Gjermania dërgon tanke në Ukrainë, kërcënon Moska: Do përshkallëzohet konflikti

0

Ambasada e Rusisë në Berlin ka reaguar ndaj njoftimit se Gjermania do të dërgojë tanke Leopard 2 në Ukrainë dhe do të miratojë rieksportin e tyre nga vendet partnere.

Ambasada e cilëson vendimin e gjermanëve si “jashtëzakonisht të rrezikshëm” dhe që do të çojë në një “përshkallëzim” të konfliktit.

“Jemi të bindur se Gjermania, si dhe aleatët e saj më të ngushtë, nuk janë të interesuar për një zgjidhje diplomatike të krizës ukrainase. Ata janë të vendosur për përshkallëzimin e përhershëm të konfliktit dhe pompimin e pakufizuar të regjimit të Kievit”, thuhet në reagimin e ambasadës gejrmane.

Në reagim theksohet gjithashtu se vendimi i Gjermanisë për dërgimin e tankeve në Ukrainë shkakton dëme të parikuperueshme në marrëdhëniet ruso-gjermane.

“Ai shkatërron besimin e ndërsjelltë, shkakton dëme të pariparueshme në gjendjen tashmë të mjerueshme të marrëdhënieve ruso-gjermane, vë në dyshim mundësinë e normalizimit të tyre në të ardhmen e parashikueshme”, vijon reagimi.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu