tivarit fut historinë shqiptare në shinat e së vërtetës

Intervistë me Dr. Xhavit Grezda, organizator i Komitetit “Mbrotja Kombëtare e Kosovës”, viti 1998
Dr. Grezda ju keni qenë një nga organizatorët e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Si ju lindi ideja për krijimin e këtij Komiteti dhe cilat ishin ishin objektivat e tij?
Ishte viti 1998 ku si pasojë e genocidit historik serb ndaj shqiptarëve të Kosovës, qindra e mijëra shqiptarë u dëbuan me dhunë, me terror, me vrasje e zhdukje masive nga trojet e tyre historike. Mijëra e mijëra shqiptarë të cilët u detyruan të braktisin vendin e tyre, ju drejtuan vendit nënë, Shqipërisë e në veçantii qytetit të Shkodrës. Ato kishin nevojë për mbështetje materiale e morale. Në këtë drejtim, një rol të rëndësishëm pozitiv luajti pushteti vendor demokratik. Mbi bazën e një tradite popullore, lidhje të hershme vëllazërore Shkodër Kosovë një grup intelektualësh shkodranë me emër, qytetarë shkodranë të traditës menduan se ishte e domosdoshme krijimi i një Komiteti për mbrojtjen e Kosovës, i cili në mënyrë të pavarur, por duke u mbështetur fort në traditën qytetare shkodrane menduan të jenë një mbështetje e fuqishme për të ndihmuar vëllezërti kosovarë për të gjitha problemet e rënda që kishin e do të lindnin në të ardhmen, për t’i zgjidhur apo zbutur ato. Ne menduam në atë kohë dhe besoj se vepruam drejtë që u mbështetëm tek qytetaria shkodrane por edhe tek pushteti demokratik, që e kuptoi shpejt rëndësinë e krijimit të këtij komiteti dhe e mbështeti atë totalisht.

Cilat kanë qenë aktivitetet e para që u organizuan si fillim dhe në vazhdimësi?
Fillimisht rëndësi të dorës së parë merrte sensibilizimi i qytetarisë shkodrane me situatën e rëndë në të cilën ndodheshin vëllezërit tanë kosovarë. Për këtë përdorëm edhe mediat lokale, takimet e gjëra, derisa arritëm të nxirrnim edhe gazetën tonë “KMKK”. Kohë për të humbur nuk kishte. Rezultatet e përpjekjeve të punës sonë erdhën shpejt. Tashmë asgjë nuk i lihej spontanitetit. Komiteti ynë ishte bërë jo vetëm një instrument sensibilizimi por edhe një qendër ku qytetarët shkodranë e ato të krahinave përreth dinin se çfarë kërkonim, me se mund të na ndihmonin si dhe çfarë mund të ofronin. Roli i këtij komiteti nuk ishte të sfidonte apo paralelizonte punën e Qeverisë apo pushtetit lokal. Roli e qëllimi i tij ishte të bashkërendonim punën tonë me të gjithë organizmat e tjera për të lehtësuar sadopak këtë dhimbje e tragjedi kombëtare. Në qoftëse qeveria vendore duke njohur edhe kushtet në të cilat ndodhej vendi ynë (ishte viti 1998) përpiqej të strehonte dhe ushqente të shpërngulurit, detyrat tona ishin më të gjëra.

Dhe si u vlerësua puna e Komitetit për Mbrojtjen Kombëtare pas përfundimit të gjendjes së rëndë?
Vlerësimin real dhe më të saktë e japin vetë kosovarët, të cilët kanë krijuar qindra e mijëra miqësi me shkodranët dhe i ruajnë ato deri në ditët tona. Janë ato që shprehin vlerësimet maksimale për qytetin e Shkodrës brenda dhe jashtë Kosovës, që kanë bërë para Europës, por edhe më gjërë të shfaqet me ngjyrat dhe nuancat më pozitive Shqiptari dhe Shqipëria, të rritet respekti dhe konsiderata për njeriun tonë e në vazhdën e këtij Komiteti, kryetari i tij, përfaqësuesi tipik i familjes qytetare kosovare, me lidhje të hershme tradicionale me kosovarët, është zgjedhur Kryetari i Shoqatës së miqësisë Shkodër – Gjakovë. Dhe puna vazhdon.

Z. Grezda para disa ditësh Kryeministri i Shqipërisë, zoushtriati Berisha ndër të tjera u shpreh që deputetët demokratë të marrin nismën në parlament për të zbardhur masakrën e Tivarit. Cili është mendimi juaj?
Unë mendoj se është veprim i drejtë, i dobishëm, që i shërben vendit dhe demokracisë, pavarësisht se në shikim të parë mund të duket i vonuar. Për hir të së vërtetës që më parë zoti Berisha dhe drejtues të tjerë të PD-së e kanë trajtuar këtë problem por kanë qenë 8 vite të qeverisjes së PS-së e arsye të tjera që e mënjanuan problemin. Kanë kaluar shumë vite pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore por njerëzimi nuk e ka pushuar luftën për të shkruar historinë, për të vënë para drejtësisë kriminelët e luftës deri në ditët e sotme.

Çfarë të dhënash, njohurish keni ju për masakrën e Tivarit?
Nuk jam vetëm unë por është një Shkodër e tërë e cila ka ruajtur nga viti në vit deri në ditët e sotme jehonën dhe dhimbjen e masakrës së Tivarit, një pjesë e mirë e të cilës u zhvillua në territoret shqipëtare. Shkodranët mendojnë se vrasja e tyre e organizuar e qëllimshme u realizua nga serbët, malazezët për të eliminuar fizikisht shqiptarët, genocid që ka vazhduar deri në ditët e sotme, deri në vitet e fundit, andej dhe këtej kufirit.
Nëse atëherë nën zë, rreth familjes, shoqërisë së ngushtë por besnike, shqiptarët akuzonin shoqërinë komuniste të E. Hoxhës për indiferentizëm dhe bashkëpunim me serbët, sot ata haptazi i vënë gishtin shkaktarëve e fajtorëve të asaj ngjarje shumë të rëndë, kryesisht fajsohet për mos ndërhyrje qeveria shqiptare e asaj kohe, drejtuesit kryesorë të qeverisë Komuniste Shqiptare e në veçanti Enver Hoxha. Si mund të ndodhë që një qeveri të bëhet bashkëpunëtore e një qeverie kriminale të huaj për vrasjen e 4300 shqiptarëve brenda një nate në Tivar duke mos llogaritur qindra të vrarë rrugës nga nisja e tyre nga Prizreni, Kukës e deri në Shkodër.

Atëherë a duhet zbardhur e vërteta e masakrës së Tivarit apo duhet heshtur e nëpërkëmbur e vërteta, historia?
E vërteta duhet zbardhur sepse është pjesë e historisë, bile një pjesë e dhimbshme, e ta fshehësh e ta mohosh atë është të mohosh veten tënde, historinë tënde, është një tregues i keq, shumë i keq, që njerëzimi mund të lejojë e të inkurajojë kriminelë të botës që mund të bëjnë çfarë të duan sepse do të gjinden njerëz që i fshehin gjurmët. Unë jam shumë i shqetësuar ashtu si pjesa dërrmuese e shqiptarëve me qëndrimin që drejtuesit kryesorë të PS-së mbajnë ndaj kësaj çështjeje. Ata nuk dalin haptas por mes eksponentëve të veçantë dhe deputetëve përpiqen të mënjanojnë me kujdes këtë çështje, sikur i ka ikur koha, s’ka më rëndësinë e duhur, kemi probleme të mëdha etj., etj. Qëllimi është i qartë. Ata nuk duan zbardhjen e së vërtetës të kasaphanës së Tivarit sepse kanë frikë dhe janë të bindur që etërit e tyre, drejtuesit fanatikë komunistë, i kanë duart e lyera me gjak. Ata e kanë të qartë se pjesa dërrmuese e tyre rrjedhin nga etër që për 50 vjet mbytën Shqipërinë në gjak. Ata e kanë të qartë që në kupolën e PS-së dhe në strukturat e kësaj kanë zënë vende drejtuese bijtë e etërve komuniste dhe bllokmenë. Janë fakte shumë të rënda dhe të vështira, të kujtojmë që nga pushtimi komunist 1944 dhe deri në vitin 1990 dhe shqiptarët e Shqipërisë de facto kanë qenë të ndarë në dy shtresa: ku tek e para bënin pjesë kriminelët, spiunët dhe kategoria e pakicave serbo – sllave të cilët kishin pushtet absolut madje arritën deri aty sa të ishin anëtarë të Komitetit Qendror të PPSH pa llogaritur funksione të tjera më të ulta. Ndërsa shtresa tjetër ishin qytetarë të ndershëm, ish pronarë intelektualë nacionalistë dhe aty bënin pjesë edhe familje Kosovare ndaj të cilëve masakra vazhdoi shumë gjatë. Familje me emër në Shkodër, Tiranë e rrethe të tjera, si familja Spahija, Shllaku, Zajmi, Kelmendi, Gashi, Zhelivoda, Krasniqi, Hasimja etj. Por edhe në Tiranë kemi me qindra familje të tilla,ndaj të cilave masakra nuk ishte vetëm ajo ditë e Tivarit, familja MYFTARI, Shala, Gashi, Zhilivoda e shumë familje të tjera.
U krijuan kampe pune internimi në jug të Shqipërisë për ato të rinj që vinin tek nëna Shqipëri nga Kosova e vise shqipëtare dhe qeveritarët prosllavë ju shërbenin që nga internimi, burgimi e deri edhe në zhdukje pa gjygj. Edhe në përgatitjet ushtarake (në zboret) e famshme, nuk i lejonin të merrnin pjesë. E natyrisht më mirë se të gjithë janë shqipëtarët që njohin mirë kush janë ata, sado që përpiqen të marrin ngjyra papagalli, për fat të keq kanë mbetur trashëgimtar të kupolës komuniste. Janë këto që thamë e shumë të tjera që kanë përshëndetur Kryeministrin e Shqipërisë Prof. Dr. Sali Berishën në fjalën e tij për të zbardhur krimin e Tivarit, për të vënë historinë në shina të së vërtetës.

Kurrë, asnjëherë nuk është vonë për të vërtetën. Më duhet të shtoj se në vitet 1989 – 1990 kemi lulëzimin e një krimi të organizuar. Në ato vite u bë një ndryshim nga Kuvendi Popullor nën diktatin e z. Ramiz Alija të ligjit për kalimin e kufirit ku nuk u cilësua më si tradhti e lartë ndaj atdheut por si kalim i paligjshëm i kufirit. Në ato vite dëshira dhe uria e rinisë për liri, larg një vendi varfërues, të uritur, të inkriminuar dhe inkriminues ishte në majat e lulëzimit të saj.

Çdo ditë me dhjetëra e qindra djem të rinj tentonin të kalonin kufirin, e në tentativë vriteshin me plumb pas koke, e si të mos mjaftonte kjo tërhiqeshin zvarrë rrugëve të qytetit të lidhur me tela me gjemba, që të shiheshin nga të gjithë. Si mund të quhet “kalim i paligjshëm i kufirit” ky realitet që kurrë nuk mund të harrohet nga ato që e jetuan? Si mund të mbetet pa fajtorë masakra e Tivarit? Si mundet një popull i tërë të jetojë me kujtime të llahtarshme? A mundet të thuhet se terrori i këtyre veprave e tejkalon imagjinatën e sotme mbi terrorizmin?

Intervistoi Sokol Pepushaj

SHIJA E TEKILES NE DASMEN E NJE PARISIENI

nga Fadil Bala, Bruksel
Dasma, ky eveniment kaq i rendeshishem ne jeten njerezore, e shenjt, e lasht ndoshta sa vete jeta, vjen ashtu natyrshem nepermes gjeneratave qe vet ajo me ligjet e saj ka krijuar, deri ne kohet e sotme moderrne. Natyrisht ç›do komb ka traditat, doket zakonore, psikologjit sociale, kulturat dhe te veçantat e veta po ashtu. Por qellimi i ketyre rradheve nuk eshte te flasim per kete teme. Tjeterkund eshte fjala:
Duke e perjetuar nje ritual te tille keto dite, diku ne nje shtet perendimor (mijra km larg tradites se dasmes shqipetare), disa surpriza te kendshme dhe te panjohura kurreshtare, ndoshta pa shume lidhje midis tyre, por t›ju them te drejten me befasuan jo pak. Arsyen sepse me kane mbetur te rregjistruara ne shiritin e memorjes, secili nga ju lexues te nderuar ne fund te keti shkrimi, te cilin e shkruajta me lejen e mirkuptimin e plot te vete çiftit per gazeten SHqiperia Etnike, mund ta vini ne peshoren e gjykimit tuaj.

***
Bashke me nje shokun tim Dibran, emigrant i viteve te hershme ne Peredim, ishim te ftuar ne dasmen e nje kolegu te tij Parisien. Olivier Perret 34 vjeçar, martohej me nenen e tre femijve te tyre, me Kamerunasen 38 vjeçare Cynthia Mathias, azilante ne Belgjike, e cila nga ana e saj kishte edhe dy vajza 11 dhe 9 vjeçare si rrezultat i dy lidhjeve te me parshme me dy burra te tjere. Partneri i pare me te cilin ajo kishte nje vajze, ishte indian me te cilin pas dy vjetesh e gjysem bashkjetese u divorcuan ashtu kot se koti ne pije e siper, shkak i nje zenke banale ne nje diskoteke week-endi-i. Keshtu Cynthia atehere i pat len voglushen Indianit ne preher e iku per te mos ja par me bojen e tij. Nacionaliteti i partnerit te dyte ishte shqipetar, po po puro myzeqar lushnjar, me te cilin vertet edhe me kete Cynthia u divorcua pas dy vjet bashkjetese, por historia kesaj rralle vjen krejt ndryshe nga divorci i pare. Nejse. Per kete do ju them pak me vone.
Keshtu gjate bashkjeteses disa vjeçare, çifti per te cilin jemi mbledhur sonde, kishin lindur s›bashku tre femije, por ne fakt ata po rritnin gjasht, keshtu i bie duke llogaritur edhe dy vajzat e Cynthias, dhe Alician 9 vjeçare, vajzen e Perret, qe kishte me gruan e pare Venezueljanen  Zulia Depablos, me te cilen qe ndar krejt miqesisht, ndaj s›ka se si te mos jete e ftuar sonde ne dasmen e ish te burrit te saj Olivier Perret.
Por gjithnje me mendimin liberal, duke pare e duke bere, si ta shikonin te arsyeshme, mund te rinovonin perseri kontraten e bashkjeteses, ndoshta edhe mund te martoheshin zyrtarisht, por keshtu si kane ardhur kohet sot, asgje s›mund te thuash me siguri, sepse edhe mund ti jepnin fund kesaj myseleje, duke u divorcuar ashtu miqesisht, ashtu si rradhet e tjera, sepse ne fund te fundit, qellimi ne martese nuk eshte te mendosh nje soj me partnerin, por per te menduar bashk me ate. Kjo eshte çeshtja.
Por tash pas 8 vitesh bashkjetese, ata si duket e kane fituar besimin e njeri tjetrit, prandaj kane vendosur qe te marten e fundit te ketij qershori, te ftojne ne banket rreth 200 te njohur te tyre. DHe  ja sonde midis tyre ndodheshim edhe kater shqipetare,(e ku ka vend qe s›gjendemi ne shqipetaret.) Une, shoku im Arberi, Dibrani siç ju thash me siper, nje Lushnjar me te cilin per here te pare aty u njohem, dhe nje Kosovar te cilin kisha kohe qe per nje arsye fort prekse (per te cilen do ju flas me posht) e kame kerkuar ne «qiell» e qe çuditerisht e takova ketu ne dasem.
Te jem i sinqert me ju, ne fillim ngurrova te shkoja, sepse nparisuk e dija se cilet njerez do te gjeja aty, dhe une nuk njihja asnje njeri perveç perciptazi çiftin ne fjale, dhe Ezmeralden vajzen e Cyntias per arsyen se ajo eshte shoqe klase me vajzen time. Mandej vend i huaj e pidate krejt te tjera, por se si mu kujtua nje shprehje Belge: «Ai njeri qe nuk ndrron kurr devize, ai s›eshte normal», kjo mua me futi ne seder e me beri te ndrroj mendje ne momentet e fundit, dhe me qe Arberi po me printte, une shkova pas tij.
DHe vertet, sa hyra ne salle ndjehesha si i huaj. Aty pashe njerez te kombesive e te kulturave te ndryshme. NJe pjese e mire rreth 20 te ftuar, te cilet ishin ulur ne krye te vendit, dukeshin mjaft serioz ne veshje, ne sjellje e me kultur te lasht aristokracie.Mandej vinin te tjeret:Francez me qen perdore e kamerunase me femije ne karroca, marokene te mbuluara me djellabah e braziljane gjysem te zhveshura, meksikane me sombrero e indiane me çitjane, njerez koke-rruar, mbushur fytyren gjith piercing, ne hunde, ne vetulla, ne vesh, ne gjuhe e ku e di une se ne ç›vend tjeter te trupit. Ndersa shumica leviznin krejt lirshem sipas deshires, flisnin me njeri tjetrin ne gjuhet e tyre qe une veç frangjishtes tjeter giuhe s›kuptoja, qeshnin me te madhe e te shkujdesur. Disa diskutojnë për Kampionatin Botëror, si iken nga gara ashtu te turperuar Franca e Italia. Muzika voluminoze sipas rrymave e traditave, krijonin ne salle ate zhurmen monotone te vuvuzelave ne stadiumet e ketij boterori. Une nuk kisha kurrajo ti jepja dikujt te njohur.E ku merrej vesh aty, ishim vertet ne nje dasem zyrtare, apo ne nje sgjatje kontrate bashkjetese, theme keshtu sepse mungonte ajo ceremonia e zakonshme kishtare celebruese, kur çifti betohet para priftit: «Jemi shkrir dy ne nje, qe vetem vdekja do na ndajne» Nejse, kot e thash kete, mua as qe me duhej gje kjo pune, ajo eshte pune e tyre. Mua me ftuan dhe erdha, te tjerat i dine ata.Mandej se mos i bente ndokujt ketu pershtypje habia ime!
GJasht femijet e tyre te moshes perkatesisht 11-9-9 -7- 5 e gjysem dhe 4 vjeç, luanin te gezuar neper salle kuka-fshehtaz me lirine qe u fale mosha feminore. Esmeralda, vajza e dyte e Cynthias, nje mulate e bukur gjysem europjane (ajo babain e ka shqipetar) e gjysem afrikane, nje femije mjaft intiligjente, me floket karakteristik te vajzave afrikane, tamam ashtu si ai materiali i quajtur spik qe malesoret e krahinave te veriut thurnin dikur xhubletat e tyre te nuseris, sa me vuri re mu afrua me perqafoj e me pershendeti me nje shqipe te ngaterruar: Uaa  ti shqip? – U habita. Me vone mesova se Esmeralda ia kishte marr «borxh» vajzes time kete fjali nga gjuha shqipe, si shoqe klase qe jane, sa per te me pershendetur mua ne dasmen e tret te nenes te saj.

I shkathti…
Eshte fjala per Lushnjarin, qe njoha ketu ne dasem.Ta themi qysh ne fillim, Ai ishte nje djal mjaft i shkathet. Dukej se ishte shume aktive ne te tilla ambjente. Me nje afrikanshe jo vetem te pranueshme ne te folur, por konkurues edhe ne kercim aty, Eh si kercente Ai, ju se besoni veç ta shihni me syt tuaj, te gjitha rrymat i kishte te vetat: Samba, cha-cha-cha, tango, pasodoble, rumba, lere mos e zgat, i lindur thuaj per ate pune T’ju themi te drejten, te pakten mua dhe Arberin na la pa mende, dhe po na dukej boll çudi, kurse për Lushnjarin kjo ishte thjesht rutinë. Pse tua fsheh, disa aty ja kishin zili, sepse nuk e kishin shkathtesine dhe aftesine e tij, por ne e pershendetem patriotin se vertet e meritonte.
Sa mbaroj nje samba me nje simpatike braziljane, pa u ulur akoma ne vend, drejt tij po afrohej ashtu duke kercyer nje femer rreth 30-ave,boll simpatike, me floke te shurtra bjonde, e veshur si infermiere sexy, me çorape rrjetë, me nje faqore dyqindepesdhjete gramshe votka ne dore.(pasi i kishte kthyer dy me pare, tani e treta komandonte vet),Oh la-la, ja bene ca Francez, Allah- allah shprehen habine ca turq, Mama- mia, degjova te ulëriste nje italian mbas tavolines tone, dhe ajo i drejtohet Lushnjarit duke u prezentuar: Gabova Pirllovska. Jam Ruse. Pordhski je ti? duke e kujtuar per polak. RRace tjeter jam moj bukuroshe, po urdheroni. Ajo se zgiati me shume por çoj edhe nje here faqoren, e uli ne tavolinen tone, dhe rroku Lushnjarin per krahu per te kercyer me te.Dukej se ajo “luante hapur ne mbrojtje, e te linte te luash edhe ne sulm, por per ta mundur s’kishe shans”. I shkathti natyrisht s’kishte pse ta humbiste kete rast, ndaj sa hap e mbyll syte na u zhduken prej syve se “i mori te dy vala e dansit me vehte”, pasi kaluan do minuta te mira Lushnjari u kethye i djersitur. O Zot si ishte ajo, e “çmendur” fare -na tha. Me vone muarem vesh se ajo punonte ne nje shtet tjeter perendimor, prostitute profesioniste e linçensuar nga shteti perkates, dhe se ne Paris kishte ardhur per te legalizuar vitet e punes ku kishte punuar disa vjete me pare ne te njejtin profesion, per efekt pensioni, dhe me kete rast ketu ne dasem e kishte shoqeruar nje i njohur i saj i dikurshem. Nejse pune per te. Po Lushnjarin ç”fare e lidh me dasmen ketu do pyesni ju.Kjo eshte nje histori bajagi interresante, per te cilen ai me rrefeu gjer e gjate nen shijen e tekiles, por une me lejen e tij, po ju them flesh esencialen:
Kur ai emigroje ketu ne 1997-en s’vonoj shume e u perzie me nje femer,(e cila kishte nje vajze te vogel si rrezultat i nje lidhje te me parshme me nje tjeter burr,) me te cilen bashkjetoje dy vjet dhe qe Zoti u fali edhe nje vajze. Ezmeralda ja vune emrin. Mirpo per arsye qe ata i dine, me mirekuptimin e plote te njeri tjetrit, pasi SHqipetari u pais me dekumenta definitive, nga shteti Francez, pa-pritmas ra “gongu”i mbylljes se bashkjeteses dy vjeçare. Te nesermen u glline te divorcuar, duke mbajtur e ema Ezmeralden e vogel nen kujdestari, kundrejte nje pagese mujore te pranueshme nga partneri per shpenzimet e saj. Megjithse lidhja nuk u rrezultoj fort e qenderueshe prap se prap ata nuk harruan te vene edhe nje kusht besnikrie te perbashket ne menyren me demokratike te mundshme: Qe shoqeria ndaj njeri-tjetrit kurr per s’gjalli te mos prishet, madje per ta perjetesuar besnikerine e metejshme, Lushnjari u be me vone edhe kumbara i djalit te dyte te ish-partneres se tij, me burin e tret te saj. Per pasoje miqesia e tyre vazhdon edhe sot e kesaj dite.Qe mos te zgjatemi, ish-partnerja e tij eshte Cynthia Mathias kjo nusja ketu perball nesh e veshur me vel te bardh. Keshtu per ti qendruar korrekt kushtit, e per ta mbajtur besen “si burrneshat e motit” ajo sot ka ftuar ne dasmen e saj te trete, mikun e dyte,(ish-bashkjetesaxhorin) qe eshte njekohesisht dhe kumbara i djalit te dyte, me burrin e tret te saj. Lushnjari eshte gjithashtu edhe babai i mulates te bukur nent vjeçares me emrin shqipetare Ezmeralda. Ja kjo eshte e tere myseleje e prezences se tij ne kete dasem.THuaje pa frige se ky mund te jete ndoshta “koficienti me i lart demokratik” i shoqerise ne boten e qytetruar. E thene ndryshe me termologjine e deputeteve te parlamentit te Jozit, me dasmen “te shkathtin” e lidhe “konflikt i paster interresi”

“O sa mire
me kene qen”.
NJe çift Suedez rreth te 40-ave, por me filialin e biznesit te tyre edhe ketu ne France, te cilet ishin edhe punedhensit e dhendrrit, po pinin ne terezin e tyre. Ne pamje te pare dukeshin nje çift moderrn dhe i lumtur.Vizazhi i tyre tipik nordik, ne kontrast te plote me nje alamet qeni lesh zi, turigjate e bishtprer qe e mbanin prane vehtes, te cilin here pas here e qerasnin me çokulate si shperblime i gjesteve interresante qe kryente kafsha me zgjuarsine e saj, per kurreshtjen e te pranishmeve. Sefte me ata u prezentuam, me qe kishim tavolinat me afer. Pasi me luti me nje puro te trash, Ricky Vinkel na dha bisede sikur te ishim njohur prej kohesh. E shikon terrin? (qenin) Po ju pergjigja. E trajtojme bash si femijen tone te cilin gjithnje e marrim me vehte kudo qe shkojme, ne vakanca, ne shetitje, ne vizita, si ketu ne dasem, ne hame me terrin, flejme me terrin.Terri u bindet urdherave te mia, eshte shume i sjellshem dhe une per kete jame i lumtur-na thot i zoti i kafshes. Jame e bindur se po te kisha lindur disa femij veshtire se ndonjeri do t’me kishe degjuar urdherat keshtu si terri, na thote bashkshortja e tij, tek po i perkdhelte bishtin e cunguar. Po ju zoteri a keni qen?- na pyeti Risky. Ketu nuk kam, por ne shqiperi qysh jo bre, stanit bile, veçse ai ka rracionin e tij ne kaçorrin e vet, ku diten e mbaj te lidhur, kurse naten e zgjidhi per te ruajtur gjane prej te keqes, sepse qat detyre i ka caktue Zoti, por drejt me te thane or mik me fjet me qen kurrqysh s’po muj,-i meshoj pergjigjes Arberi.  E lidh the? Diten po -iu pergjigj Arberi. Ricky nuk foli asnje fjale, por na shikoj sa per njemij fjale, ndoshta po mendonte per te drejtat e kafsheve, qe bota e qytetruar ua njeh prej kohesh, kurse ky njeri ia mohon duke e lidhur, dhe si per ti u pergjigjur Arberit, ai nxorri nga xhepi nje paket te vogel medigamentesh, nga e cila shkeputi nje kokerr e ja vuri ne gjuhe territ,
… (vijon)

Privilegjet e Aleksandrit të Madh akorduar ilirëve ruheshin në “Arkën e Komunës së Shkodrës” me tre çelësa

Agron Luka
Në “Statutet e Shkodrës”, të cilat kanë një shtresë mesjetare qysh nga shek XI dhe një tjetër të vazhdimësisë antike, u zbulua më 1997 edhe një “Privilegj dhe Testament” i Aleksandrit të Madh akorduar ilirëve. Në realitet ky dokument dhe Statutet ishin sinjalizuar qysh më 1907.
Po jua ricitoj:
“PRIVILEGIUM ALEXANDRI MAGNI MACEDONIS EX GRECO ORIGINALI TRADUCTUM”
Unë Aleksandri, bir i Filipit mbretit të Maqedonasve, mishërim i Monarkisë, krijues i Perandorisë Greke, bir i Zeusit të madh, bashkbisedues i Brahmanëve dhe i Pemëve, i Diellit dhe i Hënës, triumfues mbi mbretëritë e Persëve e të Medëve, Zot i Botës prej ku lind dhe deri ku perëndon dielli, nga veriu në jug, pinjoll i farës së shquar të popujve Ilirikë të Dalmacisë, Liburnisë, dhe të popujve të tjerë të së njëjtës gjuhë që popullojnë Danubin dhe zonën qëndrore të Thrakës, u sjell dashurinë, paqen dhe përshëndetjet e mia dhe të të gjithë atyre që do të më ndjekin në sundimin e botës. Duke qenë se ju gjithmonë më jeni treguar të besës dhe të fortë e të pathyeshëm në betejat e bëra krah meje, u jap e u dorëzoj juve në zotërim të lirë gjithë hapësirën prej Akuilonit e deri në skaj të Italisë së jugut. Askush tjetër veç jush, të mos guxojë të vendoset e të qëndrojë në ato vende, dhe po u gjet ndonjë i huaj, ai do të mund të qëndrojë vetëm si skllavi juaj, dhe pasardhësit e tij do të jenë skllevër të pasardhësve tuaj.
U shkrua në kështjellën e qytetit të Aleksandrisë, themeluar prej meje buminoszë lumit madhështor të Nilit, në vitin XII. Me vullnet të perëndive që nderohen në mbretëritë e mia, Zeusit, Marsit, Plutonit dhe Minervës/Athinasë, perëndisë së perëndive. Dëshmitarë të këtij akti janë Atleti, logotheti im, dhe njëmbëdhjetë princë të tjerë, të cilët unë po i emëroj si trashigimtarë të mi dhe të të gjithë botës, meqenëse po vdes pa lënë pasardhës.
Aleksandri i Madh i Maqedonisë, në vitin 325 para lindjes së Krishtit, ose siç njihet ndryshe, viti 4874
Ky “Privilegj” si një Preambul e Statuteve, ruhej në Arkën e Komunës së Shkodrës, pavarësisht se ishte një apokrif apo një përkthim nga një ish orgjinal greqisht. Neni 88, i Statuteve shkruante: “Arka e Komunës, ku ruhen vula dhe privilegjet e qytetit, duhet të kenë tre çelësa dhe çdonjeri prej tre gjykatësve të ketë një çelës…”. (L. Nadin, “Statuti di Scutari”, bot. 2002, f 194)
Këtë temën testamentare të Aleksandrit të Madh, e cila përmendet edhe në Biblën e Vjetër dhe gjen një pasqyrim edhe në burimet e autorëve antikë, unë e kam trajtuar gjerë e gjatë. (B. V., bot.1994, f 1113, “Libri i parë i Makabejve”, kap. “Aleksandri i Madh dhe ndarja e Perandorisë”, 1, 1-9: “Profecia e Danielit”, f 1220-1221 etj, kap., “Vegimi i Danielit, Dashi dhe Cjapi” 8, 1-14; Engjëlli Gabriel e shtjellon vegimin”, 8, 15-27 etj;)
Diodori i Siçelisë, shkruante qartë për një mbledhje të përbotëshme, me përfaqësues nga e gjith bota, qysh nga India e deri te Shtyllat e Herakliut. Ai shkruan se, Europën e përfaqësuan qytetet e Greqisë, të Maqedonisë, qytetet e Ilirisë dhe të një pjese të bregdetit të Adriatikut, të Thrakisë e Galatisë. (“Bibliotheca Historica”, Lib. XVII, 113) Siç e shikoni ekzistonte vetëdija e aleancës gadishullore evropiane dhe vetë termi Evropa. Këto studime unë i kam botuar dhe nuk ka nevojë t’i ricitoj.
Siç më duket mua (që i kam ndjekur hollësisht gërmimet arkeologjike në fund të viteve 80-të), veçanërisht romakët me djegiet e tyre zhdukën shumë nga gjurmat e prezencës së Aleksandrit të Madh në Shkodër. Burimet Osmane, në shek XV ende e përmendnin faktin se Aleksandri i Madh ose Iskender Zül Karneyn/Iskender Kokëdybrirëshi, kishte pasur një prezencë ndërtimtare në Shkodër. Tashmë ka disa gjurmë të cilat na çojnë në mendimin se Aleksandri i Madh ka pasur një prezencë ndërtimore në Shkodër, por le të shpresojmë se gërmimet e reja arkeologjike, në mënyrë shkencore do ta vërtetojnë.
Me helmeta/përkrenare me brirë dashi e sqapi, me kokë luani e shqiponje paraqitej edhe Aleksandri i Madh, biri i Zotit Zeus, siç e kam ilustruar me artefakte që janë gjetur në Shkodër, ndërsa për Statutet e Shkodrës, kam folur pak ditë më parë edhe në televizionin kombëtar shqiptar TVSH.
Po, e ripohoj se, është e shkruar nga autorët antikë që, Aleksandri i Madh/Iskenderi, në idenë e një feje të përbotëshme si “biri i zotit” etj, kishte bërë edhe disa përshtatje e kombinime me fetë orjentale. Në një dialog që Lukiani, improvizonte midis Filipit babait dhe Aleksandrit të Madh, shkruante:
– Filipi: …o Aleksandër po të ishe djali i Zeusit e Amonit nuk do të kishe vdekur… të hyri në punë gënjeshtra e orakulltarëve?
– Aleksandri: Më hyri në punë, se barbarët u tmerruan duke kujtuar se isha Perendi…
– Filipi: Ti o Aleksandër hodhe poshtë klamidën e maqedonasit dhe veshe, si thonë kandin; vure në kokë tiarën persiane… Ty të besonin si një Perëndi; por po të shihnin se je plagosur… se ishe mbytur në gjak, se lebetiteshe nga nga dhëmbjet e plagës do të shkuleshin së qeshuri; Amoni do të quhej një pseudo-falltar… Me të vërtetë kush nuk do të qeshte, po të shihte të birin e Zeusit duke hequr shpirt dhe të kërkonte ndihmën e mjekëve?…
(“Vep. të Zgj.”, bot. shqip 1979, f 258; Citime nga kjo temë mund të sjell sa të duash, por nuk është rasti këtu.)
Aleksandri i Madh, vdiq 33 vjeç, kishte edhe ai 12 dishepuj/havariunë, mbahej si “Zoti i Tokës” në katër koordinatat, kishte shfrytëzuar legjendat mitologjike dhe ëndërrat e nënës Olimpi etj. Ishte zeusiOlimpia ajo që e përhapi ëndër-legjendën e ngjizjes me Zeusin gjarpër, që e përdori edhe kryqin si mjet kryqëzimi etj. (Gaz. “Koha Jonë” ma ka pas çensuruar pak shkrimin në këtë pjesë, por e kam ribotuar edhe një herë te gaz. Shkodra. AL)
Përsa i përket Dhulkarnejnit = arabisht dybrirëshi, (te Suria El Kehf, ajetet 83-98; shih edhe shën me *, f 414-415), ju rekomandoj të lexoni shkrimin tim, “Aleksandri i Madh dhe Skënderbeu me epitetet “Gjarpëri-Dragoi-Kuçedra”. (A. Luka, gaz. SOT, 7 maj 2009, f 22-23) Aty mundeni të informoheni se, arkeologjia iraniane dhe angleze kanë sinjalizuar zbulimin e një muri-pende gjigande si vepër mbrojtëse dhe hidrike të quajtur “Gjarpëri i Kuq” e cila i atribuohet Aleksandrit të Madh, si kokëdybrinoçi. Ekziston mundësia që ky ndërtim të kishte qenë vendas, i filluar më përpara. Tefseristi i autorizuar i Kuranit në përkthimin shqip, ka supozuar një dybrinoç monoteist, mirëpo nuk ia ka vënë gishtin konkret asnjë monoteisti në këtë rrang!
Dy lindjet dhe dy perëndimet (shih Er Rrahman 17, etj) në Kuran tregojnë një mendim qarkullues për botën sferike, siç e kam trajtuar në një shkrim tjetër. Edhe ju zotëri dogmatik, duhet ta dini se shumë kohë para shek VI, qarkullonin tezat se, bota është sferike edhe në modën mitologjike edhe në atë shkencore, ku Eratosteni në shek III p.e.r. përcaktoi edhe perimetrin e tokës.
Aleksandri i Madh, siç del edhe nga teksti i Shkodrës (edhe nga Bibla e Vjetër cit.) ishte shpallur si Zoti i Tokës në të katër skaje koordinatat lindje-perendim, jug-veri. Aleksandri arriti deri në Gjibraltar e te bregu atlantik, por nuk u hodh më përtej “anës së anës së Oqeanit Perendimor”, nuk u shty më tutje, atje ku dielli perëndonte/zhytej në det, ku edhe nga fikja e dritës së fundit, dukej sikur dielli zhytej në një lym të zi. Edhe nga lindja, Aleksandri nuk arriti në brigjet e Paqësorit dhe nuk u hodh “në anën e anës së Oqeanit”.
Nuk besoj se ka ndryshuar gjë, si u mora e si të mos isha marrë me pak mitologji. Mos ndalohet gjë me Kushtetutën e R.Sh. dhe të Europës?! Mbase ju jeni ndër ata ithtarë që këto artefakte të lashta dhe pikturat mesjetare duhen djegur e zhdukur nga faqia globit si ikonoklasti, statujoklasti, leontoklasti, qypoklasti etj. Ju, si e doni këtë vend fare pa histori e fare pa mitologji të lashtë apo e doni me aq histori, sa pazari orjental i Shkodrës?!

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu