Nr. 143 i gazetës në print

0

Sherret po varfërojnë Shqipërinë

Ilir Meta, ky kalë që tërheq Shqipërinë në greminë

Vesi, nënshtrimi, servilizmi, arroganca, në rrafshin e dobësisë shoqërore, përgjatë realiteteve e krizave, po vazhdojnë të nënshtrojnë shpirtrat e gjithë shqiptarëve, në këto kohë plot përplasje me vidio-vjedhje të ish zv/kryeministrit Meta, me zhargon rrugaçërie ku drejtuesit e shtetit shajnë deri me gjyshe e stergjyshe, me kërcënim ekzistence e marëdhënie të zbehta me jetën që njeriut ia ka dhënë Zoti.
Duket se ka pësuar krizë identiteti kombëtar. Agravimi i problematikave gjithnjë nga ata që drejtojnë pikënyjen e problematikave, provokojnë varfërim e sherre, qeverisje të paqendrueshme, deri sot është zhvilluar në një terren pjellor, ndoshta edhe për faktin e mosballafaqimit të tyre me esencën fondamentale te çdo populli, lirinë e të shprehurit lirshëm dhe rritjen e mirëqënies ekonomike.
Partitëe vogla, hijet e djepit të besimit që lëkundën besimin e shprehur me votë, na i çuan punët e rrugët nga disi mirë në disi si shumë keq. Një parti që mbuloi me puthje socialistët ekstrem në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009, pra LSI e Ilir Metës, na tronditi identitetin kombëtar me provokimet e situatave kaq të valta politike e ekonomike, sa nxorri gjysmën e shqiptarëve në rrugë, kundër gjysmës tjetër, duke mbuluar po me puthje kundërshtarët e meta1votuesve të saj, duke provokuar trazira të përgjakshme e humbje besimi e jetësh pikërisht të atyre që e kishin votuar Meten e partisë.
E, në këtë plan nuk mund ti vë faj as Sali Berishës që me Ilir Metën ka shumicë kartonash, as Edi Ramës që për shkak të Ilir Metës ka argument proteste, as ndërkombëtarëve që nuk mund të bashkojnë dy brigje me shtrirje e shkrirje rrugëzimi non sens, ku supet e tyre mbajnë veç qeverisjes e mosqeverisjes edhe kosto shumë të larta finaciare për një përdhunshmëri të përdorimit edhe të këtyre pak pasurive që kemi. Protestat e opozitës si testamente të shkatërrimit të psikozës, të raporteve të Shqipërisë me Botën e qytetëruar, si armiqësim të socialistit me demokratin, pra të shqiptarit me shqiptarin për përfitim jo vetëm nga pushteti si udhërrëfyes drejt pasurimit të lëvizjes nga rruga drejt pushtetit, po e çojnë logjikën drejt normave të anormalitetit.
Shqipëria të ngjan se është në Karrocën që terheq Ilir Meta. Ai e tërhoqi për nga Berisha pushtetin. Ai e tërhoqi për nga zëmërimi oponencën. Ai i përplasi keqas institucionet kushtetuese. Ai, me deklaratat që jep, nga dy për ditë, të ngjan se është sërish zëvëndëskryeministër.
Rreziku që përhapet kur shqiptarët shalojnë rrugë të gjata për tu tubuar, është i habitshëm. Në një protestë vriten tre të pafajshëm. Në një rast kur tubojnë 100 000 shqiptarë, humbja është kolosale. Protestuesi sulmon, pushtetari mbrohet. Lum i gjatë mentalitetesh dhe gropë e thellë efektesh shkatërruese të drejtpërdrejtameta2 ekonomike.
Të lësh familjen, fjala bie në Korçë, e të vesh në protestë në Tiranë, veç zullumeve të tjera e humbjes së ditës së punës, duhen shumë para. Shkurt, 100 000 protestues kanë një dëm ekonomik sa ç’ fitojnë 100 000 europianë në ditë. Shto këtu humbjet e palës që mbrohet. Humbje të Shqipërisë, të vëndit tënd.
Pika kulmore pozicionuese e klasës politike të majtë kundër rendit ekzistues, çuditërisht janë ca parti të vockla, pa elektorat e autoritet. Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Spartak Ngjela, Dashamir Shehi… për të cilët gishti i tyre kushton më shtrenjt se jeta e votuesve. Lere pastaj sa çmim ka një karrige për ta.
Shumë hellurina në rrugë nga e djathta janë pozicionuar majtas e shumë hllurina të së majtës janë në formacionin djathtas. Janë edhe shumë aktive. Vetëm nga dega e PS-së Shkodër, u shkëputen 29 eksponentë për t iu bashkuar Ilir Metës. Më shumë lëvizje kësi soji e kësi kualiteti gjen nga partia në parti, se sa hapje të vëndeve të reja të punës.
Nga këtu burojnë edhe shfrenimet e mbipopullimet e shesheve, tensionet e pasionet. Për pak magazinë natyrisht, si Ilir Meta, pasojat e të cilit po heq kjo qeveri e kjo opozitë, këta socialistë e këta demokratë, këta shqiptarë të mirë që nuk meritojnë përjashtimin e mundësisë për të jetuar jetën si njerëz, si europianë.  Sokol Pepushaj

Pronësia mbi tokën – konflikt i hapur edhe ne qytetin e Shkodrës

01Ligji i miratuar ne fillim te viteve ’90 per te zgjidhur ceshtjet e pronesise mbi token, vazhdon te ushqeje konflikte pa fund ne Veriun e Shqiperise, ne menyre te vecante ne Qarkun e Shkodres. Nje ligj i kontestuar nga shume drejtime, i cili konsiderohet shpesh here i pazbatueshem ne kushtet konkrete te vendit tone, ka shkaktuar probleme pa fund dhe viktima njerezore.
Sipas raportimeve jozyrtare nga terreni te ketij mesviti 2010, drejtues të sektorëve të ndryshëm në polici por dhe drejtues të njësive të qeverisjes vendore theksojnë se konfliktet e pronësisë janë të shumta duke prodhuar tragjedi te verteta per shume familje. Bëhet fjalë për hasmëri të nivelit të ngujimit, por edhe për konflikte që shpeshherë shoqërohen me akte dhune, kanosje, rrahje e deri në vrasje, ku jo në çdo rast denoncohen në polici.
Vetëm në bashkinë e Vaut të Dejës në Shkodër ka 3-4 konflikte brenda familjes në javë, shumica e të cilëve lidhet me pronësinë. Tipik në këtë zonë është fshati Naraç, 700 familje të të cilit nuk munden ta përdorin dot tokën e përfituar, pasi kjo tokë është marrë dhe përdoret nga ish-pronarët e dikurshëm të fshatit Hajmel.
Problemet me pronesine e tokes tashme jane te pranishme qe pas vitit 1990 edhe ne qytetin e Shkodres. Pikerisht familja e Nadir Harabelit, po perballet me kete fenomen, duke rrrezikuar jeten e tij dhe te familjes. Historia e Nadirit, i cili akoma nuk i ka mbushur 45 vitet ze fill ne fillim te procesit te pluralizmit ne Shqiperi. Si shume familje te tjera, familja e Nadirit perfitoi nga privatizimi i banesave shteterore ne baze te ligjit te miratuar ne ate kohe. Bashke me banesen, sipas ligjit, Nadiri privatizoi edhe nje oborr meqenese banesa e tij ishte ne katin e pare. Pa kaluar shume kohe, ne shtepine e familjes Harabeli paraqitet nje person, i cili deklaron se eshte pronari i vjeter i tokes ku ngrihej banesa e Nadirit, duke i kerkuar ta liroje ate bashke me oborrin e privatizuar sipas ligjit. Per kete pronari i vjeter i tokes, e cila ndodhet ne lagjen “Parruce” te Shkodres, kerkon ti jape aq para sa kishte paguar Nadiri dhe familja e tij per privatizim nga shteti. Natyrshem familja Harabeli nuk pranon dhe i kujton se vlera e baneses eshte shume me e madhe, pasi kishin paguar qera ne shtet per dhjetera vjet. Pronari i vjeter i tokes nuk terhiqet, madje i kujton se pervec tij do te kete pune me te bijte, madje dhe me niperit. Ai largohet duke kercenuar Nadirin me fjalet: “Nuk do ta gezoni kete shtepi dhe token!”. Situata e renduar detyron Nadirin qe ti drejtohet Misionareve te Paqes dhe Pajtimeve, te cilet provojne disa here te zgjidhin kete konflikt, por pa sukses pasi pala e pronarit te vjeter kembengule te marre token e tij ne baze te rregullave te Kanunit te Lek Dukagjinit, pavaresisht se familja Harabeli e ka marre ne baze te ligjit. Presioni dhe kercenimet per jeten ndaj Nadirit dhe familjes se tij, rriten ndjeshem. E kercenojne ti rrembejne fillimisht bashkeshorten Merita Harabeli dhe me pas edhe femijet e tij. Here pas here ne deren e shtepise se tij shfaqen pronari i vjeter i tokes dhe te aferm te tij, te cilet e kercenojne te leshoje banesen, pasi per ndryshe do te eleminohet fizikisht nga shperthimi me eksploziv. Ne keto kushte, duke mos dashur te leshoje te vetmen prone te tij te fituar ligjerisht, Nadiri me familjen detyrohen ne largohen duke u vendosur ne Tirane. Edhe atje jeta nuk do te ishte e qete. Pervec problemeve ekonomike, ata u perballen edhe me pronarin e vjeter te tokes, por mbi te gjitha me djemte dhe niperit e tij. Ne nje rast madje, duke perfituar nga situata e turbullt ne Shqiperi, ata thuajse arriten qellimin per ti eleminuar duke goditur me sende te forta vete Nadirin, i cili fatmiresisht arriti te largohej. Rruga e vetme per te garantuar jeten e tij, te bashkeshortes dhe te femijeve mbetej emigrimi ne Greqi. Per nje fare periudhe, pati pak qetesi ndersa te afermit ne Shkoder e njoftonin per rrezikun e jetes qe i kanosej, meqenese me kalimin e viteve edhe vlera e baneses dhe tokes perreth rritej. Me 14 gusht 2010, ndersa Nadiri po kthehej bashke me familjen nga nje vizite tek te afermit e tij ne Shkoder, ku kishte ardhur thuajse ilegalisht, ai qellohet me arme zjarri dhe vetem Zoti e shpetoi nga vdekja ate dhe familjen. U kthye menjehere ne Greqi, me shpresen se do te mund te vijonte jeten. Ne fakt, nuk ndodhi keshtu. Me liberalizimin e vizave per shqiptaret ne muajin dhjetor 2010 dhe pasi kishin marre informacion per vendndodhjen e Nadirit dhe familjes se tij ne Greqi, djemte e pronarit te tokes i gjejne banesen. Vetem njoftimi nga disa te bashkeatdhetare e shpetoi familjen e Nadir Harabelit nga hakmarrja e verber. Pak minuta para se agresoret te arrinin ne banese, e gjithe familja detyrohet te largohet pa lene asnje adrese nga frika se hasmi do ta gjeje serish, duke u larguar mesa duket edhe nga Greqia ku tashme ai mund te arrihej lehte nga hakmarrja. Tashme nje familje me 5 pjestare, Nadirin, Meriten dhe femijet Nadia, Orjeta dhe Bianka, duhet te mos japin asnje adrese pasi jetet e tyre varen ne fije te perit.
Ndersa ky eshte nje rast flagrant, verejme se edhe në komunën Bushat janë 1050 familje në konflikt për tokën. Vetëm në fshatin Shkjeze janë 200 familje po për këtë konflikt.
Në zonën e Nënshkodrës numërohen 1600 familje me konflikte për tokën. Konfliktet e pronësisë janë të pranishme së tepërmi dhe në rrethin e Malësisë së Madhe ku ligji thuajse nuk ka gjetur fare zbatim, pasi toka në shumicën e rasteve është ndarë sipas kufijve të vjetër, dhe kjo ka sjellë jo vetëm konflikte mes palëve të ndryshme që pretendojnë pronësinë e së njëjtës tokë.
Për motive pronësie në vitin 2008 në qarkun e Shkodrës kanë ndodhur 3 vrasje, në vitin 2007 ka pasur një vrasje për pronësi, në vitin 2006 ka patur 2 vrasje për motive pronësie , në vitin 2005 ka pasur dy vrasje të tilla, në vitin 2004 ka pasur katër vrasje për pronësi dhe në vitin 2003 ka pasur 5 të tilla.
Ndonëse shihet se numri i vrasjeve për motive pronësie ka një fare renie, konfliktet janë në rritje dhe sipas policisë përbëjnë një problem shqetësues që ende nuk ka gjetur zgjidhje.

Redaksia

Me duar te pastra! Po, por kush!?

blertiNga Blerti DELIJA

“Mani pulite” ishte instrumenti per te rrezuar nje Republike ne Italine fqinje. Ndersa ne Shqiperi po niste te lindte demokracia, ne vendin pertej Adriatikut nje gjykates me emrin Antonio Di Pietro do te shembte bashke me kolege te tjere nje piramide te madhe korrupsioni.
Te zene me ecjen e ngadalte te hapave demokratike, vendi yne nuk i kushtoi rendesi fillimisht “Duarve te pastra”. Brenda pak viteve, e gjithe klasa politike u gjend me duar te nxira nga korrupsioni. Ne vemendjen time eshte nje nga akuzat e para qe iu be asokohe ish- presidentit Berisha nga Nikolle Lesi permes gazetes “Koha Jone” per nje pasuri miliardeshe ne dollare. Pakkush, mes te cileve edhe une e besoi ate vit te trishte 1997 akuzen e Lesit, i cili sot eshte pjese e kabinetit qeveritar te drejtuar nga Berisha- kryeminister.
Qe ne vitin 1991 u artikulua korrupsioni, si nder te paret fenomene ne Shqiperine e re qe po rilindte pas nje terri diktatorial 45 vjecar. Nga viti 1990 e deri me sot, kryeministra dhe guvernatore, zevendesministra e drejtore drejtorishe u akuzuan e ne disa raste edhe u denuan, ne emer te kesaj fjale. Me i famshmi eshte Fatos Nano, i cili u denua, doli nga burgu permes amnistise se bere nga ai qe e futi ne burg, mori pafajesine bashke me demshperblimin per 4 vite burg, u rizgjodh serish kryeminister disa here, u be kandidat per president me “hyqmin” e atij qe e futi ne burg ne 1993 dhe tashme eshte aleat i fuqishem i tij.
Ne vitin 2005 edhe une isha nder ata shqiptare qe i besuam slloganit “Me duar te pastra” qe solli ne pushtet pas 8 viteve opozite PD-ne dhe Berishen. Me ka mbetur ne mendje sidomos ajo ceshtja e “Vaskave te florinjta” por edhe “Kafshata”. Edhe une vete isha i bindur, pa patur fakte, se qeverisja 8 vjecare e PS-se ishte zhytur ne korrupsion. Po cfare ndodhi? Pavaresisht se u premtua ndeshkimi i te korruptuarve, tashme ne kapercyell te 6 viteve te qeverisjes se PD-se, asnje ish- zyrtar socialist nuk eshte ne burg. Madje, kryetari i te korruptuarve socialiste te asaj kohe, Fatos Nano, vijon te gezoje te gjitha privilegjet nga shteti.
Me ndryshimin e pozicioneve, tashme eshte opozita e drejtuar nga Edi Rama qe ka nisur prej vitesh akuzat per korrupsion ndaj mazhorances. Per hir te vertetes, edhe mazhoranca e sulmeuroon ashper per korrupsion opoziten, te pakten ne segmentin e Bashkise se Tiranes qe prej 11 vitesh, e menaxhon PS-ja dhe direkt Edi Rama. Serish, sot e kesaj dite qe flasim, nuk ka asnje te denuar pervec lincimit qe i behet politikisht secilit nga foltoret politike te selive partiake.
Ne qeverine e fundit socialiste te drejtuar nga Nano, ky i fundit perfshiu ne liste edhe disa nga ish te perfolurit, te tipit Caci. Me zgjuarsi Nano iu pergjigj gazetareve dhe opinionit se “gjykatat vertetuan se Caci- Muci- Baci ishin te pafajshem prandaj i bera pjese te qeverisjes serish”. Me te njejten logjike edhe sot Berisha fare mire mund te thote se ceshtjet penale ne drejtim te ministrave te tij te perfolur si Basha apo Mediu, jane mbyllur nga gjykatat dhe ata natyrshem kthehen ne qeveri me te.
Gradualisht kemi mberritur ne nje tjeter ngjarje, ate te Gerdecit. Dihet se 4 te akuzuarit kane lane qelite e paraburgimit dhe po gjykohen nen mase sigurie “arrest shtepiak”. Specialistet e jurisprudences thone se kjo eshte paradhoma e lirimit te mundshem te tyre. Jam i bindur se pertej akuzave te ndersjellta politike, ne kete akt te fundit ka nje bashkepunim ne mes pozite- opozites per te arritur ne kete perfundim. Gjithmone e kam pare me shume dyshim ate rrahjen e shpatullave qe Edi Rama i ben Sali Berishes pas ore pas shperthimit te 15 marsit 2008 ne Gerdec, ne mjediset e Spitalit Ushtarak. Shume analiste, me me shume informacion se une, jane shprehur se ne ate moment opozita shume lehte mund ta rrezonte mazhorancen pas vdekjes se 26 personave. Edhe ne driten e zhvillimeve aktuale, jam i bindur se Rama dhe Berisha ne bashkepunim kane sponsorizuar zvarritjen e procesit “Gerdeci” duke patur si pikelidhje apo referimi 4 te arrestuarit. Secili prej tyre dhe te kater bashke, do te kishin bere nje dem te pallogaritshem nese do te kishin folur per lidhjet dirraminaekte dhe indirekte me dinosauret e politikes sone sot. Ky ose keta mund te jene Delijorgji, Pinari, Ngjeci e Minxolli te cilet dine shume me teper nga cfare kane thene.
Si gjithmone, ne te tilla raste, gishti drejtohet nga gjykata, prokuroria e keshtu me rradhe. Harrohet se ata gjykates e prokurore jane njerez, harrohet se jane direkt ose indirekt prodhim i politikes, harrohet se edhe ata jane njerez dhe se ata vete mund te korruptohen.
Jam thuajse i bindur se ne kete realitet kur te gjitha institucionet jane kunder te gjitha institucioneve e te gjitha bashke, kunder interesit te shqiptareve, eshte e kote te flitet. Por ajo qe me dhemb eshte loja e neveritshme qe behet me popullin. Deri disa jave me pare Dritan Prifti ishte emblema e korrupsionit ne qeverine Berisha, te pakten sipas opozites. 1.8 milion euro te fituara nga ai me shitjen e nje fabrike kurrehere te vene ne pune, ishin tema e qindra konferencave per shtyp e emisioneve televizive. Brenda fare pak kohesh, nga “ujk” Prifti kthehet ne “qengj”. Publikon nje video qe edhe e veteakuzon per bashkepunim ne korrupsion te pakten dhe katapultohet ne tryezen e opozites se bashkuar por edhe ne grupin parlamentar socialist. Qe nuk ka patur ndonjehere moral ne politiken shqiptare, kete e kane mesuar tashme te gjithe. Por qe te tallesh haptas me shqiptaret, brenda pak javeve sic beri PS-ja dhe Edi Rama me rastin e Priftit, eshte e patolerueshme te pakten per nivelin mesatar te bashkekombasve te mije. Mese shumti ndjej keqardhje per ata mbeshtetes te opozites te cilet vijojne ti besojne perralles se luftes ndaj korrupsionit nga prijesit e tyre. Ndjej keqardhje edhe per shume miq por edhe per veten time. Jemi shume pak dhe aq me teper shume larg vendimmarrjes per te ndikuar ne realitetin e sotem ne vend.
Rasti i Shqiperise besoj eshte unikal, pasi eshte i pashprese. Klasa politike keto 20 vite ka treguar me fakte se eshte e korruptuar ne te gjitha nivelet, deri ne kapilaret e saj. Askush nuk kenaqet me me rrogat dhe perfitimet nga postet qe gjithaq jane te majme krahasuar me standartet e vendit tone. Kemi nje sistem drejtesie ne krye te “listes se zeze” te institucioneve ne korruptuara, te pakten ne perceptimin e publikut. Kemi institucione te tjera qe fillimisht mbeshtesin kolonat e drejtesise ne vend, por me pas pendohen kur nuk jane satelite te tyre. Zoterojme aftesi te shumta institucionale per te mos bashkepunuar mes vedit apo per te luftuar mes vedi me sakte. Ideojme apo shpikim perplasje institucionale publike per te mbajtur te ndezur zjarrin e politikes dhe pertej flakeve lulezon i patrazuar korrupsioni. Ne serialin e famshem “Piovra” (Oktapodi) vriten nga komisaret e policise, gjykatesit, prokuroret e punonjes policie te thjeshte. Indirekt ata vriten apo jane vrare nga politika, e cila rezulton serish te jete e lidhur me mafian me fije te dukshme apo te padukshme. Ne Shqiperi, ne jeten reale, me perjashtim te punonjesve te policise, askush tjeter nuk ka vdekur ne krye te detyres duke u perballur me krimin, me mafian. E thene ndryshe, eshte krijuar tashme nje “lidhje e shkurter” ne mes politikes, mafias dhe gjyqesorit dhe sigurisht kthehemi ne nje vend te pashprese per ndryshim pozitiv.
Per disa kohe, edhe ne paten nje personazh, Silvia Konti. Nga sot, edhe nje femije 5 vjecar e konsideron “lavire” pasi keshtu i cilesoi nje i rendesishem i politikes. Ne Italine fqinje per pozicione te tilla te rendesishme si prokuror, gjykates, komisar policie etj., ka nje cilesim shume domethenes: sherbetor te shtetit. Ne vendin tone kjo kategori nuk ekziston. Te gjithe e kane pare, e shohin dhe do ta shohin veten si zoterues te shtetit. Prandaj ne Shqiperi nuk do kete edhe per shume kohe nje ” Mani Pulite”. Dhe jo se nuk kemi nje Di Pietro, nje Silvia Konti apo komisar Katani. Por eshte sistemi qe nuk i prodhon dot. Ose nese i ka prodhuar, nuk i le te kryejne detyren! Deri atehere, te gjithe do te vijojme te dehemi me demagogji por edhe me lugen bosh. Plot e ka vetem korrupsioni, ata qe e ushtrojne apo perfitojne prej tij!

Shumë të arrestuar e dhunuar rreth ngjarjes së 21 janarit

Demostrata e para disa diteve e opozites ne Titane me 21 Janar krahas 4 viktimave dhe nje dhune policore ndaj protestuesve si dhe ndalimin dhe shoqerimin ne komisariatet e kryeqytetit shenoi dhe presione te tjera ndaj pjesemarresve te saj. Nga Shkodra eshte nje liste e gjate te arrestuarish, ndaj te cileve Gjykata e Tiranes ka marre masat e sigurise se arrestit me burg nga 10-21 dite. Nderkohe dhe Drejtoria e Policise se Qarkut Shkoder eshte vene ne levizje ne zbatimin e urdhrave te ndalimit apo shoqerimit te pjesemarresve ne proteste bazuar ne identifikimin e personave pjesemarres permes pamjeve vizive te ofruara nga mediat e ndryshme.
Keto raprezalje dhe presione policore kane prekur dhe Ermal Heten nje prej pjesemarresve nga Shkodra ne protesten e 21 Janarit. Ai eshte shoqeruar deri me sot ne polici 2 here, nderkohe qe ndaj tij eshte ushtruar presion I vazhdueshem ne forma te ndryshme dhe permes kontrolleve ne bizneset e familjes Heta qe ne Shkoder shquhet per kontributin e saj ne vite ne Partine Socialiste. Me 21 Janar ne kryeqytet ishin Ermali me babane e tij Musa Heta dhe vellane Luanin, megjithate dy te tjeret nuk jane shoqeruar as nuk u eshte bere presion nga organet shteterore, pervec nje gjobe tatimore e cila dhe pse e argumentuar deri diku, mban parapavije politike.
Shoqerimet ne komisariatin e Shkodres keto dite jane bere te perditshme, nderkohe qe format e presioneve policore kane qene nga me te ndryshme ndaj pjesemarresve ne protesten e 21 Janarit ku u shenuan 4 te vrare me arme zjarri, dhjetra te plagosur dhe qindra persona te arrestuar.
Redaksia

Ne labirintet e nje hasmërie te vjeter

02Gjakmarrja, kjo murtaje e kombit shqiptar vazhdon te mbaje ne kthetra jetet e qindra familjeve edhe ne mijevjecarin e trete. Vecanarisht pas vitit 1990 fenomeni u rikthye frikshem tek shqiptaret, madje lidhur edhe me ngjarja te ndodhura dekada me pare. Gjakmarrja u stimulua se tepermi pas vitit 1997, vit kur I gjithe populli u armatos pas shperthimit te depove te ushtrise shqiptare. Here pas here ne gazeten “SHE” kemi percjelle raste tragjike gjakmarrjeje, por rasti i Preke Potaj eshte nder me problematiket.
Historia e kësaj gjakmarrjeje ze fill rreth 60 vite me pare. Tome Martini, nje kusheri i Prekë Potaj, ka vrare ne grindje e siper Bajram Murataj nga fshati Brucaj. Hasmëria ne mes fiseve ishte edhe me e eger pasi ishte ne mes dy krahinave, asaj te Pultit prej nga vinte familja e Prekë Potaj dhe Malesise se Madhe nga ishte edhe i vrari Murataj. Si pasoje e rregjimit komunist, kjo hasmëri per shume dekada mbeti e fjetur, per tu rikthyer me ardhjen e demokracise, por shenoi nje ashpërsim pas vitit 1997. Pergjate 20 viteve, pasi mori kercenimin e pare se do te vritej ne emer te gjakmarrjes, Prekë Potaj u detyrua te jetonte i fshehur rreth 20 vite. Here pes here ishte i detyruar te levizte per te siguruar edhe jetesen e familjes dhe pikërisht me 5 shtator 1999, Preka qellohet me arme zjarri nga persona qe udhëtonin ne nje makine tip Benz. Ngjarja ne fjale ka ndodhur ne fshatin Grude e Re dhe vetem fati solli qe Prekë Potaj te mos vdiste ne ate atentat per jeten.
I vene ne shenjester te kësaj gjakmarrjeje, Prekë Potaj do te rrezikonte serish jeten me 21 nentor 2006. Ne nje nga sheshet kryesore te qytetit te Shkodres, prane Hotel- Turizem “Rozafa” nje makine tip Fuoristrade tentoi ti marre jeten duke e shtypur nen rrota. Nga ky sulm i rradhes, Preka pesoi demtime serioze ne kemben e djathte.
Meqenese ne shume raste policia bashkëpunon me palet ne hakmarrjen per gjakmarrje, asnjehere nuk u arrit qe te merrej vesh se kush ishin personat qe dy here tentuan ti marrin jeten Prekë Potajt. Madje, edhe e vetmja shprese, Shoqata e Misionareve te Paqes dhe Pajtimeve, nuk arriti te binde palen tjeter te heqe dore nga gjakmarrja meqenëse behej fjale per nje konflikt te nisur rreth 60 vite me pare. Jeta e PrekëPotaj, i lindur me 28 tetor 1970, shume dekada pasi konflikti kishte nisur, eshte e kercenuar ne vendlindje. Sipas Kanunit te Lek Dukagjinit, Prekë Potaj duhet te vritet me cdo kusht dhe cmim, pasi gjaku lahet vetem me gjak. Ne keto kushte Preka eshte i detyruar te mos tregoje asgje per vendndodhjen e tij, pasi nje plumb vrastar i nisur prej vitesh drejt tij, mund ta zere nga momenti ne moment ne emer te gjakmarrjes, kësaj murtaje te mijevjecarit te trete nder shqiptare. Rifat YMERI

Shqiptarët dhe politika

nga Artan Fuga

Ngjarjet e rënda që kanë ndodhur këto dy-tre javët e fundit mund të përmblidhen në tre faktorë kryesorë:

a. Bllokimi i mekanizmave institucionalë të politikës dhe përkthimi i saj me lëvizje masash në rrugë;
b. Dhunë përgjatë demonstratës të thirrur nga opozita dhe konfrontimet me forcat e rendit duke sjellë humbje jetësh njerëzore, plagosje, dëmtime materiale etj.;
c. Konfrontime verbale dhe institucionale mes drejtuesve të sektorëve të ndryshëm të shtetit.
Për rrjedhojë, në opinionin publik ka një dëshpërim. Ai dallohet edhe në bisedat mes njerëzve, edhe në mjedise familjare, por edhe në shumë raste në shkrime në shtyp apo intervista në televizione. Padyshim që ka vend për trishtim, kur sheh që mekanizmi politik i shoqërisë shqiptare ka pësuar një ndrydhje të fortë, institucionet e shtetit i bëhen barrikada njeri tjetrit dhe përgjegjësit e tyre demonstrojnë tensione psikologjike para qytetarëve që i shohin ata në ekranet televizive dhe, megjithatë, tregojnë një qetësi dhe maturi të përkorë. Mirëpo, pas trishtimit, ka vend të bëhen analiza, dhe kur ato mbyllen me nota të rënda pesimiste, padrejtësisht, atëherë gjendja rëndohet edhe më tepër.
Ka njerëz që me sinqeritet janë të dëshpëruar si të gjithë ne ndërkohë që dëshirojmë një Shqipëri të fortë, me demokraci që zhvillohet, me stabilitet social dhe politik për të përballuar një botë që ka hyrë në një fazë shumë delikate dhe të rrezikshme. Nga kjo fazë do të dalin të fortë dhe të rinuar kombet e mençur që dinë të vendosen përballë fatit të tyre historik me vendosmëri, kurse kombet që do të hanë veten së brendshmi, do të shkojnë në bisht të radhës të qytetërimeve të dobëta.
Mërzia shprehet ndonjëherë edhe nga njerëz që kanë për detyrë të tregojnë qetësi dhe të kërkojnë rrugë për të dalë nga situata ku jemi futur. Nuk është puna thjesht te pesimizmi sepse nëse rruga do të ishte pa krye, pesimizmi përbën realizmin më të mirë. Por, problemi qëndron më duket se ka një pesimizëm që vjen edhe nga hutimi, nga paralele të paqëndrueshme në arsyetim dhe nga mosdallimi i qartë i dukurive politike, historike dhe shoqërore të sotme, ose edhe nga ndonjë mangësi në metodologjinë e përqasjes së dukurive sociale.
Përsëri janë artikuluar zëra se ne shqiptarët po tregojmë se nuk dimë të bëjmë shtet, se po i prishim “muret” e kështjellë përsëri si njëzet, dhjetë vjet apo njëqind vjet më parë. Mblidhen raste të ngjashme në historinë tonë, zhvishen gabimisht nga dallimet mes tyre, dhe kështu gjithçka shihet e thjeshtëzuar në dramat e dhunës që barazohen me njëra-tjetrën. Nuk shihen këto analiza të lidhura ngushtë me koniunkturat e veçanta të çdo etape.
E gjithë barra bie sipas një përqasje antropologjike mbi atë grup shoqëror që quhet “shqiptarët”. Unë do të mendoja ndryshe. Do të mendoja se edhe në krizën e vitet 1997, edhe tani, ndonëse atëherë rendi publik u shkatërrua dhe tani institucionet kanë një destabilizim të rëndë nga i cili uroj ta marrin veten sa më shpejt dhe fuqishëm, shoqëria shqiptare nuk u shpërbë. Edhe atëherë sikurse edhe tani lidhjet shoqërore mes shqiptarëve u treguan shumë të forta dhe nuk u shkërmoqën as nën furinë e inatit, as të armëve dhe as të gjuhës së hidhur të politikës apo bllokimeve institucionale. Mua më duke se shqiptarët, përkundrazi, edhe kur shteti i tyre ka rënë, edhe kur ka rrezikuar të bjerë duke u lëkundur papërgjegjshmërisht, kombi pra, ka ditur të afirmojë qetësinë e vet, stabilitetin e vet. Shteti mishërohet te institucionet, por ideja e shtetit që përbën në fakt kuintesencën e tij, nuk është thjesht dhe vetëm te materia e mureve, nuk është vetëm te personat që e përfaqësojnë shtetin, por, përmbi ta, mbi gjithçka, sikurse e ka argumentuar fort filozofia hegeliane, shteti është pikësëpari vetë ideja e shtetit që qëndron në përfytyrimet kolektive të të gjithë kombit. Shqipëria dhe shqiptarët nuk janë përfshirë në çarje të rënda dhune transversale dhe kapilare sikurse ka ndodhur me shoqëri të tjera ballkanike jo rrallë. Jam i bindur se nëse nuk provokohet shumë kombi nga partitë politike, sepse edhe ai ka një pikë përtej së cilës e humb toruan, shoqëria do ta kalojë në mënyrë dinjitoze këtë destabilizim të madh, këtë traumë të madhe që ka pësuar në këto dy javët e fundit, shkaqet e së cilës duan muaj dhe vite për t’u analizuar.
Mbi të gjitha nuk ka dukuri përsëritjeje sikurse duan disa ta instalojnë pa dashje apo nga nihilizmi vesin e dhunës në historinë e re shqiptare. Ngjarja historike nuk mund të reduktohet te dhuna që ajo prodhon, sado e dhimbsmaskarenjtëhme që kjo e fundit të jetë dhe sado të padëshirueshme të jenë pasojat e saj.
Është e vërtetë se kalimi nga shoqëria totalitare drejt një horizonti demokratizues te ne, në vitin 1990, ka qenë i kushtueshëm me tronditje sociale, humbje të kontrollit të shtetit mbi rendin, përplasje të rënda në sheshe e mitingje, mitingje dhe antimitingje. Nuk ishte ta zëmë si tranzicioni çek apo hungarez etj. Por, kjo nuk ka të bëjë fare me natyrën e shqiptarëve apo me kuintesencën e historisë të Shqipërisë. Ka të bëjë thjesht me mënyrën sesi ishin ndërtuar marrëdhëniet njerëzore dhe shtetërore në kohën para vitit 1990. E gjitha sa ndodhi nuk kishte të bënte me ndonjë prirje abstrakte dhune, por ishte një mekanizëm kalimi nga një shoqëri totalitare drejt një model shoqërie të kërkuar sipas parametrave të respektimit të të drejtave të njeriut, të tregut të lirë dhe të demokratizimit të pushtetit.
Në një farë mënyre kjo etapë është kapërcyer dhe ngjarjet e tanishme nuk kanë të bëjnë fare me ndonjë përsëritshmëri, pra s’ka vend të thuhet sikur shqiptarët përsëri po përsërisin gabimet e kaluara. Etapa e tanishme është krejt tjetër, është një sfidë e re që nuk ka qenë më parë.
Historia qenka për ne, por jo vetëm për ne shqiptarët, një lloj gare vrapimi si ato të kapërcimit me pengesa. Duhen kapërcyer pengesat njëra pas tjetrës. Ndofta përpjekjet për kapërcimin e çdonjërës janë të ngjashme, kurse vetë pengesa nuk është aspak e njëjta si më parë.
Ngjarjet e dhunshme të vitit 1997, atëherë kur populli vërtet kishte dëshirë të mbushte spontanisht sheshet, kishte të bënte në radhë të parë me falimentimin e rëndë të piramidave, pra të atyre shoqërive false bankare që rrëmbyen paranë e shqiptarëve duke i lënë këta me gisht në gojë pasi kishin shitur shtëpi e katandi. Ishte kriza e një modeli ekonomik dhe financiar i adaptuar si keqkuptim, si gabim, si spekulim, si grabitje, si të duam ta quajmë. U dëshmua nëpërmjet ngjarjeve të rënda se me modelin ekonomik të vendit nuk luhet. Askush nuk mund të luajë. As shteti as kundërshteti sepse pastaj të gjithë përfshihen në një humnerë që nuk e ndal dot askush. Përballja e manifestuesve me forcat e rendit, pastaj dalja e situatë nga kontrolli i politikës dhe fragmentimi i vendit në zona të kontrolluara nga pushtete jolegjitime, dhuna, vrasjet, grabitjet, terrori që shpërtheu nga grupe të veçanta, etj., kryheshin brenda një krize sociale, ekonomike, politike, por që në mendjen e popullit lidhej me dramën e rënies së shtyllave ku gabimisht ishte vendosur modeli financiar dhe ekonomik i vendit.
Asnjë lidhje me situatën e tanishme. Duket se në sistemin bankar, shqiptarët, nëse mund të flasim me këtë terminologji antropologjike, e papërdorshme në politologji dhe ekonomi, kanë vend mend. Të paktën kështu duket.
As ngjarjet e 1998 dhe dhuna që shpërtheu pas vrasjes të të ndjerit Azem Hajdari nuk kishin aspak të bënin me atë që ndodhi këto dy javët e fundit. Atëherë ndodhi një revoltë pas një ngjarje shumë të rëndë, kurse këto dy javë shkaku dhe origjina e ngjarjeve ishte krejt tjetër.
Kjo që po ndodh tani nuk besoj se ka pas përsëritshmëri në të kaluarën. Ndonëse humbje jetësh kanë prodhuar edhe më parë tensionet dhe konfliktet politike në historinë re dhe të vjetër shqiptare.
Këtë radhë kemi një vendosje në dyshim të legjitimitetit të zgjedhjeve të vitit 2008, edhe tani pas dy vjetëve e gjysmë. Bllokim të institucioneve që vendosin në marrëdhënie të caktuara normale shumicën parlamentare me opozitën, kalim i konfrontimeve politike nga institucionet në rrugë, si edhe një shpupurisje të marrëdhënieve midis institucioneve të shtetit. Kjo është një ngjarje e re që kërkon një analizë të re dhe nuk ka përse hyn në hullitë e përqasjeve që barazojnë të kaluarën me të sotmet, që mbështeten mbi substanca universale pakuptim dhe që pengojnë të shohësh se çfarë ka ndodhur sot, pa e barazuar këtë që ndodh sot me atë që ka ndodhur para dhjetë apo njëzet vjetësh.
Në vitin 1997 shteti u lëkund, pjesërisht edhe u rrëzua si veprim institucional, por nuk u fragmentua. Përse nuk u fragmentua, por qëndroi si një bllok që po rrëzohej tërësisht, duke na venë para rrezikut për të qenë ose me shtet ose pa shtet fare? Sepse e tillë që kushtetuta e asaj kohe dhe ashtu e kishte konceptuar ajo institucionin e shtetit: Të përqendruar te një njeri i vetëm. Ose binte ai dhe binte shteti, ose nuk binte ai dhe mbahej shteti. Kurse sot, kushtetuta luan në mënyrë të paqëndrueshme mes pushtetesh që nuk duket se kanë edhe një koherencë aq të dukshme midis tyre, përpos faktit se janë pushtete të ndara. Duket se askush nuk ka një “dorë të fortë” brenda kuadrit të sotëm institucional që të bashkërendojë gardën dhe policinë, policinë dhe prokurorinë, presidentin dhe qeverinë, presidentin dhe kuvendin. Kështu është ndërtuar kushtetuta që kemi sot. Nga njëra anë më mirë që është kështu sepse ka më shumë hapësira lirie dhe më pak mundësi uzurpimi të shtetit. Por, nga ana tjetër, më duket se është marrë shumë naivisht kuptimi i ndarjes së pushteteve dhe nuk është parë edhe aq fort se këto pushtete, duke qenë të ndarë, diku edhe duhet të ndërtojnë një kulm të përbashkët, përndryshe republika bie. Më kujtohet Tomas Hobsi i cili duke tërhequr vëmendjen te dialektika midis ndarjes dhe unitetit të pushteteve, theksonte se ndarja e pushteteve duhet të shoqërohet edhe me bashkëveprimin dhe unitetin e tyre, sepse përndryshe një republikë e ndarë më dysh a më tresh nuk mund ta ketë jetën e gjatë.
Ja përse ne nuk po përsërisim as gabimet që u bënë në 1990, kur ndonjë “trim i vonët” na kujton se duhet të ishte derdhur gjak që atëherë duke e drejtuar turmën drejt akteve të përgjakshme. Kërkon edhe më shumë gjak…
Nuk po përsërisim as gabimet e 1997 dhe 1998, sepse kishte rrethana krejt të tjera në atë kohë krahasuar me sot.

Familja Melaj e rrezikuar me jetë

Një jetë tepër te zymtë i ka rezervuar fati shtetasit Gjovalin Melaj. Deri në vitin 1997 ishte nën kërcënim me jetë për çëshje politike, një fenomen ky që ne Shqipëri është bërë shqetëues, pasi shumë shqiptarë janë pushkatuar. Madje edhe ish themeluesi i partisë demokratike, ish deputeti Azem Hajdari qe pushkatuae 13 vjet më parë, më 12 shtator 1998. Njerëzit që investuan për një Shqipëri të lirë, njëlloj si Gjovalin Melaj, janë përndjekur, keqtrajtuar, madje edhe vrarë. Edhe këto ditë Shqipëria është nën pushtetin e protestave, ku vetëm përballë kryeministrisë, nga plumgjovobat e Gardës së Republikës u pushkatuan katër vetë më 21 janar 2011. Shteti nuk funksionon as sot. Vetë gardistët që urdhërohen të vrasin, sot jaqnë në burg, ndërsa urdhërdhënësit janë në majë të shtetit. Pra, policia, ushtria dhe tërë administrata mund të përdoren gjithsesi dhe ligji jo vetëm që nuk i mbron, por edhe i rrezikon me jetë. Ka një anormalitet që nga njerëzit që mbushin rrugët duke përdorur edhe dhune, e deri tek nivelet më të larta të shtetit që ngujohen e mbrohen me plumba nga turmat e irrituara. Nga pozita të tilla nis edhe kalvari i dhimshëm që i rrezikon jetën ish policit të policisë kufitare Gjovalin Melaj. Në vitin 1998, kur u thyen depot e armatimit dhe populli mori gjithë armët e municionet luftarake të shtetit, Gjovalin Melaj, duke kryer detyrën si polic kufitar, bllokon një sasi të konsiderueshme cigaresh kontrabandë, me ç’ rast u kapën edhe dy personat kontrabandistë. Por anarkia e atëhershme ishte njëlloj si sot që vriten njerëz të pafajshëm nga plumbat e Gardës së Republikës. Kështu, kontrabandistët, siç ka ndodhur shumë herë, e kanalizojnë ngjarjen në gjakmarrje, duke iu referuar Kanunit të Lekë Dukagjinit. Vjen edhe rasti kur Gjovalin Melaj plagoset me thikë. Shtrohet në spital dhe për fat i shpëton vdekjes. Gjen gjithsesi mundësinë të laregohet nga vendi I tij, vetëm e vetëm ti shpëtoi vdekjes. Gjaksit nuk tërhiqen. Vëllait të tij i kërkojnë vlerën e cigareve kontarabandë. Pra është pikërisht viti 1998, kur tre vëllezërit e fisit Dokaj i acarojnë në maksimum konfliktet me vëllain e Gjovalinit, të quajturin Gjeke Melaj. Në kushtet e konfliktit të ashpër kushërinjtë e Gjekës, plagosin me armë një të fisit Dokaj. Sherret acarohen dhe përmasohen. Në gusht 2008 plagoset Tonin Melaj. Në mes është futur edhe Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar, një organizëm ky që merret me pajtimet e sheshimet e gjaqeve e mosmarrëveshjeve në Shqipëri. Ky organizëm ka arritur jo pak herë të sheshoi hasmëri, por për rastin konkret përpjekjet dështojnë dhe mësojmë që edhe sot nuk kanë arritur ti pajtojnë këta njerëz. Ngjarja më tragjike është regjistruar më 09. 12. 2010, kur u vra babai i Gjovalinit, shtetasi Kolë Melaj. Konflikti tashmë është shumë i acaruar. Gjovalin Melaj dhe familja e tij janë të rrezikuar serizisht me jetën. Aq më tepër ngjarja duket pa shpresë, kur protestat kanë përfshirë tëre Shqipërinë dhe ndërkombëtarët nuk po arrijnë të pajtojnë politikën, jo më konfliktet që po marrin përditë jetë të pafajshme njerëzish.
Redaksia

Kerkonte fejese, e plagosin me thike

Njihet si qyteti ekzemplar I bashkejeteses fetare, por realiteti I qytetit te Shkodres eshte shume me ndryshe. Lidhjet ne mes te rinjeve te besimeve te ndryshme fetare, mbeten shume te pakta dhe ne disa raste, perfundojne edhe thuajse tragjikisht.
Si cdo I ri tjeter, edhe Samet Halili eshte njohur dhe u dashurua me nje vajze. Ashtu sic eshte e natyrshme, zemra nuk komandohet, qofte edhe nga perkatesia fetare e vajzes. Sameti, banor I lagjes “Partizani” te Shkodres, ra ne dashuri me vajzen me iniciale M.A. Vajza e re ishte me origjine nga Malesia, nje treve qe nuk njihet per tolerencen e lidhjeve mes te rinjeve me fe te ndryshme, por edhe si nje krahine ku ka ndikim te thelle e shekullor Kanuni I Lek Dukagjinit. Lidhja mes dy te rinjeve nisi te forcohej dhe ata takoheshin mjaft shpesh me njer- tjetrin. Dashuria e tyre ishte e paster si vete mosha e tyre e re. Ata I premtonin njeri- tjetrit dashuri deri ne vdekje, ndersa familja e vajzes me iniciale M.A. ishte krejtesisht kunder lidhjes se tyre. Planet e te rinjeve ishin per nje fejese te shpejte, per te kurorezuar lidhjen e dashurise se tyre.
Fatkeqesisht, nuk kaloi shume kohe dhe kjo lidhje ra ne sy te familjes se vajzes. Ata I bene presione nga me te ndryshmet qe ajo te shkeputej nga Sameti. Fillimisht, vajza nuk ua vuri veshin presioneve dhe kercenimeve, duke vijuar te takonte djalin e zemres se saj. Paralelisht me presionet ndaj vajzes, familja e saj, kishte pergatitur edhe ndeshkimin per Sametin, I cili per asnje arsye nuk duhej te fejohej me vajzen e tyre me iniciale M.A.
Mengjesin e dates 5 qershorit 2010, teksa Sameti po pinte nje kafe ne nje lokal prane lagjes se tij, iu afruan tavolines dy persona. Pasi I kujtuan lidhjen e tij te dashurise me vajzen M.A., ata I kerkuan te heqe dore duke e kercenuar me jete. Nuk mjaftoi kjo, por ne pak caste ata e goditen me thike ne gjoks. Vetem fati beri qe tehu I thikes te mos preke organet e tij vitale, duke I shkaktuar edhe vdekjen. Qe nga ajo dite, familja e Samet Halilit eshte ne gjak ne familjen e vajzes me iniciale M.A. nga Malesia. Tashme eshte futur ne mes Kanuni I Lek Dukagjinit dhe familja e vajzes e konsideron veten te cnderuar dhe kerkon shpagim me jeten e Sametit.
Kjo eshte nje nga historite me tragjike te qytetit te Shkodres, e ngjashme edhe me historite me dramatike boterore. Ndryshe nga keto histori, kjo ngjarje eshte realitet I dhimbshem I qytetit me te madh verior.
Vasel GILAJ

Ne po bëjmë gabime të reja

Gabime patjetër, por të reja.
Aktualisht klasa politike nuk po arrin sipas mendimit tim të gjejë koherencën mes pushteteve politike të ndara. Kuptoi se në 1997 një republikë presidenciale e përqendruar ishte në kundërshtim me ndarjen e pushteteve, pra me modelin e shtetit të së drejtës. Kurse aktualisht, pasi kuptoi gabimin e parë, po përballet me limitet e modelit të ri politik të vendit. Kuadri i sotëm kushtetues ka nevojë për riformatim dhe reformim të thellë, çka kam insistuar që prej dhjetë vitesh. Institucionet shtetërore ndërsa realizojnë ndarjen e pushteteve, nuk arrijnë të bashkërendojnë institucionalisht për të krijuar unitetin e shtetit. Aq e dhimbshme është kjo sa në ditët e rënda kur qytetari e ka dashur shtetin të funksionojë si një mekanizëm që vepron në mënyrë unike për ta mbrojtur e ruajtur atë dhe jetën e tij, ka parë një spektakël televiziv me përplasjen e institucioneve shtetërore me njeri tjetrin.
Unë s’të njoh ty, ti nuk më njeh mua, ne të dy nuk njohim atë tjetrin.
Deri tani kemi pasur një unitet të pushteteve të shtetit të siguruar iluzivisht prej faktorëve përtej institucionalë. Shumë institucione të shtetit i kanë mbajtur të lidhura dhe në koherencë mes tyre partitë politike që kanë qenë historikisht në fuqi. E njejta parti mbizotëronte ta zëmë edhe pushtetin ligjvënës edhe ekzekutiv, edhe prokurorinë, etj. Ose, është krijuar një “çimento” tjetër për ta ngjizur shtetin sikurse janë marrëveshjet politike disavjeçare apo disamujore midis partive politike kundërshtare. Ndarje e tortës së pushtetit me mirëkuptim. Ndërkohë që kjo marrëveshje ka së paku dy vjet që nuk po funksion si duhet, edhe shteti po zhgërryhet në një ciflosje të unitetit të vet dhe në një ndarje të tij në disa “koka”.
Pushtetet e ndryshme, secili më vete, po kthehet në një shtet më vete. Duket sikur jetojmë në një territor që administrohet nga shtete të ndryshme. E gjitha kjo na shfaqet në televizor si një spektakël i përnatshëm. Mangët kishim edhe rivalitetin mes krahut të armatosur të pushtetit bashkiak, policive bashkiake, dhe krahut të armatosur të shtetit qendror, policisë së shtetit.
Jemi para një problemi të ri, atij t’i japim zgjidhje. Është një problem që nuk e kemi njohur përpara në historinë tonë politike. Nuk ka të bëjë as me Fan Nolin, as me Skënderbeun, as me Mbretëreshën Teutë. Është e thënë që të mësojmë nëpërmjet dramash. Zaten të gjithë popujt kështu kanë mësuar. Por, nuk është faji i shqiptarëve, por një ves në organizimin e shtetit dhe të pushteteve, qendrore, lokale, ekzekutive, gjyqësore, ligjvënëse etj. I gjithë kuadri juridik është bërë shpejt e shpejt, si nëpër këmbë, si në kohë lufte aty nga 1997 dhe 1998, prandaj ligjet lënë pllaja krejt bosh mes tyre, lenë vend për keqinterpretime, ku secili pushtet, në emër të pavarësisë së vet, në fakt po ndërtohet si shtet më vete. Jemi si një kala me shumë bedena, por pa ura kalimi mes tyre.
Nuk ka të bëjë me natyrën antropologjike të shqiptarëve sikurse janë mërzitur disa. Çfarë faji ka Qenan K. që nuk ka votuar ndonjëherë, ndofta si pesëdhjetë për qind e bashkëpatriotëve të tij, për krizën institucionale në marrëdhëniet e shprishura përkohësisht mes institucioneve kryesore të shtetit shqiptar? Është struktura brenda së cilës këta pushtete veprojnë që e bën politikën të mos gjejë zgjidhje. Është një mekanizëm shtetëror që funksionon veçse nën kontrollin e partive politike ose si rezultat i marrëveshjes së tyre. Po u çekuilibruan këto dy mekanizma pushtetet tona nuk e gjejnë dot se ku të kulmojnë.
Është një hall i ri që na ka zënë. Nuk ka lidhje me të shkuarën. Nuk po përsëriten gabimet e vjetra, po mësojmë nga një gabim i ri. Nuk është se nuk dimë të ndërtojmë shtet, por se po mësojmë të ndërtojmë shtet në mënyra të dhunshme.
Sa më shpejt që klasa politike ta zgjidhë këtë hallë që na ka zënë, aq më mirë do të jetë për ne, por… edhe për të.

Zgjedhje të parakohshme: Pse jo?

Nga Adri Nurellari

Në morinë e dëmeve të shkaktuara nëpërmjet reformës kushtetuese të vitit 2008 spikat në mënyrë të veçantë përdhosja e mocionit të mosbesimit. Si rezultat i ndryshimeve të shëmtuara që iu bënë Kushtetutës brenda një nate të turpshme për historinë e shkurtër të demokracisë shqiptare, qeverisë iu hoq barra e provës së legjitimitetit. Në një sistem demokratik është qeveria që shikohet gjithnjë me dyshim dhe asaj i duhet që të dëshmojë se është duke qeverisur me miratimin e të qeverisurve sa herë ky legjitimitet vihet seriozisht në pikëpyetje. Pra sa herë që ekzekutivit i hidhet një dorashkë, i bëhet një sfidë e mirëfilltë nëse qeverisja është e popullit, prej popullit dhe për popullin, i takon qeverisë që të dëshmojë se vazhdon ta ketë besimin e popullit. Përndryshe hidhet një hije e rëndë dyshimi se kush është sovrani i vërtetë në një vend, populli apo kasta në pushtet?!
Interesant është fakti që edhe pse gjendemi përballë stanjacionit politik dhe nivelit të lartë të konfliktualitetit shumë njerëz e konsiderojnë të dëmshëm organizimin e zgjedhjeve të parakohshme. Dëshmohet qartë që hendeku i thellë i krijuar mes publikut dhe elitës politike nga shumë individë merret si një gjë e mirëqenë dhe normale. Opinionistë dhe ekspertë që hiqen sikur përfaqësojnë interesin e publikut, në fakt në mënyrë të pacipë argumentojnë që zgjedhjet janë të dëmshme për qytetarët dhe vendin, që është absurde. Pse e paskan politikanët dhe ser1vilët e tyre frikë votën e popullit?! Si na qenka në të keqe të shqiptarëve dhe Shqipërisë që qytetarëve t’u dëgjohet sa më shpesh zëri nëpërmjet votës? Madje, në vende në tranzion demokratik shpesh është e rekomandueshme që zgjedhjet të mbahen dendur, pikërisht se zgjedhjet janë një frymëmarrje e sistemit. Nuk është rastësi që mandati në Kosovë ka qenë 3-vjeçar. Në fakt, një tjetër paudhësi e elitës politike ka qenë ajo e zgjatjes së mandatit të qeverisjes vendore nga tre në katër vjet. Organizimi i zgjedhjeve të shpeshta kur e lyp nevoja bëhet edhe në vende me demokraci të konsoliduar, sikurse ka qenë rasti në dekadat e fundit në Kanada, Japoni, Itali apo Austri. Duke pasur parasysh mungesën e konsensusit apo transparencës në shumë reforma në Shqipëri do të duhej të përdorej gjithnjë e më dendur referendumi. Vlen për t’u përmendur se është një padrejtësi e madhe që i është bërë popullit shqiptar që nuk u organizua një referendum për ndryshimet radikale të Kushtetutës.
Sot, fatkeqësisht, dy liderët politikë janë duke u përpjekur që të tregojnë se kanë mbështetjen popullore në mënyrë manipulative duke garuar se kush nxjerr më shumë njerëz në rrugë. Çdo përpjekjeje që ka bërë me protesta opozita për të treguar masën e pakënaqësisë që po vlon në publik, i është përgjigjur qeveria me kundër-mitingje masive, duke çuar pastaj në një rivalitet qesharak se cila palë nxori më shumë njerëz në s2hesh. Mirëpo sado që të bërtasin për njërën apo tjetrën palë, ata që dalin në rrugë nuk reflektojnë detyrimisht mendimet e shumicës së heshtur, së cilës i ndihet zëri dhe i kuptohet vullneti vetëm nëpërmjet votës.
Prandaj zgjedhjet e parakohshme jo vetëm që janë të mirëpritura, por janë shndërruar në të domosdoshme për të zgjidhur ngërçin që ka kapur vendin. Argumentet se gjasme zgjedhjet e parakohshme dëmtojnë ekonominë, apo kanë kosto të madhe për t’u organizuar nuk kanë fare bazë. E para, sepse rëndësia e demokracisë nuk ka të paguar dhe më mirë të harxhojmë para për të garantuar demokracinë sesa për të ndërtuar një tunel tjetër për të cilin pret koha. Së dyti, sepse objektivi kryesor i kësaj qeverie të vetëquajtur qeveri e integrimit është bllokuar prej krizës aktuale. Përderisa u pretendua që kjo qeveri kishte për qëllim thelbësor integrimin europian, në kushtet aktuale kjo qeveri nuk mund ta përmbushë këtë mision, sepse Shqipërisë iu refuzua statusi i kandidatit pikërisht sepse nuk kishte zgjidhur ngërçin aktual. Në kuadër të procesit të integrimit duhen votuar shumë ligje që kërkojnë shumicë të kualifikuar dhe me këtë klimë konfliktuale ato mbeten pezull. Prandaj nëse qeveria u qëndron fjalëve të saj që opozita po e saboton procesin e integrimit apo është përpjekur të dëmtojë liberalizmin e vizave, ajo duhet të shkojë me kënaqësi në zgjedhjet e parakohshme që t’u japë mundësi qytetarëve ta penalizojnë opozitën për këtë papërgjegjshmëri dhe për të votuar një mazhorancë më të qëndrueshme që të ketë fuqinë e duhur për të çuar përpara procesin e ndaluar të integrimit të vendit tonë në BE. Së treti, ne gjithsesi kemi për të pasur zgjedhje vendore në vend dhe të gjithë e dimë që ato janë po aq g3jithëpërfshirëse, të shtrenjta dhe intensive sa edhe zgjedhjet parlamentare. Prandaj duke i organizuar zgjedhjet parlamentare në të njëjtën datë me zgjedhjet lokale, sikurse bëri Kosova në nëntor 2007, kostoja ekonomike e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme është inekzistente.
Mazhoranca jo vetëm pretendon se zotëron mbështetjen e shumicës, por gjatë këtyre dy viteve është shprehur me keqardhje për gjendjen në të cilën e ka katandisur opozitën lidershipi aktual socialist. Ka shkuar deri aty sa ka ofruar edhe këshilla se si mund të rimëkëmbet opozita dhe ka sugjeruar edhe lidership alternativ. Ka thënë se Rama ka dështuar jo vetëm si kryetar i PS-së, por edhe si kryetar i bashkisë dhe se drejton “mafien më të rrezikshme në Europë”. Mazhoranca ka pretenduar se Rama nuk e ka mbështetjen e PS-së, sepse ka manipuluar rizgjedhjen e tij brenda Partisë Socialiste në 2009, duke sajuar një garë me një personalitet periferik si Lakrori dhe një proces të dyshimtë votimi. Më tej është thënë se në mitingun e fundit Rama u braktis nga qytetarët, pati vetëm 6000 demonstrues, se opozita i ka nxjerrë qytetarët në rrugë vetëm me pagesa se përndryshe qytetarët nuk do kishin asnjë arsye për të protestuar në vendin tonë që “lulëzon” nga begatia, integriteti dhe sundimi i ligjit. Pra një gjendje me të vërtetë e mjerë në të cilën e ka katandisur opozitën zoti Rama.
Nga ana tjetër, qeveria pretendon se gjërat janë duke shkuar vaj, se ekonomia jonë ecën duke çarë përpara me shpatë në dorë tufanin e krizës ndërkombëtare financiare, se shërbime4t shëndetësore dhe arsimore kanë njohur një hop të madh cilësor, se korrupsioni është çrrënjosur, kriminaliteti është eliminuar, se papunësia ka rënë dhe mirëqenia e qytetarit është rritur. Po ashtu deklaron se ka autorësinë ekskluzive qoftë të futjes në NATO e qoftë të liberalizimit të vizave dhe se këto objektiva nuk kanë të bëjnë me dashamirësinë e partnerëve ndërkombëtarë, por vetëm me meritën e qeverisjes së
Shqipërisë. Nëse kanë të drejtë ky është një bilanc më se i mjaftueshëm për të fituar jo këto, por dy-tri palë zgjedhje të tjera.
Në kushtet kur retorika qeveritare deklaron me vetëbesim të madh se opozita ka bllokuar integrimin dhe është katandisur si mos më keq prej Ramës, ndërkohë që qeveria është më e suksesshmja e historisë sonë dhe shndrit nga integriteti dhe efikasiteti, atëherëë nuk ka arsye për të pasur frikë nga zgjedhjet e reja. Përkundrazi duhej të shkonte me vrap drejt tyre për të vjelë frytet e punës së saj siç është merita për liberalizimin e vizave, si dhe për të dalë nga situata e sikletshme e tanishme kur iu duhet të kapërdijnë dallaveret e bëra nga njerëzit e LSI-së meqenëse pa ta nuk mbush dot numrat. Nëse përfaqësuesit e mazhorancës u besojnë vërtet fjalëve që thonë, atëherë çfarë shansi më të mirë do të kishin në dorë tani, që t’ia ndreqnin qejfin njëherë e mirë lidershipit aktual të opozitës duke e shpëtuar njëherë e mirë Shqipërinë prej tij. Shqiptarët sot janë ngopur nga llafet e shumta të politikanëve, se kush thotë të vërtetën e tregon vetëm një gjë – vota. Sepse sistemi demokratik mbështetjen në bindjen: Vox popoli, vox dei (zëri i popullit është zëri i Perëndisë).

O me ne, o kunder nesh!

Nga Blerti DELIJA

Edhe pak jave mbushen 17 vite kur mbase pa shume bindje, ndermorra rrugetimin ne gazetari. Nje ide rinore e nje grupi prej kater studentesh, fale dashamiresise se drejtorit te atehershem te Radio Shkodres z. David Luka por edhe mbeshtetjes fillimisht te kryeredaktores Merita Ndoka (Zajmi) e ne vijimesi te gjithe stafit te ketij institucioni, shenoi ne vitin 1994 startin tim zyrtar ne kete profesion te cilin e vijoj edhe sot.
Natyrshem vitet kane rrjedhe per te gjithe dhe tashme une si dhe shume kolege te tjere, mund te krenohemi me kete fakt, aq me shume kur ne fillim te vitit 1997 ishim brezi i pare i gazetareve qe nisem te ngrejme ne kembe godinat mediatike te Shkodres, nder te parat ne Shqiperi. Shume nga ne e nderprene rrugetimin per arsye nga me te ndryshmet. Per dike mbase ishte alternative e perkohshme, per dike tjeter e paleverdisshme, per ndokend edhe si trampoline e per disa te tjere ishte e pamundur qofte per arsye ekonomike, qofte edhe per arsye emigrimi.
Ate pak eksperience ne kishim me median e shkruar dhe ne radio, u perpoqem te sjellim ne vitet e para edhe ne mediat vizive te Shkodres. Mbase rastesisht, lindja e mediave private koencidoi me pragnderrimin e pushtetit ne Shqiperi, pas kolpasit mbarekombetar te vitit 1997. Eshte mbase nje fakt jo shume i rendesishem per shumekend, por realisht qe aty mund te nise nje analize e asaj cfare kam permendur qe ne titull, moralin qe fatkeqesisht vijon te jete mbizoterues ne Shkoder, por kam bindjen edhe ne shume rajone e qytete te tjera shqipfolese.
Sistemi komunist 45 vjecar krijoi ne vendin tone dy stereotipe: ate “te npolicejeriut te ri”- nje lloj roboti fiziko-ideologjik dhe armikun e luftes, revolucionit me pas dhe qe u mbyll si i klases deri ne vitin 1990. Nese ishe kritik, qofte edhe ne ambjente familjare ndaj sistemit apo edhe nje kryetari vulgar te lagjes, niste menjehere raportimi, mbledhjet e Frontit, te Rinise, te Gruas apo te Partise sipas “kostumit” te individit qe duhej gjykuar, por fillimisht duke u perpjekur “maksimalisht per ta sjelle ne rruge te drejte” sipas parimeve komuniste!? Pavaresisht fasades, nese hyje njehere ne kete kalvar, natyrshem ishe i destinuar te shpalleshe “armik” me perjashtim te rasteve kur nderhynte ndonje “i madh” nga komitetet e ndryshme qe asokohe ishin me shumice.
Cfare ndodhte me “armikun”?
Po te ishe shume “i rrezikshem” per organizatat apo komitetet e kohes, perfundoje nga internimi, ne burg apo edhe ne jeten e pertejme. Per te tjeret, ata qe i shpetonin ketij kalvari, niste izolimi i turpshem jo vetem brenda shoqerise apo komunitetit, por edhe brenda fisit, ne disa raste madje, edhe brenda familjes. Sistemi ishte i ndertuar ne ate menyre qe te te jepte nje alternative punesimi. Pavaresisht shkollimit, dijeve apo personalitetit, ne keto raste “armikut” i ofrohej vetem punesim ne ferme ose hamall ne NSHN-e. Sa i takon “te drejtave” te tjera te kohes, ato nuk ekzsitonin per “armikun”.
Edhe une, por edhe shume te tjere si une qe e mbajne mend ate kohe, nje rrefenje e tille do tu dukej “lule” perballe asaj cfare mund te jete hequr atekohe. Megjithate, une permenda vetem disa aspekte siperfaqesore me deshiren per te gjetur (uroj qe jo!) analogji me periudhen qe po jetojme te gjithe pas vitit 1990.
Gjate 11 viteve te qeverisjes se vendit nen drejtimin e PD-se (1992-1997 dhe 2005-2011) dhe gjate 8 viteve te qeverisjes se vendit nen drejtimin e PS-se (1997-2005) fatkeqesisht konstatoj shume ngjashmeri, tashme jo duke u shpallur zyrtarisht si “armik i klases” por duke u trajtuar si i tille dhe ne emer te “moralit” komunist te trasheguar ne vite “o me ne, o kunder nesh”.
Tashme do te rikthehem serish tek gazetaret dhe media ne Shkoder. Po e ngushtoj gjykimin vetem ne periudhen 1997- 2011. Gjithhere mediat kane qene te pozicionuara direkt ose indirekt, por asnjehere “me flamur” si sot. Vit pas viti gazetaret jane etiketuar si te majte apo te djathte, pa patur kurrfare faji por thjeshte duke zbatuar linjat pronariste te mediave ku punonin. Por asnjehere, theksoj asnjehere si kete periudhe te fundit nukargjinaturat ka ndodhur qe gazetaret te pozicionohen politikisht hapur ne mbrojtje te interesave edhe vetjake, pa patur apo artikuluar asnje argument. Natyrshem flas per ata kolege te cilet nuk i jane perkushtuar vetem gazetarise, por qofte per arsye edhe ekonomike, jane te detyruar te marrin te pakten edhe nga nje rroge zyrtare ne shtet. Sigurisht qe flas serbes ne kete linje, pasi qofte nga rrethanat apo qofte edhe per zgjedhjen time, nuk figuron ne asnje bordero te shtetit ndonje firme e imja nga 1997- 2011 si rrogetar, edhe pse me jane ofruar punesime “sa hap e mbyll syte”. Nuk ka asgje te keqe ne kete mes, por natyrisht duhet te pranosh se nuk flet me mendte e tua dhe ke nje konflikt shume te madh interesi si gazetar jo vetem me koleget, me komunitetin por edhe me vete profesionin. E po flas vetem per ata kolege qe kane punesim te ndershem ne shtet dhe jo per ndermjetes apo rendom seksere te perfolur te shume institucioneve, te cilet normalisht “i bejne hysmetin” edhe prurjeve anesore te hidrocentraleve te korrupsionit.
Ne Shkoder ka edhe nje ndarje tjeter qe te gjithe e themi ne tavolina kafesh, por nuk e themi asnjehere publikisht. Numri i gazetareve qe i bejne “hosana” pushteteve te cdo kohe nga 1997- 2011, eshte rritur ndjeshem madje duke u konvertuar nga legjislatura ne legjislature apo nga mandati ne mandat. “Delet e zeza” nder gazetare tashme numerohen lehtesisht mbase me gishtat e nje dore dhe dallohen qarte ne mes te tjereve nga shume gjera te cilat nuk po i percjell hollesisht. Gjithsesi, mbase do te vije dita shpejt qe te bejme vetetransparence te komunitetit te gazetareve ne Shkoder, ku jane te punesuar, ne sa pozicione paguhen e keshtu me rradhe, duke filluar nga autori i ketyre rradheve.
Cdo individ, sidomos disa nga ne, si puna ime qe nuk mund te zihen peng nga rrogat shteterore, perpiqen te artikulojne idete e tyre. Sipas ngjarjeve e situatave, opinionet evoluojne dhe natyrshem arrihet ne nje qendrim publik qe jo domosdoshmerisht eshte ne linje me pushtetin, qofte ne nivel lokal, qofte ne nivel qendror. Nje situate te tille e kam perjetuar deri ne vitin 2005, kur per ngjarjen e 9 janarit apo per persekutimin e Shkodres me energjine elektrike, u pozicionova qarte ne suazen e medias ku punoja ne ate kohe. Edhe pas vitit 2005, natyrisht sipas situatave e ngjarjeve, kam guxuar te kem pozicionimin tim qofte kunder pushtetit, qofte kunder opozites. E natyrisht “kam mbjelle” armiqte e mije, madje edhe ne rradhet e gazetareve. Pavaresisht se cdo gje e thene nga une eshte hedhur “on air” pra publike, shume koleg te mije jane kujdesur qe ne disa raste, jo vetem te njoftojne urgjentisht me telefon personat e atakuar nga une, por edhe kane rregjistruar emisione te tera ne disqe. Ne shume raste, jane kopjuar edhe komente te bera nga une ne rrjete sociale publike, te cilat i jane derguar serish personave te interesuar qofte ne format elektronik, qofte te printuar. Indirekt kete e kam kuptuar nga vete personat e kritikuar nga une, te cilet edhe pse nuk gjendeshin ne Shkoder ose nuk qendrojne shume ne rrjete sociale, kane shprehur mendime ne lidhje me shume pozicionime publike nga ana ime.rrema
Tanime eshte krijuar qartas opinioni se disa gazetare jane “armiq” dhe nuk jane te afte madje as edhe per te dhene mesim pasi “na keqedukojne brezin e ri” (te Shqiperise socialiste, do te thuhej dikur!). Nga keta gazetare shume “keshillohen” te mos shkruajne apo “llapin” shume, te tjere kercenohen diten per diell ne mes te Piaces, te tjere tregohen me gisht si “malesore”, “te paintegruar” etj., etj. Disa nga keta gazetare vijojne te jene qeramarres teksa koleget e tyre jo vetem kane shtepija ne qytet, por tashme
kane vijuar me zonat turistike te Shkodres, pa folur per llogarite bankare apo senduqet ku fshehin parate qe mbajne ne shtepi. Sigurisht, kjo eshte ekonomia e tregut, por natyrisht dikush duhet tu thote: Merruni me bisnes, me politike, me cdo gje ne bote, behuni keshilltare politike por vetem me gazetari, me mediat
jo! Te pakten paralelisht, publikisht jo! Nuk eshte turp vetem per ju, por per gazetaret, per mediat ne pergjithesi qe permes jush konsiderohen totalisht te pabesueshme, te blera, te shitura apo megafone! Une te pakten nuk dua te futem “ne nje thes” me ta, pasi nuk mund te futem, te pakten deri ne kete moment qe po shkruaj keto rradhe!
E se fundi, jam mese i sigurte se me kete shkrim, do te fitoj edhe me shume dashakeqesine e shume kolegeve qe e ndjejne vetem brenda ketyre rradheve. E kam marre parasysh, ashtu sic kam marre parasysh shume gjera te tjera, edhe me te renda! Por te pakten vijoj them ate qe une mendoj ne menyre te pav
arur, te paimponuar, me lirshem se asnjehere keto 18 muajt e fundit! Asnjehere nuk kam pare me qarte dhe me me paanesi batakun ku kane rene mediat ne Shkoder e per fatin tone te keq, edhe shume gazetare- emer me te cilin padrejtesisht etiketohemi te gjithe!

Kryengritja antikomuniste e 23-25 janarit 1945, viujim i qëndresës historike në mbrojtje të vlerave Europiane

Nga Ndue Bacaj

Malesia e Madhe si gjithnje nder shekuj ,do te ishte e para edhe ne kryengritjen –kushtrim kunder kulshedres komuniste qe kishte pjellur ne Rusi dhe klyshet e saj na i kishin sjellur armiqt shekullore (sllavet) edhe ne Shqiperi. Kushtrim i kesaj kryengritje u ngjit ne “Qiell” ,por u degjuar pake (ne ate kohe) ne toke , e per rrjelloje Shqiperia per 46 vite u be ferri dhe tuneli i erresires antinjerzore qe praktikoi regjimi gjakatar bolshevik , ndersa simboli i kryengritjes ishte e vetmja “Drite” ne fundin e ketij tuneli ku shpresonin armiqt e Shqiperise te jepte shpirte tashigimia Iliro-shqiptare dhe ajo Europerendimore ,e kesaj pjese te Europes…
Malesia e Madhe se bashku me Shkodren ,Nenshkodren ,Dukagjininjozi , Mirditen ,Lezhen ,Puken e me gjere i kishin potencialet intelektuale e nacionaliste per te njohur e kundershtuar jo vetem te keqen fashiste,por edhe vellain binjak te saj komunizmin.. Trojet tona me organizimet antifashiste e antikomuniste kishin per mision te ruanin te pa keputur “FILLIN” (jo rralle te holluar nder shekuj) te trashigimise perendimore..
Ky MISION i Malesise ,kishte misionaret e saje. E misionaret nuk “vdesin”, se ata si orakujt me shpirtin e tyre vijojne te predikojne vlerat e lirise e demokracise ne perjetsi. Malesis se Madhe nder shekuj nuk i kane munguar misionaret ,qofshin keta intelektual te shkolluar ,apo nacionalist te kulluar , ndaj disa nga keta misionar menduam ti rikujtojme :
* Llesh Marashi ( shkrel) ,bire i nje familje patriotike e nacionaliste , i shkolluar si oficer kariere (ne Austri) . Ish Komandanti i Policise Qarkut Shkoder ne Kohen e mbreterise e tjer. Lleshi sebashku me te vellan Gjeken (edhe ky oficer i shkolluar kariere ) kishin marre pjese ne shtypjen e kryengritjes antikushtetuese te Fierit (1935).Gjek Marashi do te vritej ne krye te detyres nga falangat antishqiptare te jugut Shqiperise.
* Nikoll Preka , i shkolluar ,por edhe nacionalist i klasit pare ish Kryetari i Komunes Dedaj ,(me perpara kishte qene kryetare komune edhe ne Puke)..
*Pjeter Gjoka , trashigimtari i bajraktarit famemadh te Shkrelit ,Marash Dashi, i dalluar per atdhedashuri ,te pakten qe ne lidhjen e Prizrenit 1878.
*Luket Marash Grishaj , vinte nga nje familje historike ne mbrojtje te trojeve te veta . Luketes Zoti pervec urtesise e trimerise i kishte falur edhe pashin. Ne nje kongres te Vatikaburrnatnit Luket Marashi do te ishte pjesemarres me kostum kombetare perkrah Ipeshkevijeve shqiptare.
* Gjon Martin Lulati (Kastrat),oficer kariere , i shkolluar dhe zotrues i disa gjuheve te huaja,por edhe nje nacionalist i flakte ..
* Mirot Palok Kokaj , djal i familjes patriotike te Kokajve (Kastrat). I graduar oficer ,por edhe i shquar per trimeri si ai e pak kush ne Malsi..
*Islam Zeneli , djali i patriotit te njohur kastratas Zenel Shabanit te Aliajve, i cili kishte trashiguar vlerat me te mira te familjes e fisit tij themel ne Kastrat…
*Gjok Dod Broqi , bajraktari i kastratit, djali i famemadhit Dod Prec Broqi ,nje nder legjendat pjesmarrese ne Lidhjen e Prizrenit dhe ne te gjitha evenimentet historike ne mbrojtje te trojeve shqiptare.
* Nish Gjeto Daka (Ujkaj ) ,Pjetroshan ,perkthyesi (adjutanti) i parë i gjermanishtes i shkolluar ne Austri. Initiligjent , si dhe hokatare i holle ,por edhe nacionalist e antikomunist i vendosur.
* Nik Gjelosh Gjoka , djali i vojvodes te njohur te Pjetroshanit ,Gjelosh Gjoka , dhe nipi i antarit te delegacionit te Malesie Madhe ne Lidhjen e Prizrenit (1878), Gjok Dodes.
* At Lek Luli ,(Kastratas) ,simbol i binomit Fe dhe Atdhe. At Leka ishte ai guximtare qe sfidoi fashistet italian ,ku ne shenje proteste me 5 prill 1941 ne prani te treqind malsoreve te kisha e Boges do te shpaloste flamurin shqiptare te Skenderbeut ,pa fashot fashiste te liktori. Gjithashtu At Leka si nacionalist kulluar ,ishte edhe ambasador moral i Malesise Madhe ku do te merrte pjese si konsulent ne mbledhjen pergatitore te 26 korrikut 1943, dhe si vezhgues me vote konsultative ne konferencen mbare kombetare te Mukjes te 1-2 gushtit 1943
* Mul Deli Bajraktari ,pinjoll i familje legjendare (Cun Mules) ,te Bajraktareve te Hotit . Oficer i shkolluar ,por edhe nje rojtes i pamposhtur i kufijeve shqiptare . Kuvendar e mendimtare i njohur ,ku fjala e tij zinte
vend si gure themeli…
* Gjelosh Gjok Luli (nga Bardhajt e Hotit andej kufirit politik te 1913) oficer i shkolluar dhe i shkelqyer kariere . Nipi i Heroit te shqiptarise Ded Gjon Luli , dhe kushriri i flamurtarit heroik te Deçiqit ( 6 prill 1911), Nik Gjelosh Luli..
* Smajl Haxhia ,nacionalist e qendrestar i njohur i Hotit te mbetur nen Malin e Zi pas konferences se Londres (1913).
* Dod Nikoll Ivezaj , oficer kariere ,lind e rrite ne fisin e bajraktarit famemadh te Gudes ,Smajl Martinit.
* Prek Gruda , intelektual e shkrimtar dhe nje nacionalist i shquar.
* Kol Zefi , nipi i Smajl Martinit Grudes , atdhetare i flakte i ceshtjes shqiptare qe ne kryengritjen antiotomane te flamurit te vitit 1911.
* Patrer Leonard Tagaj, ose Pater Zefi i bekuem sic e quente populli,edhe ky nje simbol i ndriteshem i binomit fe dhe atdhe.
* Prek Cali ,piramida e gjalle e kufijeve te Shqiperise, nacionalist e patriot ,simbol i races sone ne burrni ,trimeri ,urti dhe hijeshi.
* Ded Gjon Bajraktari ,pinjolle i deres nacionaliste te bajraktareve te Vuklit ,te cilet i dhane deshmore atdheut ne te gjitha kohrat e veshtira , (ne lufte me otomanet ,shkjete e se fundi ne lufte kunder komunizmit).
* Gjek Selca , nje kelmendas patriot e trim ,i flakte ne mbrojtje te trojeve ,dokeve dhe zakoneve me te mira shqiptare. Kur deshen ta pushkatojne komunistet i thane te kthejne shpinen ,ndersa ai ju pergjegj ,se trimat e verrtet shqiptare nuk i trembemi vdekjes ,ndaj e presim ball per ball.
*Gjergj Lul Toma , burre me shenje ne kelmend , qe Zoti pervec trimerise i kishte dhene edhe bukurin ,ndaj u tha komunisteve kur deshen ta pushkatonin ,nuk trembem qelloni ,por jo ne fetyre ,se dua te vdes i paster..
E tjer e tjer… Pra sic shifet kjo plejade intelektualesh dhe nacionalistesh e dinte mjaft mire se cfare eshte Komunizmi i pa fe e atdhe ,qe me marrjen e pushtetit ne ish Bashkimin Sovjetik ,vetem ne Ukrahine, kishte burgosur e mbytur tridhjet Ipeshkevij ,mijera meshtare dhe mbylle dhjete mije kisha katolike ,se ajo ortodokse ishte e njejte me shtetin komunist. Gjithashtu ne luften civile ne Spanje (1936-1939) komunistet vendali e internacionalist nga urrejtja per Fene kishin vrare 12 ipeshkevij , gjashte mije meshtare dhe shkaterruan qindra kisha katolike… Gjithashtu potencialet intelektuale e nacionaliste te Malesise nuk kishin si “miqesoheshin” me Babain e komunizmes Karl Markesin ,i cili kishte shkruar se:”.. Nuk mund te mohohet fakti se gadishulli i quajtur zakonisht turki europiane eshte pasuri natyrore e trashiguar nga stergjysherit e races se sllaveve te jugut.. arnautet (shqiptaret) barbar ose turq ,jane te denuar prej kohesh si kundershtaret me te eger te cdo perparimi. Perkundrazi sllavet e jugut jane te vetmit bartes te qytetrimit …” Organizimet nacionaliste te Malsise Madhe Etnike ne aleance me Shkodren, Nenshkodren (me ne krye Berdicen) , Anen e Malit , Dukagjinin ,Lezhen , Mirditen ,Puken , e deri me Kosoven martire jane te pershkruara ne kujtesat historike te me parshme , ndaj per te mos perseritur vehten ,po i rendisim shkurtimisht me kryesoret…: “Beslidhja” e Malesise e dates 30 maj 1943 (ne Tuz), e 19 qershorit 1943 (Tuz) , e 26 korrikut (1943) ne Cesme te Koplikut qe njihet si “Lidhja e Cesmes.Por Beslidhja me e madhe ne historine e Malesise u realizua me daten 12 nentor (1943) ne oborrin e Xhamise te Koplikut. Kjo beslidhje ne histori njihet me emrin BESLIDHJA E MALESISE MADHE ,RRANXAVE DHE POSTRIBES..Me kete rast u betuan me dore ne flamurin shqiptare … te gjithe perfaqesuesit e te gjithe Malesise Madhe Etnike…. Vendime te rendesishme u moren edhe per ndalimin e gjakmarrjes… Ndersa per te ndjekur e zbatuar vendimet e Beslidhjes u miratua Keshilli i Pergjithshem me : Smajl Haxhia (Hot) , Kol Zefi (Grude) , Gjok Doda (Kastrat) , Prek Cali (Kelmend) ,Pjeter Gjoka ( Shkrel) , Nik Zeka (Triesh ) ,Jonuz Sokoli (Rec) ,Osman Haxhia (Postribe)….Ky keshille mbeshtetej edhe nga disa forca vullnetare ,qe ne ato kohe numronin 2164 vullnetare te organizuar. Shkodra me 13 maj 1944 shpalle Beslidhjen e vet, qe ne histori shkruhet LIDHJA E SHKODRES. Ne kete lidhje apo beslidhje muaren pjses 152 perfaqesues te Maleve e katundeve te Shkodres dhe vete qytetit me ne krye patriotin e klasit par Ndoc Coba ,ish kryetarin e konferences se Pezes .. ,e pastaj vinin nacionalistt e njohur ; Gjon Marka Gjoni , Hafiz Ali Tari , Jup Kazazi, Sheuqet Muka , Maliq Bushati ,Marka Gjon Markaj , Cafo Beg Ulqini , Anton Perdoda ,Kapiten Pal Thani ,Llesh Marashi, Gjelosh Luli ,Prek Cali e tjere. Organizime antikomuniste (ne koherence me ato te Malesise Madhe e Shkodres) u bene ne Fang te Rubikut me 22 shtator (1944) ,me 12 tetor (1944) ne Iballe te Pukes , me 18 tetor (1944) ne Bashkine e Shkodres , me 12 nentor (1944) ne Kuvendin Franceskan (Shkoder) ,ku bien ne sy dy famulltaret qe sherbenin ne Malesi ; Pater Ciril Cani (ne Bajze) e Dom Nikoll Gazulli (ne Shkrel). Me 28 nentor 1944 (ne Shkoder) u zhvillua nje takim qe parashikonte edhe organizimin e luftes kunder komunizmit.. Me keto organizime nacionaliste ishte bashkuar edhe Kosova martire qe me kuvendin e saje historik te 16 shtatorit 1943,qe u quajt “LIDHJA E DYTE E PRIZRENIT”,me ne krye nacionalistet Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani ,Xhafer Deva e tjer…
Ne prag te kryengritjes antikomuniste ne Malesi u zhvilluan disa takime te rendesishme si , ne Poic ne shtepin te Nikoll Zefit , Takimet e shtabit (kryengritjes) ne Shtepi te Luket Marashit,Grishaj , takimi historik i kreneve ne shtepin e Gjok Tom Kokajt ne Bajze (fundi i dhjetorit 1944), e deri takimi i 13 jasnarit (1945) ne shtepin e Mark Bikut ne Kalc (Kelmend)etjer.
Gjate diteve te para te janarit(1945) kishte pasur edhe perpjekje me arme ne mes forcave nacionaliste dhe atyre komuniste…
Mjerisht nje lajme i keq per malsoret kishte qene deshtimi i “kreyngritjes ” se Berdices me 14 janar 1945 ,por malsoret nuk u ligeshtuan…
Me daten 23 janare 1945 ,do te fillonte lufta e vertet e kryengritesve te Kastratit ,Shkrelit ,Hotit e me gjere …Pas luftimesh te pergjakshme Posta e ushtarakeve e shteti komunist ne Bajze u muar nga kryengritesit ,por bilanci ishte tragjik. Rane heroikisht duke luftuar trimat si zana ,antikomunistet Lulash Cuk Curri i Jeranit dhe Zef Toma i Shkrelit… Forcat kryengritese kur muaren Koplikun i kalonin NJEMIJE burrat .
Me 25 janare duke dalur drita kryengritesit do te marshonin ne drejtim te Shkodres , ku shpresonin se sipas beslidhjeve do te fillonte kryengritja edhe ne Shkoder ,Lezhe e me gjere ,ku me kete raste do te clirohej edhe porti i Shen Gjinit ,nga ku shpresohej edhe zbarkimi i emigracionit antikomuniste shqiptare se bashku me forca e matriale Anglo- Amerikane. Mjerisht kjo nuk ndodhi… dhe forcat kryengritese te Malesise u gjenden tek ura e Rrjollit para forcave te shumta komuniste. Beteja ishte tragjike …Malsoret luftuan si luaj malesh , rane heroikisht duke luftuar trimat nacionalist Gjon Martin Lulati e Mirot Palok Kokaj,dhe u plagos Gjon Nik Precetaj. Ne keto kushte forcat kryengritese u detyruan te terhiqen duke leshuar terren ,por jo zemren ..
Per kryengritjen antikomuniste te Malesise Madhe e me gjere vete kryekrimineli Enver Hoxha do te shkruante: ” Ne…te vertet Llesh Marashi e Prek Cali me shoke kishin grumbulluar rreth vehtes 300-400 burra te armatosur dhe perpiqeshin te shtonin gjithnje e me shume forcat e tyre.Ata kishin lidhje me misionin ushtarak anglez ne Shqiperi…Me ndihmen e Anglezeve …kishin hartuar planin e kryengritjes kunder-revolucionare (kupto kunder komuniste)…” (Ndreci Plasari ,Brigada e pare sulmuese shpres per popullin ,tmerr per armikun ,Tirane 1971).
Ne keto dite janari (1945) nacional -clirimtaret komunist shqiptar kishin zhvilluar ne fushe te Tuzit nje tubim tradhtie ,ku malsoreve Shefqet Peçi u kishte komunikuar ne menyre mizore se trojet shqiptare te Tuzit ,Grudes,Traboinit ,Trieshit ,Kojes ,Luharit e tjer ,duhet te rikthehen nen Malin e Zi… Me kete raste forcat komuniste Jugosllave do te vrinsni dhjetra nacionalisteve shqiptare , me ne krye Pater Zefin (Leonard Tagajn)..
Ne Malesine e mbetur nen shtetin shqiptare te dreqneve te kuq pas perfundimit te kryengritjes , Klmendi vijoje rezistencen deri nga gjysma e muajit shkurt (1945), ku masakrat e krimet e komunisteve nuk paten fund.
Nje pjese te ketyre krimeve menduam ti paraqesim me gjuhen e protagonisteve komunist te asaj kohe:.. “Shoku” Enver vendosi te dergonte ne vend per udheheqjen e veprimeve …Mehmet Shehun , si komandant operacioni..Ne keto veprime do te merrnin pjese Brigada e I , Brigada XIII dhe brigada e XIV qe perbenin Divizionin e II.(Ndreci Plasari ,po aty Tirane 1971). Ndersa ne mes raportimeve qe benin nga terreni kriminelet Zoj Themeli dhe Ndreko Rino ,menduam te zgjedhim te dytin , i cili raportonte : ” Nente batalione marshuan drejt Kelmendit me daten 5 shkurt 1945. I gjithe Kelmendi me daten 6 shkurt u rrethua me gryka armesh.Diten u vendos nje shtetrrethim i plote. Digjen 30 shtepi …pushkatohen legalisht e ilegalisht mbi 65 burra e nje grua …. Po ju dergojme listen e partizaneve qe duhen dekoruar…(AQU, Dosja 10 ,Fondi i Korpormates III ,Fl.16). Ne kushtet e shtetrrethimit Prek Cali ,ndaloi rezistencen dhe u terhoq me pak luftetare ne nje shpell ne Vukel qe sot mban homonimin e tij. Per te mos demtuar me tej shoket bashkeluftetare u dorzua ne bes ,po ne bes te kujt ,te pabeseve komunist ,te cilet e pushkatuan vet-te 14-in ,ku shumica ishin malsore ,si: Ded Lulash Smajli , Ndok Nik Precetaj , Mark Luc Mujaj , Tom Lek Daka ,Gjok Nikoll Voci , Luigj Gjeto Kstrati ,por edhe Kelmendasit me banim ne Mal Kolajve ,vellezerit Maliq e Dyl Bajrami , si dhe Gjok Nik Brahimaj ,bajraktari i Lohes Siperme me banim edhe ky ne Mal Kolajve…Pushkatuan …Mirash Gjon Sokolin , Nikoll Prek Gjeken , Dan Colin , Pjeter Kol Sokolin ,mbysin ne burg Kol Nik Marcinen, vrasin Luket Grishajn , varin Llesh Marashin , pushkatojne Pashko Leken e Prek Leken , Rexh Mehmetin,Vat Gjeloshin e Ndue Gjeloshin, Gjon Lek Xhajn , Ded Sinen ,Taro Keqin , Halil Gjeton , Ndrek Pjeter Culajn , Met Braho Koten , Adem Tahirin , Brahim Caf Burgen e kjo masakar vazhdon ne Shkrel e gjithe Malesine deri me vrasjet ne kufi ne vitin 1991.. Por kulmi i krimeve arrin ne Kelmend ku brigadat komuniste presin ne qafe Pjeter Zefin , Gjon Sokolin , Ujk Mashin e Nik Marashin . Fusin ne dhe pa u dalur shpirti mire (pasi i kishin pushkatuar) tre vellezerit Ndue , Ujk dhe Marash Mark Biku , Luc Gjon Bajraktarin e Luc Gjon Rapuken. Pushkatojne ne dere te shtepise e ne sy te babes e nenes Gjergj Ndue Pepajn. Djegin te gjalle ne shtepiat e tyre Ded Gjon Bajraktarin e Luk Tomen . Me bajonet ja njerrin syte Fran Zef Bajraktarit , nga shkembi hellin Rrok Zefin e tjer qe Kelmendi i ka perjetsuar ne memorialin ne Tamare.. Lista e deshmoreve dhe martireve antikomunist qe kemi siguruar së bashku me Z.Agostin Dekaj na tregon se Kelmendi ka – 82 te rene , Kastratit e Hoti – 45 , Shkrelit – 41 dhe Gruemira me rrethinat – 14 ,ku per Malesin numeri eshte fiks 182 deshmor e martirë… Malsoret kane vuajtur rreth 35 shekuj burgime dhe internime, por kane pasur edhe shpronsime e persekutime te pashoqe…
Malesia e Madhe sic e kemi thene edhe ne fillim ishte e para treve ne Shqiperi dhe ne Europe , qe guxoi ta kundershtoi ,jo me fjale ,por me nje kryengritje te armatosur shtetin komunist . Te paret tane nuk luftuan per dekorata ,por ja kishin borxh Shqiperise e demokracise ,sot Shqiperia demokratike e ka shume me te lehte te vlersoje Malesine e kryengritjen ,pasi mbas nje gjysem shekulli diktatur bolshevike u rikthyem ku e kishim lene ne janar te vitit 1945…Gje qe tregon drejtesin e pa mohueshme te kryengritesve.

Në kryeqytetin e Europës

Shënime udhëtimi nga Belgjika

Shiu vazhdon të bjerë, ndërsa treni ecën përgjatë një lugine të ngushtë e të bukur, që më kujton disi luginën e Shkumbinit, kur udhëtoja me tren drejt Pogradecit. Edhe ky lumë, ashtu si Shkumbini gjarpëron herë në njërën  e herë në tjetrën anë të hekurudhës, veçse  është më i rrëmbyeshëm. Edhe pejsazhi që shfaqet është më sugjestionues. Pyje te tërë me mështekna, apo me beriozka (siçjemi mësuar t’i njohim  nëpër poezitë e Eseninit), të bëjnë të të duket vetja sikur udhëton nëpër Rusi. Por pejsazhi është më i butë dhe shtëpitë belge nuk u ngjajnë atyre ruse. Janë ndërtime karakteristike, pak si në botën e përrallave.
Dominon ngjyra e kuqe e mureve, grija e çative te mbuluara kryesisht me pllaka guri dhe e bardha në kornizat e jashtme të dyerve e dritareve. Arkitektura ndryshon aq shumë e ka aq1 fantazi sa asnjëra nuk i ngjan tjetrës e harmonizohen mrekullisht me ambientin që i rrethon. Tek vështroj mështeknat, që duken aq të brishta,poetike e elegante në pejsazhin dimëror, më vjen vetvetiu pyetja: Si është e mundur që drurin e kësaj peme në vendin tonë e përdornin për prodhimin e qytave të armëve? Ishte një pyll i mrekullueshëm mështeknash në Shishtavec të Kukësit, drurët e të cilit dërgoheshin në fabrikën e armëve në Poliçan të Skraparit. Paradoksale, që gjërat më paqësore dinim t’i kthenim në mjete lufte.
Zbres në stacionin e qytetit të Liezhit, ku më pret vajza ime Klejdia, që studion në Universitetin e këtij qyteti. Është kontakti im i parë me Belgjikën.
Stacioni i Liezhit, i ndërtuar buzë lumit që ndan përmes qytetin dhe në këmbët
e një kodre, është ndër më të bukurit e më modernët që më ka qëlluar të shoh. I
ndërtuar vitet e fundit, në një strukturë gjigande hekuri e xhami, ai i ngjan herë një syri që i vështron me ëmbëlsi mysafirët që vijnë e herë nje guacke të bardhë e gji2gande.
Në dy ditët që qëndrova në këtë qytet shiu nuk pushoi qoftë edhe një minutë të vetme.Madje pati edhe disa përmbytje, pasojat e të cilave u eleminuan menjëherë, në sajë të masave efikase e organizimit të përsosur. Ishin të njëjtat ditë, kur edhe Shkodra do të përmbytej e qytetarët do të liheshin në mëshirën e fatit  për javë të tëra. Por në Belgjikë është kryeqyteti i Europës, kurse në Shqipëri është kryeqyteti i korrupsionit.
Klejdia dhe dy shoqet e saj bashkëstudente, Elif nga Stambolli dhe Kristina nga Athina më shoqëruan të njihja qytetin simpatik te Liezhit, qytetin e studentëve mbi kodrinë, lokalet e këndshme, sheshin mesjetar, muzeun e zoologjisë, atë të koraleve, një ekspozitë interesante fotografike nga jeta e të burgosurve në burgun e sigurisë së lartë etj. Ndjehesha i lumtur qe vajza ishte ambientuar aq mirë në pak muaj. Madje më tregonte që qyteti u ofronte shumë mundësi të rinjve për të punuar që gjatë jetës studenteske, në një kohë që në Itali nuk u
hapet perspektivë edhe për shumë vite pas mbarimit të Universitetit.

Në  Bruksel

Pasi ke vizituar kryeqytete të tilla  si Parisi, Viena, Athina, Stambolli, apo qytete si Barcelona, Montecarlo,San Pieterburgu etj., te lind vetvetiu pyetja:  Po kryeqyteti i Europës së bashkuar, Brukseli, çfarë do më ofrojë në planin turistik?3
Përgjigjen e kësaj pyetjeje mund ta marrësh vetëm duke e vizituar atë. Mjafton të hysh në qendër të qytetit të vjetër, në Grand Place (Sheshi i madh) dhe gjendesh në një nga pjacat më të bukura të Europës, siç konsiderohet jo vetëm nga guidat turistike por edhe nga shumë  turistë që kanë fatin e mirë të shetisin pjesën më të madhe të vitit.
Historia e Brukselit fillon aty nga viti 580. Tregojnë se peshkopi i Cambrait, duke rrezikuar jetën e vet,kaloi pyllin e rrezikshëm të Sonjes dhe ndërtoi një kishë të vogël në një ishull të lumit Senna. Pas një shekulli, ai ishull u transformua në një lagje të rëndësishme me emrin “Broeksele”(Bruksel).
Pas vitit 1000 qyteti u rrethua me mure, mbi të cilat ngriheshin kulla të bukura, ndërsa 7 porta lejonin hyrjen në atë që sot përfaqëson qendrën historike të Brukselit.
Nga viti 1200 u shtruan pllakat e para të Grand Place.Ishin tregtarët e shumtë të dyqaneve ushqimore që e financuan ndërtimin e saj, bile në fillim ajo pati emrin Merkato e Madhe. E në fakt edhe sot e kësaj dite ky shesh është i rrethuar me dyqane të shumtë,ku mbizotërojnë ato ushqimore, restorantet që në darkë i hijeshojnë rrugët me ndriçimin e ngrohtë e shumë tërheqës dhe me shtruarjen e tavolinave jashtë në rrugë, merkato dhe muzeu i çokollates, dyqanet e modës me galerinë mbretërore, që të kujton galerinë “Viktor Emanueli”të Milanos etj. Ndërtesat që rrethojne Grand Place, të ndërtuara në stilin gotik,janë të një bukurie magjike. Ndërtesa e Bashkisë së qytetit, ose siç quhet “Hotel de Ville” ështe jo vetëm një nga monumentet më të shquara antike të Brukselit, por edhe ndërtesa më e bukur e stilit gotik në tërë Belgjikën.4
Një nga sallat më të bukura, është zyra e kryetarit të bashkisë, e zbukuruar në shekullin e 18-të nga Brabante. Ndërsa ndër më të vizituarat është salla e martesave, ku që nga revolucioni francez, behet cerimonia e të gjitha martesave civile të këtij qyteti. Një herë në vit, në maj, Grand Place shtrohet me tapet shumëngjyrësh, pasi bëhet merkatoja e luleve.
Përballë  ndërtesës së bashkisë, ndodhet ajo që nuk di pse quhej “shtëpia e mbretit”, kur mbreti nuk ka banuar brenda qoftë edhe një natë. Po aq sugjestionuese nga pamja, ajo tërheq turistë të shumtë edhe për faktin se brenda saj ndodhen muzeu komunal i Brukselit me vepra të shumta arti, koleksioni I pakrahasueshëm i pllakave maiolike dhe i porcelaneve, si dhe guardaroba me mbi 600 kostume e atij që konsiderohet simboli i qytetit, me emrin Mannekin-Pis.
Këto kostume të epokave të ndryshme u janë veshur statujave të vogla të këtij simboli, që herë-herë kanë edhe fytyrën e personazheve të njohur si Elvis Presley etj.
Po çfarë është ky simbol, me të cilin ndeshesh në të gjitha guidat turistike, në të gjitha dyqanet e suvenireve etj? Gojëdhëna tregon se në një ditë pazari, njëri nga pasanikët e qytetit humbi midis turmës djalin e tij të vogël e të vetëm. E kërkoi me ankth për pesë ditë me radhë,por nuk po e gjente.
Në mbrëmjen e ditës së pestë, i dëshpëruar e pa shpresë,ndalet në një lokal të vogël në një kryqëzim rrugësh për të pirë një birrë para se të kthehej në shtëpi e të hiqte dorë përfundimisht nga kërkimet. Tek po grinte gotën e birrës, sytë i shkojnë tek një qoshe muri, tek nje krijesë e vogël. Ishte i biri, që po bënte pipi-në. Pikërisht në përjetësim të këtij momenti, i ati porositi (ishte viti 1350) një skulpturë prej guri që paraqet vogëlushin në gjestin në të cilin u gjet.Meqenëse skulptura u bë simbol i qytetit, në vitin 1619 u derdh në bronx, e kështu prej më shumë se 7 shekuj, ai vogëlush vazhdon të bëjë pipi-në në atë kryqëzim rrugësh. Vetëm në raste të veçanta, bashkia vendos që në vend të pipi-së nga vogëlushi i bronxtë të dalë verë ose birrë.
Por dihet,që simbolet kthehen gjithnjë e më shpesh në burim biznesi. Duke parë sa shumë vizitohej statuja e vogëlushit,skulptori Debouvrie vendosi te bëjë versionin femëror të saj. Dhe në vitin 1985 ai instaloi skulpturën e Jeanneke Pis në një rrugicë nga ana tjetër e Sheshit të Madh. Kësisoj, tërë turistët tashmë vizitojnë si vogëlushin,ashtu edhe vogëlushen që i kryejnë publikisht nevojat personale.
Të shumta janë sheshet,rrugët e monumentet që terheqin vëmendjen e turistit për rëndësinë e tyre,për bukurinë arkitekturore,për madhështinë,për joshjen historike. Po vizitoja Pallatin e Drejtësisë, në një kodër ku monumentet kulturore e historike i gjen në vazhdim të njëri-tjetrit. Ky pallat konsiderohet si monumenti më kolosal i tërë Europës dhe ka një sipërfaqe prej 26.000 metra katrore. Në këmbët e tij ngrihet lagjja afrikane. Tek po e fotografoja, më afrohet një vajzë me biçikletë e më thotë: E dini që ky pallat është ngritur me paratë e kongolezëve? Në fillim nuk e kuptova.Pastaj, duke vizituar lagjen, mësova se nga fondet për ndërtimin e lagjes afrikane ishin nxjerrë edhe ato për pallatin.
Në zonën përreth të tërheqin muzeu i arteve moderne, muzeu i instrumenteve muzikore me ekzemplare shumë të çmuar të instrumenteve nga e gjithë bota. Pasi ke vizituar muzeun, ke mundësinë të shijosh kafenë në një taracë shumë të bukur mbi çati nga ku pamja e Brukselit është mahnitëse. Pallati mbretëror e ndërtesa e parlamentit me parkun plot skulptura në mes, një  numër i madh kishash të vjetra e me një luks evident, biblioteka mbretëro5re, ndër më të mëdhatë e Europës, teatri mbretëror që me veprimtarinë e vet konkuron me teatrot më të njohur të kontinentit, ndërtesa me bukuri ekzaltuese e bursës, plotësojnë atë kuadër monumentesh që e bëjnë  të veçantë kryeqytetin europian.
Një nga 6 lagjet e Brukselit është edhe ajo që quhet lagjja europiane. Më pak interessante nga ana arkitekturore, sepse dominojnë konstruksionet prej hekuri, xhami e çimentoje, që i japin një ftohtësi të dukshme. Për ta ndërtuar atë janë rrafshuar e zhdukur nga faqja e dheut lagje të tëra. Natyrisht, me fondet e Europës. Ndër ngrehinat më imponuese është ndërtesa e Komisionit Europian, e ndërtuar në vitin 1967. Praktikisht ajo,bashkë me Parlamentin europian që ngrihet pak më tej, përbëjnë zemrën administrative të Europës së Bashkuar.
Ftohtësinë arkitekturore të zonës janë munduar ta thyejnë me parkun e 500- vjetorit , ku janë edhe muzeu i automobilizmit, muzeu i shkencave natyrore, muzeu i armëve dhe i historisë së luftës, që tërheqin vizitorë dhe e gjallërojnë disi atë. Një hijeshi të veçantë i jep parku Leopold, me shumë gjelbërim e lule dhe me liqene të vegjël, plot me rosa. Madje, arkitektët i kanë vënë re pasojat ambientale të atyre komplekseve hekur- xham-çimento e tani po ndërtojnë edhe pista biçikletash, bile edhe blloqe residenziale per banorë.Kësisoj në lagjen europiane nuk do dëgjohen veç zëra parlamentarësh e zyrtarësh të vjetër të Europës, por edhe zëra fëmijësh, që do u kujtojnë zotërinjve me mjekra t’i hedhin më shumë sytë e kujdesin tek e ardhmja.

Në Waterloo

E ndërsa lagjja europiane ka të bëjë me të ardhmen e kontinentit,mua më lindi dëshira të shkoja të vizitoja një qytet të vogël,që ka të bëjë me të shkuarën, me një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë. Qyteti Waterloo, ndodhet nja 20 km në jug të Brukselit, në  drejtim të Francës.Rruga drejt tij më kujtonte disi rrugën që të çon nga Parisi për në Versajë.Veçse pylli I Bulonjës në rrethinat e Parisit, është shumë më i madh, më i dendur e më I frikshëm se ky që na shoqëron  për në Waterloo.
Kontakti me qytetin ishte zhgënjyes.Madje ai i ngjante më shumë një fshati.
-Dua te zbres tek fusha ku është bërë beteja e Valerlo-së,-i them
shoferit të autobuzit.
-Ah, ju doni të shkoni tek Luani i Valerlo-së? Tek stacioni tjetër zbrisni e pastaj do ecni 1 km në këmbë pasi të kaloni lumin,-tha ai.
Pas lumit,një fushë që nuk i dukej fundi.Vetëm tej në horizont disa kodra gati-gati shkriheshin me mjegullën që tentonte të varej deri poshtë. Kisha përpara teatrin ku janë bërë luftimet e njërave prej betejave më të mëdha e më të përgjakshme, që shënoi fundin e Napoleon Bonapartit. Jo pa emocion shikoja rreth e çark, duke u munduar të fotografoja sa më shumë e të fiksoja edhe brenda vetes sime çdo detaj. Në hyrje të fushës, një kodër në formën e një koni gjigand e të gjelbër me një skulpturë në majë. Sa më shumë që afrohem, aq më tepër ajo skulpturë merr trajtat e një luani të gurtë, që shkel me putër një sferë të madhe. Ja pse belgët nuk thonë  “Beteja e Valerlo-së” por “Luani I Valerlo-së”.
Është pak e çuditshme pse ne e kemi të ngulitur emrin e kësaj beteje me humbjen dhe jo me fitoren. Përgjithësisht kur bëjmë fjalë për ndonjë disfatë të madhe ne themi “u bë Valerlò”.Ne kujtojmë emrin e Napoleonit, që humbi në këtë betejë, e nuk përmendim emrin e Wellingtonit që komandonte forcat aleate të 7 vendeve europiane dhe e fitoi betejën.Vetëm kur ulemi në dokumentet historike apo vizitojmë muzetë kujtohemi për të. Pikërisht,në hyrje të fushës ndodhet një kompleks i lezeçëm arkitekturor, ku spikat një tabelë në të cilën thuhet se aty është gjellëtorja ku hante gjenerali.Në fillim kujtova se bëhej fjalë për Napoleonin, por pastaj mësova se flitej për Wellingtonin, që thërritej thjeshtë gjenerali.
Aty në hyrje të fushës,një muze i vogël, biletaria,ku shkoi të marr biletën.
Mësoj se për gazetarët hyrja qoftë në muze, qoftë në xhiron me tren rretheçark fushës, si dhe ngjitja në kodrën e luanit është falas.
Ngjitja për në kodër është një çikë e lodhshme, për shkak se të  226 shkallët e saj janë mjaft të pjerrëta. Vetëm kur ngjitesh në majë vëren se sa madhështore dhe imponuese është skulptura e luanit, krenar, që me atë sferën nën putra duket sikur ka vënë globin poshtë këmbëve. Në atë shesh të vogël majë kodrës, ku ngrihet skulptura,është fiksuar në menyrë të rrafshtë një pllakë metalike me planin e betejës. I ngjan një fushe shahu me përmasa të mëdha. Në njërën anë është shkruar Wellington dhe janë rreshtuar forcat e koalicionit. Nga ana tjetër është shkruar Napoleone dhe renditen valangat franceze. Ndërsa fusha reale e betejës hapet perpara syve gati me përmasa të pakufishme, aq sa  është e veshtirë që vështrimi të rrokë limitet e saj. Ti e vështron e mendon me vete se këtu u bë ajo betejë e paharruar e legjendare e 18 qershorit të vitit 1815. Napoleoni kishte zgjedhur atë ditë në hyrje të verës me mendimin që të përdorte në mënyrë të efektshme artilerinë e tij të fuqishme.
Sipas parashikimeve të tij, beteja do të zgjaste aty rreth 4 orë e pastaj ai do të hynte triumfalisht në Bruksel. Por shiu i dendur që filloi të binte që përpara ngritjes së kampit të luftës e vazhdoi tërë natën, i tingëlloi Napoleonit si një ogur i zi. Për herë të parë oficerët e tij arritën të lexonin tek ai njëfarë shqetësimi. U ngrit në ora një të natës e kërkoi të bënte inspektimin e trupave. Ndërsa Wellingtoni këtë lloj inspektimi e bëri në rrezet e para të ditës. Dukej më i qetë, bënte shaka, madje i kërkoi paguren një ushtari dhe piu çaj të ngrohtë prej saj.
Nuk kam ndërmend të zgjatem e të përshkruaj si u zhvillua beteja.
Historianët e kanë bërë atë në mijëra volume dhe e pasqyrojnë shumë filma. Ajo
zgjati 8 orë. Artileria e Napoleonit nuk funksionoi, se topat e tij mbetën në baltë dhe ishte e pamundur të tërhiqeshin. U vranë 40.000 luftëtarë të të dy kampeve. Napoleoni nuk hyri dot triumfalisht në Bruksel, përkundrazi u kthye mbrapsht me disfatën më të madhe mbi shpatulla dhe do t’i mbyllte ditët e tij në Shën Helenë, ku vdiq më 5 maj 1821.
Poshtë këmbëve kam kodrën-monument, për ngritjen e së cilës u përdorën 290.485 metër kub dhè. Një metër kub për çdo luftëtar që mori pjesë në këtë betejë. (Historianët e rrumbullakosin në 300.000 numrin e luftëtarëve).Idenë për ngritjen e saj e dha Princi i Portokalltë, që ishte një nga komandantët e forcave të koalicionit.Ai ishte në të njëjtën kohë mbret i Hollandës dhe duka I Luksemburgut. Ai e shtroi idenë vetëm dy vjet pas zhvillimit të betejës, por realizimi i saj u bë 8 vjet më vonë. Punimet zgjatën  3 vjet (1823-1826).
Lartësia e kodrës është 40 metra nga niveli i fushës.
Punonjësit e muzeut më rekomanduan të vizitoja edhe një ndërtesë të rrumbullakët, që ngrihej në afërsi të kodrës dhe që e quanin “Panorama”. Nga jashtë pamja e saj ishte më se e zakonshme. Por brenda do të shikoja diçka impresionuese. Panorama ishte në të vërtetë një pikturë gjgante që vinte rreth fasadës së brendshme murale të kullës.Me një shkallë të drunjtë ngjiteshe në qendër të ndërtesës dhe e gjeje veten mes kësaj pamjeje panoramike të betejës.
Vizatime tej mase të gjalla e të bukura, të shoqëruara me efekte zanore sillnin zhurmat e luftës, si krismat, hingëllimat e kuajve, klithmat e atyre që binin, thirrjet e komandantëve, zërin e trompetave, të bënin ta ndjeje veten në fushën e betejës. Piktura është një tabllo madhështore në formë rrethore, me gjatësi 110 metra e lartësi 12 m. Një sipërfaqe prej 1320 metra katrorë. Ajo u realizua nga piktori Luis Dumoulin kur po bëheshin përgatitjet për përkujtimin e 100-vjetorit të betejës.

Ndue Lazri

Dhjetori i shqiptarëve

Nga Ajet Nuro

Tradicionalisht, për shqiptarët, nëntori është muaji i tyre. Ai lidhet me rikthimin e Skënderbeut në Krujë dhe sidomos me kthimin e shqiptarëve në shtetas të një shteti të tyre. Pavarësia e Shqipërisë nuk mund të krahasohet me asnjë ngjarje tjetër në historinë shqiptare sepse pa këtë akt shqiptarët do ishin sot, le të themi, një Kurdistan ballkanik.
Megjithatë, muaji tjetër që shqiptarët jo vetëm nuk duhet ta harrojnë, por edhe t’i referohen, duhet të jetë dhjetori, muaj ky i lidhur me dhjetorin 1990.
Para dhjetorit të vitit 1990, dhjetori, për mua personalisht, ishte një muaj që edhe pse në varfërinë e atyre viteve (varfëri që ne nuk mund ta shihnim por që e konstatuam shumë më vonë…) përbënte diçka magjike tek mezi prisnim vitin e ri me ato zbukurime që ndonëse modeste, i jepnin ngjyra ndërrimit të viteve e me ndonjë pako shoqëruese ku një portokalle merrte një rëndësi që sot nuk mund të gjenden fjalë përshkruese. Shto edhe kartolinat që shkëmbenim me shokë e miq. Nga ato kartolina kam njohur vise të vendit tim që ndonëse i vogël i ëndërrova ti shkelja me këmbë, i rritur kurr nuk munda t’i shikoj. E megjithatë ndonëse dhjetori na dhuronte një pushim prej 15 ditësh, aty nga viti 1990 zbuluam se në ditët e fundit të dhjetorit kishim « shkelur » mbi një ditë të shenjtë duke mbjell heshtje apo më mirë duke dënuar çdo zë që e artikulonte këtë ditë. Bëhej fjalë për Krishtlindjen apo Kërshëndellat siç quhet ndryshe në Shqipëri. Në botën Perëndimore, edhe pse sot nuk bëhet fjalë për një festë plotësisht fetare, sidoqoftë kjo ditë përbënë një nga ngjarjet e vitit, ngjarje që e shpreh magjinë me ngjyrat, dritat, blerjet, dhuratat… Edhe sot pyes veten se si ia dolën të pafetë të evitojnë këtë festë apo edhe festa të tjera që mund të kenë patur ndonjë kuptim qoftë edhe të largët fetar. Dita e verës ishte një nga ato viktima. Por le t’i kthehemi dhjetorit…
Nuk ka një muaj tjetër që të jetë mbushur me ngjarje aq të ngjeshura dhe të ngarkuara si dhjetori i 20 viteve më parë. Kur flasim për ngarkesë, themi në rëndësinë historike të njërit apo tjetrit vendim, në ngarkesën emocionale, frikën, guximin, rrezikun e përplasjeve, e panjohura…veri
Jo më larg se një vit më parë, në dhjetorin e 1989, në Rumaninë ballkanike, rrëzimi i regjimit komunist ishte shoqëruar me rreth 60 mijë të vrarë. E ndonëse për Ramiz Alinë Shqipëria nuk ishte as Lindje e as Perëndim, viti 1990, provoi se Shqipëria, ndonëse nuk ishte Perëndim, ajo ishte përfaqësuesja më e vuajtur e Lindjes. Fatkeqësisht. Nëse Lindja kishte disidencë të organizuar ose pak të organizuar, Shqipëria e varfër nuk kishte asnjë gjë që të mundej të ngrihej kundër së keqes që e kishte kapur. Mund të gjendet këtu shpjegimi se pse Shqipëria kaloi 11 muaj pa një lëvizje që të bënte komunistët të harronin se Shqipëria nuk ishte as Lindje e as Perëndim. Ndonëse 11 muajtë e tjerë veç dhjetorit nuk kaluan edhe aq në heshtje, po të kemi parasysh levizjet në Shkodër apo Kavajë, ngjarjet e 2 korrikut, apo edhe disa artikuj « ndryshe », ishte dhjetori i 1990 që do të ishte muaji që do të ndryshonte historinë e shqiptarëve.
Ndonëse ka nga ata aktorë dhjetoristë që i kanë përshkruar orë pas ore ngjarjet e mëdha të dhjetorit ’90 unë do ta ndaja atë muaj në tre pjesë sipas dhjetëditëshve që e përbëjnë. Kështu, në dhjetë ditëshin e parë kemi lëvizjen studentore, në dhjetëditëshin e dytë lindjen e Partisë Demokratike dhe forcave të tjera opozitare, dhjetëditëshi i tretë rihapi portat për boshatisur vendin. Themi « rihapi portat » po të kemi parasysh hapjen e tyre për herë më 2 korrik po të atij viti. Ngjarjet e dhjetorit 1990 qoftë në dhjetëditëshin e parë të dytë apo të tretë, na kanë shoqëruar për 20 vjetë. 20 vjetë më pas gjykojmë çdo gjë që e kemi « dhuratë » nga ai dhjetor i largët. Pakënaqësi, krenari, cinizëm, hipokrizi, urrejtje, adhurim, nostalgji e të tjera ndjenja shoqërojnë këtë pikë që shënon një kthesë në historinë e popullit shqiptar.
Pa dashur të gjykoj gjithshka ka të bëjë me këtë muaj të madh të historisë sonë, dua vetëm të nënvizojë entuziazmin politik që ngjalli tek shqiptarët dhjetori i vitit 1990. Nja dy fakte që ilustrojnë atë entuziazëm dhe shpresë që ngjalli tek shqiptarët lindja e pluralizmit politik dhe e partisë së parë politike, Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Në janar 1991, disa ditë pas vendosjes së pluralizmit politik në Shqipëri u ndodha në Tiranë. Ato ditë doli numri i parë i Rilindja Demokratike. Ndonëse nga ai janar i largët i vitit 1991 kanë dal edhe gazeta e revista të panumërta dhe ndoshta sot RD është kthyer në një gazetë të dorës së dytë, në ditët e para të saj ajo zhdukej pa dal ende në treg. Madje ngaqë kërkesa për këtë gazetë e tejkalonte ofertën, gazeta shitej me një çmim dy apo trefish. Ata që shisnin gazetën pra nuk delnin keq… Aty për aty mua nuk më bënte përshtypje një gjë e tillë, por me kalimin e kohës gjërat duken ndryshe. Aty mund të gjenden edhe shenjat e para të korrupsionit apo të mpleksies së interesave publike me ato private. Sidoqoftë, RD-ja e atyre ditëve përpihej, jo lexohej. Sot, largimi nga at’dheu nuk përbënë më krim por në janarin e 1991 një artikull si « Kush e braktisi i pari Shqipërinë ?» që jepte emrat e bijëve apo bijave të bllokistëve që me paratë e shqiptarëve rendnin nëpër botë kur shqiptarët e thjesht merrnin plumbin kokës të shoqëruar me damkën « armik i popullit », përbënte ngjarjen e ditës.
Në shkurtin e 1991, pas ngjarjeve tragjike në shkollën e oficerëve të nxitura nga rrëzimi i bustit të diktatorit, shkova tek qyteti studenti. Ende aty, në krah të trotuarëve, ishin vulosur në baltë gjurmët e atyre që bënë histori. Dhe aty në mure mund të lexoje parrulla si « E duam Shqipërinë si gjithë Europa! ». Vetëm sot, pas njëzetë vjetësh, në ditën që po shkruhen këto radhë, shqiptarët mund të lëvizin të lirë, pa viza në kontinentin e tyre natyral…
Në muajin dhjetor të gjithë festojnë mbylljen e një viti me urimin për një vitë të ri edhe më të mbarë. Kudo bëhen bilance e analiza. Kjo është e natyrshmja për të gjithë botën. Për shqiptarët, dhjetori përbënë pikën e ndarjes së dy epokave. I takon këtij muaji që shqiptarët të vlerësojnë vetveten se ku kanë arritur, ku janë me ëndrrat e tyre të thurura në atë dhjetor të vitit 1990, ku janë në krahasim me Europën, ku janë me të drejtat e njeriut, ku janë me të drejtën pronësore. Duke u parë në pasqyrë, shqiptarët mund të korrigjohen dhe kështu kur të urojnë një vit të ri të mbarë, mos të ngelet veç një urim…

Moldavia dhe Kosova – dy fate të ngjashme

Vera DUSHI

Republika Moldavia aktuale është trualli ndërmjet lumenjeve Prut dhe Nistru.
Historia e saj është shumë e larmishme.
Në vitin 1359 u themelua Trualli i Moldavisë që ishte nën suzeranitetin ose ndikimin politik të Mbretërisë Hungareze, Mbreterisë Polone dhe Perandorisë Osmane.
Në vitin 1792, Perandoria Osmane u detyrua të dorëzojë territoret në rajonin që tani emërohet Transnistria Perandorisë Ruse.
Pra, perandoria ruse arriti të ketë një kufi të përbashkët me Moldavinë.
Pas luftës ruso-turke prej 1806, nëpërmjet traktatit të Bukureshtit të 1812, Perandoria Ruse ka aneksuar tri territore të reja, truallet nën Turqi, si Hotini dhe Buceacu dhe territorimol midis Prutit dhe Nistrut..
Trualli i Buceacut kishte edhe emërtimin Basarabia, pas sundimtarit rumun Basarab I.
Perandoria Ruse ka përdorur emrin Basarabia për tërë zonën e sunduar dhe e ka konsideruar një truall bujqësor për prodhimin e drithërave, duhanit, hardisë, lopeve dhe kuajve, ka ndërtuar hekurudha që sollën këto prodhime në Odesë dhe ka ndërtuar qytete ruse.
Rusia ka përdorur këmbimin e popullatave dhe të emërtimeve, duke dëbuar turkët dhe tatarët në drejtim të Perandorisë Osmane dhe rumunët në ndërtim të Rumanisë, duke i zëvendësuar me bullgarë, me gjermanë, me zvicerianë, më rusë dhe ukrainas.
Ata kanë rusifikuar gjithashtu emërtimet e qyteteve.
Basarabia bashkohet me shtetin – amë më 1918.
Realizimi i bashkimit ishte rezultati i veprimit të rumunëve në konjunkturën e favoshme të Luftës së Parë Botërore, kur populli ka ushtruar të drejtën e vetëvendosjes.
Në vitin 1940, në kontekstin e paktit midis Hitlerit dhe Stalinit, Rumania humbi territore në lindje: në qershor 1940, pas një ultimatumi dhënë Rumanisë,
Bashkimi Sovjetik ka aneksuar Basarabinë, Bukovinën e Veriut dhe Trualli i Hercës.
Dy të tretat prej Besarabinë u kombinuan me Transnistrinë, për të formuar RSS Moldavia. Një e treta iu ofrua RSS të Ukrainës.
Kjo është e njëjta gjë që i ka ndodhur edhe Kosovës Historike, që u pushtua nga Serbia më 1913 dhe më 1945 dhe u copëtua midis Serbisë dhe “Maqedonisë”.
Ashtu si në Kosovë, ku u kryen krime ndaj popullatës shqiptare, ku u burgosën mijëra e mijëra shqiptare, edhe në Basarabi elita politike dhe shoqërore u burgos apo u pushkatua. Çdo tendencë rezistimi ndaj rusifikimit ishte dënuar rreptë.
Megjithatë, popullata nuk u dorëzua. Si në Kosovë, u formuan organizata patriotike të shumta, si Fronti Kombëtar Patriotik.
Në 27 gusht 1990, Moldavia shpalli pavarësinë e saj.
U formua si republikë të pavarur.
Por bashkimi me Rumaninë vonoi.
Ka filluar edhe luftën në Transnistrinë, territori tej Nistrit ku u vendos regjimi rusofon i Igor Smirnovit, që shpalli pavarësinë prej Moldavisë. Tërë lëvizja kombëtare pro bashkimit me Rumaninë u implikua në luftë dhe «vdiq», u zbeh në frontin e betejes. Ishte taktikë e mirë e tërheqjes së vemendjes prej problemit themelor të bashkimit me Rumaninw, ideja e «Transnistrisë».
Regjimi qeveritar ishte në dilemë, ose të shpallte bashkimin me Rumaninë, ose të mbeti të pavarur.
Në këtë kontekst, doli në krye prapë Partinë Komuniste, që filloi të shtrengonte marrëdheniët me Rusinë dhe të shpikë ekzistimin e «kombit moldav», i ndryshëm nga ai rumun. Kjo deri më 2008, kur shpërtheu revoltën qytetare, si pasojë të zgjedhjeve të falsifikuara. U organizuan disa rradhë zgjedhjesh dhe përkohësisht pushteti e morën partitë pro-perëndimore.
Tani, në zgjedhjet e 28 nëntorit 2010, vendi i parë e fituan prapë komunistët.
Çka ka ndodhur në Moldavi pas 1989 është shembull politik për Kosovën.
«Republika» e Kosovës u formua nga mafia politike shqipfolëse për të mos u bashkuar më kurrë me Republikën e Shqipërisë.
Kjo është dëshmuar nga deklarata e Bajram Rexhepit, më 2.11. 2010.
Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete, të cilat kanë aq shumë të përbashkëta, por ekzistojnë si shtete të veçanta. Dhe të tilla do të mbesin”, është shprehur Rexhepi (gazeta Telegraf).
Tentohet krijimi i «kombit kosovar», i ndryshëm nga ai shqiptar.
Më shumë, veriu i Kosovës i ngjahet Transnistrisë, ku ka shumë grupe paraushtarake dhe institucione paralele serbe. Ata nuk do të shpallën pavarësinë e tyre prej Kosovës, por do të tentojnë shkëputjen dhe bashkimin me Serbinë.
De facto Kosova është nën ndikimin serb dhe bashkësia ndërkombëtare ashtu e dëshiron nëpërmjet nxitjes së bisedimeve të përhershme me Serbinë.
Eshtë e nevojshme që forcat patriotike të marrin pushtetin, por kjo nuk mund të bëhet nëpërmjet zgjedhjeve, ku hajdutat prapë do të vjedhin votat, por nëpërmjet revoltës gjithëqytetare.
Kosova është truall shqiptar dhe duhet t›i bashkohet Shqipërisë një hërë dhe përgjithmonë, pas referendumit, si ushtrim i së drejtës së vetëvendosjes.

Disa episode kujtimesh nga bota intime e shpirti human i kompozitorit Tonin Harapi

Agron Luka

E pranova dhe e prita me njëfarë detyrimi qytetar, ftesën e prof. Qamil Gjyrezit, për të shprehur disa kujtime krejtësisht të thjeshta, për kompozitorin e shquar të qytetit të Shkodrës Tonin Harapi, njëri ndër autoritetet e kulturës së muzikës së lehtë, muzikës së përpunuar popullore dhe muzikës klasike e operistike shqiptare të shek XX.
Ky përkujtim u realizua, me datën 30 janar 2011, në Bibliotekën Marin Barleti, të Shkodrës. Ishin të ftuar dhe nderuan me pjesmarrjen e tyre, një pjesë e mirë e ajkës intelektuale të qytetit të Shkodrës. Referatin kryesor, “In Memoriam”, për muzikën e mbajti prof. Qamil Gjyrezi. Pianistia Dorina Saraçi, foli për jetën dhe aktivitetin e kompozitorit dhe luajti disa pjesë në piano. U shfaqën edhe pjesë të filmuara nga krijimtaria e kompozitorit. Mbajti një fjalë bashkëmoshatari prof. Ndoc Gurashi, ku treegoi se si interesohej kompozitori për muzikën popullore shkodrane te kangëtari i mirënjohur Kol Gurashi, si e kishte ndihmuar Prenk Jakova etj. Foli për disa kujtime personale, muzikologu e shoku i klasës në liceun artistik Jordan Misja në 1947, Gjok Vata. Agron Luka, kishte pregatitur kumtesën: “Disa episode kujtimesh nga shpirti intim e human i kompozitorit Tonin Harapi”, nga e cila për arësye kohe, mungesë nxehtësie etj, u lexua vetëm një fragment episodi. Simbas dëshirës dhe kërkesës së pjesmarrësve po e paraqesim për botim në gazetën Shqipëria Etnike.
Shënim: Dëshiroj të theksoj një vërejtje të rëndësishme. Bahet fjalë në lidhje me datëlindjen dhe datë vdekjen e kompozitorit. Në prezantimin në Wikipedian shqiptare ka dy informacione 1926-1992 dhe 1925-1991, ku në të dy prezantimet mungojnë datat e sakta dhe ky lloj informacioni nuk është aspak serioz! Me sa kam ditur unë dhe me sa ma konfirmoi edhe prof. N. Gurashi, Tonin Harapi ka lindur në vitin 1925 dhe ka vdekur në vitin 1991. Nëqoftëse do ishte kështu i bie që të jetë viti i 20 vjetorit të vdekjes dhe do ishte mjaft e pahijshme që të mos saktësohet e të përkujtohet!

***
Jo rrallë po na ngjet që: “Po ulen malet, e po na ngrihen halet”… Me ju thanë të drejtën, më erdhi mjaft hidhur, kur në internet gjeta edhe disa lloje konsideratash për kompozitorin Tonin Harapi, për disa tekste e titullatura të etiketuara me termin “makabre”! Sigurisht, nuk jam se duhet ta çensurojmë mendimin e shkrimin e lirë, por do të doja ta nënvizoja se kompozitori T.H. në realitet shquhet, në krahasim me kolegët e tjerë për shumë më pak të tilla të ashtuquajtura “kompozime me tekste makabre”. Pastaj, nga cili kompetent, vijnë këto konsiderata?!
Tonini, e ka pjesën më të madhe të qëndrueshme, të mrekullueshme, të vlerësueshme edhe nga kompetentë europianë e botërorë, i ban nder vendit tonë, qytetit tonë dhe kaq mjafton. Pa mendoni pak, se çfarë do ishte vendi ynë pa këto korifej?!
Xhaxhai im, i ndjeri albanologu i njohur Kol Luka, ka patur për grua motrën e Tonin Harapit dhe nga ky fakt, komunikimet e mija ndonëse të rralla dhe me kapërcime vitesh, kanë patur diçka të spikatur.
Familien Harapi, te shtëpia e vjetër, aty te shkolla e mesme “Jordan Misja” sot, e mbaj mend qysh nga fëmijëria e hershme. Kam njohur të atin Lecin, kam njohur nanën Bernardina, motrën e fotografit të famshëm Geg Marubi, kam njohur shumë mirë edhe Zefin, vëllain e Toninit.
Tonin Harapi, që dukej si shumë serioz, i heshtur dhe hermetik, shpesh dukej një natyrë sentimentale, por në fakt, ka patur edhe një humor të spikatur dhe ka qenë shumë inteligjent.
Në vitin 1969, ndodhesha ushtar në Tiranë, Tonin Harapi, më takon në bulevard tuj ecë krahpërkrah e tuj qeshë, me kompozitorin e dirigjentin Ferdinand Deda. Ky Ferdi, siç e thërrisnin, ishte një njeri fenomenal për thjeshtësinë e shoqërinë me njerëz të çfardollojshëm. Në mënyrë të habitshme njihte me qindra ushtarë direkt me emër. Atë ditë Ferdi më nxori mua një liri-dalje…
Tonini, i drejtohet Ferdinandit:
– Se ke shoqni edhe me Gon Lukën, gjallë se kisha mendue!
– Eshtë kitarristi i repartit ku unë baj zborin. Aktualisht po inçizojmë disa kangë me kor ushtarësh, për televizionin e Tiranës.
– Po Agroni asht edhe kushri i jemi, – i thotë Tonini…
– O ju shkodranët, “mor ta marsha”, jeni të gjithë kushrij kur jeni jashtë Shkodrës…
… Njëherë tjetër, po ushtar, në buzë mbramje isha duke shkuar te stacioni i autobuzit për t’u kthyer në repart te “Rrapi i Treshit” dhe po më përcillte vëllai im i madh. Kur bam, na del përballë Tonini, ashtu simbas zakonit, gjithnjë me një melodi në mendje e tuj e “ekzekutue” me frymë në buzë. Sa e mori vesh, na thotë, po vij edhe unë dhe po e përcjellim Agronin.
Aso kohe u kisha treguar te xhaxhai një ngjarje reale mjaft qesharake, të një ndihmësi kuzhinjeri kuqalash të repartit, i cili quhej Th. K.
Rrugës Tonini më kërkoi t’ia ritregonja atë ngjarje, si me thanë kishte qef ta dëgjonte “origjinalin” nga goja ime. Unë i thashë:
– Dakort se ti ke dëshirë ta dëgjosh nga “origjinali”, direkt nga “ekzekutimi im”, por prap se prap, kanë për të humbur shumë vlera, sepse duhet t’i bie shkurt, nuk mund të bëj një përshkrim hapje, nuk mund ta përshkruaj atmosferën dhe pikën kulminante, nuk mund të imitoj me za e me xheste etj, dhe mbi të gjitha duhet ta them serioz dhe me zë të ulët “troppo basso”, sepse jemi në rrugë.
Apo edhe nuk i kam rënë kitarrës atë ditë, o Tonin, dëngër-dënger-dëng, si llabutkë me këngë kolonjare, duke shoqëruar Nikolla Lanin, një fizarmoniçist nga Gjirokastra…
Ndihmës kuzhinjeri Th. në prani të kuadrove më të larta ushtarake të M.M.P të R.P.SH, në një drekë, me përshtypje udhëtimi nga RP e Kinës, zgjidhi një enigmë të lartë integrale! Dreka shoqërohej me qengja të pjekur, me meze, me raki e me zorrë të përbrendëshme kukurecash. Th. e zgjidhi, me një të rënë enigmën misterioze, “Nyjen Gordiane” se, si ishte e mundur që 20 milionë ushtarë të UÇK kineze për 24 orë, nëqoftëse dikush i prekte Shqipërisë një qime bythe, do të lanin sytë në detin Adriatik! Ky Sihariq vinte simbas një “DEKLARATE” të Kryetarit Mao Ce Dun! “Eureka e Thomait”, si zgjidhia e vetme më e mundshme dhe si maksimumi i mençurisë së tij, rezultoi: me anën e një tuneli supersekret Kinë – Shqipëri! Th. në finale u këputi edhe një të sharë dashamirëse miqve të shpirtit: “Ore janë për t’u q… t’ëmën këta kinezët, qysh e kanë bërë gjim këtë tynel?! Për këtë “zgjidhie superinteligjente”, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, që ishte tapë dhe i merrej goja ca se ishte gagaç/belbacuk natyral dhe ca nga pija, i bëri lavdëratën maksimale jo vetëm Thomait, por edhe eprorit të tij më të afërt, që ishte kryekuzhinjeri oficeri Perendi Demishaku, një 200 qillosh, bashkëpatriot nga Llakatundi. Pa le pastaj ajo Deklarata se, palët nuk kishin patur asnjë divergjencë, por vetëm një: “Ne u thoshim atyre shoku Mao Ce Dun është udhëheqësi më i madh botëror dhe klasiku i pestë i marksizëm-leninizmit”, ndërsa ata na thoshin neve: “Jo, jo, jo, shokë shqiptarë e keni shumë gabim, Shoku Enver Hoxha është udhëheqësi më i madh botëror, babai i proletariatit, arkitekti e klasiku i pestë i marksizëm-leninizmit bashkëkohor”.
Ishte koha kur secilit ushtar shqiptar i takonte të vriste nga 200-300 ushtarë armiq, sepse simbas mençurisë strategjike të shokut Enver, kufiri shqiptar ishte si një portë e ngushtë dhe armiqtë nuk mund të hynin të gjith njëherësh. Kështu ne do i vrisnim, një e nga një, ose dy e nga dy. Sa për sulmin nga ajri e me desantë shoku Enver e kishte ballancuar raportin e forcave, sepse në të gjitha vreshtat dhe pemëtoret kishte instaluar kunja-heshta, ku armikut do t’i ngulej kunji në bythë. Këtë strategji gjeniale shoku Enver e kishte përpunuar nga eksperienca e tij personale… Ardhja edhe e kësaj ndihme kolosale internacionaliste nga Kina, me këtë tunel nga pas, krahas tuneleve vendase dhe fortifikimeve bunkera, ishte një surprizë… flitej aso kohe se, Kina do na sillte edhe armë të rënda bërthamore…
Edhe megjithse ia tregova shpejt e shpejt e duke u ruajtur sa majtas e djathtas, Tonini, mbeti tuj shfry si ata motorrat e dum-dumave me një piston, sepse aso kohe nuk guxojshim as me qeshë fort. (Shumë më vonë këtë tregim e pata shkruar dhe botuar.)
Aty te qendra, Tonini shkon te një dyqan dhe më blen dy panine dhe disa qofte. Ishte një xhest i thjeshtë, por mjaft domethanës.

***
Prindërit e mij mbetën me dakada në internim… Një ditë, vjen te babai im një plak, me lot ndër sy. Ishte xhaxha Shemia, kryeustai i Sazeve të Roskovecit, i binte llabutkës.
– Qysh t’ia bënj o shoku Xhevalin, kam rënë në pikë të hallit. Nuk e ka fituar bursin dhe konkursin për kosevator, Vakthiu.
– Ah, sa po më vjen keq. Po, kush e ka në dorë, këtë mor usta Sheme?
– Po ja, e ka në dorë një shkodrian, një Tonin Arapi. E njeh ti këtë?
– Ah, sa mirë e njoh, aq sa ty nuk ta merr mendja. Po të baj nji letër dhe të shkojë vetë Vakthiu qysh nesër dhe t’ia japi në dorë, por sakënd se ja tregon kujt, veç atij. Besoj se, ai ka me ba ç’mosin për mue.
Toninit i kishin shpëtue padashje disa pika loti… Vakthiu e mbaroi konservatorin. Më vonë pati fituar çmimin e parë në një nga festivalet e RTSH. Mbaj mend melodinë dhe disa vargje, “Topa bore hedhin shokët tanë”…

***
Njëherë e kam takuar Toninin, te shtëpia e axhës Kolë në Tiranë, diku andej nga mesi i viteve 80-ta. Ishte ditë e shtunë dhe binte një shi si do zoti. Kur hyra unë, i gjeta duke diskutuar për operetën, “Mulliri i Kostë Bardhit”. Nga sa kuptova, Tonini nuk dukej shumë entuziast, mbase një tekst i tillë kishte ndikuar të çalonte edhe muzika.
Në një moment, mua më kapi gazi, në fakt thjeshtë nga titulli pak si qesharak dhe ç’ishte e vërteta e kisha konsideruar edhe si operetë komike dhe i thashë:
– Po mir mor Tonin, pse nuk zgjodhe ndonjë mulli dhe mullixhi tjetër? Pak mullinj dhe mullixhinj të shquar ka Shqipëria, apo këtë ta rekomanduan si tekstin më të mirë?
Tonini, duke e ditur natyrën time për batuta qesharake, më thotë:
– Hë Gon, a ke ndonji vërejtje kritike për novelën”Mulliri i Kostë Bardhit”, të shkrimtarit Naum Prifti dhe për operetën time? Shiko se, mos ma kthesh në qesharake si atë tekstin për atë ndihmës kuzhinjerin kuqalosh?
– Akoma edhe mbas kaq vjetësh e mbake mend atë kuzhinjerin si këndez i rjepur dhe kuqalosh?! Ha, ha, haaa. Hëë, ajo ngjarje do kishte dalë një alamet teksti për një operetë komike tragji-komike, për të “lëpirë gishtat”, me titullin: “Eureka e ndihmës kuzhinjerit” ose “Plasja aksidentale e një pordhe atomike në Tiranë”.
– Por, kush asht burrë, që ia vën micës kumbonën në fyt, se! – e plotësoi Tonini.
Pastaj vazhduan të qeshurat.
– Me ta thanë të drejtën mor Tonin, as nuk e kam pa operetën e as nuk ia kam idenë, se për çfarë subjekti bahet fjalë, a asht tekst me operetë heroike tragjike, dramaturgjike apo komike, apo tragji-komike bashkë. E di se, Naum Prifti, shkruan edhe për çobenjtë vllehë-aromunë, shkruan për stanet dhe bulmetoret me tema kolonjare e myzeqare. Me vesh të lirë duket alamet titulli e goxha temë e randësishme aktuale, me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare. Rëndësinë ideologjike dhe politike ia shton edhe fakti se, nuk bëhet fjalë për mullinj me erë si të Don Kishotit, as për mullinj turq për bluarje kafeje, por për mullinj hidrikë shqiptarë, të shekullit XX. Vend trimërije dhe institucion social kulture ky mullini, me tradita shumë të lashta, objekt shumë i rëndësishëm edhe për kulturën revolucionare. Por, po të më kishe pyetur mua do të kisha rekomanduar ose ndonjë mulli tjetër ose ndonjë berberhane.
– E di se nuk e ke keq, po më intrigon për një operetë komike. A ke ndonji ide me berberhane?
– Epo, me që “llafi nget llafin”, njoh një berber adapt unë, xha Sadushin, “Berberin e Roskovecit”, që ka bërë 18 djem dhe dy vajza. Të rruan e të qeth pa lagur qeros ose ballaboks, bile të heq edhe ndonjë pjesë të tepërt edhe pse Perendia e bëri njeriun prej terakote në formën më të përsosur dhe simbas shëmbëllimit të tij pa asnjë pjesë të tepërt… Kjo berberhane dhe ky berber ia kalojnë ku e ku edhe me kualitete edhe me kuantitete, atij xhaxha Figarosë të operetës që titullohet “Berberhaneja e Sevilies”.
– Me vërte e njeh këtë xha Sadushin, apo po tallesh?
– Seriozisht e kam, asht real dhe bile edhe vëlla dëshmori. Shoku Enver personalisht i ka dhurur dy lopë për kontributin e shquar patriotik e internacionalist se, ka shtuar rracën shqiptare.
I gjith ky dialog “qit e prit”, u shoqërua me ilaritet. E kishim edhe pak me nge se, shiu as dukej se do pushonte. Tonini më tha:
– Pasha zotin, mor Gon, ma hoqe mërzinë, po na ban me majtë barkun me dorë.
– Po Goni, ka plot aktivitete, qysh i vogël, -i tha axha.
Pak ma vonë axha kambënguli t’ia tregonja Toninit, një “shpikie të madhe”, se si e kisha rregulluar nga fundi i viteve 70-të një gramafon të vjetër me zemrek, “La voce del Padrone”. Ky gramafon kishte një histori të veçantë…
Ishte nga ata gramafonat ku qeni kjan tuj ndigjue zanin e të zotit të vdekur. Këtë gramafon, nuk e kishte rregullue dot as vëllai i Toninit, Zef Harapi.
– Ja si e rregullova. Zemrekun e këputur e ktheva me skuqie me oksigjen, ndërsa sustat petë të thyera i zëvëndësova me brisqe rroje që i preva me gërshërë. Ditën e kësaj shpikie të madhe, kisha deklaruar si Edisoni: “Nuk do të dalim jashtë, pa e bërë të këndojë këtë makinë”! Atë ditë plotësova një dëshirë të babait tim, për t’i dëgjuar edhe një herë ato pllakat e rinisë së tij. Në 15 janar të vitit 1980, ai vdiq… Në gramafon qëndron ende kanga Caminito, që babai im e ka dëgjuar të fundit herë…
Atë mbasdite, me Toninin dhe axhën Kolë, kujtuam disa tituj kangësh, diku edhe me pak melodi, e diku edhe me disa fjalë nëpër të. Ishin muzikë e lehtë e këngëtarë italianë, francezë etj. Tonini, shprehu shumë interes për pllakat me muzikë klasike dhe çuditej se si i kishin blerë qysh në ato kohë gjith atë fond. Si më të spikaturat nga muzika e lehtë kujtoj, “Tango di Mezzanotte”, “Valzer di Mezzanotte”, “La Mazurka di Carolina” etj. Kujtuam edhe këngën Lili Marlen, në një version italian simbas pllakës së gramafonit, me atë hapjen me borijen e zgjimit të repartit. Unë i tregova, simbas babait tim se, versioni original ishte kënduar për herën e parë nga Radio Beogradi, që ishte transformuar si radiostacion nazist me një emision si Radio Posta, për ushtarët nga fronti i lindjes. Diku në televizor, aty nga viti 1979, nëqoftë se nuk gaboj, babai kishte parë edhe një film italian, ku këndohej kënga Lili Marlen, pastaj e kishte dëgjuar edhe te një emision në Rai. Besoj se anglisht e me një zë të trashë duhet ta ketë kënduar një këngëtare hollandeze, më duket Amanda Lear, e cila për disa vjet aso kohe, ka qenë edhe si prezentatore në Rai. Unë e kam dëgjuar disa herë këtë version. Simbas një filmi anglez, bazuar mbi disa dokumente “top secret” angleze, këngëtaria e Lili Marlen, na kishte qenë edhe dashnore intime e Adolf Hitlerit edhe një agjente sekrete angleze.
Tonini, dëgjonte me shumë vëmëndje dhe nuk më ndërpreu. Ai sigurisht duhet t’i kishte ditur ato informacione, sepse nuk kishte ngelur t’i mësonte nga unë, por siç e kam reflektuar më vonë, donte të hetonte se, si mendonim dhe gjykonim ne aso kohe.
– Ti Gon mendon se, simbas këtij filmi, ka njëfarë gjysëm reabilitimi të kangëtares dhe kangës Lili Marlen?
– Nuk e di, nuk jam në gjendje të them se, te ai film bahet fjalë për ndonjëfarë gjysëm ose çerek rehabilitimi, por besoj se, bahet fjalë për mos ta zhdukur komplet nga memoria dhe nga historia, ose ma keq akoma për ta kopjue dikund. Si muzikë asht mjaft e bukur dhe me një lloj melankolie të spikatur. Do kisha thanë se, të imponohet, të ngulitet në mendje dhe dashje pa dashje ky lloj infektimi nuk shkulet lehtë. Për ne brezin tim, mbas kaq dekadash, na duket se, ndoshta edhe e vetme kjo kangë e përfaqësonte të gjithë atë epokë. Një film shqiptar, me ato dy heroinat gjirokastrite, më duket se, ka ndukur një copë me motivet e këngës Lili Marlen, siç edhe ndonjë marsh ushtarak!
Mbasi kujtuem edhe nja dy-tre kangë të tjera, nga fundi m’u kujtua për sherr edhe një kanconetë italiane: “O molinara”. Tonini sigurisht e dinte perfekt.
– E shikon, ja ku fle lepuri.
Kaq u desh dhe plasi përsëri ilariteti.
– Hë Agron, e shoh se, ke edhe diçka me thanë për temën me mulli…
– Kam, kam edhe pak. Ishalla nuk ia ke capitur edhe ti ndonjë copë kësaj molinarës, si A. asaj kangës fetare, megjithse atë “Kasollen e Galigatit” në “Stanet e Shmilit” e ka qarë. Këto janë temat madhore dhe të pavdekshme, që presin Partia dhe shoku Enver, nga ju kompozitorët tanë. Prandaj edhe ju dërguam jashtë shtetit. Gjynah, vete e harxhon, e çon dëm gjithatë muzikë me një copë mullixhi balash.
– Hë, pra e hangra e çova muzikën dam. Por jetës nuk i dihet, ndrron puna dhe atëhere mundena, me e përpunue, me i ndërrue edhe tekstin. Ke ndonjë propozim për një tekst alternativ, për ta kthyer si operetë komike?
– A shoku kompozitor, këtë nuk e di, sepse nuk e di fare as muzikën. Më përpara duhet bërë kritika, simbas metodës dhe rregullave të realizmit komik socialist, pastaj nëse Partia dhe shoku E., e gjykojnë të përshtatshme, mundesh ta riparosh. Ndryshe e hedhim si firo legale me proçes-verbal ose përndryshe e qarkullojmë ca kohë kompozitorin, akoma më ndryshe e fusim edhe në burg, pse jo edhe e ekzekutojmë, ia lehtësojmë kokën.
– Por, ja ta zamë se ju mund të jepnit disa konsiderata paraprake, si do t’i jepnit?
– Pak a shumë kështu. Muzika dramatike, teksti komik, anasjelltas teksti dramatik muzika komike, “merre me lang se, mishi u mbarue”. Përsa i përket muzikës me mulli uji, muzika duhet të jetë e bukur, e ëmbël si zhurma e ujit që bie mbi lopata dhe si ritmika e njëtrajtëshme e gurit të mokrrave të mullirit, duhet të ketë edhe një refren që të përsëritet sa më shpesh si muzika popullore, por kujdes se muzika nuk duhet të jetë as monotone, ajo duhet të bluajë sa më hollë, jo edhe aq hollë si niseshte por, duhet të kapë deri edhe jonet e vogla të zbrazjes së miellit. Sidomos rëndësia më e madhe, duhet t’i kushtohet tekstit, që ai të jetë i kombinuar me kohën e bluarjes së sasisë së përgjithshme të bereqetit. Mullixhiu duhet të jetë me Partinë edhe të mos vritet në luftë sepse na duhet mbas çlirimit, pra kujdes me tekstin, sepse teksti të dhjet muzikën ore, të merr në qafë për ideal të Partisë. Edhe nuk duhet që asnjë kokërr bereqeti të vejë dëm. E kuptove, nuk ka shumë rëndësi muzika, rëndësi primare ka teksti.
– Por, a nuk ka rrezik se, na ndodh, “ma ke nxeh gomarin, ma ke ftoh gomarin”?
– Përsa i përket kësaj çeshtjes, “ma ke nxe gomarin, ma ke ftof gomarin, apo fluturon ose nuk fluturon gomari”, them se, ke të drejtë. Nuk është në dorën tonë. Njoh unë një kompozitore flokbardhë që ka mbaruar në Moskë. Kjo shoqia pati bërë dy alamet operash me dy poemat e rënda e madhështore të I. K., por kishte biografinë e keqe! Një t’i futur një të spiunuar dhe vajti për Hoxharë… Me një fjalë, “Kur është mullixhiu dhe mielli, nuk janë mulliri dhe thesi” ose anasjelltas! Kupton?
Por, shoku kompozitor, edhe teksti duhet parashikuar. Se ja përshembull po i doli tekstit ndonjë yçkël, ose po të ketë devijuar xhaxha Kosta një metro nga pozicioni në kohë të luftës, ose ndonjë nip i tij të ketë devijuar nga vija e Partisë, si puna e atij tradhëtarit, të verbërit Fuat Çela, të cilin Partia sapo e zbuloi se, ky qelbësira shihte nga të dy sytë…
Më keq akoma, po ja devijoi edhe vetë Naum Prifti?! Iku vate pastaj, arti, teksti me gjith muzikë. Partia i zbulon tradhëtarët edhe të vdekur edhe të gjallë. Urdhëro fol, po deshe!
– Nuk kam asgja, as ç’ka me i shtue e as me i heqë parafolësit kritik arti.
Gazi plasi përsëri.

***
Per finire
… isha i ftuem në martesën e Gjinit, djalit të Toninit, te nji lokal këtu te Universiteti i Shkodrës. Dikush, në fund u kujtue për një pjesë të Toninit, më duket “Të due o det”. E shoqia Zina, e bija Tringa dhe e motra Roza, u përlotën… Më bani shumë përshtypje dhe u preka. Sa poshtërsi e mosmirënjohje e atij regjimi dhe sa mosmirënjohje edhe e këtij regjimi!
Gramafoni, i stërdemoduar i viteve 30-të, me zemrek dhe me susta brisqe rroje, këndon edhe sot e kësaj dite pa ja ndërruar asnjëherë brisqet, ndërsa njerëzit që ne po kujtojmë, kanë ikur me kohë nga kjo botë…

Biografia e kryeministrit Berisha

Lindur me 15 tetor, 1944, Sali Berisha u diplomua me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës në vitin 1967. Ai u specializua në degën kardiologji dhe më pas u emërua si asistent/profesor mjekësie në të njëjtin universitet dhe mjek kardiolog në Spitalin e Përgjithshëm të Tiranës. Gjatë viteve ’70, z. Berisha u dallua për punën kërkimore në fushën e kardiologjisë në Shqipëri dhe u emërua profesor kardiologjie në universitetin e Tiranës. Në vitin 1978 ai fitoi një bursë nëntë mujore nga UNESCO për studime të avancuara dhe trajnime në Paris. Pas kthimit në Shqipëri, Berisha filloi një program kërkimor për homodinamikën që tërhoqi vëmendjen e shumë kolegëve evropianë. Në vitin 1986 u zgjodh anëtar i Komitetit Evropian për Kërkime Mjekësore me qendër në Kopenhagën, me të cilin punoi për përpunimin e strategjive kërkimore shkencore “Shëndet për të gjithë”. Studimet shkencore ndërkombëtare në kardiologji të z. Berisha ishin origjinale dhe të rëndësishme; ato u botuan në gazeta dhe revista mjekësore prestigjioze në Evropën Perëndimore. Në vitin 1989 iu dha titulli Profesor në Universitetin e Tiranës.
Me vdekjen e diktatorit Enver Hoxha në vitin 1985, Sali Berisha shpresonte se udhëheqësi i ri i vendit, Ramiz Alia do të ndryshonte rrugën e paraardhësit të tij dhe politikës Staliniste dhe do të inkurajonte ndryshimin. Por, së bashku me një numër që rritej dita-ditës intelektualësh, studentësh dhe punëtorësh të rinj, ai u zhgënjye kur këto shpresa nuk iu realizuan. Në vitin 1989, ndërkohë që vendet e Evropës Lindore filluan të bra1ktisnin komunizmin, z. Berisha dhe avokatë të tjerë të reformës u bënë më të hapur në thirrjet e tyre për ndryshim në Shqipëri. Në tetor 1989 në një intervistë në Televizionin Shqiptar, z. Berisha e nxiti regjimin të fillonte një program të gjerë liberalizimi por intervista e regjistruar nuk u lejua të transmetohej. Të fillim të vitit 1990, Berisha e nxiti regjimin të zgjeronte qëllimin e reformave përfshi dhe krijimin e një sistemi politik demokratik shumëpartiak dhe të një ekonomie tregu. Në fillim të viteve ’90, z. Berisha ishte dalluar si një nga personat më respektuar të lëvizjes për reformë në Shqipëri.

Në një intervistë për gazetën e Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë, intervistë e cila u botua gjithashtu dhe në shtypin ndërkombëtar, Berisha kërkoi që të merrnin fund barrierat e mbetura ndaj lirisë së mendimit dhe shprehjes, që shqiptarëve t’u garantohej e drejta të udhëtonin lirisht brenda dhe jashtë vendit, dhe që Shqipëria të braktiste politikën e saj të jashtme izoluese. Në gusht të vitit 1990 në një takim të intelektualëve të vendit të mbledhur nga Presidenti Ramiz Alia, z. Berisha e nxiti Partinë e Punës së Shqipërisë të hiqte nenin 3 të Kushtetutës komuniste i cili sanksiononte që Partia e Punës kishte pushtet të plotë, të njihte Kartën e të Drejtave të Njeriut, të hartonte një Kushtetute të re demokratike, dhe të hiqte të gjitha monumentet e Stalinit në të gjithë vendin. Në një artikull të botuar në gazetën “Bashkimi” me 17 shtator të vitit 1990, z. Berisha dënoi, ato që ai i quajti “reforma kozmetike” të regjimit të Ramiz Alisë, të cilat i kishin shërbyer vetëm përkeqësimit të gjendjes në vend. Pa pluralizëm politik, argumentoi ai, nuk mund të ketë demokraci të2 vërtetë në Shqipëri.
Në dhjetor të vitit 1990, z. Berisha u bashkua që ditën e parë me demonstratat e studentëve që detyruan qeverinë të miratonte krijimin e një sistemi shumëpartiak. Z. Berisha u bë drejtuesi i Partisë Demokratike (PD), partia e parë dhe më e madhja e opozitës së re. Ai u zgjodh zyrtarisht kryetar i PD-së në shkurt të vitit 1991 në kongresin e parë kombëtar të partisë. Megjithëse PD-ja nuk ishte në gjendje të krahasohej me burimet financiare dhe organizative të PPSH-së, në zgjedhjet parlamentare në mars të vitit 1991 fitoi 39% të votave popullore dhe doli si partia
kryesore e opozitës në Kuvendin Popullor.
Megjithatë kur qeveria e re e PPSH-së nuk ishte në gjendje të qeveriste vendin pas shpërthimit të grevave të përgjithshme të organizuara nga bashkimi i sindikatave jo-komuniste, PD-ja ra dakord të merrte pjesë në një qeveri koalicioni të mandatuar për të zgjidhur problemet dhe të përgatitej për zgjedhje të reja. Në dhjetor të vitit 1991 z. Berisha dhe PD-ja, të shqetësuar nga përkeqësimi i ekonomisë, mosfunksionimi i ligjit dhe rregullit dhe raportet për korrupsion zyrtar, u tërhoqën nga koalicioni qeverisës dhe kërkuan zgjedhje të reja. Zgjedhjet parlamentare të marsit të vitit 1992 rezultuan në një ndryshim dramatik të rezultateve të vitit të mëparshëm, ku Partia Demokratike fitoi 62% të votave popullore dhe 92 nga 140 vende në Kuvendin Popullor. Pas dorëheqjes së Presidentit Alia, Kuvendi Popullor i dominuar nga PD-ja, me 8 prill 1992, zgjodhi Sali Berishën si Presidentin e parë të shtetit post-komunist.
Pas zgjedhjes së tij si President i Republikës së Shqipërisë, z. Sali Berisha dhe qeveria e re demokratike u përfshinë në një gamë të gjerë reformash politike, ekonomike, institucionale, legjislative dhe reformash të gjithanshme. Kështu, privatizimi i plotë i tokës dhe banesave, si dhe i kompanive shtetërore të vogla dhe të mesme u krye gjatë periudhës ’92-’96; çmimet dhe kursi i këmbimit u liberalizuan plotësisht dhe Shqipëria ndryshoi nga një vend me shkallë inflacioni 3 shifror dhe nje rënie të rritjes ekonomike me -20%, në një vend me shkallë inflacioni një shifror dhe me një mesatare të rritjes ekonomike prej 9% në vitin 1992 dhe ku në ’93 –’96, 75% e GDP-së arrihej nga sektori privat.
Shqipëria u hap ndaj perëndimit; ajo u bë anëtare e Këshillit të Europës në vitin 1995; nënshkroi Marrëshveshjen për Paqe dhe Partneritet në vitin 1993 dhe vendosi bashkëpunim të ngushtë me vendet e BE-së dhe SHBA-në. Të gjitha ligjet e diktaturës komuniste u zëvëndësuan me ligje të reja të standarteve europiane dhe u krijuan një seri institucionesh, të cilat nuk ekzistonin më parë, si Gjykata Kushtetuese dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Në vitin ’97, menjëherë pas revoltave të organizuara nga ish-komunistët, të cilët përfituan nga rënia e skemave mashtruese piramidale, z. Berisha dha dorëheqjen nga Zyra e Presidentit, dhe PD-ja kaloi në parti opozitare në zgjedhjet parlamentare. Më pas ai u zgjodh Kryetar i Partisë Demokratike dhe këtë pozicion e mban nga viti ’97 deri më sot, i rizgjedhur në prill 2005.
Z. Berisha drejtoi koalicionin e partive të qendrës së djathtë në zgjedhjet e përgjithshme politike të mbajtura në pesë raunde në periudhën qershor-gusht 2001. Megjithëse misioni vëzhgues ndërkombëtar OSBE/ODIHR i quajti këto zgjedhje të manipuluara, koalicioni fitoi 37% të votave. Me 3 korrik 2005, Sali Berisha drejtoi koalicionin e pesë partive të qëndrës së djathtë, të cilat fituan një mazhorancë prej 74 deputetësh nga 140 gjithsej në Kuvend. Ai u emërua Kryeministër i Shqipërisë me 8 shtator 2005, më një shumicë prej 81 votash në parlament. Ai është i martuar me znj. Liri Berisha, e cila është pediatre dhe kanë dy fëmijë, një vajzë, Argitën, dhe një djalë, Shkëlzenin. Ai zotëron mirë gjuhët angleze, frënge, italiane dhe ruse.

 Engjell M Shehu

New York Times: Komuniteti ndërkombëtar të organizojë zgjedhje të jashtëzakonshme në Shqipëri

Në gazetën e njohur amerikane është botuar një editorial nga Daniel Korski, që bën thirrje për zgjedhje të parakohshme. Shkrimi mban titullin “Ndaloni vetë-shkatërrimin e Shqipërisë”. Korski është anëtar i lartë i një institucioni me shumë peshë në jetën politike evropiane dhe amerikane

1Nga Daniel Korski*

Në një moment Shqipëria është destinacioni që duhet vizituar, i rekomanduar nga Lonely Planet për vitin 2011, një vend anëtar i NATO-s, qytetarët e të cilit shijojnë udhëtimin pa viza në Bashkimin Europian; në momentin tjetër forcat e qeverisë qëllojnë dhe vrasin protestues në rrugë dhe Ministria e Jashtme Britanike po paralajmëron vizitorët që të qëndrojnë larg turmave të njerëzve në Tiranë.
Shqipëria, e cila iu arratis një diktature të ngjashme me atë të Koresë së Veriut në vitin 1991, u rrëzua dhunshëm në vitin 1997 e tani duket se po shkon sërish drejt një tjetër katastrofe.
Europës i intereson nëse vendi do të zhytet në konflikte të brendshme, ose do arrijë të zmbrapset duke u kacavirrur.
Shqipëria ka qenë së fundmi një forcë për paqen në Ballkan, duke ndërtuar lidhje me armiqtë e vjetër si Serbia e u ka bërë thirrje vëllezërve etnikë në Kosovë e Maqedoni për të punuar për paqen. Trupat ushtarake të këtij vendi punojnë përkrah me ushtarët e NATO-s në Afganistan. Një rikthim tek konflikti do ishte i keq për Ballkanin, i keq për Europën dhe i keq për NATO-n.
Kriza aktuale megjithatë ka rrënjë të thella. Që nga viti 1992, asnjë nga zgjedhjet e organizuara në Shqipëri nuk janë konsideruar të lira e të ndershme nga Organizata për Sigurinë e Bashkëpunimin në Europë, trupa që monitoron zgjedhjet.
Në zgjedhje luftohet si në beteja me ushtritë që i shpallin besnikëri njëri- tjetrit, por jo procesit demokratik. Zgjedhjet janë një mundësi për politikanët për të shkatërruar kundërshtarët e për të pasuruar miqtë.
Zgjedhjet e fundit, në qershor të vitit 2009, nuk ishin ndryshe. Lideri i Partisë Socialiste në opozitë, Edi Rama, protestoi kundër rezultatit duke bojkotuar parlamentin. Bojkoti është ende në fuqi, duke i pamundësuar Shqipërisë një kanal për shkarkimin e mosmarrëveshjeve.
Ndërkohë, kryeministri Sali Berisha ka qeverisur në një mënyrë që ka bërë që Freedom House ta cilësojë vendin si “pjesërisht të lirë”, i njëjti status i dhënë për Abkazinë, Gambian e Nagorni-Karabakun.
Rivaliteti tejet i personalizuar e i mprehtë mes Ramës e Berishës ka vepruar si sharrë me dy krahë që pret në mes institucionet e vendit.
Merrni çështjen e Kushtetutës së Shqipërisë së vitit 1998. Tre vite më parë, Berisha dhe Rama në mënyrë cinike ranë dakord për disa reforma gjithëpërfshirës, duke ndryshuar brenda natës dokumentin, siç thotë ish- presidenti Alfred Moisiu.
Të dy liderët kanë menduar se do2 të qëndrojnë për të përfituar nga ndryshimet. Tani që vetëm njëri po përfiton, tjetri po tërbohet. E njëjta gjë u përsërit me prezantimin e një kodi të ri elektoral.
Korrupsioni është ndoshta problemi më i madh. Vendi i 95 nga 180 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International në vitin 2009 ishte një përpjekje në grup. Megjithatë, Berisha ka refuzuar të shkarkojë aleatët kryesore që përballen me padi.
Një shpërthim në depot ushtarake që vrau shumë njerëz, detyroi dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes në atë kohë, Fatmir Mediu. Që nga ajo kohë, ai është rizgjedhur dhe imuniteti parlamentar, që e gëzonte përpara dorëheqjes, i është rikthyer nga Gjykata e Lartë (ai është momentalisht ministër i Mjedisit i Berishës). Janë të panumërta rastet e tjera në mesin e anëtarëve të klasës politike të të gjitha palëve.
Situata në media gjithashtu është e zymtë, pavarësisht garancive kushtetuese për lirinë e shprehjes.
Mediat normalisht cilësohen si partizane politikisht, dhe gazetarët mbeten subjekt padish, kërcënimesh e dhune fizike. Vitin e shkuar një gazetë kritike, Tema, u dëbua nga zyrat e saj pavarësisht një urdhri gjykate që e ndalonte një veprim të tillë. Botuesi i Tema-s më pas u godit nga truprojat e një manjati nafte, i lidhur me qeverinë.
Pas vitesh me këtë lloj aktiviteti, institucionet shqiptare në mënyrë jo të habitshme janë në një rrëmujë. Madje dhe gjyqësori është një rrëmujë, për sa kohë ka një debat politik në lidhje me faktin nëse duhen arrestuar gjashtë komandantë të gardës kombëtare, të kërkuar në lidhje me vrasjen e protestuesve.
Në vend që të ndalojnë dhe të shohin dëmet që kanë shkaktuar, Rama e Berisha kanë mprehur armët. Ata tani po shikojnë të angazhojnë mjete ekstra- institucionale për të fituar ose për të ruajtur pushtetin. Ber3isha akuzon Ramën se po përpiqet të “fitojë pushtetin me anë të forcës” dhe se ka orkestruar “një tentativë të qartë si kristali” për të rrëzuar qeverinë legjitime.
Ai synon tani që të nxjerrë në rrugë demonstruesit e tij.
Rama, nga ana tjetër, proteston se shteti i Berishës nuk është demokratik e thotë se vetëm një revolucion i stilit tunizian mund të sjellë ndryshime në vend.
Bashkimi Europian e ka përqendruar vëmendjen vitet e fundit diku tjetër në Ballkan. Tani, megjithatë, BE duhet të bëjë të qartë se politikanët shqiptarë duhet të distancohen nga përdorimi i dhunës dhe t’i japin fund shkatërrimit të institucioneve të shtetit.
Nëse jo, atëherë shqiptarët do të humbin të drejtën për të lëvizur pa viza në Europë dhe vendi do të harrojë çdo shans serioz për një anëtarësim në BE. Madje dhe anëtarësimi i vendit në NATO mund të jetë në rrezik.
Për të treguar shqetësimin e saj, Catherine Ashton, përfaqësuesja e parë e lartë e BE për politikat e jashtme duhet të dërgojë një negociator të lartë në Shqipëri. Një komision i përbërë nga ish- presidentë duhet të ngrihet për të hetuar dhunën e fundit.
Komuniteti ndërkombëtar duhet të organizojë dhe të mbajë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare vitin që vjen, duke dërguar një mesazh të qartë se institucionet e Shqipërisë nuk janë më të besueshëm ose në gjendje për ta bërë këtë vetë.
Një qeveri e re duhet të mbajë një agjendë konkrete për reforma.
Kjo mund të ndalojë politikanët shqiptarë që të shkatërrojnë institucionet. Nëse kjo nuk bëhet, pasojat do të ndjehen përtej kufijve të Shqipërisë.
*Daniel Korski është një anëtar i lartë i Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu