Shkruan Zef Ndreka
Veliaj, Ahmetaj, Gjiknuri, Koka, kompanitë dhe drejtuesit e inçeneratorëve, shkatërruesit e Teatrit Popullor, ish oficer të Shërbimeve informative si psh Neza, ish ministra e zëvendës të tyre si psh Ducka, të gjithë këto dhe të tjerë si këto, janë në të vërtetë horrat e Shqipërisë së sotme të dirigjuar nga trekëndëshi i Bermudës shqiptare. Skenarët konspirative, të denjë vetëm për filma të hollivudit, kanë turpëruar Shqipërinë dhe e kanë lënë pas këto 30 vite, duke lejuar të ik çdo tren që na dërgonte në Europë siç ëndërronte rinia dhe populli ynë.
Këto horra e kanë penguar Shqipërinë! Kryehorrat e kanë vjedhur! Populli i mashtruar për ndryshimet e pritshme i ka votuar! Kur nuk i ka votuar, ia kanë tjetërsuar votën, ja kanë vjedhur! Tani, sapo është hapur një petë e lakrorit dhe shumë çorbë po shihet e thurur ndër vite, për të penguar me çdo poshtërsi rrotacionin politik në vend. Janë plot 8-vite poshtërsi, rrugaçëri, mashtrime, vjedhje, shpifje, intriga, të gjitha të skenuara nga trekëndëshi Berisha-Meta-Rama! Është parë këtë javë vetëm maja e ajsbergut. Byroja kombëtare e hetimit në USA do të na ndriçojë më tej.
Shqiptarët do të shohin me turp kush na ka qeverisur plot 32 vite në pseudo-demokraci! Populli ynë ka një shprehje: “Po të flesh me qen, zgjohesh me pleshta”! Kryehorrat e Shqipërisë kanë “fjetur” dhe drejtuar vetëm me horra. Ndaj janë kryehorrat dhe gangrena e vëndit! Kanë bërë çfarë kanë dashur me këtë vend e me këtë popull, kanë vjedhur e kanë vrarë për të vjedhur, kanë privatizuar e kanë shitur çfar ju ka dalë përpara, kanë lënë pas në vite përparimin e Shqipërisë. Vëndi i merituar i tyre është vetëm burgu! Kështu ndihma që jep USA është e paçmuar për Shqipërinë duke përdorur “hellin” e saj për djegien apo përcëllimin e plotë të kërmave të vëndit… Tani, më shumë se kurrë duhet të flasë opozita. Është koha dhe momenti i sajë të tregojë forcë dhe të marrë përgjegjësi për vëndin.