Shkruan Qamil Gjyrezi
Shqiptarët duhet ti japin fund stabilokracisë, kësaj doktrine vdekje prurëse për demokracinë filluar mbas vitit 1992, me bekimin e Ramiz Alisë dhe ish-sigurimit të shtetit dhe Katovicës me përfaësues Sali Berishën. Kombet e qytetëruara si Cekija, Sllovakia, Polonia, Hungaria, Kroacia dhe Rumania i kanë mbyllyr punët me të shkuarën që para 10-15 vitesh duke cuar me drejtësi në pranga hajdutë stabilokratë që shpëdoruan fondet publike në dëm të qytetarëve të tyre. Në Ballkanin Jug-Perëndimorë stabilokratët gjetën mbështetje të kryesuar nga Sali Berisha, Edi Rama , Ilir Metaj, në Serbi Vucic, që shjanë njëri tjetrin por kanë të njëjtën ideologji të përbashkët stabilokracinë të mbështetur nga oligarkët rus dhe mbëhstetësit e Putinit!
Stabilitokracia është një regjim që përfshin mangësi të konsiderueshme në drejtim të qeverisjes demokratike, por gëzon legjitimitet të jashtëm nga autoritarizmi dhe oligarkia. Stabilokracia në Shqipëri, bëri bashkë ish komunistë, ish sigurimin e shtetit, pseudodemokratë, pseudo të persekutuar, individë të inkriminuar të lidhur me krimin e korrupsionin dmth të gjithë llumin stabilokrat edhe Kakistokartë! Stabilokratët dhe kakistokartët luftuan me cdo mjet politikanët dhe intelektualët të cilët ishin kundër kësaj doktrine, në mënyrë të vecantë Lulzim Bashën, Enkelejd Alibeaj që kërkonin ti jepnin fund kësaj doktrine shkatërrimtare për demokracinë perëndimore. Skandali i fundit me “McGonigal” në SHBA tregon qartë me prova të medias se të gjithë stabilokratët Berisha, Rama dhe Metaj janë kundër politikanëve të së ardhmes! Skandali tregoi qartë sesi një kryeminsitër i një vendi të Natos bashkëpunon me zyrtarë amerikanë që mbështesin oligarkët rus. Do ta përshkruaj me postera të publikuar në FB në faqen time sesi ka funksionuar stabilokracia në 32 vite dhe 10 vitet e fundit të Rilindjes së Ramës në Shqipëri:
Status 1:
Ish sigurimi i shtetit, Kryeminsitri shqiptarë Rama dhe lidhjet e tërthorta me rusët në një vend të NATO-s!
Status 2:
Edi Rama është jo nën akuzë, por nën hetim dhe argumenton në media si jë kalama që bashkëpunon me korrupsionin kundër s ardhmes pa protokoll në garazhe makinash.
Status 3: Agron Neza ka qenë zedhendës i Jozefina Topallit, tregon qartë bashkëpunimin e ish-sigurimit me pseudo-të persekutuarit, që pret Edi Ramën, Gramoz Rucin, Ilir Metaj në SHBA kundër politikanëve të së ardhmes.
Status 4:
2017 fillon Kryqëzata e Berishës, Ramës, Metaj e Topallit kundër PD-së dhe Bashës duke finacuar me dollarë largimin e tij nga politika.
Status 5:
Lulzim Basha i shpalli luftë së shkuares 32 vjecare, për të ndërtuar të ardhmen. Lulzim Basha është simbol i tranzicionit dhe lufton stabilokracinë.
Status 6:
2021 Rama, Berisha Metaj nuk kanë qenë të interesuar që Lulzim Basha të bëhej Kryeminister. Klasa e vjetër politike Berisha Rama Metaj duhet cuar per Skrap.
Status 7:
Ekzistenca politike Berishëss mban në pushtet Edi Ramën. Zgjidhet e keqja më e vogël nga votuesit e zhgënjyer me tollovinë 32 vjecare. Edi Rama nuk jep dorëheqjen, se nuk do Sali Berisha.
Status 8:
2023 Viti i drejtësisë në Shqipëri. Zonja Kim në Gjykatën Kushtetuese. Respekte për diplomaten e shkëlqyer. Duhet të kërcasin prangat për politikanët e lartë në Shqipëri, nëse ka prova të reja për mininmin e demokracisë dhe vendosjen e stabilokracisë. Zonja Kim është ambasadore e nderuar e SHBA ve. Sali Berisha e akuzon pa prova.
Status 9:
Stabilokracia con në radikalizëm: Sali Berisha nuk mund të bëjë revolucion në një vend anëtarë i NATOS si Shqipëria dhe nuk ka mbështetës të radikalizojë politikën në Shqipëri për interesat e tija personale dhe të familjes së tij.
Drejtësia e pavarur është mjeti më i mirë për të gjitha akuzat kundër tij dhe familjarëve të tij!
Status 10:
Lajm i mirë për demokracinë për ti dhënë fund stabilokracisë lokale berishiste. Konfirmohet kandidati i PD-së Kurbin doktor Genc Doci! Xhevdet Amuli: PD Shkodër nuk njeh Primaret, nëse Berisha nuk bën një hap mbrapa, do të dalë me kandidat për bashkinë e Shkodrës! Të gjithë kundër stabilokracisë , për demokracinë perendimore, ka ardhur koha!
Promoted Content











