Abstenoj!
Sic duken bathet, ne Shkoder nuk do te kete gare. Nuk perben ndonje risi ne fakt, teksa qe prej 20 vitesh me Komitetet Pluraliste, asnjehere nuk e ka cikur pushtetin vendor e majta apo aleate te saj. E kam fjalen per kete pragzgjedhjesh vendore, te cilat si rradhe here keto 2 dekada pluripartitizem, e kane thuajse te paracaktuar fituesin. Flas per bashkine Shkodres meqenese qe nga lindja e deri me sot, jetoj ne kete qytet dhe sepse jam nder njerezit qe kam qene me ne korrent me zhvillimet politike, sociale e ekonomike te ketij komuniteti.
Qe ne krye te heres, atehere kur Partia Socialiste e sapo konvertuar nga PPSH-ja, elektorati i majte asnjehere nuk ka qene vendimtar per fatet e qytetit, me perjashtim te bashkimit te votave me te djathtet e bashkuar ne turin e dyte te vendoreve 1996. Edhe asokohe, kryebashkiaku ishte thjeshte nje figure pasi pushtetin e kishte PD-ja, e cila madje kishte kompetenca edhe ne emerime ne administrate.
E nisa me Partine Socialiste, opoziten e ketij qyteti, pasi jam i bindur se te gjitha problemet e te qenit jokompetitive, jane pikerisht te kesaj force politike. Pasi doli nga “ngujimi” politik deri ne kohen e ardhjes ne krye te saj te socialistit Ndreke Rukaj, PS-ja mori guxim te futet ne mitingje ne Pallatin e Sportit per te vijuar me pas me tubime ne sheshet qendrore te Shkodres, bastionit te pamposhtur te PD-se.
Konkurrimi i kandidateve socialiste, ka qene gjithhere i pamjaftueshem jo per te marre pushtetin, por as per te nxitur josocialistet apo qytetaret e paangazhuar politikisht, te mbeshtesin me vote alternativen e saj. Socialistet, si ne pushtet ashtu edhe ne opozite ne pushtetin qendror, kane deshtuar gjithmone ne marrjen e kalase “blu” te Rozafes. Nga socialiste te thjeshte, kryetare partie, prefekte dhe madje ministra shkodrane ne kesaj force politike, kane deshtuar. Justifikimi i perhershem, i lodhshem dhe stresues ishte perhere “vjedhja e votes”. Perdorej edhe atehere kur president ishte nje i majte, kryeminister nje i majte, kryetar Kuvendi po i majte, prefekti i majte, drejtori i policise i emeruar nga nje minister i majte. Shkurt, kur kishin “gurin e arren” ne dore!
Mendoj se asnjehere PS-ja “nuk i ka rene 10-es” me emrat per kandidate per kryetar bashkie ne Shkoder. Se pari, asnjehere nuk eshte marre realisht mendimi i antaresise socialiste, aq me pak testuar opinioni me i gjere qytetar. Se dyti, pergjithesisht emrat jane caktuar ne varesi te miqesive apo nderhyrjeve ne kupolen roze ne Tirane. Se treti, asnjehere, theksoj asnjehere, PS-ja nuk ka kandiduar nje individ te investuar jo vetem politikisht por edhe ne komunitetin e qytetit. Ne jo pak raste, kandidatet kane qene te importuar nga shkodrane te “tiranizuar”. Se katerti, asnjehere kandidimin per bashkine e Shkodres PS-ja nuk e ka pare si nje proces qe duhet nisur te pakten 1 vit para dates se zgjedhjeve, duke e lene gjithcka ne muajt e fundit e sivjet, ne 24 oret e fundit. Se pesti, Shkodra eshte e ndjeshme edhe ndaj pjeses morale apo te ndershmerise (paperlyerjes) se kandidateve ne afera te ndryshme dhe PS-ja disa here nuk ua ka vene emrin ketyre ndjeshmerive qytetare. Se gjashti, PS-ja asnjehere nuk eshte perpjekur te ndertoje nje aleance te vertete parazgjedhore me individe apo subjekte te djathta ne Shkoder, mbase edhe duke i lene te drejten e caktimit te emrit. Nje tentative e vaket, me shume nje gjetje mediatike se realitet, deshtoi edhe kete vit.
Nga ana tjeter e “barrikades” politike, eshte Partia Demokratike, prej 20 vitesh ne pushtetin vendor te qytetit te Shkodres. Natyrisht, teksa qytetaret e mbeshtesin me vote per 2 dekada, kjo force politike eshte e kenaqur edhe me ate cfare ka bere per bastionin e saj. E ne fakt, nga 2005 dderi me sot, krahasuar me 1997-2005, Shkodra ka ndryshuar. Pak, por ka ndryshuar.
Si cdohere, edhe sivjet ne mes jane qytetaret. Kane ne dore nje mekanizem te forte per fatet e qytetit, por edhe te jetes se tyre per 4 vitet e ardhshme. A jane te kenaqur shkodranet me qytetin e tyre? Pyetja eshte e gjere por natyrisht, sipas metodes krahasimore, PO! Jane me te kenaqur se para 4 viteve, pasi deri ne 2005-en, qyteti i tyre merrte fonde investimesh aq sa bashkia e Orikumit, qytet qe u be i njohur ne Shqiperi pikerisht nga ky krahasim me Shkodren. Po a eshte kjo Shkodra qe duhej te ishte pas thuajse 6 viteve qeverisje nga PD-ja dhe qeveria e saj ose, a eshte qyteti yne ne ate nivel qe te gjithe enderronim teksa sillnim ne pushtet qendror demokratet?
Me perjashtim te infrastruktures rrugore, ndricimit dhe deri diku kanalizimeve, Shkodra rreshtohet ne bashkite e nivelit te dyte, mbase dhe me poshte. Po nisim me sektoret “me pak te rendesishem” per administraten bashkiake, artin. Shprehja me e pershtatshme eshte vegjetimi ne teresi, me perjashtim te disa traditave kombetare qe vijojne nga pasioni i inercise. Brezi i artisteve gjigante te skenes shkodrane po shuhet edhe nga kalimi i viteve, nuk ka rinovim dhe ata qe nderrojne jete duhet te jene te lumtur qe po i shpetojne pensionit 13.000-18.000 leke. Ata qe vijojne te jene ne skene akoma, duhet te kenaqen me nivelin e pages se pastrueseve te mjediseve te Bashkise. E thene shkurt, as nuk ka pasur dhe nuk ka nje strategji apo projekt per kete sektor ne Bashkine e Shkodres. 4 vitet qe po mbyllen, e tregojne qarte.
Vijojme me sportin. Fatmiresisht, futbolli mbahet ne kembe nga privatet dhe eshte kompetitiv. Sportet e tjera mbijetojne me kushte te mjerueshme financiare dhe logjistike. Shume talente tashme “emigrojne” ne Tirane apo jashte Shqiperise. Ambjentet sportive jane tkurrur ndjeshem dhe Bashkia asnjehere nuk ka menduar te ndertoje disa fusha minifutbolli, basketbolli per te rinjte, te cilet perhere e me shume mbesin mejhanave ku konsumojne edhe gjera te tjera vec kafese. Mund te thuhet pa frike se sporti eshte ne vendin e fundit te prioriteteve te Bashkise Shkoder. Shembulli me i mire eshte stadiumi “Loro Borici”.
Hapesirat e gjelbra ishin nje nga premtimet e bujshme te kesaj administrate. Nuk di, nese gaboj me tregoni, nese jane shtuar 10 m2 siperfaqe te gjelbra ne qytetin tone. Cdo dite e me shume, betoni po ze vendin e ketyre hapesirave dhe si per ironi te fatit ne Tirane, pikerisht per kete sulmohet Edi Rama, por Shkodra eshte shume larg ne te gjitha kuptimet.
Si edhe para 4 viteve, mbeturinat urbane apo plehrat e qytetit, vijojne te digjen duke sjelle tymin kancerogjen ne shume pjese te qytetit. Landfilli ka qene nje nga premtimet e bujshme te ketij mandati. Ai eshte perfunduar, por plehrat vijojne te digjen si ne epoken e gurit. Pasojat, ne dhe femijet tane, do te fillojne ti ndjejne pas disa viteve. Ne kete pike, nuk po ndalemi tek problemet e grumbullimit dhe heqjes se mbeturinave, ku jo rradhe qyteti i ka ngjare edhe Napolit.
Renia e nje tavani ne nje shkolle te Tiranes ishte kronike e shume televizioneve te cilat nxituan te kryqezojne politikisht Edi Ramen- e natyrshme per nje fushate elektorale shqiptare. Bashkia e Shkodres me rezulton se nuk ka kryer asnje investim per ngrohjen qendrore ne shkollat e qytetit pasi per ceshtje infrastrukture eshte e kote te flitet kur edhe oborret e shkollave vijojne te kthehen ne pika shitje me shumice apo edhe sheshe ndertimi.
Ujrat e zeza te qytetit gjate permbytjeve te ketij fillim viti per pak u kthyen ne nje problem per qytetin. Por uji nxorri siper fatmiresisht jo fekalet, por nje problem jetik. Stacioni i pompimit dhe perpunimit te ujrave te zeza nuk ekziston ne qytetin e Shkodres. Ky informacion me eshte servirur nga nje specialist i kesaj sfere, i cili me kujtonte se ujrat e zeza jane problemi me emergjent per qytetin e liqenin e Shkodres.
Turizmi qytetar i prezantua si nje nder prioritetet e Bashkise ne fillim te ketij mandati qe lame pas. Lagjet periferike te Shkodres, buze liqenit te Shkodres vetem u permbyten bashke me apo biznese private qe investuan shkodranet ne Shiroke e Zogaj. Qyteti yne krenohet me nje pedonale ne Piace qe i nderrohen pllakat cdo jave pasi ka qene pune jo cilesore, me nje pedonale tek moloja qe e ka marre me vete uji ne pjesen me te madhe dhe me nje fototeke “Marubi” e fshehur, te cilen edhe shume shkodrane e kane te veshtire ta gjejne. Sa per Muzeun e qytetit, ai vazhdon te jete si ketu e para 20 viteve, situate stacionare, duke u hapur vetem kur prenotohet por duke mos iu imponuar me vlerat e tij qytetit dhe turisteve. I vetmi atraksion mbetet kalaja e Rozafes e cila mund te te ofroje vetem ate qe ka trasheguar nha lashtesite e historise. Edhe ndricimi dekorativ, tashme eshte zhdukur.
Ne fakt, mund te vazhdoja edhe me konstatime te tjera nga sektore te rendesishem e jetike te Shkodres. Por, dua ta mbyll me nje nga pakenaqesite me te medha dhe publike te kryebashkikut aktual te Shkodres, vetem pak dite pas 7 prillit 2007, kur mori zyrtarisht detyren: administraten bashkiake! Pakenaqesia arriti deri atje sa kercenoi me largime nga puna te administrates, e cila sipas tij dhe per ta permbledhur, “nuk ndiqte dot ritmet”. Nuk me rezulton se ka patur ndonje largim te bujshem ne keto 4 vite, madje administrata eshte fryre brenda godines dhe ne godinat ne varesi. I bie qe, kryebashkiaku nuk ka patur te drejte pra ka gabuar, ose stafi ka kapur ritmet e kerkuara nga shefi i tyre. Per ta mbyllur me stafin e bashkise, as edhe keto 4 vite nuk rregjistrohet nje konkurs i hapur e publik per ndonje nga vendet e punes ne Bashki. Ne fakt, as ne institucionet e tjera vendore. Me kete nuk dua te them se emerimet jane qe te gjitha politike.
Sot jemi me 8 maj 2011. Me duhet te zgjedh. Eshte e drejta ime te zgjedh. Nje here ne 4 vite per bashkine dhe po kaq per parlamentin, une behem i rendesishem me voten time, sic edhe te gjithe bashkeqytetaret e mije. Mund te votoj pro pushtetmbajtesve ose pro pushtetkerkuesve. Ne pamje te pare, zgjedhja duket e lehte. Te bashkohem me shumicen e deritanishme te pakten, te votoj pushtetmbajtesit! Aq me teper kur ky pushtet dhe ai i Tiranes kane te njejten ngjyre. Qe do te thote se teorikisht, qyteti do te kete me shume vemendje e investime, indirekt edhe une do te kem me shume perfitime ne sherbime te pakten. Ka edhe nje motiv tjeter. Tash 4 vjet ne Shkoder eshte investuar. Vetem i verbri nuk e sheh qe kemi me shume rruge me asfalt, me shume trotuare dhe me shume ndricim. Krahasuar me vitin 1938, me falni me vitin 2005, qyteti ka marre nje pamje me shume moderne dhe bashkekohore. Por per mua eshte pak, shume pak, duhej te behej me shume, shume me shume! Per thuajse 6 vite te qeverisjes se PD-se, e cila deklaroi se i ka shume borxhe Shkodres, duhej qe asnje rruge as dytesore te mbetej e paasfaltuar! Nuk po flas per premtimet e pambajtura apo dhe punet e nisura e kurre te perfunduara, te pakten deri tash. Megjithese, jam i bindur se gjate fushates do te kete nje “bum” shiritash, me falni, perurimesh. Nuk mund te votoj kunder natyrisht, por nuk mund te votojn as pro. Shume here me kujtohet nje shprehje e mikut tim, teksa i paraqisja si argumente trotuaret dhe asfaltet e reja. “Meqe je i kenaqur, merr nje kazem, çaj asfalt dhe haje”, ishte pergjigja e cila ne fakt nuk ka shume lidhje me Bashkine direkt. Per konkurrencen e pandershme, per favorizimin e disa bisneseve ne dem te te tjereve, per tregjet e pakontrolluara bashke me ushqimet, ne fakt ka nje fare pergjegjesie. Por serish, nuk arrij te votoj kunder. Kujtoj rrugen me gropa ku kaloja cdo dite, kur uji i shiut “i mbyllte” te gjitha gropat. Kujtoj oret e territ ne rruget e qytetit tim kur cakmaku me drite ishte nder me te shiturit. Kujtoj ankesat e qytetareve per pamundesine e levizjes me bicikletat tona tradicionale. Por nga ana tjeter, sjell akoma ne mendje ato probleme qe ceka vetem pak rreshta me siper qe nuk moren zgjidhje apo nuk u vune ne rrugetimin e duhur gjate 4 viteve.
Nje vote kam. Eshte dhe nuk eshte e rendesishme, por eshte e vetmja arme e imja per te shenjuar dicka ne fatet e qytetit dhe te mijat. Opozita qytetase nuk me ofron thuajse asgje. Nuk ka as mekanizmat e duhur, pa llogaritur perzgjedhjet qe sipas meje, nuk jane me te mirat e mundshme dhe me konkurrueset. Ka edhe nje faktor tjeter shume te rendesishem qe lidhet me ngjyrat. Ato te opozites qytetase jane ndryshe nga apo te pushtetmbajtesve ne qender. Nuk dua qe te kemi vemendje aq sa bashkia e Orikumit para vitit 2005. Pastaj, ka shume vite qe opozita nuk ka arritur te jete as e tille, aq me pak sot te vije ne pushtet edhe permes votes sime. Nuk do te votoj as per opoziten e qytetit tim. Alternativa te tjera nuk ka. Serish kam dy zgjedhje edhe ne kete pike. Mund te mos shkoj te votoj, duke rrezikuar qe te jem votues permes dores se dikujt tjeter. Ose, mund te shkoj, te marr fleten time te votimit, te firmos dhe ta fus si te pavlefshme ne kutine e votimit. Ne te dyja rastet, une zgjedh te abstenoj, te mos votoj asnje kandidature. Gjate 10-11 viteve te fundit, Shkodra ka qene rekord per “partine” e abstenuesve. Shifra ka variuar nga 67-70% e zgjedhesve. Fatet e qytetit percaktohen nga minoranca e tij, e thene ndryshe nga antaresia ne formacionet politike. 2/3 e qytetareve kerkojne te mos jene “bashkefajtore dhe bashkevuajtes”. Nese situata mbetet e tille, ia vlen te krijohet Partia e Abstenuesve te Shkodres. Ne zgjedhjet e para mund te jete e suksesshme. Por me pas, edhe ajo do te jete viktime e vete abstenuesve. Ky eshte sistemi! Por une abstenoj!
Blerti DELIJA
Në 8 maj, votë kundër çdo hajduti.
Vizioni i shkodranëve për të ardhmen e vet, duket se është në duar kolaboracionistësh të krimit të pafyrë e përçmimit dhe përgjatë dekadave është përdorur si një laborator ky qytet. Shkodra është përdorur si një një eksperiment, ku ka qënë kreative në prodhim deklaratash injorante e oratorishë banale nëpër ekrane e djep bandash vrasëse në shumë jetë të pafajshme. Bandat në terren ku masin temperaturën dhe testojnë kredibilitetin e njëres apo tjetrës forcë politike, nuk është mirë të eklipsojnë ndërgjegjen qytetare, vetëdijen qytetare me çmënduritë, fudulleqet e ndarjen e ca parave në fushatë, pikërisht nga ato para që kanë vjedhur. Paratë është mirë tu merren të gjithëve e vota të mos u jepet.
E shihni në Shkodër si rrinin kandidatët deri në sekondat e fundit të afatit ligjor të regjstrimit, jo vetëm në qytetet, por edhe në komuna? Jetonin si mbi thumba, në ankth se mos atij që është në post dhe do rikandidoi, partia kundërshtare i vë perballë ndonjë intelektual të pa përfshirë në afera korruptive. Pra, kanë frikë nga një realitet më prekës se sa për nofka për komunizëm. Asish gjen në sofra të të gjitha partive.
Banditët, të cilësdo forcë politike, nuk kanë më kërçik as të djegin qytetin, as të terrorizojnë shtresat pa përkrahje, pasi monitorimi i nderkombetarëve u thyen leqet e këmbëve.
Të flasësh uratën PUNA E PENDIMIT në fushatë dhe të premtosh për mosdiferencime politike, shoqërore, racore, të bësh be në Krisht për një rrugë tradicionale vetëm politike me zhargone gjithmonë për një epokë të re qysh të nesermen e mandatit tjetër, e në anën tjeter të flesh në “krevatin” e mashtimit dhe pasurimit të paligjshëm, në “statin” e Djallit, nuk është ndonjë realitet i ri që mund të shfaqet neser. Mëndoni mirë njerëz para se të futni votën në kuti. Gjithsecili që mëndon se kandidati për të cilin voton nuk ka vjedhur, nuk ka mashtruar, i ka përdorur fondet e donacionet pastertisht, normalisht e meriton besimin, pa shikuar cilës forcë politike i përket. Vjedhja si me dorë të majtë, si me të djathtën është vjedhje.
Por këtu në Shqipëri këto 20 vitet e fundit nuk është si të vjedhesh me të majten si me të djathtën. Kur Ilir Meta ishte komunist e sipas PD-së vidhte me të majtën, për socialistët ishte i pastër. Kur Ilir Meta është demokrat e kapet me filmim duke vjedhur 700 000 euro me dorën e djathtë pra, për të majtën është hajdut, kurse për të djathtët është qelibar.
Kushdo që kërkon votën mund ti ofrojnë Shkodrës mundësitë e reja, realitetin e ri, modelin ri të qeverisjes vendore, shpresën për administrim të pastër të parave të qytetareve, mos diferencime sociale te shtresave të ndryshme shoqërore, kurse cilido që rikekon voten nuk duhet votëbesuar vetëm nga termat, nocionet nëpër orgji politike që i shpalos një herë për votime. Duhet kthyer koka pas e shikuar si ka punuar ky burri që po bën shenjtorin, se sa për gra as që bëhet fjalë. Partitë zgjedhin burra të fortë e trima që kur dalin në shesh e të xhveshin shpatat e fyerjeve të shajnë kundësrshtarët deri në ghyshe. Kësi soj trimoshësh që bëhen të butë si qengja njëherë në katër vjet kur rikërkojnë tu falen gjynahet duke i ribesuar, e kanë në gjak ta kthejnë votën tuaj në plaçkë tregu politik e ekonomik, në tendera, në bursa për fëmijët e tyre e në hotele luksoze deri për të dashurat, në urdhëra për të nxjerrë fëmijët tuaj nëpër mitingje, në vila e para për vagabondët që i shoqërojnë në votimet e ardhshme.
Rreziku që mbart prishja e raporteve të prëmtimeve me arritjet vlerësohet si format kadegorik për humbjen e orientimit logjik të rrugës drejt ditëve me më shumë shpresë, ndaj kujdes:
Asnjë votë atyre pushtetarëve që mëndoni se kanë vjedhur djersën tuaj.
Të cilësdo parti qofshin.
Sokol Pepushaj
Konflikt i hapur pas përdhunimit të dy femrave
Rrëmbimetdhe përdhunimet janë të shpeshta në Shqipëri. Gratë dhe vajzat janë viktima të kësaj kohe të çmendur. Edhe këto dy femra, Lindita dhe Ujëza Rrushka, kunata, kanë rënë viktima të një përdhunimi dhe nga ajo ditë e këtej jeta e tyre ka marrë një drejtim tjeter, atë të traumatizimit dhe përçmimit të njerëzve që i njohin. Ka qënë data 07. 02. 2010, kur në rrugën e ish ndermarrjes Zukth Kashta, një rrugë periferike në qytetin verior Shkoder, reth orës 21.oo, persona të panjohur i kanë grabitur duke u lidhur sytë me shami e mëpastaj duke i futur me zor në një makinë. Rrëmbyesit i kanë mbajtuer rreth katër orë, ku i kanë përdhunuar.Më pas i kanë sjellë sërish në vëndin ku i kanë marrë, pa u diktuar nga askush.Burrat e tyre kanë qënë me punë në Ulqin të shtetit fqinjë Mali i Zi dhe si duket kete përdhunuesit e kanë ditur. Përparimi, i shoqi i Lindita Rrushka punon si mjeshtër marangoz, ndersa Pajtimi, i shoqi i Ujëza Rrushka punon si mjeshter llamarinist në Ulqin. Të dy këta vëllezër punonin atje pa e ditur se gratë e tyre janë rrëmbyer e përdhunuar çnjerëzisht. Dy vëllezërit nga lagjia Ahmet Haxhia në Shkodër, janë shokuar kur kanë ardhur pas dy-tre ditësh në shtëpinë e tyre dhe i kanë gjetur gratë të përdhunuara e me probleme psikologjike. Prindërit e dy vëllezerve, pleq tashmë, janë përpjekur ti qetësojnë djemtë nga frika se ata do vrasin ndokënd për të marrë hak. E, në të vërtete, dy vëllezërir Rrushka, pas investigimeve me anë të të njohurve, arrijnë të dyshojnë tek disa persona. Ky dyshim ka hapur një konflikt që nuk dihet si do i shkoi fundi. Lindita dhe Ujëza, nuk dalin akoma jashtë derës së shtëpisë, pasi opinioni i përçmon, derisa burrat e tyre të marrin gjak sipas zakonit e kanunit te Lek Dsukagjinit.
Eshte pra ky një konflikt i hapur dhe me dy femra të traumatizuara që mund të përfundoi në gjakderdhje, si shumë raste të tjera të ngjashme.
Zef Nika
Fisi Prroni ne rrezik per jeten
Fisi Prroni në Shkoder ka që nga viti 2007 që është i ngujuar. Gjakmarrja, sipas Kanunit të Lek Dukagjinit ka bërë që ngujimi të jetë i padiskutueshëm për ta. Fisi Njemza nga fshati Boriç i Malësisë së Madhe, ruan të marrë hak duke vrarë këdo të fisit Prroni. Dhe pikërisht më 8 tetor 2010, Mark Njemza, 21 vjeç, ka arritur të pushkatoi ne rrugën pedonale te qytetit të Shkodrës, në mes shume qytetarëve Pastorin e Kishës Ungjillore “Fjala e Krishtit” Dritan Prroni, 28 vjeç. Plumbi ka kapur edhe një kalimtar të rastit, qytetarin L.M., 59 vjeç, i cili është plagosur dhe pas ca kohësh ne spitalin rajonal të Shkodrës, e kaloi rrezikun për jetën. Sipas policisë, xhaxhai i priftit në vitin 2007 kish vrarë vëllain e autorit të krimit. Që aso kohe gjithë fsi Prroni, ku të rrezikuar mësohet se kanë qënë edhe kushërinjtë e Pastorit, te quajturit Gëzim Prroni e Fatmir Prroni, kanë jetuar të fshehur. Edhe sot jetojnë në ilegalitet nga frika e vrasjes, pasi kërkohen të pushkatohen. Kështu edhe të tjerë të këtij fisi. Mëndohej se Prifti i Kishësh Ungjillore “Fjala e Krishtit” nuk mund të vritej nga plumbi për gjakmarrje, pasi Kanuni përjashton hakmarrjen tek gratë, fëmijet dhe priftërinjtë. Prifti predikon fjalën e Zotit dhe mbjell dashuri tek njerëzit. Por çuditërisht çdo javë regjistrohen në kronikat e zeza të lajmeve edhe vrasje femrash e fëmijësh, çka e bën tepër të zymtë mëndimin se një ditë Shqipëria do e lënë pas hakmarrjen sipas Kodeve te Kanunit mesjetar të Feudalit Lek Dukagjini.
Qe në vitin 2007 e deri sot, këta dy vëllezër që shihni në fotografi, Gëzim dhe Fatmir Prroni, nuk kanë fare adresë. Këta dy të pafajshëm si dhe mjaft të tjerë të fist Prroni, janë viktima të burgosjes së jetës për shkak të gjamarrjes dhe nuk kanë as edhe një shans të vogël për sigurinë e jetës, ku i pret vetëm plumbi i gjakmarrjes.
Kjo edhe për faktin se shteti shqiptar duket se e stimulon gjakmarrjen, duke pranuar deri lagje me të ngujuar, siç është rasti i lagjes Livadhe në Shkodër, ku dihet publikisht se jetojnë nën frike të plumbit qindra familje me probleme të tilla.
Ndue Bacaj
Gjakmarrja po hap varre përditë
Në kushtet e mungesës së shtetit ligjor, gjakmarrja, si e vetmja formë e rivëndosjes së “nderit”, e cila e ka zanafillën në kodet e Kanunit të Lekë Dukagjinit, po merr përditë jetë të pafajshme njerëzish. Nëntë pushkatime për gjakmarrje u regjistruan brënda dy ditësh në Shqipëri ditët e fundit. Shifrat asnjëherë nuk janë dhënë të sakta për mediat nga organet e drejtësisë së shtetit shqiptar. Vetëm nga viti 1998 e deri sot, në veri të Shqiperisë, pra në Shkodër, Malesi të madhe, Puke e Lezhë, sipas shoqates së Pajtimit të Gjaqeve janë pushkatuar 537 persona. Krahina më e rënduar nga gjakmarrja është Shkodra, një qytet ku Kanuni është vetëgjygjësi edhe për konflikte nga më banalet, si fjala vjen edhe për një fyerje. Rastet janë të shumta dhe viktimat zënë përditë hapësirat e kronikës sël zezë në televizione e gazeta. Është e bardhë ajo ditë kur lajmet nuk çelen me të pushkatuar për motive gjakmarrjeje. Një ndër viktimat e gjakmarrjes është edhe shtetasi Fatmir Bulija, lindur në Shkodër më 24. 03. 1968. Jeta e tij është mes jetës së frikshme dhe vdekjes që në fillim të vitit 2000. Aso kohe kishte një biznes privat, market ushqimor. Persona të armatosur e me maska i shkojnë në vendin e punës dhe i kërkojne si gjobë 20 000 dollarë. Ai nuk i kishte dhe përpiqet të mbrojë pasurinë e vet të vënë me djersë dhe me të cilëm mbante familjen, gruan dhe dy fëmijët. Vajza aso kohe sapo i kishte lindur dhe djalin e kishte tre vjeç. Grabitësit e dhunojnë dhe i marrin gjithçka kishte në dyqan. Megjithatë e paralajmërojnë se vetëm për rezistencën dhe që nuk ua plotësoi kërkesën siç i thanë, do ta vrasin. Pra se u ka gjakun borxh. Pak ditë më vonë, plumba automatiku u gjuajtën në drejtim të tij në qëndër të Shkodrës, afër teatrit “Migjeni”, por falë fatit u largua përmes njerëzve të shumtë dhe u fsheh duke shpëtuar mrekullisht. Që atë moment ai u fsheh për të mos dalë tjeter jashtë, pasi e kuptoi se e priste plumbi. Sipas informacioneve tona, aso kohe Fatmir Bulija gjeti mundësinë e u largua nga Shqipëria, duke lënë të ngujuar gruan Ardita dhe dy fëmijët, djalin Gledis që sot është 14 vjeç e vajzën Sindi që sot është 11 vjeçë. Nëna dhe dy fëmijët jetojnë si i thonë, si “gjarpri nën gurë”, të ngujuar e ku fëmijët janë të privuaar nga lodrat, nga shkolla, nga gjithçka, madje edhe nga ushqimi që nuk e kanë.
Babai i këtyre vogëlushëve, mësojmë se është diku larg nëpër rrugët pa rrugë që nuk ia di kush. Ai nuk ka kërkuar për kaq shumë kohë mbështetje në asnjë vënd përëndimor demokratik nga frika se do i zbulojnë adresën ata që duan ta pushkatojnë. Raste kështu ka patur mjaft. Madje deklarimi i të burgosurit A. T. ditët e fundit para trupit gjykues, pasi pushkatoi dy vëllezerit e pafajshëm N. e Gj. P. në Grudë të Shkodrës për gjakmarrje, i la pa “mënd” togat e zeza. A. T. ishte arratisur nga burgu i Shen Kollit më 2 tetor 2010 dhe deri më 18 mars 2011 që pushkatoi dy vëllezer të pafajshëm jetoi i qetë në Shkodër. Madje ai u pranoi togave të zeza pas vetëdorëzimit se kish patur konflikt me ish Shefin e Krimeve te Policisë së Shkodrës P. P., të cilit i kishte telefonuar në Amerikë ku kish marre azilin, duke i thënë se nëse nuk vjen këtu ti lajmë hesapet bashkë do të të pushkatoj dy vëllezërit. Kështu deklaroi A T., i kënaqur dhe i papenduar para trupit gjykues në Gjykatën e Shkodrës. Vëllezerit e ish shefit të Krimeve u pushkatuan në derë tështëpisë së tyre dhe vrasësi është krenar që bëri diçka, megjithëse sipas drejtesisë që e ka mbyllur dosjen e ketij konflikti, të 2 gushtit të 2000, ku P.P. në detyrë, kish marrë pjesë në një operacion sekret të Policisë së Shtetit për kapjen e babait të A. T., të quajturit B. T., oeracion në të cilin qe vrarë jo vetëm i kërkuari B. T., por edhe ish drejtori i Policisë së Shkodrës, koloneli A. Zylyftari, P. P. ka qënë në krye të detyrës, pa asnjë ngarkese thyerjeje të ligjit. Kështu ka ngjarë edhe me ata që kanë plan të eleminojnë shtetasin Fatmir Bulija. Rreth gjashtë vjet më parë, persona ende të paidentifikuar vranë me armë zjarri kushëririn e Fatmirit, te quajturin E. B. Ndërsa më 14 mars 2011 në lagjen Kiras të Shkodrës u pushkatua fqinji i Fatmir Bulija, i quajturi A.K. Policia e shkodrës ende nuk ka asnjë pistë, përveçse eleminimit fizik të tij për shkak të gjakmarrjes. Kështu, fenomeni i gjakmarrjes në Shqipëri, sidomos kohët e fundit ku ka afro dy vjet që paralamenti nuk voton asnjë ligj, meqë opozita vazhdon protestat dhe pushkatohen edhe protestues siç qe rasti i 21 janarit ku u vrane para kryemistrisë katër protestues paqësorë nga Garda e Republikës, është bërë tepër shqetësues. Thuajse çdo ditë regjistrohen vrasje për shkak të gjakmarrjes.
Redaksia
Besëtytnitë turke dhe poshtërimi i shqiptarëve
nga Ndue Ukaj
Besëtytnitë turke dhe poshtërimi i shqiptarëve
Mohimi është forma më e egër e poshtërimit. Madje, nëse e analizojmë drejt, pa ekuivokë e ambiguitete, mohimi është poshtërim më i skajshëm që shkon deri në përbuzje, rrënim, përjashtim, tendencë për zhdukje dhe çka jo tjetër.
Politika turke karshi shqiptarëve, është kryekreje duke promovuar asilloj tezash, të cilat, esencialisht janë teza të mohimit, së këndejmi edhe të poshtërimit të skajshëm, të asaj që është ekzistencë fizike e shpirtërore, pra mohim i plotë i etnisë shqiptar dhe historisë reale të tij. Andaj si të tilla, duhet të merren si të rrezikshme. Këtë kambanë alarmuese e patë sinjifikuar qysh para tre vjetësh Arbër Xhaferi, me artikullin Pasojat e akraballëkut, të botuar në disa të përditshme shqiptare, artikull ky i cili zgjoi interesim të madh dhe debate ndër shqiptar. Xhaferi me shumë argumente stigmatizoj këtë politikë turke të mohimit. Ajo çfarë është e vërtetë, poshtërimi turk ndaj shqiptarëve viteve të fundit, çdo ditë e më shumë po nxjerr krye dhe po bëhet më i vrazhdë, më imponues, sidomos përmes diskursit të politikës qeveritare turke, që nuk rresht së mohuari ekzistencën etnike të shqiptarëve dhe duke e kamufluar atë me gjoja “koekzistencën” historike, një gënjeshtër kjo e kulluar, që është një besëtytni e trilluar e shtetit turk, politikës turke dhe elitës intelektuale turke. Ndërkaq, e vërteta historike është krejtësisht tjetër, është e kundërt, sepse marrëdhëniet turko-shqiptare, asnjëherë nuk kanë qenë e as që do jenë vëllazërore, ndërkaq dihet botërisht se shqiptarët nuk kanë bërë koekzistencë me perandorinë turke, asnjëherë, mirëpo kanë qenë, për fat të keq, të shtypur, të persekutuar barbarisht, të shkatërruar fizikisht e psikologjikisht nga Turqia dhe politika e saj hegjemoniste ndaj shqiptarëve, që u përpoq të zhbëj çdo gjë shqiptare për shumë shekuj. Për këtë, ka aq shumë argumente, sa është e pakuptimtë të përmendën me këtë rast.
Në të vërtetë, për poshtërimin si fenomen politikë, kulturor e historik në Ballkan, ka shkruar edhe shkrimtari Ismal Kadare në një sprovë të shkëlqyer eseistike, në librin Poshtërimi në Ballkan (Onufri, 2004). Autori këto me mjeshtëri diskuton dukurinë e poshtërimit dhe vë në spikamë faktin se tendosjet dhe dramacitet në këtë pjesë të botës, kanë një rrjedhojë edhe nga poshtërimi, si instrument i përdorshëm, i drejtuar veçmas kundër shqiptarëve dhe ekzistencës së tyre etnike e historike. Shkrimtari Kadare shenjat e poshtërimin i koncepton në kontekstin e racizmit dhe sipas tij, poshtërimi bën pjesë në shenjat e sigurta që paralajmërojnë përgatitjen e një zezone.
Pra, nuk ka gjë më të ulët se poshtërimi i një kombi. Ky poshtërim, në formë të përbuzjes, mohimit, shqiptarëve po ju bëhet nga Turqia, e cila duke i identifikuar me fenë dhe historinë, po pretendon shqiptarët t’i paraqes para botës si pjesë të një trungu. Kjo politikë për shqiptarët është tejet e dhimbshme.
Tendencat turke karshi shqiptarëve ngritën mbi dy elemente, shumë të paqëndrueshme, mirëpo psikologjikisht të rrezikshme, fenë dhe historinë. Duke i përdor këto dy kategori, shteti turk sajon argumente të marra, për gjoja bashkë-ekzistencën historike dhe ndarjen e fateve përgjatë historisë, duke harruar faktin se, siç shkruan filozofi Karl Poperi, “Besimi në fatin historik është një besëtytni e kulluar”. Këtë besëtytni të kulluar, po e sajojnë si tezë politike politikaj nga Turqia, të cilët, kund përmes ministrit të tyre të jashtëm Ahmet Davutoglu, apo zyrtarëve tjerë, predikojnë një vëllazëri me shqiptarët, për marrëdhënie vëllazërore, që realisht nënkuptojnë mohimin, poshtërimin, sepse etnitë nuk kanë marrëdhënie vëllazërore. Ja vlen të përmendim si shembull popujt skandinav, të cilët janë pjesë e një trungu gjenetik, mirëpo nuk i thonë njëri- tjetrit vëllezër. E jo më shqiptarët dhe turqit?
Shteti, i ashtuquajtur modern turk, në vend se të ndjehet fajtor për një politikë shfarosëse që ka ndjekur karshi shqiptarëve nëpër shekuj, të kërkoj falje, ai nuk rresht së hapuri teza të marra, që në fund të fundit, s’janë gjë tjetër përpos sajesa të një politikë që ka perënduar tash e një shekull. Mirëpo, këto tendenca dhe teza janë aq të rrezikshme sa vetë politika hegjemoniste turke, që rikthimin politik në skenën ndërkombëtare, do ta bëjë, ndër tjera, duke mohuar ekzistencën e kombit shqiptar, pra duke e përbuzur atë tmerrësisht keq, për interesat e saj gjeostrategjike. Ndërsa, para kësaj sfide dhe hegjemonie, politika shqiptare është shumë inerte, inferiore dhe, ndoshta djallëzisht tolerante.
Para një kohe, një ministër i kulturës nga Danimarka, kur bëri një vizitë në Irlandë, kërkoj falje për shkatërrimit barbare që kishin bërë Vikingët para qindra vitesh në Irlandë dhe kulturën fizike irlandeze, gjatë rrugëve të tyre të plaçkitjes nëpër botë. Ky gjest kaq madhështor tregon se çfarë domethënë një shoqëri e emancipuar, një politikë që të kaluarën negative e pranon si të tillë dhe ndjehet, madje edhe pas qindra vitesh, fajtore. Turqia në vend se të ndjek shembuj të tillë, bëhet antipod dhe promuvuese e politikave jo emancipuese, të vjetra, sterotipepeve primitive.
Në fakt, ashtu sikur shteti danez, do të duhej të vepronte edhe Turqia, të kërkoj falje për shkatërrimin që i bëri Shqipërisë, për shkatërrimin e qindra kishave, bibliotekave, për tjetërsimin e historisë, fesë, për vrasjet barbare, për pengimin e gjuhës, fesë, shkollimit, për internime, etj.
Po të krahasojmë gjestin kaq fisnik, të kombit fisnik danez, me gjestet e politikës turke dhe diskursin e saj karshi shqiptarëve, do të shohim se shteti turk sot është një kosh mbeturinash të së kaluarës, të një politike që ushqehet nga pasione të sëmura të drejtuara ndaj qenies dhe qenësisë shqiptare. Kjo është një politike aspak emancipuese dhe krejtësisht kundër trendëve moderne europiane, ku, gjoja po na synoka të hyjë Turqia jodemokratike.
Doris Pack, sa qesharake tashmë…
Zonja Pack vazhdon në mënyrë të pabesueshme të lëshoj deklarata të çuditshme e qesharake, që perçojnë nuanca të theksuara injorimi e nënvleftësimi për nivelin intelektual shqiptar, sikur ne jemi një shoqëri mëse naive, që zonja në fjalë ka vendosur të na orientoj nëpërmjet një diktati dinak.
Lexoni në vijim deklaratën e saj më të fundit për bojkotin e opozitës (citoj): “Opozita në këtë mënyre po tregon se nuk është e pjekur dhe une kam frikë për proçesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Do të jete faji i saj në këtë proçes.»
Po pse opozita, e jo qeveria? – shtrohet pyetja. Është me të vërtetë për të qeshur sa shumë gjuhë konkluduese (pa argument) perdor.
Sidoqofte, zj. Pack e di që proçesi i integrimit të Shqipërisë për në BE është mjaft i gjatë, dhe nuk dëmtohet aspak nga bojkoti aktual i opozitës. Ne vijim te kesaj linje, bie fjala, kur Shqipëria do hyjë në BE, zj. Pack (mbase) nuk do jetë më në këtë botë (tani është rreth 70 vjeç).
Probleme parlamentare kane edhe vende të tjera demokratike në Europë etj., madje edhe anëtare të BE-s e NATO-s, por një gjë e tillë nuk dëmton demokracinë, përkundrazi e thellon atë.
Shqipëria ka 20 vjet që është vend i hapur, dhe një përqindje e konsiderueshme e shqiptarëve jetojnë në Perëndim, ku janë mëse të orientuar me praktikat e demokracisë perëndimore, që do të thote se zonja Pack bën mirë të kontrollojë nivelin intelektual të deklaratave që lëshon, sepse në vend të diktatit mund të krijonë humor.
Në një dispjutë si ajo e Shqiperisë faji nuk është i opozitës, por i qeverisë, dhe zonja Pack e ka mjaft të qartë këtë. Në një demokraci është qeveria ajo që garanton, jo opozita, dhe në këtë aspekt, qeveria ka detyrimin (ka pushtetin) të garantojë zgjedhje të ndershme, dhe transparencë të përgjithshme të tyre. Opozita nuk ka gjë në dorë, prandaj dhe transparenca ka ngecur. Nëse qeveria do hapte kutitë e votimit, kriza do mbaronte. Faji është i qartë se i kujt është.
P.S. Keni vënë re që zonja Pack mban gjithmonë krahun e qeverive në Shqipëri, asnjëherë të opozitës. Një qëndrim të tillë, si i mësipërmi, ajo ka shpalosur edhe në kohen kur Berisha ishte në opozitë, duke u prononcuar në favor të qeverisë socialiste me të njëjtin «argument» si tani, për gjoja dëmtim të procesit të integrimit. Të krijohet përshtypja se zonja Pack «korruptohet» nga qeveritë shqiptare…
Kritika
E kujt dreqin është LSI?!
Ju ka bërë përshtypje që në zgjedhjet e 28 qershorit Ilir Meta kandidoi në Tiranë, ndërkohë që kishte “një jetë” që fitonte në Skrapar, 5 mandate radhazi. Pse duhej të riskonte në Tirane, ndërsa e kishte të sigurtë fitoren në Skrapar? – shtrohet pyetja. Nëse ju kujtohet, në deklaratat e para post-zgjedhore u tha se ai kishte humbur, por më vone u anonçua si fitues. Çfarë mund të ketë ndodhur në fakt…?
Zonën elektorale të Metës në Skrapar e zëvëndësoi Nasip Naço, i anëtarësuar tek LSI në minuatat e fundit para zgjedhjeve. Një herë e një kohë Nasip Naço akuzohej nga PD si lidhje shtetërore që çoi në vrasjen e Azem Hajdarit, ndërsa tani (me votat e PD-s) ai është zv/kryetar i Parlamentit. Nasip Naço, ish Kryeprokuror i Durrësit, njihet si dorë e Nanos, ashtu siç njihet i tillë edhe deputeti tjetër i LSI-s, Lefter Koka. Të dy erdhën nga Durresi për LSI-n, në momentet e fundit para zgjedhjeve.
Nëse ju kujtohet, Fatos Nano nuk protestoi pothuajse fare përse nuk ishte përfshirë si kandidaturë e PS-s në zgjedhjet e 2009-s. Dukej si paradoks që një figure të tillë historike të mos i ofrohej asnjë zonë elektorale tek të majtët. Gjithsesi Nano heshti…
Nën një këndvështrim më të përgjithshëm të situatës paraelektorale të vitit të kaluar, mund të thuhet se Berisha edhe mund t›i fitonte (teorikisht) zgjedhjet, duke patur parasyshë përçarjen tek të majtët. Por në praktikë rezultati mund të ishte tërësisht i ndryshëm për shkak të polarizimit të theksuar në vend, mos-pëlqimit tradicional të të majtëve ndaj Berishës, faktit që elektorati i majtë e kishte të qartë se votat për LSI-n ishin vota për PD-n në kushtet e ndarjes brenda të majtëve.
Për sa më lart, mund të jetë realizuar ndonjë marëveshje parazgjedhore Berisha-Nano-Meta. Ndërsa është evidente që ka patur një lidhje mes Metës e Nanos, duke i eksportuar LSI-s dy figurat e lartëpërmendura, ndoshta mund të ketë patur edhe një marëveshje të tillë me Berishën, për të garantuar fitoren e Metës (me hir-o-pa hir) në Tiranë.
Me fjalë të tjera, nga «buka e vjetër» (Berisha, Nano, Meta) është krijuar një koalcion i fshehtë, që më vonë të dukej me bazë të gjerë (i djathtë i majtë) – plus Kastriot Islamin, Blushin, Malajn etj., tek PS, për të kryer (gjoja) më shpejt proçesin e liberalizimit të vizave dhe pyetësorin e BE-s – por që në fakt ka synuar okupimin e pushtetit. Në vijim të kësaj linje, Berisha e ka patur të qarte se një qeveri vetëm e djathtë, me Të si kryeministër (aq shumë i debatueshëm) nuk do e satisfaksonte mjaftueshëm Perëndimin në kuadër të liberalizimit të vizave etj., element ky që mund të ketë sjellë krijimin e koalicionit në fjalë, – që për tu realizuar, ndoshta është shtrënguar të manipuloj zgjedhjet e 28 qershorit.
Kritika
Rrezikohet jeta e Klevis Dervishi
Vetëgjyqësia në kushtet e mungesës së shtetit po bëhet përditë e më potente në Shqipëri, e veçmas në veriun shqiptar, ku Kanuni mesjetar i Lekë Dukagjinit ka eklipsuar edhe ato pak ligje. Çdo ditë raportohen vrasje për shkak të gjakmarrjes dhe hasmërive e konflikteve. Madje kohet e fundit për një konflikt te vjeter u pushkatua në mes të shkodrës prifti, pastori Dritan Prroni, pasi vëllai i tij kishte një hasmër.Njerëz të pafajshëm bëhen pra viktima të hakmarrjes. Një ndër këto viktima të pafaj është edhe Klevis Dervishi, lindur në Shkodër më 14.12.1993. Ky djalosh i ri, madje akoma i mitur, ka kohë që jetën e ka të rrezikuar dhe është i privuar nga çdo e drejte njerëzore që moshatarët e vet i shijojnë. Ky i ri e ka të rrezikuatr jetën, pasi babai i tij Naim Dervishi më datën 12. 02. 2009, për motive të dobëta, ende të panjohura, ka plagosur shtetasin Sami Ramja. Që nga ajo ditë familja Dervishi, sipas Kanunit, është ngujuar. Në të vërtetë, Shoqata Misionarët e Paqes dhe Pajtimeve të Shqipërisë, një organizëm që ka arritë deri tani të sheshoi shumë konflikte, ndërhyri në rastin konkret për pajtim. Megjithëse disa herë u realizuan takime e kuvende burrash, familja Ramja nuk ka pranuar me asnjë çmim të falë gjakun. Familja Dervishi ngujohet dhe nis jetën e vështirë që nuk dihet si do përfundoi deri sa të merret gjaku. Ndër më të rrezikuarit është Klevis Dervishi, një i mitur që qëndroii sa qëndroi i ngujuar deri sa gjeti mundësinë e të marrë rrugët pa rrugë të Botës perëndimore. Ky djalosh sot nuk ka adresë dhe ajo që e detyroi të braktisë vëndlindjen, është se e do jetën, të cilën ia kërcënon plumbi i hakmarrjes.
Albert Vataj
Paraja, Atdheu i vetëm i të pasurve
Nga Alban Dega
Greqia buze falimentimit….
Kryeministri i Greqisë, Andreas Papandreu ka pohuar para Parlamentit grek te enjten se vendi i tij nuk ka falimentuar. Gjate debateve mbi gjendjen e rëndë të ekonomisë greke, ai ka thene se edhe pse i përfshirë në borxhe, po përgatitet të aktivizojë një paketë financiare shpëtuese të ofruar nga kombe të eurozonës dhe FMN-ja. Greqia ishte në prag të tërheqjes së rripit të parashutës shpetimtare ndërkombëtare financiare, ka vene ne dukje Papandreu.
Gazetat dhe mjetet greke te informimit publik shprehin bindjen se falimentimi i Greqise eshte ceshtje ditesh. Ekipe nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Nderkombetar do te jene ne Athine te henen e ardhshme ne perpjekjet e fundit per te shpetuar kete shtet nga katastrofa qe do te kishte pasoje rrenimtare edhe per Shqiperine
Të pasurit tërheqin 13 miliarde dollare nga bankat
Ne nje kohe qe gjithe shtetet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes po perpiqen te shpetojne Greqine nga falimentimi lind pyetja: Cili eshte qendrimi i vete grekeve perballe kesaj gjendje gati catastrophic!?
Javet e fundit, njerëzit më të pasur të Greqisë kanë terherqur mbi 13 miliardë dollarë dhe i kane depozituar ne bankat e huaja. Shqetësimet e tyre duket se po kalojnë dhe qytetareve te zakonshem qe ne shembullin e tyre kanë filluar gjithashtu të tërheqin kursimet e tyre nga bankat greke.
Kjo dukuri e pershpejton renien dhe falimentimin e Atdheut te tyre… Megithate dukuria e terheqjes s edepozitave bankare ka marre permasat e nje orteku qe filloi nga majat e pasurise dhe perfshin gjithcka gjen perpara…
Mesim i madh historik
Cdo koment eshte i tepert. Nuk ka shembull me te qarte e me domethenes per atdhetarizmin e te pasurve. Rasti i mesiperm nuk eshte as i pari e as i fundit, jo vetem ne Greqi, por edhe ne shume vende te tjera, perfshi Shqiperine … Ai tregon pa asnje medyshje e pa asnje pikepyetje se i vetmi Atdhe i te pasurve eshte paraja.
Per para ata jane gati te vrasin edhe nenen e babain e vet. Lere me dheun e tyre: Memedheun apo Atdheun.
Te pasurit qe u pasuruan me se shumti nga korrupsioni, spekullimet, mashtrimet financiare gjate sundimit te se djathtes ne Greqi, jane te paret tani qe terheqin dhe kalojne ne banka te huaja pasurine e parate e vjedhura popullit grek. Jo pak por mbi 16 miliarde dollare brenda dy javeve. Atdheu i tyre i vetem eshte paraja.
Te gjithe derrat nje turi kane…
Nuk kane asnje ndryshim me te pasurit ne Shqiperi. Shembulli i ish- Mbretit Ahmet Zogut, qe braktisi Atdheun e vet ne ditet me te veshtira te tij, por pasi plackiti thesarin, floririn e popullit shqiptar eshte vetem nje shembull per te treguar se te gjithe te pasurit jane njesoj.
Te gjithe derrat nje turi kane, thote filozofia popullore shqiptare.
Ka edhe me keq… Femija eshte qenia me e dashur per cdo prinder kudo ne Bote. A do ta vrasish nje njeri per se gjalli , atehere goditi femijen, thoshin barbaret sllavet . Por kur vjen puna te paraja te pasurit, sidomos ata qe pasurohen me korrupsion, duke vjedhur, mbi gjithcka kane parane.
Ka edhe me keq!
Diku nga gjysma e dyte e viteve 90-te nje nder viktimat e shumta te korrupsionit, i vendos dinamit prane deres se shtepise nje zyrtari te larte pa asnje aftesi te katapultuar lart nga Berisha. Akt terrorist kunder nje zyrtari kriminal. Por c’faj kishte familja e tij!? Familja vrapojn te dalin nga shtepia…
E shoqja shikon se i mungonte e bija dhe si nene harron gjithcka dhe kthehet per ta shpetuar. Nena nene!
Gati sa nuk perplaset me te shoqin qe po kthehej dhe ndjen nje lehtesim per aktin e tij prinderor per te shpetuar vajzen.
– Vajza, vajza, i drejtohet ajo te shoqit ne ate zallamahi.
– Cfare vajze, i thote bashkeshorti… Nuk e gjen gje ate jo… Po vrapo shpejt se kam harruar thesin e parave!
Pra per kete kategori te pasurish paraja qendron jo vetem mbi atdheun e familjen por edhe mbi jeten e femijeve te vet… Lanet!
Edi Rama, si Barack Obama, vjen nga ”minority group”
Sipas konceptit të sociologjisë perëndimore, shoqëria ndahet në dy grupime të medha: në (1) grupin dominant (dominant group), dhe (2) grupin e pakicës (minority group). Kriteret sociale që determinojnë këtë ndarje janë: raca, feja, kombësia, mosha, gjinija, prirja seksuale etj.
Psh, presidenti aktual amerikan Obama, që i përket racës së zezë në SHBA, etiketohet si përfaqësues i pakicës – “minority group” – në këtë vend. Si rregull i përgjithshëm është, se një pëfaqësues i grupit të pakicës nuk mund të ndajë pushtetin (bashkëqeverisë) me një përfaqësues të një grupi tjetër të pakicës. Dhe pikërisht për këtë arësye, zonja Clinton nuk u emërua zevëndës presidente e SHBA-së, sepse edhe ajo konsiderohet përfaqësuese e grupit të pakicës – femrave – (megjithëse femrat përbëjnë gjysmën e popullsisë ato vazhdojnë të trajtohen si «minority group»).
Edhe Edi Rama është përfaqësues i «minority group» në Shqipëri, deri sa ai vjen nga një fe e pakicës në vend. Kjo do të thotë se ai nuk mund të ndajë pushtetin me një përfaqësues tjetër të «minority group», që i përket pakicës fetare, racore, nacionale, gjinore etj., të vendit. Psh, Fatos Nano – gjithashtu përfaqësues i «minority group» (kristian) – gjatë sundimit të tij, gjithmonë zevendës-kryeminister kishte një përfaqësues të grupimit dominant fetar – atij mysliman.
Nese do i referohemi historisë së Shqipërisë, rezulton se të gjithë liderët kryesorë të saj i përkasin grupit dominant fetar në vend – atij mysliman. Ismail Qemali, Esat Toptani, Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Sali Berisha.
Në vitin 1991 Partia e Punës e zëvëndësoi liderin e saj me një të krishterë – Fatos Nanon -, gje që nënkuptonte faktin se kjo forcë politike hiqte dorë nga dominanca, dhe i hapte rrugën e qeverisjes partisë së re te sapo krijuar – Partisë Demokratike të Sali Barishës – përfaqësues i «dominant group». Dhe në fakt PD u shndërua forca kryesore politike në vend.
Në SHBA, feja dominante është protestantja – mbi 50% e popullsisë -, ndërsa në vend të dytë është feja katolike – mbi 20% e popullsisë. Gjatë gjithë historisë së shtetit amerikan, vetëm një katolik është zgjedhur president i SHBA – John Kennedy -, ndërsa të gjithë të tjerët i përkasin besimit protestant (perfshij dhe Obamën).
Kritika
Emigrantët në krizë
nga Artan Mullaj
Me sa duket, emigrantët nuk do të jenë më shpresa e gjallërimeve sezonale të ekonomisë sonë, as në pushimet verore, dhe as në festat e fundvitit, kur ata vërshojnë zakonisht. Tronditja botërore e ekonomisë, ka pështjelluar një krizë të re edhe në komunitetin e tyre. Për pasojë, ndihma ekonomike për familjet në Shqipëri, është po kaq e pamundur, sa edhe i hidhur është ky realitet për ata. Për herë të parë në historinë e emigrimit shqiptar, bujaria e tyre sot është e brishtë, aq sa nuk mund të thuhet që dashuria e tyre për vendin e tyre vazhdon të jetë, si ka qënë gjithmonë, motivi i ngushullimeve të ardhshme. Deri dje, shumë njerëz, mendonin se këta shpëtimtarë modestë të tregjeve të cfilitura shqiptare, ishin si “diga e parë mbi të cilën përplasen dallgët e antishqiptarizmit tradicional”. Kurse sot, janë të paktë ata që mendojnë se heroizmi i tyre përballë shkulmeve raciste, është cështje e ditës. Dhe kjo, edhe për shkak se morali i ditës shqiptare është marë peng nga paqartësia e gjërave.
Shqiptarët, brenda vendit edhe jashtë, sot janë të kërcënuar nga zymtësia e së ardhmes. Ndërsa të parët kanë dëshpërim sigurimin e vështirë të bukës së gojës, të dytët kanë frikë të shpresojnë kthimin në vendin e tyre, ku mbretëron dëshpërimi i të parëve.
Por jo vetëm shqiptarët. Edhe grekët, edhe italianët, edhe fqinjët e tjerë, duket se e quajnë luks të ushqejnë ende si dikur në shpirtrat e tyre, fobinë për të huajt, për emigrantët, sepse hallet e botës sot janë më të mëdha se shkulmet e krenarisë.. Ndoshta edhe për shkak të krizës, është e dukshme një rënie e furisë nacionaliste sidomos në Ballkan, ku dhe kur, kriza e botës është afruar si tajfunet shkatëruese në verë, në brigjet e Floridës apo Meksikes. Ndërsa stuhia ka prekur Greqinë, as ajo, as fqinjët e saj nuk kanë profetë në gjirin e tyre, të parashikojne cka mund të ndodhë më pas në të ardhmen.
Në fakt racizmi ndaj emigrantëve është tulatur kohët e fundit, dhe kjo jo vetëm falë shpërqëndrimit dhe frikës nga fatalitetit ekonomik, që sjell trokitja e pashmangshme e krizës, por edhe falë reflekseve të civilizimit të rrezatuara nga njerëzit tanë ne vendet ku jetojnë. Të gjithë e dimë se kjo ka qënë një aventurë e vetmuar e shqiptarëve në mërgim për të vërtetuar me vlerat e tyre, vlerat kombëtare në sytë e botës.
Por ndërsa janë lehtësuar njëfarësoj prej rëndesës së huaj, përkundrazi, shpërfillja e shtetit shqiptar sot është e dyfishtë. Aq më pak politika e Tiranës ka interes për ta, sepse sot ata nuk mund të ndihmojnë vendin e tyre. (Madje, ata kishin qënë të haruar e të lënë mënjanë për vite me rradhë, edhe atëhere kur dërgonin kursimet e djersës familjeve të tyre për vite me rradhë). Sot që ata nuk mund të ndihmojnë, aq më pak qeveria shqetësohet për problemet e tyre, vetminë e tyre, papunësinë e tyre dhe vështirësitë e tyre, në kushtet e krizës. Dhe kjo gjë është e natyrshme. Pasi e kanë administruar me babëzi dhe mediokritet këtë vend, për njëzet vjet me radhë, cka e ka e shtyrë dinjitetin kombëtar edhe atë drejt greminës, pushtetarët janë shqetësuar jo aq për problemet e shumëfishuara të emigrantëve, sa për kthimet e tyre masive. Sepse ata e dinë, ashtu si e dinë të gjithë se dërasat janë zbërthyer dhe Shqipëria nuk mund të përballojë papunësi të re, dhe të papunë të rinj, në mes të rrënimit. Të gjendur mes dy të këqijave( sa e kobshme të hezitosh të shpresosh tek baza jote), emigrantët tanë sot janë personazhe të një drame të re. Nëse vështrimet do të bien mbi ta, drama përsëri do të vazhdojë, sepse kjo do të ndodhë vetëm kalimthi dhe vetëm dinakërisht, dhe vetëm djallëzisht në fushata elektorale. Në cdo rast, në cdo kohë, në cdo analizë, zhgënjimi është i pamatshëm!
Vëmendja për dilemat e emigrantëve, ka pak gjasa të ndodhë. Të kthehen në vendin e tyre, të vuajnë me njerëzit e tyre, apo të durojnë deri në fund në emigrim. Më shumë se përbuzjet dhe antishqiptaritë e të huajve, shpërfillja e Tiranës, që është aq më e qartë sa më të mëdha janë problemet për ta, është ajo që ka diskriminuar shtetasit e vet në perëndim me këtë braktisje të përjetshme që nuk mund të shpjegohet. Emigrantët ishin lënë dhe vazhdojnë të janë vetëm në hallet e tyre, sot më shumë se kurrë, si një komunitet rrugëhumbur. Lënia në mugëtirën e tyre, dhe poshtërimi social që ju bëhet, ndërkohë që ata janë absolutisht pjesa më e pastër, me e painfektuar dhe më e qytetëruar e shqiptarëve, është dëshmi e sigurtë e krizës së vetëdijes kombëtare, që qëndron mbi të tjerat. Prandaj, shpërfillja shtetërore ndaj problemeve të tyre dhe ndaj civilizimit të sigurtë që ata kanë fituar gjithë këta vjet në perëndim, nëse deri sot ka sjellë zhgënjim komunitar, sot po provokon një agresivitet të ndërsjellë dhe të shkujdesur ndaj politikës në vendin e tyre…
E vec këtij zhgënjimi, shqiptarët perëndimorë, të lodhur e të vetmuar në durimin e përbindshmën për të pastruar fytyrat e tyre, sot janë po aq indiferentë ndaj politikës në Shqipëri, sa mospërfillese ka qënë edhe politika e shtetit ndaj tyre gjithë këta vjet. Fatkeqësia është se askush në Tiranë nuk gjykon që zhgënjimi i këtij komuniteti është fillimi i një drame të re kombëtare. Ata dalëngadalë po ndalojnë së fabrikuari dashuri për vendin e tyre, jo vetëm sepse kjo dashuri nuk ju është kthyer kurrë, por edhe sepse asgjë nuk duket se do mund të sjellë shpresën e ndryshimit në të.
Përse po shkruaj për Franko Fratinin?
Diplomacia ka një rol shumë të rëndësishëm për zhvillimet politike botërore, rajonale dhe lokale. Diplomacia e mirë i ka sjellur botës zhvillim dhe përparim në të gjitha planet, komunikim dhe zhvillim ekonomik. Në rastin e ceshtjes tonë kombëtare dhe politikës sonë të brëndshme, diplomacia botërore në vite, krahas momenteve pozitive ka luajtur edhe role të cilat kanë ndikuar për të keq për ceshtjet tona të lidhura me pozicionin tonë gjeopololitik, kujto 1913 e më pas. Mbas rënies së “Perdes së hekurt” dhe demokratizimit të vendit diplomacia europiane dhe ajo euroatlantike kanë pasë ndikim të fortë në të gjitha zhvillimet tona. Në këtë kontekst roli i individëve, diplomatëve perëndimorë ka qenë vendimtarë për vendimarrjet që kanë qenë të lidhura me ceshtjet tona shumëplanëshe. Në këtë kontekst ka patur individë, politikanë dhe diplomatë, të cilët e kanë mirëkuptuar dhe respektuar dhe mbështetur politikën për Shqipërinë. Një prej diplomatëve që pati një rol vendimtarë dhe ndikoi për zhvillimet integruese tonat, sic ishte lëvizja e lirë, ishte Franco Ftattini, ministri i jashtëm italian.
Franko Fratini, ministri aktual i qeverisë Berluskoni, pati një rol shumë të rëndësishëm për lëvizjen e lirë të shqiptarëve dhe ka luajtur dhe po lot një rol tejet pozitiv për ceshtjet tona të integrimit në B.E. Ai më të vërtetë përfaqëson diplomacinë e një vendi shumë mik dhe në pamje të parë duket se ka kryer misionin e tij prej diplomati, por përkushtimi i tij personal për ceshtjet tona të integrimit dhe vecanërisht për lëvizjen e lirë, hyri në historinë e shtetit tonë. Roli i Fratinit shumë dashamirës dhe vendimtarë ndikoi jo vetëm në qarqet diplomatike italiane, por ai pati ndikim gjithashtu edhe tek qarqet europiane për realizimin e këtij projekti me sfond jetik për Shqipërinë. Eksperienca e tij në politikën europiane si komisioner, ja lehtësoi punën që të ndikonte politikisht dhe diplomatikisht për cështjet tona. Krahas Zonjës Fajon dhe një seri europarlamentarësh, Fartini u kthye në avokatin e Shqipërisë. Fratini është një politikan italian që ka lindur në Romë dhe është zgjedhur së fundi deputet në Fruli Venezia Giulia.
Në fakt në periudhën para 90-tës si pasojë e kushteve në politike europën lindore dhe “Perdes së hekurt”, diplomacia italiane nuk ka qenë shumë aktive për ceshtjet tona. Me fillimin e proceseve demokratike mbas viteve 90-të diplomacia italiane mori një rol aktiv të ri vendimtarë, falë krijimit të raporteve shumë të mira të qeverisë së parë demokratike me shtetin dhe qeveritë Italiane. Në të gjithë procesin tonë të tranzicionit, Italia ka patur dhe vazhdon të ketë një rol shumë të rëndësishëm për proceset demoktratike në Shqipëri. Por duhet shtuar se disa qeveri italiane sic ishin ato të majta, kujto ministrin e jashtëm Dini, nuk kanë qenë kaq aktive në fushën e diplomacisë, si rezulatat i shumë faktorëve objektivë dhe subjektivë dhe politikës problematike në Ballkanin jug-perëndimorë dhe zhvillimeve gjeopolitike në rajon.
Por qeveria Berluskoni ndërtoi një paradigm, koncept tjetër diplomatik, kryesisht mbas vitit 2005, dhe në këtë kontekst Fratini ka një rol të padiskutueshëm.
Roli i Fratinit dhe i shumë diplomatëve miq europinë, merr një dimension shumë të rëndësishëm, kur në tregun politik europian ka individ të shkëputur, sic ishte rasti skandaloz i misionarit të qarqeve serbe Dick Marti, e që ka të tillë plot nëpër skutat e politikës europiane. Integrimi i ynë dhe e gjithë ceshtja shqiptare, ka bërë hapa gjigandë, falë rolit të vendeve demoktratike Europiane dhe ndihmës së Shteteve të Bashkuara, por nuk duhet harruar se përreth nesh ka qarqe dhe grupe të caktuar që nuk ju intereson dhe nuk e duan integrimin tonë dhe sensibilizimin e ceshtjes Shqiptare në përgjithësi.
Natyra e Fratinit e qetë dhe një politikan shumë logjik dhe pragmatik, por mbi të gjitha i interesuar për punët tona, ka ndikuar shumë në këto procese jo shumë të thjeshta integruese politike.
Krahas një seri intelektualësh të huaj të interesuar për ceshtjen tonë në 100 vjecarin e fundit, dhe poltikanësh e diplomatësh të tillë si Kohl, Bush, Klinton, Bler, Allbreit, Merkel , Berluskoni, Erdogan etj. në fushën e dipllomacisë një rol të padiskutueshëm ka ka patur dhe vazhdon të ketë edhe ministri aktual i jashtëm i Italisë Franko Fratini.
Fratini gjatë misionit të tij diplomatik, ka treguar se është një politikan i zgjuar, kurajoz dhe me talent në fushën diplomatike, duke e vlerësuar maksimalsiht proceset tona dhe stabilitetin e ballkanit jug-perëndimorë. Krahas misonit diplomatik i një vendi të fuqishëm sic është Italia, në rastin tonë ndikoi edhe respekti i tij personal për popoullin dhe kulturën tonë më të vjetrën në rajonin e Ballkanit.
Fratini është zgjedhur së fundi në dhomë n e deputetëvë sic shkruava ma lart në zonën elektorale rajonale Fruli Venezia Giulia në Prill 2008 duke përfaqësuar koalicioni e “Popullit të lirisë”. Është ministër i jashtëm që nga viti 2008. Është lauruar për drejtësi në vitin 1979. Është emëruar prokuror i shtetit Italian në vitin 1981. Në vitin 1996 është zgjedhur për herë të parë si deputet i “Forca Italia” në vitin 1996. Ka patur një seri pozicionesh të rëndësishme në qeveritë italiane. Ka qenë që prej 22 nëntorit 2004 deri 7 maj 2008 nën president i Komisionit europian dhe komisioner për drejtësinë, lirinë dhe sigurinë
Franko Frattini është autor i një seri artikujsh dhe komentesh botuar në revista prestigjoze italiane për ligjin dhe drejtësinë.
Qamil Gjyrezi, lektor psikologjisë së artit Universiteti “L.Gurakuqi” Shkodër
Zemërimi e rritë motivimin?!
Ndjenja specifike e zemërimit, sipas studimeve të reja psikologjike, nuk është as negative dhe as pozitive dhe ajo do ta rrisë motivimin nëse qëllimi i fundit i saj nuk është dëmtimi i të tjerëve.
Zemërimi e rritë motivimin dhe nuk është gjithnjë ndjenjë negative. Kështu thonë studiuesit dhe psikologët e kësaj sfere.
Ndjenja specifike e zemërimit, sipas studimeve të reja psikologjike, nuk është as negative dhe as pozitive dhe ajo do ta rrisë motivimin nëse qëllimi i fundit i saj nuk është dëmtimi, apo vuajtja e njerëzve të tjerë. Skanimi i trurit ka treguar sesi njerëzit përjetojnë ndjenjat e ndryshme. Për shembull, nëse ndjehemi më humor të mirë, atëherë do të aktivizohen regjionet e trurit në anën e majtë, kurse ndjenjat negative sikur mundimi dhe depresioni do të shkaktojnë aktivitet në anën e djathtë.
Ndjenjë negative apo pozitive?
Megjithëse, përgjigjja në atë se a është zemërimi ndjenjë pozitive, apo është e kundërta, pra ndjenjë negative nuk është e thjeshtë, meqë derisa literatura psikologjike e klasifikon zemërimin si ndjenjë negative, skanimi i trurit thotë ndryshe.
“Zemërimi është ndjenjë specifike, meqë aq sa është negativ konteksti i tij, nga ai mund të dalin gjëra të mira, të cilat na motivojnë, që të bëjmë veprime dhe hapa shumë të rëndësishëm drejt së ardhmes më të sigurt, e të cilat na gëzojnë dhe na bëjnë që të jemi më të mirë sesa të tjerët”,– thotë udhëheqësi i studimit, psikologu Henk Aarts.
Në një studim të realizuar në një nga institutet e njohura në Holandë, shkencëtarët u kanë treguar pjesëmarrësve në studim fotografi të ndryshme, me qëllim që t’u shkaktojnë ndjenja të llojllojshme, e më pas me anë të rezonancës magnetike kishin incizuar trurin, në mënyrë që të shihnin reagimin e tij.
Rezultatet e studimit kanë treguar se, fotot që shkaktonin zemërim, motivonin njerëzit, me ç’rast vinte edhe deri te përzierja e ndjenjave pozitive. Zemërimi mund të jetë stimulues vetëm nëse nuk është i dhunshëm. Kështu, studimet kanë treguar se, sikur edhe në ndeshjet sportive, nëse udhëheqësi i ekipit është i zemëruar, ai më lehtë motivon lojtarët e tij dhe kështu ndikon në ngjalljen e dëshirës për fitore.
Zgjidhni ndonjë moment të bukur
Çifteve u pëlqen të ëndërrojnë dhe të planifikojnë të ardhmen, u pëlqen të flasin për vendet të cilat do t’i vizitojnë, për një shtëpi të bukur dhe për gjëra tjera të përbashkëta. Mirëpo me kalimin e viteve ky ëndërrim zhduket.
Mos e humbni besimin sepse për ringjalljen e jetës së lumtur, nganjëherë nuk duhet shumë. Si shenjë e riafrimit mund të jetë një pjesë e kohës të cilën e kaloni vetëm ju dy, një mesazh në letër se e doni, një bisedë për një udhëtim të përbashkët apo blerja e ndonjë dhurate pa ndonjë arsye të veçantë. Çifteve u pëlqen të ëndërrojnë dhe të planifikojnë të ardhmen, u pëlqen të flasin për vendet të cilat do t’i vizitojnë, për një shtëpi të bukur dhe për gjëra tjera të përbashkëta. Mirëpo me kalimin e viteve ky ëndërrim zhduket. Mos lejoni që t’u ndodhë juve kjo. Nuk janë vetëm përvjetorët dhe festat ditë kur duhet ta përkujtoni personin që dashuroni. Blerja e ndonjë dhurate kur s’e pret, do ta gëzojë së tepërmi partnerin tuaj, prandaj mos e pritni ditëlindjen për t’i blerë diçka. Shenjat e vogla të kujdesit ju lidhin më tepër dhe risin ndjenjën se i takon dikujt. Nëse jeni nga ato çifte të cilat nuk mbajnë mend kur janë fotografuar herën e fundit është koha që ta ndryshoni atë. Zgjidhni ndonjë moment të bukur dhe bëjeni të përhershëm me anë të aparatit, ndërsa fotografinë vendoseni në një vend ku duket, me qëllim që t’ju përkujtojë se përveç punës dhe fëmijëve, ende ekzistoni ju të dy dhe lidhja e juaj.
Në momentet kur nuk mund ta arrini gjithë punën, obligimet shtëpiake dhe fëmijët, duhet të mendoni edhe për nevojat e partnerit tuaj duke bërë ndonjë gjë të vogël e cila do ta gëzojë. Dërgoni ndonjë mesazh të bukur, priteni me një kafe të gatshme, dërgoni një e-mail për t’i treguar se mendoni për të, etj. Kjo nuk është e vështirë, ndërsa partnerit tuaj do t’ia zbukurojë ditën. Kur të keni arritur të vidhni një pjesë të kohës vetëm për ju dy, flisni për shpresat tuaja, për dëshirat dhe për temat personale të cilat do të kenë veprim shumë pozitiv në lidhjen tuaj. Nëse do të mund të kuptoheni atëherë do ta vlerësoni më shumë njëri-tjetrin. nëse në fillim të lidhjes suaj keni pasur një lokal të preferuar është koha që ta vizitoni. Nëse ju ka pëlqyer ndonjë këngë e veçantë, përjetoni përsëri ato ndjesi duke e dëgjuar përsëri. Gjithçka që ju kujton fillimin e lidhjes suaj do t’ju kujtojë se sa është thelluar dashuria juaj dhe sa jeni afruar prej asaj kohe.
Pashko Ujka: Me votoni t’ia kthej Velipojen velipojakeve!
Shqiperia dhe ne vecanti qarku i Shkodres eshte blatuar nga Zoti me nje pasuri te papershkrueshme, Velipojen dhe plazhin e saj te mrekullueshem. Nje resurs i jashtezakonshem natyror, i cili duhej te ishte nje “miniere ari” per banoret e saj dhe pas tyre, edhe per tere rajonin, mund te klasifikohet edhe si plazhi me i mire per ujin dhe reren ne te gjithe Ballkanin. Megjithate, Velipoja qe sot njohin te gjithe, nuk eshte ajo qe deshirojne te gjithe, sidomos vete banoret e saje, velipojaket. Investimet e hedhura gjate ketyre 20 viteve te fundit, nje pjese e konsiderueshme te te cilave jane vete parate e karsapaguesve te Velipojes, nuk kane ndryshuar asgje duke lene te kuptohet se kane perfunduar ne duart e drejtuesve te saj vendore. Nga ana tjeter, banoret e Velipojes jane ata qe kane perfituar me pak nga shfrytezimi i kesaj mrekullie qe u dha natyra dhe per kete arsye, ata kerkojne qe plazhi dhe gjithcka tjeter te jene ne menaxhimin e tyre.
Ka qene kjo atmosfere e pergjithshme dhe deshira per ti ndryshuar pamjen perles se Adriatikut, Velipojes qe ka bindur Pashko Ujken te kandidoje per kryetar te Komunes Velipoje. Ne fakt, tashme ai konsiderohet si kryetari i Komunes Velipoje sepse idete dhe projektet e tij per kete zone, kane gjetur miratim dhe perkrahje ne mase te gjere tek banoret.
Me nje eksperience te gjate brilante profesionale, i sprovuar per aftesite e tij menaxhuese ne lemin ekonomik, Pashko Ujka ka tashme ide dhe projekte te qarta afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata per Velipojen, vendlindjen e tij me te cilen nuk eshte ndare asnjehere. Edhe ne ditet me te veshtira, sic ishin ato te permbytjeve, me iniciativen e tij personale, duke e ndjere detyrim ndaj bashkefshatareve te tij, Ujka u eshte gjetur prane me te gjitha menyrat dhe mjetet. E pra, nuk kishte asnje detyrim pervec atij moral dhe ai nuk u kursye me te gjitha mundesite qe kishte, pa kerkuar asnjehere reklame apo publicitet.
Plazhi, eshte pjesa me e rendesishme qe ka nevoje per nderhyrje urgjente dhe menaxhim profesional ekonomik dhe ideor, thote Ujka. Sot, Velipoja eshte nje zone turistike e lene ne meshire te fatit dhe te te paditurve qe e kane drejtuar gjate ketyre viteve. Krijimi i kushteve dhe hapesirave te nevojshme per pushuesit dhe banoret, eshte prioritet. Gjithcka duhet te jete ne harmoni me mjedisin dhe natyren perreth, duke ia pershtatur gjithcka argetimit dhe clodhjes se pushuesve. Aktualisht, Velipoja jeton rreth 3-4 muaj ne vit, gjate stines se veres ndersa projekti i Pashko Ujkes eshte qe Velipoja te terheqe pushues dhe vizitore gjate gjithe vitit.
Mbetjet urbane apo plehrat jane problem i ndjeshem i Velipojes dhe kjo jo vetem gjate stines se veres ku numri i pushuesve kalon 250 mije vete. Komuna ka deshtuar ne pastrimin e plazhit dhe te mjediseve te tjera. 2 milion leke te dhena per kete qellim nuk ka pastruar asgje, duke lene te kuptohet se edhe kjo shume ka perfunduar ne xhepat e drejtuesve apo zyrtareve te komunes. Qe te jete e paster para fillimit te sezonit veror, gjate dhe pas tij, Velipoja ka nevoje per me shume fonde, per sigurimin e te cilave tashme Pashko Ujka ka gjetur edhe menyren e duhur.
Afer detit, afer mbretit eshte nje shprehje e popullit tone. Ne fakt, Velipoja nuk e ka patur asnjehere kete mundesi. Mjafton te hedhesh nje veshtrim nga nje lartesi e caktuar dhe shikon qe fatkeqesisht kjo perle e bregdetit te Adriatikut, ka pamjen e nje katundi te paorganizuar as edhe nga ana urbanistike edhe pse duhej te ishte nje qytet i mirefillte dhe terheqes jo vetem per shqiptaret, por per te gjithe Ballkanin. Ne projektet e tij Ujka ka edhe ndryshimin e nje situate te tille dramatike. Sistemimi do te nise me shetitoren, e cila duhet te jete ne harmoni me natyren dhe jo te frikesoje njerezit me asfalte apo me betonizim. Mjedise dhe shetitore buze bregut per pushuesit dhe banoret si dhe displinim i parkimit dhe levizjes se automjeteve, jane nder prioritetet e administrates se komunes Velipoje nen drejtimin e kryetarit Pashko Ujka. Edhe tregjet kane nevoje urgjente te ridimensionohen duke marre nje pamje bashkekohore por edhe per te garantuar shendetin e banoreve e pushuesve me tregtim ne kushte normale. Rera do te jete ne dispozicion te te gjithe pushuesve dhe do te behet nje ndarje e drejte e balancuar e shfrytzimit ne mes privatit dhe komunes, duke imponuar tarifa te pranueshme per te gjithe. Madje, vete komuna do te jape shembullin e para, duke krijuar mundesi reale per nje konkurrence te ndershme.
Jo rradhe pushuesit dhe banoret jane shprehur te pakenaqur dhe zhurmen e pakontrolluar dhe pluhurin e makinave ne pjese te plazhit ku duhet te jene vetem kembesoret. Nje tjeter projekt i z. Ujka synon krijimin e hapesirave te mjaftueshme per parkim ne vende te caktuara, por edhe disiplinimin e lokaleve te argetimit jo vetem permes orareve, por edhe vendndodhjes se tyre.
Uji i pijshem ne cdo shtepi te Velipojes, eshte nje tjeter projekt i cili do te zbatohet nga Pashk Ujka gjate 4 viteve te ardhshme ne kete komune. Asnjehere gjate ketyre viteve, asnje administrate nuk e mbajti premtimin per ujin e pijshem, madje asnje cezme publike per cdo lagje. Edhe ne kete ze, parate qe jane dhene per ujesjellesin, shifra vertete te larta, kane perfunduar pjesa me e madhe ne xhepat e drejtuesve te komunes. Edhe ndertimi i nje infrastrukture moderne nentokesore per ujrat e zeza, eshte nje tjeter projekt afatmesem i Ujkes. Nje zone turistike qe synon te konkurroje plazhet e tjera te Adriatikut dhe te Jonit, duhet ta kete te zgjidhur kete problem. Duke filluar nga ky sezon turistik qe starton me 15 qershor, plazhi i Velipojes do te pajiset me banjo publike portative, te cilat cdo vit kane qene nje problem i madh per pushuesit, sidomos ata ditore por edhe rezidente.
Te gjitha keto projekte, perkthehen ne mundesi punesimi per te gjithe banoret e Velipojes. Sektori i turizmit, ka mundesi te jashtezakonshme per te garantuar mireqenien ekonomike te velipojakeve permes stimulimit te bisneseve individuale e familjare por edhe punesimit nga komuna ne ato sektore te turizmit qe do ti menaxhoje direkt ajo. Permes ketyre skemave te mirestudiuara ekonomike, do te sigurohet punesimi i plote apo sezonal i mijera banoreve te Komunes Velipoje duke bere qe velipojaket te mos mendojne te braktisin vendlindjen per emigracionin, por te ngrejne mireqenien e tyre ne token e tyre.
Me venien ne funksionim te ketyre skemave ekonomike dhe miremenaxhimit te Velipojes nga velipojaket, per interesat e velipojakeve fillimisht dhe te rajonit ne pergjithesi, gjithcka eshte e mundshme te realizohet brenda pak viteve. Si ekonomist me pervoje, Ujka thote se te gjitha fondet e nevojshme per investime, do te sigurohen nga vete komuna ndersa investimet nga buxheti i shtetit do te jene nje fond plus per te ndryshuar pamjen e komunes Velipoje.
Pashko Ujka ka tashme nje projekt te detajuar per ndryshimin e Velipojes, perles se Adriatikut. Gjithcka eshte skicuar deri ne detaje dhe banoret gjate takimeve elektorale, do te kene mundesi te njihen me nga afer dhe konkretisht me to. Ne vecuam vetem disa nga pikat e ketij projekti te gjere dhe te shtrire ne vite. Si eshte Velipoja sot, e dime dhe e shohim te gjithe. Neser ajo do te jete ndryshe, plazhi me i frekuentuar dhe me terheqes ne brigjet e Adriatikut dhe nje qytet turistik me te gjitha resurset si Budva apo Dubrovniku. Sot eshte e veshtire te mendohet nje ndryshim kaq i thelle, por Velipoja dhe velipojaket besojne dhe e duan ndryshimin e vendlindjes se tyre. Ata kane filluar ta shohin Velipojen e se nesermes permes projektit te madh te kandidatit Pashko Ujka, i cili do te jete kryetari qe shenoi ndryshimin e madh e te vertete te Komunes Velipoje.
Redaksia
1 ne 3 gra rrahen
nga Lis Bukuroca
Gazeta “Shekulli” e beri publike raportin e “Amnesty International”, ku thuhej se çdo e treta grua në Shqipëri rrihet. Se rrihen gratë shqiptare nga shqiptarët dihet, por nuk mund të mendohej se çdo e treta posedon një trajtim të tillë barbar.
Ne kemi katedra të sociologjisë e të psikologjisë dhe në vend se të informohemi nga brenda për perversionet tona, na informojnë nga jashtë. Si duket katedrat tona kanë punë me teorinë dhe nuk janë në shërbim të shoqërisë, por të vetvetes. Ata lexojnë anketa të huaja, thua se nuk kanë shoqëri të veten!
Çdo e treta rrahet! Kjo domethënë se një e treta e familjeve shqiptare jetojnë në dëshpërim dhe në keqtrajtim permanent. Në një gjendje të jashtëzakonshme! Një e treta e familjeve shqiptare gjendet në një përleshje qytetare brenda mureve. Kjo ndikon keq edhe në edukatën e fëmijëve dhe nga kjo gjendje ata mësojnë se rrahja dhe nënshtrimi zgjedhin problemet! Kështu mendonte edhe diktatura!
Për sociologët dhe psikologët ka shumë punë. Ata mund të bëjnë anketa dhe të dalin me një numër gjithëpërfshirës duke zbardhur edhe karakteristikat tjera, që janë të rëndësishme, në mënyrë që shteti të nisë parandalimin dhe motivimin e grave për denoncimin e talebanëve shtëpiak.
Do të ishte me rëndësi të shihej niveli arsimor i rrahësve, profesioni i tyre, gjendja ekonomike dhe niveli arsimor i grave të rrahura. Me rëndësi është edhe të merret vesh çka deklarojnë gratë te mjeku: se janë rrëzuar shkalleve, se i kanë rënë derës me kokë, me faqe apo me ballë.
Nëse vërtet rrihet një e treta e popullsisë, atëherë gjendja është alarmante dhe shteti duhet të investojë në ndërtimin e shtëpive të grave. Me këtë numër të madh, nëse nuk reagon shteti, atëherë nuk kemi shtet, por një qeveri e administratë, që përpiqet të shtiret si shtet.
Në një anketë eventuale duhet gjithashtu pyetur edhe për gjësendet që përdorë rrahësi. Me çka shkakton ai dhimbje, me çka shkakton shenja trupore dhe si arrin te dominimi i synuar: sa për qind qëllohen me shkopinj dhe sa herë u shkaktojnë dhembje gjatë një seance nënshtrimi.
Sa nëna dhe motra shqiptare goditen nga shqiptarët me pëllëmbë dhe sa herë u shkaktojnë dhembje gjatë një sesioni përbuzjeje.
Sa për qind të nënave dhe vashave shqiptare goditen me grusht dhe ku goditen prej shqiptarëve: në hundë, në bark apo në nofulla. Sa dhëmbë thyhen, sa gjak derdhet dhe kush e fshinë gjakun, kush i mbledh dhëmbët.
Sa për qind rrihen me thupër, sa herë u bien dhe mesatarisht sa shenja i kanë nënat dhe vajzat shqiptare nga shqiptarët dhe sa zgjatë kjo seancë traumatizuese.
Sa për qind rrihen me rrip dhe sa herë fshikullohen mesatarisht gjatë një trajtimi.
Sa për qind të nënave dhe bijave shqiptare goditen me shqelma, pse goditen dhe sa herë.
Sa për qind të nënave rrihen me pëllëmbë dhe sa herë u shkaktojnë dhembje.
A u lejohet edhe shprehja e mllefit, ofshamës apo i rrahin duke u bërtitur: “Mos të dëgjohet zëri, se ta këpusë kokën si të pulës.”
Sa për qind rrihen shumë. Sa për qind rrihen tepër. Sa për qind rrihen rëndë. Sa për qind rrihen për vdekje.
Kur t´i kemi këto detaje, atëherë mund t´i tregojmë vendit se sa njerëz mizogin (urrejtës të grave) ka kombi jonë krenar! Sa kriminel gjenden në shtëpi, e jo në burg!
Është me rëndësi të kuptohet edhe gjendja shpirtërore e rrahësit: shtypja e gjakut, pulsi dhe t´i analizohet gjaku dhe vërehet se cilat hormone ndikojnë në sjelljen e tij instiktive, si në kohën kur në një degë luhatej majmuni, e në tjetrën njeriu! Duhet të kuptohet edhe kjo: a tregon shenja kënaqësie gjatë rrahjes dhe si sillet pas shkatërrimit të dinjitetit të njeriut.
Kur të kihen krejt këto të dhëna mund të dilet para nxënësve dhe t´u mësohen atyre të drejtat e fëmijës dhe të drejtat e gruas. Nëse veprohet kështu, parandalohet dhuna qysh në shkollë dhe brenda njëzet viteve kemi një gjeneratë të edukuar dhe të ekuilibruar.
Nuk është e preferueshme t´i veshim rrobat e para 100 viteve, as nuk është e parapëlqyeshme në kohë e revolucionit digjital e shkencor të jetohet me mendësinë e kohë së para qindra viteve. Nuk është e mirë dhe humane të ndahet kombi në rrahës dhe të rrahur.
Ata që nuk ndryshojnë, do të kenë probleme, sepse sot jetojnë me idetë djeshme, të skaduara! Jeton i lumtur ai që jeton me kohën, jo kundër kohës! Me celular në xhep, të sillemi si kur tërhiqnim apo ngarkonim gomarin, është vërtetë interesante, tepër interesante për sociologjinë dhe patologjinë!
Me kompjuter në shtëpi, të sillemi si në kohën kur rrinim rreth oxhakut me një llambë gazi, është vërtetë interesante për sociologjinë, psikologjinë dhe për patologjinë.
Kush rrah? Ai që trishtohet nga liria dhe barazia e gruas. Ai që ka komplekse. Ai që si fëmijë ka parë rrahje në shtëpi.
Ai që është shumë pak burrë. Rrahja dhe nënshtrimi i shërben si erzac për ta plotësuar boshësinë e vet mashkullore. Ai ka frikë ta demonstrojë trimërinë e guximin jashtë, prandaj e praktikon atë në shtëpi.
Meshkuj që rrahin duhen dërguar te psikologu dhe të tregojnë pse trishtohen nga barazia e njeriut me njeriun.
Nëse nuk u ndihmon ai, atëherë mund të ndihmojë psikiatri. Me rendësi të shërohen! Pse psikologu e psikiatri?
Sepse gruaja shqiptare nuk është e përdalë, por e përdalë është fantazia dhe imagjinata e disa shqiptarëve mizogin.
Për t´i kuptuar motivet e barbarizmit, anketa duhet bërë njëkohësisht në Tiranë, Prishtinë dhe Tetovë.
Të shihet sa ka ndikuar në shpirtin e shqiptarit hard-diktatura në Shqipëri. Si ka ndikuar pushtimi në psikikën e shqiptarit jashtë kufirit dhe pse disa shqiptarë kanë një mosbesim dhe urrejtje patologjike ndaj grave.
Kjo duhet të zbardhet nga katedrat tona, sepse e një e treta e grave, nënave dhe motrave tona rrihen! Sepse popujt që keqtrajtojnë dhe dominojnë të dobëtin, nuk mund të quhen as trima, as krenarë e as qytetarë të ndërgjegjshëm e as qytetar të civilizuar
Ramiz Alia: Na intereson karta morale e kundërshtarëve
Boitohet nga origjinali i Byrose Politike te tetor 1988
Sistemi ynë ka kapituluar përballë atij kapitalist, ndaj jemi të detyruar të ndryshojmë strategji, u tha Ramiz Alia të pranishëmve. Kjo strategji do të synojë në dy drejtime: 1- Në respektimin e të Drejtave të Njeriut. 2- Në krijimin e pruralizmit politik. A. Do të nxisim të krijojmë parti sa të duan: të majta dhe të djathta e të qendrës, por gjithsesi këto parti duhet të kontrollohen e të drejtohen nga ne, programet e themelimit të këtyre partive do t›i formojmë ne. Në krye të tyre duhet të nxirren njerëz që të përkrahin strategjinë tonë. Partia që do të marrë pushtetin do të shajë komunizmin në themel e në çati, dhe në këtë mënyrë do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të disidencës antikomuniste. Ata që janë në burgje, të denuarit dhe të përsekutuarit politikë, do të thonë për ne: Dhe këta e urrejnë komunizmin. Do të afrohen e do t›u përkrahin. Ne na intereson karta morale e tyre. Do t›i afrojmë dhe do t›i japim pun të parëndësishme, por kurrë nuk do t›i lëmë të marrin pushtetin, sepse ata, sa të marrin fuqinë, fillojnë dhe hakmerren dhe ne bëhemi hysmeqarë të tyre, siç kemi qenë kur me dhunë ua morëm pushtetin më 1944… Në zbatimin e të Drejtave të Njeriut, duhet që t›u japim dhe kompensim në para të burgosurve e t›u plotësojmë komuditete banimi. Të sekuestruarve dhe të shpronsuarve, do të japim nga një letër në dorë (pa vlerë), që t›u njihen pronat, por asnjëherë nuk do t›ua japim, në forma të ndryshme do t›i ngatërrojmë njeri me tjetrin. Të kalojmë në Gjykatë, ku do të zbatohet rotacioni nga Gjykata e Shkallës së Parë në të Dytën dhe për defekte teknike, kthehen përsëri në të Parën. Këta janë të moshuar dhe fuqi nuk kanë dhe duhet të kemi kujdes nga fëmijët e tyre. Por këta duke ju dhënë një pasaportë dhe me pak presion I largojmë jashtë, ndërsa ata që do të pretendojnë dhe do të këmbëngulin, do të lëndohen. Pasuria e tyre na përket neve se neve e bëmë Materialin që ma dergoi Mikail Gorbaçovi kam dy vjet që e studioi dhe ata kanë ecur shumë përpara, për këtë jeni në dijeni. Neve kemi kuader sa për shtatë Komitete Qendrore dhe të mos kemi frikë. Ne kemi studimin dhe planplatformën gati për zbatim. Do të ketë shumë intelektualë që do të kundërshtojnë, këtyre nuk do t›i japim punë. Një shqetësim mund të krijojnë intelektualë pensionistë, këtyre do t›u ofrojmë krijimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës dhe të Punës, do t›u japim një minipension dhe do t›u mbajmë ision. Cassava është në pragun e shpalljes Kushtetuese. Le të bëjnë si të duan, neve kemi platformën tonë. Çdo gjë e kemi programuar, strategjinë e keni të gjithë të qartë dhe kemi caktuar rrugët dhe qëllimin e misionit tonë. Nënë një propagandë ekstreme kundër komunizmit dhe me disa ndeshkime të vogla të numeklaturës sonë, ne komunistët reformatorë do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, që kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të jemi ne, njerëzit tanë. Me këtë strategji brenda dy tre legjislaturave do të kemi ish-klasën komuniste në klasë kapitaliste.
Një ish Tyrbe e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Lezhë e shkatërruar nga Valiu i Shkodrës në fund të shek XIX?!
nga Agron Luka
Katër grafika nga jeta shqiptare në gjysmën e dytë të shek XIX, të piktorit anglez Richard Caton Woodville (1856-1927)
Kush po e prish “harmoninë e unitetin e kombit”?!
Kohët e fundit, sipas kërkimeve në internet, në katalogun e punimeve të piktorit anglez Richard Caton Woodville (1856-1927) kam gjetur disa të dhëna me mjaft interes., ndër të tjera edhe për një ish tyrbe të Gj. K. Skënderbeut, “heroit nacional”, siç e cilësuan bashkëkohësit dhe pasardhësit dhe “heroit kombëtar”, siç e cilësoi fund shek XIX dhe shek XX.
Unë jam përpjekur me një botim modest të sinjalizoj dhe të hap një diskutim, ku fjalën përfundimtare duhej ta kishte opinioni zyrtar shkencor. Por, çuditërisht nuk i ka interesuar askujt! Madje edhe vetë paraqitja për botim, nuk është pranuar e diku është çensuruar.
Ndërkaq në internet te rubrikat komente e opinione, kam lexuar edhe ndonjë hungurues e denigrues të frymëzuar nga ata “kombetarëxhinjtë” që e konsiderojnë vehten se janë zotërit absolutë të këtij vendi, ku janë ata edhe që na japin edhe nga pak “tolerancë”!
Kaq e paprekshme qenka kjo temë, sa që na prishka edhe “unitetin e harmoninë e komes dhe ndërfetare?! Po pse qenka kaq për t’u çuditur që vetë termi “kom/komb” është me origjinë arabe dhe ka hyrë tek ne përmes okupacionit turko-osman?
Unë, zotëri anonym, nuk e kam kundështuar termin kom/b dhe diminutivin neologjizëm shqiptar kombësi, jo sepse ky term “KAVM/KOM” rezulton i përdorur në Kuran në shek VII, apo se ja paskam “kopjuar” K. Myftarit! Në Kuran sigurisht ka ekzistuar termi, por s’ka ekzistuar në vendin tonë, as në gjuhën e popullit tonë dhe as në proçeset e nacionalitetit dhe të nacionit deri te shek XV e pak më tutje, more lum miku. (Shih, “Zeri Islam, Forumi Myslimanët Shqiptarë, art.,”Kombi dhe Feja”)
Unë për korrektesën shkencore e kam cituar gjuhëtarin M. Logoreci, i cili e thoshte se, termi kom/b vjen nga gjuha arabishte KAVM, përmes turqishtes. (Rev., Cirka, 6 shtator 1936, Nr. 8) Pastaj kam cituar edhe interpretimet, ku termat shpjegohen si të barazvlerëshme në Fjalorin e Bashkimit, Shkodër, 1908.
Do të duhet një rast tjetër për ta trajtuar gjerë e gjatë, por kursesi nuk jemi dakort me trajtimin zogist: “Për 5 shekuj unitetin e kombit tonë e mbrojti Turqia. Po të mos ishte Turqia, Shqipëria nuk do të shpëtonte nga zhdukia nga harta e botës prej latinëve dhe sllavëve. Të gjith thelbin e ekzistencës sonë ne ja detyrojmë Turqisë”. (Deklaratë konspirative e bërë ambasadorit të Turqisë, etj)
Zogu i shkoi deri aty sa që e pretendonte vehten si simboli “heroi kombëtar” duke ia uzurpuar e tjetërsuar deri edhe dhuratat simbolike, si kurora mbretërore zogiste…
Një tyrbe reale apo një fantazi e piktorit?!
Në fillimin e luftës ruso-turke, që shpërtheu me 24 prill 1877, ky grafist dhe reporter ushtarak, si piktor i mbretëreshës angleze, ishte ngarkuar nga Admiraliati me misionin e pikturimeve të skenave të betejave të ndryshme, të armatimeve të artilierisë etj.
Ky piktor, me sa duket mbas përfundimit të luftës, kaloi nëpër qytetet tona si Lezha, Shkodra dhe Ulqini, ku bëri edhe disa piktura. Në Lezhë, Woodville bëri dy piktura të të njejtit objekt, ku duke e mos e ditur traditën orjentale islame të tyrbeve e kishte titulluar, “TOMB OF SCANDERBEG AT ALESSIO”/ “Varri i Skënderbeut në Lezhë”.
Mendoj se ky objekt përfaqëson një tyrbe tipike. Hë për hë, nuk është e saktësuar nëse piktori fillimisht i skicoi pikturat dhe pastaj i mbaroi në Londër, apo nëse ato i kishte mbaruar direkt në vend. Sipas sa shkruhet në Katalog, datimi fillestar i përket vitit 1880.
Ky objekt shtron për sqarim e saktësim, disa çështje-pyetje. A ka patur realisht një tyrbe të tillë bektashiane të ngritur në qytetin e Lezhës?! Mos ka qenë kjo tyrbe e ngritur qysh nga koha e Sulltanit Mehmeti II?! E prishi dikush me qëllim në fund shek XIX, në kuadrin e rivalitetit e luftës kundra bektashinjve? Apo, piktori e kishte sajuar një gjë të tillë vetëm për surprizë e bujë publikimi në Londër?!
Më duket se indiferenca në këtë çeshtje jo fort të vogël, aq më tepër kur edhe aktualisht për dekadat e fund shek XIX e fillim shek XX na shitet një lloj historie e ç’tjetërsuar, nuk është aspak e justifikuar!
Albanians at the tomb of Scanderbeg on his death day, 17 January 1468. 1908 print “The Illustrated London News” drawn by R.C. Woodville. Honoring the Albanian National Hero Scanderbeg. Vini re nderimin e jashtzakonshëm të shqiptarëve për heroin e tyre nacional.
Model qytetarie i lënë në harresë
Jo këngë për vashë flokë artë
e sytë e shkruar
Jo këngë për fllade pranvere me hare
Unë sot për ty due me këndue
Për ty fabrikë e re…
“Fabrikë e re”, muzika e Kolë Gjinaj, teksti Simon Pepa, këndon Enrik Çefa, njoftoi prezantuesja këngën e rradhës në festivalin e dytë të këngës në Shkodër. Ishte viti 1963. Melodia e këngës u shpalos nën ritmin e theksuar të swingut, i preferuar nga të rinjtë shkodranë, të cilët nëpërmjet radios ndiqnin festivalin e San Remos. Kënga e Kolë Gjinajt i përtërinte atyre të njëjtin ritëm të këngës fituese të çmimit të tretë të manifestimit italian të këngës (“Giovane, giovane”), duke mbuluar përmbajtjen ekonomiko-politike të tekstit. Enrik Çefa pushton sallën. Breshëri duartrokitjesh, entuziazëm, dhe iluzioni si diçka po ndryshon, por vetëm iluzion. Dikush fik dritat, këngëtari vazhdon, fishkëllima, dritat ndizen përsëri, publiku ngrihet në këmbë…
Në llozhën e dytë, në krahun e djathtë të Teatrit “Migjeni” ku zhvillohej koncerti, autori i këngës, i mallëngjyer përjetonte një nga sukseset e pakta të veprimtarisë së tij të gjërë si krijues, interpretues e mësues i muzikës. Kështu e kujtoj Kolë Gjinajn në një nga të shumtët çaste të veprimtarisë sonë të përbashkët.
Bir i një familjeje shkodrane që gëzonte emër e respekt në qytet, Kolë Gjinaj i takon atij brezi muzikantësh që, pas përfundimit të luftës e për disa dhjetëvjeçarë, iu përkushtuan muzikës duke u vu në ballë të veprimtarive artistike. I lindur në Torino (Itali), në vitin 1926, pasi kishte kryer gjimnazin në Tiranë, qe regjistruar në fakultetin e mjekësisë të Universitetit të Padovës, por zhvillimet e luftës e detyruan t’i ndërpriste dhe të kthehej në atdhe. Ndërkohë, babai i tij, Ndoc Gjinaj, oficer i diplomuar në Akademinë ushtarake të Modenës, deri atë kohë në shërbim aktiv, qe tërhequr e ishte kthyer në qytetin e lindjes, në Shkodër. Megjithatë kjo tërheqje nuk do t’i mjaftonte për të vazhduar jetën i qetë e pa rrjedhoja. Pushtetarët komunistë do ta arrestonin, dënonin dhe burgosnin në burgun famëkeq të Burrelit prej nga nuk doli më i gjallë. Pasojat e kësaj ngjarje e ndoqën Kolë Gjinajn për tërë jetën. Megjithatë, mund të themi se muzika u bë për të një mburojë e njiheri edhe qëllimi i jetës. Që në fëmijëri, Kola kishte pasur një tërheqje të veçantë për muzikën. Nga amatorët që frekuentonin familjen Gjinaj, ai mësoi kitarën, mandolinën dhe pastaj fizarmonikën. Në këtë të fundit arriti një nivel të lartë zotërimi. I sigurt luante me cilësi sinfoninë nga opera “Vilhelm Tel” e Rosinit dhe variacionet nga “Karnavali i Venecies” i Paganinit. Udhëheqësi i Korit të ushtrisë, Gaqo Avrazi, do ta vlerësonte duke e inkuadruar si fizarmoniçist shoqërues i grupit të drejtuar nga ai gjatë viteve 1946 – 1948. Me këtë ansambël Kola vizitoi B.R.S.S. dhe Bullgarinë.
Gjatë viteve ’50 kthehet në Shkodër dhe bëhet pjesëtar i orkestrës së Radio Shkodrës dhe më pas i orkestrës së “Kafesë së Madhe” me Ndoc Shllakun, Palok Kurtin, Palush Koliqin, Gjon Halilin dhe Gjon Kapidanin. Në të dy këto komplekse luhej me përgjegjësi e nivel cilësor. Nëse veprimtaria pranë radios qe e përkohshme, ajo pranë lokalit me emër të qytetit vazhdoi me vite, duke u bërë pikë referimi e shijes, harmonisë, pasionit e interpretimit të muzikës së lehtë në Shqipëri. Nëpërmjet marrëdhënjeve, që si filatelist kishte me koleksionistët e pullave në tërë botën, Kola porosiste në Moskë partiturat e këngëve të festivalit të San Remos. Në këtë mënyrë ato i shpëtonin censurës dhe orkestra e “Kafes së Madhe” mund t’i luante ato bashkë me repertorin e gjërë që zotëronte.
Autodidakt mësoi violinçelin duke u përfshi në orkestrën sinfonike të “Shtëpisë së Kulturës” drejtuar nga Prenkë Jakova, e cila krahas repertorit sinfonik mundësoi vënien në skenë të veprimit muzikor “Dritë mbi Shqipëri” (1952), të operetës “Lejlaja” të Tish Daisë (1957) dhe operës “Mrika” (1958). Krahas e njëkohësisht me këtë veprimtari Kola jepte mësimin e muzikës në disa shkolla tetëvjeçare të qytetit, duke përgatitur grupe artistike të vlerësuara edhe me çmime. Mes tyre ai i shkollës “11 Janari”, ku vazhdoi traditën e vendosur nga Prenkë Jakova i cili e kishte paraprirë në organizimin e veprimtarisë artistike. Po aq me përkushtim punoi në shkollën e mesme pedagogjike ku bëja pjesë edhe unë si nxënës.
Por është me fizarmonikën që Kolë Gjinaj la gjurmë të dukshme në Shkodër. Pjesa më e madhe e fizarmoniçistëve të rinj që u aktivizuan në qytet, u mësuan nga ai. Me aftësi metodike përgatiti fizarmoniçistët: Ferdinand Shllaku, Zyhdi Barbullushi, Zef Çoba, Viktor Jubani, Nikolin Leka, Bep Pogu, Aldo Luka etj. I palodhur dhe me një vullnet për t’u admiruar ndoqi dhe kreu me korespondencë Konservatotin e Tiranës, pas përfundimit të të cilit u emërua mësues në shkollën e mesme të muzikës “Prenkë Jakova” në Shkodër. Në vitin 1974 një paralizë e pjesshme i goditi pjesën e djathtë të trupit e megjithatë ai sfidoi goditjen duke bërë të mundur të kryente veprime me të majtën ashtu siç i kishte kryer me të djathtën, sidomos të shkruante gjë për të ishte e domosdoshme.
Një ditë shkova për vizitë në shtëpinë e tij dhe pashë se ashtu si amvisa që kujdeset për tharjen e sistemimin e rrobave të lara, ai kishte hapur gjithkund albumet e pullave. Mos u habit më tha, edhe këto pa ajër vdesin. Kolë Gjinaj ishte filatelist me reputacion ndërkombëtar. korespondenca me filatelistë nga gjithë kontinent i merrte një pjesë të mirë të kohës së lirë pas punës, por filatelia ishte pasioni i tij. Krenar për koleksionin me pulla shqiptare, më i ploti ekzistues në vend, i qe vënë hartimit të një historie të dokumentuar të tërë emisioneve postare që nga koha e perandorisë osmane deri në ditët tona. Por pengesat që hasi, censurimi i shumë prej serive të pullave e bënë të pamundur botimin. Vetëm në vitin 1996 arriti të dërgojë në shtyp kapitullin e parë, “Hyrje në historinë e filatelisë shqiptare”.
Themelues i shoqatës së filatelisë të qytetit (1947), më inkurajoi të bëhem koleksionist e filatelist, duke u abonuar në postë për tërheqjen e rradhës dhe nga viti 1961 u bëra anëtar i shoqatës. Lexues e posedues i një biblioteke personale të pasur me tituj nga autorë të ndryshëm, kujtoj si në vitin 1962, një herë që i shkova në shtëpi më tha: “Merre këtë libër, i përshtatet natyrës tënde, ke arritje në gjuhën italiane, përktheje, të ndihmon fjalori të udhëzoj edhe unë ku do të mbetesh”. Njohuritë e pasionet e tij donte t’ia përçonte të tjerëve duke ia transmetuar pas asnjë lloj rezerve. Para një viti ai libër është botuar me titullin “Spirito”. (Theophile Gautier)
Kolë Gjinaj mbetet personifikimi i qytetarisë shkodrane, i edukuar, xhentil, i etikës, i matur, gojëmbël, punëtor, i qeshur. Kështu e kujtojnë bashkëkohësit shkodranë që e njihnin. Janë dhënë disa tituj “Qytetar nderi”, por është lënë në harresë Kolë Gjinaj model i qytetarisë. Seksioni i arsim – kulturës dhe institucionet artistike homologe në bashkëpunim me Bashkinë të mendojnë për këtë dhe ta vënë në jetë.
Aleksandër Gargjola
Gurakuq – Jo, nuk ke vdekur – (në 86 vjetorin e vrasjes)
Mark Bregu
2 Marsi është dita përkujtimore, e cila për çdo shpirt dhe ndërgjegje atdhetari të ndershëm, duhet të jetë ditë “zie”, dhe që duhet përkujtue me “notat” maksimale të respektit njerëzor. Luigj Gurakuqi është “Kampioni” i Atdhetarit, dhe figura ma e shqueme e shekullit XX. 25 vjet luftë bani Gjergj Kastrioti kundër pushtuesve osmanë. 25 luftë me penë e pushkë, bani Luigj Gurakuqi në mbrojtje të tokës shqiptare, tue përballue vuajtje, sakrifica dhe privacione të pa numërta.
Luigj Gurakuqi ishte i kudondodhun në çdo eveniment nacional; në Kongresin e Manastirit (1908), Drejtor i Normales në Elbasan (1909); në Deçiq (1911) pranë “Luanit” të maleve, – Dedë Gjon Lulit. Gurakuqi, kulmon në veprën e tij madhore në ngritjen e Flamurit të Pavarësisë në Vlonë me 28 Nëntor 1912 ku asht protagonisti kryesor, dhe absolut në Shpalljen e Pavarësisë. Historia, dhe ata që e kanë marrë përsipër drejtimin dhe interpretimin e saj, në radhë të parë duhet të marrin përsipër “vaksinimin” e ndërgjegjes…
Duhet të ndërgjegjësohen se, nuk janë, as pashallarët (pro turq), as feudalët kolabracionista që i shërbyen çdo pushtuesi, ata që e banë Shqipninë t’Pavarme. Asht – Dedë Gjon Luli, Mehmet Shpendi, Themistokli Gërmenji, Selam Musai, që i shërbyen Shqipnisë me grykën e pushkës, dhe bashkë me këta edhe Bajram Curri, dhe Isa Buletini. Ishin pendat e fuqishme të Fishtës, Nolit, Konicës, Mjedës e Stavri Vinjaut që “qëndisnin” memorandumet për t’jua dërgue kancelarive të Europës. Ishte Kleriku dhe Atdhetari i Madh – Monsinjor Bumçi që do të përcillte pranë Papës së Shejtë memorandumin e famshëm për shpëtimin e Korçës e Gjirokastrës për të cilat edhe sot pretendojnë qarqet greke për t’i aneksue!…
Çdo shqiptar duhet të ndërgjegjësohet se këtë Shqipni (të vogël) që ne e kemi sot, e kemi nga të sipërcituemit, dhe jo nga Elita e pashallarëve, ata deshtën ta shisnin Shqipërinë, duke fillue nga Esat Pashë Toptani, Syrja bej Vlora, Myfit bej Libohova dhe kulmin e tradhtisë e arrin Shefqet bej Verlaci duke i vu kunorën me “Përkrenaren” e Skënderbeut, – Viktor Emanuelit – Fashist.
Këto momente dramatike duhet t’i kenë parasysh pedagogët dhe studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” Këshilli i Bashkisë dhe Këshilli i Qarkut. Vetëm “Shoqata e Veteranëve” po kujtohet çdo vit, duke vendosur kunorë mbi varrin dhe Monumentin e ma të Madhit Atdhetar.
Lavdi veteranëve! M.B.
Veprën madhore të Luigj Gurakuqit nuk mund ta sfidojnë as pinjollët e vrasësit të Tij, as mbas-ardhësit e atij tradhtari që projektoi dhe financoi vrasjen e Martirit, e Djathta ekstreme duke “injektue” harresën dhe duke minimizue veprën e pavdekshme të Gurakuqit, nuk ban asgja tjetër veçse i shkurton ditët e saj në pushtet, dhe fiton përbuzjen e çdo atdhetari të vërtetë.
E Djathta Shqiptare dhe vetë Kryedemokrati – Berisha, në ditët e para të Demokracisë, Gurakuqin e përdorën si “Etallon”, ma vonë si “Dekor”, ndërsa sot po e denigrojnë! Dua t’ju kujtoj të Djathtëve dhe të Majtëve (kapitalistë) se, asnjë nga parardhësit e tyre nuk mund të krahasohen me Gurakuqin, birin e tregtarit të ndershëm shkodran – Pjetër Gurakuqi. Të ngjan tepër e çuditshme kur mendon se i biri i tregtarit dhe Ministri i Thesarit – Luigj Gurakuqi, natën e vrasjes tragjike në Bari të Italisë gjendet me çorape të grisura dhe barkun e pangopur!?
Asht ajo klasë kapitaliste (e re) që po jep konçesione, dhe po i kthen shqiptarët në shërbëtorë të kapitalistëve të huaj.
Para dy ditësh përjetova me dhimbje grevën e punëtorëve të Metalurgjikut ku ishin ba mbi shtatëdhjetë shkurtime të cilat do të zëvendësoheshin me “kolonë” turq!…
Edhe ky eveniment, sa i dhimbshëm aq dhe i turpshëm, na kujton “luftën” që bante Gurakuqi në Parlamentin e Viteve (1921 – 1924) në mbrojtje të pasurive kombëtare.
Asnjëherë ma shumë se sa sot, nuk kemi pasë nevojë për idealista dhe Atdhetarë si Luigj Gurakuqi.
Kurrë nuk do të kemi demokraci dhe shtet të vërtetë për sa kohë që do të denigrojmë Idealistat.
Do ta mbyll këtë shkrim modest, me vargjet brilante të Poetit të shquem – Ali Asllani, ku citon:
“Porsi grushti do të bjerë
përmbi kokat e zuzarëve
Koha është e maskarejve
Por Atdheu është i shqiptarëve!”
Gurakuqit
Gurakuq, jo nuk ke vdekur
Bir i shtrejtë i Shqipërisë
Legjendar udhton në shekuj
Nuk të vret plumbi tradhtisë” (M.B)
Gurakuq e Dedë Gjon Lula
Do t’përkundë djepi Arbnor
Buletinë, Fan Nolë e Curra
N’ballë t’Atdheut qëndrojnë “kunorë”.
100 Vjetori i krye-kryenbritjes shqiptare
Nga Ndue Bacaj
Njëqindë vite me pare ne trojet e Malesise Madhe Etnike filloi te rilinde drita e diellit te lirise e flamurit te Gjergj Kastriotit.. Ne ato dite te stuhishme mendja ,zemra dhe shpirti i shqiptarise ishte drejtuar , ne Rapsh te Hotit ,ne zemren e Malesise ,ne votren e zjarreve te pashuar te atdhedashurise ,ne çerdhen e lirise , ne enderren e flamurit te Arberise … Ketu ne keto fusha , kodra e male ku e kishte folenë shqipja me zogjte e saj. Ketu ne keto hapsira toksore e qiellore te tejngopura me sakrifica , lote e gjake . Ketu ku mbiu kushtrimi e u rrite liria ,ketu u ruajt edhe besa ,bujaria , urtia e trimeria , ketu gjeti streh edhe enderra europiane qe u desht rreth nje shekulli te behet realitet…Pikrisht ketu mund te gjinden te fresketa gjurmet e historise shumeshekullore ,pasi per to flasin jo vetem trashigimtaret e atyre burrave e burrneshave – luaj e luanesha malesh ,por flet çdo pellemb tuall i ketyre trojeve ,flet çdo shkemb e gure ,duke perfshire edhe gurët me te cilet jane ndertuar themelet dhe muriet e memorialit ,qe u ngrit jo per te murosur historine ,por per te perjetsuar lavdin e ketyre trojeve nga me kreshniket e Shqiperise Etnike . Ketu historia eshte e “gjalle” ,ketu ruhet amaneti i Gjergj Kastriotit , dhe porosia e Gjon Lulit-Dedvukaj ,(babes së Dedes): “Se as drita nuk shkelqen dhe as dielli nuk ngrohe ne keto troje deri sa te sundoi turku apo shkjau.. Ne keto troje “degjohet” ende kushtrimi i pushkeve te atyre diteve te stuhishme ,por te lavdishme te heroit popullit Dede Gjon Luli dhe trimave tij…
Ne prag te Kryengritjes
Malesia e Madhe Etnike (si pak treva te tjera) gjate shekujve kishte fituar te drejten (me gryken e pushkes),qe neper dite festash e luftrash te mbante, (JO flamurin e pushtuesit otoman), por flamurin e kuq , edhe pse ne vend te Shqiponjes dy-krenore kishte ne mes te flamurit shpaten e trimerise ,qe ne fakt ishte simboli i shpates se Gjergj Kastriotit .. Ne vitet e stuhishme 1910 -1911 , ne Potgoricen e kohes , nga dhuna e represioni i otomaneve ishin detyruar te strehohen si emigrant , burra e familje nga me qendrestaret e nacionalistet e Shqiperise veriore e tjer. Ne keto kushte te veshtira Malsoret e strehuar ne Mal te Zi , se bashku me Shkodran ,Shaljan e Shoshjan e me gjere , krijuan Komitetin e kryengritjes ,qe ne histori njihet si Komiteti i Potgorices ,me Sokol Bacin ,Ded Gjon Lulin ,Gjon Nik Pllucin,Gjek Marash Gjeloshin,Nik Gjelosh Lulin,Tom e Lek Zolin ,Luc Muç Elezin ,Kol Marash Vaten ,Nikoll Sokol Bacin dhe Mehmet Shpendin. Ndersa nga Shkodra ishin antare te ketij komiteti : Luigj Gurakuqi , Hil Mosi etjer. Komiteti shqiptare i themeluar ne Potgoricë mendonte qe kryengritja antiotomane te kete njohje dhe perkrahje nga fqinjet ballkanik. Per kete dergon ne Serbi ,Nikoll Ivanajn , i cili takohet me ministrin e jashtem (te Serbise) Milovan Millanoviqin , i cili nuk e mbeshteti. Ndersa malsoret sipas tradites kishin filluar te hellin edhe hapat e parë ,per te konkretizuar “BESEN” ne mes maleve dhe qytetit.. Kushtet e veshtira Politika hileqare e fqinjeve bënë qe kryengritja te fillojne para kohe ..
Fillimi i kryengritje ne Rapshë (Hot) nuk ishte rastesi ,por vijim i tradites historike te ketij mali apo flamuri qe nder shekuj i printe Malesise Madhe , por pa thirrur si “krushqe ” te pare Shkodren e Nenshkodren ,por mbi te gjitha Dukagjinin me ne krye prijesin e djelmenise Shales Mehmet Shpendin nuk behej “darsem” me arome lirie. Ndersa per Mirditen do te mjaftonin vetem shkendijat e zjarrit te lirise ,pasi ajo nder shekuj kishte qene voter e pa lagur nga “ujerat” otomane..Vendin gjithnje Malesia ju a ka ruajtur edhe Plaves e Gucise , por edhe Kosoves kreshnike e cila edhe gjate gjithe vitit 1910 me ne krye Isa Boletinin kishte mbajtur ndezur zjarrin e kryengritjes antiotomane ne Kosove e me gjere.
Kr y e n g r i t j a
Legjendari Ded Gjon Luli se bashku me trimat Kol Marsh Vata , Zef Lani , Gjon Pllumi , Pjeter Vogli , Prel Nika , Luc Nik Shabi , Prel Keri ,
Tom Llesh Dragu , Vat Gjon Gojçaj ,Gjelosh Gjok Mihaj , Gjok Kol Shabi , Zef Marash Dojani , Vuksan Lek Alia , Nik Gjelosh Luli , Ded Elez Shabaj , Preç Lulash Lekaj ,Tom Ded Gjo’Nishi , Gjon Ujk Miculi , Prek Gjeto Marku ,Prek Gjeto Deda , Luk Nik Pllumi , e tjer burra te Hotit e Malesise … me 24 mars 1911 (diten e premte) do te mesynin si duhi mali , dy çibanet turke qe rendonin mbi keto troje ; posten e Grykes se Leqes dhe posten e Çemerrit , dhe njekohesisht me kete sulm do te jepnin edhe kushtrimin e fillimit te kesaj epopeja legjendare.
Posta e Grykes se Leqes u muar me lufte ,edhe pse gjysma e kryengritesve ishin pa arme ,ndersa posta e Çemerrit nuk i rezistoi duhise se malesorve dhe u dorzua pa lufte. Ndersa Ded Gjon Luli me Malesoret nuk i çarten armiqt shekullore ,por pasi i ç’armatosen i liruan… Keto dite historike malesoret siguruan edhe dhjetra pushke e mijera fishek…. Kushtrimi dhe suksesi i kesaj dite u perhap si rrufeja…Me daten 25 mars (diten e shtunde) shkendijat e kesaj votre – zjarri kryengritjes ishin shprendare duke ndezur zjarre te tjera ne votrat prush – pashuar te Malesise Madhe. Ne kete dite heroike u muaren me lufte dy postat e Traboinit . Kryengritsit ne munges te pushkeve ishin “armatosur” me sëpata e këmesa ,por mbi te gjitha ishin “armatosur” me zjarrin e shpirtit ku ruajten lirinë dhe amanetin e flamurit te Gjergj Kastriotit nder shekuj. Kete dite rane duke luftuar trimerisht ne Qepur (te Traboinit) nentë burra nga Hoti ,ku ne mes tyre edhe luanet e kushtrimit te 24 marsit Kol Marsh Vata , Zef Lani Ula… Per kete fillim kryengritje konsulli Austro-Hungarez ne Shkoder Zambaur do te njoftonte autoritete e tij ne Vjene se kryengritesit malesore jane ushtare te mire , qe kerkojne te drejtat e tyre historike ,dhe jo kaçakë ,apo komitë qe duan te vrasin e plaçkisin.. Vlene te theksohet se kryengritesit malsore kishin nisur fshehtas per ne Shkoder perfaqesuesit e tyre, Nikoll Mirash Lucen dhe Gjelosh Gjoken per tu takuar me shkodranë me influencë , per te qartesuar se kryengritja e malesoreve eshte kunder pushtuesit otoman qe u kishte marrë lirinë e pushtuar trojet e tyre te perbashketa e jo kunder besimit. Me 26 mars (diten e diel) malesoret e Grudes me ne krye bajraktarin Ded Nika dhe te ndihmuar nga Kelmendi e Trieshi arriten te marrin kaushen e Pikales dhe tri kausha te tjera ne kufi me Malin e Zi.. Sipas konsullit Austrohungarez , Zambaur me daten 27 mars numri i kryengritesve malesore kishte arritur rreth 3000 deri ne 4000 trima ,që ishin bashkuar rreth votres se kryengritjes , qe nga Trieshi , Koja , Kuçi , Fundnat , Kelmendi ,Gruda ,Hoti ,Kastrati e Shkreli… Ditet e 28 -29 marsit i gjeten kryengritesit me pushke ne faqe . Ata ndermoren nje sulm frontal mbi qytetin e Tuzit , qe ishte qendra administrative dhe ushtarake e krahines.. Ne kete betej luftarake , pervec burrave ishin dalluar edhe mjafte gra sokolesha te Malesise . Sipas informacioneve te asaj kohe vetem ne betejen e Tuzit muaren pjese rreth 2000 kryengrites.. Po keto dite nga Shkodra hyqameti turk organizon nisjen e qindra fanatikeve filoturq – shqiptare kunder malesoreve kryengrites. Atdhetaret malesore muaren masat e tyre per te ndaluar kete vllavrasje . Bajraktari i Kastratit Dod Preçi me Mirash Lucen , Nik Lek Currajn , Pjeter Gjok Toshin , Dedush Marashin, Gjeto Daken e tjere se bashku me bajraktarin e Shkrelit Vat Marashin , atdhetarin Tom Nika , trimin Martin Gjek Pllumbi e tjer kastratas e shkrelas u kishin dalë perpara te rekrutuarve te valiut Shkodres tek Prroni i Thate. Ne raportin e ambasadorit Austrohungarez ne Cetin ,Giesel thuhet se kryengritesit kishin marrur plotesisht postat apo karakollet e Omaboshit (Omerbozhajve), Dinoshes , Pikales, Selishtit , Traboinit , Humit ,Rapshes , Deçiqit ,dhe disa pozicione te tjera strategjike. Data 30 mars (1911) perveç luftimeve te sukseshme ne terren ,do te shenonte edhe nje fitore tjeter historike te shqiptareve kunder valiut te Shkodres Bedri Pasha , i cili kerkonte te fuste shqiptaret ne lufte vellavrasese …Në Cetin u mblodhen burra te urte , trima e atdhetare , perfaqesues te krishterë dhe muhamedan, te cilet formuluan nje “memorandum” autonomie . Ky “memorandum” u nenshkrua perveç prej prijesve te kryengritesve ,Dedë Gjon Luli e Sokol Baci etj. edhe prej Muharrem beg Bushatit (ne emen te Shkodres) ,Isa Boletinin e Abdulla Ages (ne emen te Kosoves) ,si dhe nga kapidan Preng Marka Kola (ne emen te Mirdites) etj.. Ne ketë mbledhje historike te Cetines ,pervec prijesve malesore katolik, shumë i rendesishem ishte kontributi dhe pjesmarrja e atedhetareve dhe burrave me zë musliman si ; Zenel Shabani i Kastratit , Deli Meta i Hotit , Dyl Sokol Bajraktari i Reçit , Haxhi Meta , Istref Ali Culaj te Koplikut , Bec Tahiri i Buzë-Ujit , Ramadan Aga dhe Haxhi Muji te Tuzit.. Ne ditet e para të prillit vijonin luftimet thuajse ne te gjithe teritorin e Malesise . Luftohej rreth Deçiqit ,ne Qafkishe e tjer.Gjithashtu Stambolli konfirmonte se kreret e kryengritjes : Ded Gjon Luli i Traboinit ,Sokol Baci i Grudes, Mirash Luca i Kastratit, Mehmet Shpendi i Shales ,Tom Nika i Shkrelit ,Luc Mark Gjeloshi , Fran Pali dhe Mirash Pali prej Kelmendit nuk do te kene falje kurre. Po me keto ditë Qendra e Vilajetit, Shkodra njofton se ne Portin e Shengjinit mberriten batalionet e para qe do te vihen ne dispozicion te gjeneralit famkeq (te rikthyer ne Shqipri )Shefqet Tergut Pasha .. Vlen te theksohet se ishin bere gati te hynin ne lufte edhe rrethinat e Durresit , Dibra ,Puka , Mati , Lezha e mbi te gjitha Mirdita.. Shqiperia Veriore tashma i ngjante nje votre te madhe zjarri qe ngrohte shpirtrat gati te “ngrire” te shqiptareve kudo qe ishin . Madje nga votra e Malesise do te merrnin gaca zjarri patriotet Luigj Gurakuqi e Ismail Qemali ,per ti shperndare keto gaca ne votrat gati te fikura te trojeve tjera te Shqiperise…
Ngritja e Flamurit be deciq
Sukseset e dy javëve të para të kryengritjes do te sillnin atë ditë të shenjtë ,të enjtën e 6 prillit 1911 kur trimat kryengrites çuan ne vend ,amanetin e Gjergj Kastriotit dhe fjalen e prijesit legjendare Ded Gjon Luli, duke e ngritur flamurin kombetare me shqiponjen dy-krenore ne majen Bratiles se Deçiqit , qe u LA me gjakun e shtatë deshmorve Kojas ,tashma te perjetsuar ne nje memorial ne Kojë.. Ndersa Nik Gjelosh Luli , Gjon Ujk Miculi dhe Pjeter Zefi jane flamurtaret e paharrur te shqiptarise. Kete dite historike luftoi e gjithe Malesia.. Kjo epope-drite , tashma njeshekullore , i ngjane nje meteori ,që sa më shumë vite i afrohet qiellit ,aq me shume i bene drite tokes. Dita e Flamurit tonë kombetare eshte nje dite e madhe , që deshmojë me zë te larte , deri ne kupë të qiellit , se shqiptaret e themelisht malsoret kanë ruajtur per shekuj fillin (shpesh te holluar) te perkatësisë sonë Europerendimore.. Ngritja e Flamurit ne nje dite pranvere e bene me domethenese kete eveniment historik , pasi pranvera ne kalendaret enciklopedik te popujve ” njihet “si : Pranvera e ringjalljes , pranvera e dashurise , pranvera e luleve , ndersa ne kalendarin enciklopedit te memories sonë prej nje shekulli “kujtohet” si pranvera e Flamurit. Prej asaj kohë e deri sot janë 100 pranvera , qe ne keto lendina , kodra e male , ( ne çdo pranver ) kane lindur , rritur e lulezuar lule shumngjyreshe , te cilat perveçse mrekulluan natyren tonë ,ato shperndanë edhe aromen e flamurit kombetare te Gjergj Kastriotit ne trojet e Shqiperise Etnike…
Kryengritja pas ngritjes së Flamurit !!
Pas aktit heroik te Kryengritesve per ngritjen e Flamurit , terbimi i perandorise osmane u shtua. Asaj ju kujtuan kohrat heroike te Arberise te Gjergj Kastriotit.. Lufta ne Suka te Moksetit (Kastrat) ishte sprova e pare e kryengritesve ,pas ketij terbimi te ri te otomaneve , ku trimat e Kastratit , Shkrelit e Malesise shkruan nje faqe te lavdishme me shkronja ari ,ndonse te mbushur me gjakë lotë.. Sipas kronikave te kohes ranë deshmor 54 malesore (kryesisht nga Kastrati e Shkreli), ndersa nga forcat e armikut mbeten 152 ushtare e oficer turq e dhjetra te plagosur…Nje betej tjeter e pergjakshme u zhvillua ne katund te Kastratit ,ku dhanë jeten heroikisht deshmorët e lirise ; Selim Hajdari , Tahir Hajdari , Myrto Selimi , Sadri Muça dhe Fatimja e vogel ne djep.. Datat e betejave nuk kane te rreshtur per ti kujtuar pasi ato rrokin nje hark kohore nga 24 marsi deri me 4 gushtin (1911) kur u vu ne jete “armepushimi i planifikuar” dy dite me pare (me 2 gusht) , por ne per mungese kohe po kujtojme vetem disa : Betejen ne Suk te Mkushit te 25 prillit , ku trimat e Selces e Kelmendit luftuan si luaj malesh deri edhe trup me trup.. Me 26 prill (1911) kryengritesit shqiptare vetem nga Malesia e Madhe kapnin shifren e rreth 6000 luftetarëve te lirise, por edhe perandoria otomane kishte hellur ne fushen e luftimit 30– 60 mijë trupa.. Me 24 maj , Shkreli me ne krye bajraktarin Vat Marashi , trimin Tom Nika e tjer, së bashku me Lohen ,Reçin e më gjërë luftojnë për 9 ore rrjeshte ne afersi te Draganit (Xhaj) si dragoj malesh duke mundur ushtrine turke e cila la ne fushen e betejes 70 te vrare… Me daten 7 qershor nje grup kryengritesish malesore arriten te deportojne ne çadren e shtabit te Shefqet Tergut Pashes ne Koplik , duke vrarë brenda në çader shef in e shtabit dhe adjutantin (perkthyesin) e pashait . Ne diten e 18 qershorit konfirmohet se marrin pjese ne luftime edhe trimat luaj malesh te Shoshit e Shales (rreth 250 vete ) ,te prirë nga Mehmet Shpendi ,Çun Nika , Marash Delia e tjer. Gjithashtu njoftohet se disa vullnetare italian u ishin bashkuar kryengritesve Gjenerali turk Shefqet Turgut Pasha nga qendra e shtabit të tij në Koplik shpallë synimin e Stambollit ,për të shpartalluar e shfarosur Malsoret nga trojet e tyre etnike.. dhe ne vend te malesorëve shqiptare dekleron se do te sillte emigrant Boshnjak. Betejat antiotomane te malesoreve nuk rreshten per asnje ore e asnje dite ,ndaj trojet e Malesise i ngjanin nje vendi ku shkarkoheshin gjamë , vetim e rrufe pa pushim. Ku te gjitha keto troje jane larë me gjakun e lotet e malësorëve e malesoreve. Ketu u keputen dhjetra e qindra jete ne lulen e rinise ,ketu u shkretuan shume familje , ketu mbeten qindra jetim e u veshen qindra gra ,nena e motra me te zeza ,por ketu ne mes gjakut e loteve rilinden dhe u rriten edhe trimat e trimereshat ,dragoit e zanat e Malesise e Shqiperise… Ndersa sipas raportimeve te kohes (te drejtorise se policise te Triestes Itali) me daten 5 maj (1911) ,kishin hypur ne vaporr edhe 31 vullnetare bullgare qe jane nisur per te ndihmuar kryengritesit shqiptare.. Gjate kesaj kryengritje , nuk ushtojë vetem pushka “top” , por edhe mendja dhe penda diplomatike , qe realizoi Kuvendin historik te Greçes (10 deri me 23 qershore 1911) , ku u formuluan 12 kerkesat qe kishin ne themel ,lirine, mvehtesin dhe flamurin ,gjë që i jep ketij edhe memorandumi permasa programore -kombetare.. Kontributi i malesoreve eshte i madh e rendesishem sa vete historia e ketyre trojeve . Ata jane te shumte dhe perfshijne thuajse te gjitha fiset e familjet themel te Malesise. Pa ta historia e Malesise dhe Shqiperise nuk ka kuptim .. Per te mos perseritur emrat , po kujtome fare pake nga kjo plejad lavdite plote ,si: Marash Ucin -oren e urtesise , Tom Nikoll Hasanin –vojvoden orator që nuk i binte një fjalë në tokë , Nore Kolen renë e Ded Gjon Lulit dhe mbesen e Baca Kurtit ,që së bashku me Tring Smajljen (bijen e Smajl Martinit Grudes) ishin dy femrat simbol te oreve dhe zanave te maleve shqiptare. Si dhe trimat : Zef Miliq Lulgjuraj , Smajl Mustafa , Nikoll Mirash Gjokaj , Gjelosh Tom Bëkaj , Islam Makalushi , Prel Kol Shyti , Gjon Uc Bajraktari , Gjelosh Doka ,Pretash Nik Zekaj ,Lek Ivani-Bëkaj ,Lek Shaba –Gojçaj , Mark Gjeka , Maço Grizhi , Kol Zefi , Pjeter Nik Daku , Kol Kurti , Dasha Nika , Tom Lek Kolnikaj , Dul Gjelosh Palushaj , Ded Preç Marashaj , Dok Lani , Palok Traboini , Lulash Zekaj , Mirot Çoku , Prel Nik Pretashi e deri djali 14 vjeçar i flamurtarit Nik Gjelosh Luli -LUCA i cili nente vite me vone do te ishte nje nder drejtuesit dhe deshmoret e luftes Koplikut(1920) e tjer…
Jehona e Kryengritjes
Kryengritjen e “shoqeruan” shume “MEDIA” te shkruara te kolonive shqiptare neper Bote , dhe ato te huaja … Euxhenio Vaina ,publicist dhe vullnetare italian prane kryengritesve, me daten 7 gusht (1911) nga Tivari do ta cilesonte udheheqesin – legjendar të Malesise së Madhe Ded Gjon Lulin : “..Kalores te pa njollë dhe pa frikë ..” Kryengritja e Malesise se Madhe kishte marrë karakter kombetarë ,fale edhe aktivitetit te patrioteve Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi .Këtë e tregojne edhe shumë relacione të konsujve të shteteve europiane .. Ismail Qemali per kryengritesit do te shkruante : “Trima malesore – shqiptare qe i zbardhen faqen Shqiperise per gjithe jeten..” Ngritja e flamurit ne Deçiq me 6 prill 1911,dhe shpallja e pavaresise me 28 nentor 1912 ne Vlore jane dy ngjarje historike qe plotesojne politikisht dhe etnikisht njera tjetren , pasi flamuri i Gjergj Kastriotit i ngritur ne trojet tona etnike “rrugëtoi” si flaka olimpike nga veriu ne jug te Shqiperise. Duke parë driten e diellit me 25 nentor ne Elbasan , me 26 nentor ne Tirane , Durres , Kavaje e Peqin , me 27 nentor (1912) ne Lushnje e tjer , duke arritur tek shpallja e Pavaresise se Shqiprise me 28 nentor 1912 nga Vlora…Luigj Gurakuqi do të thoshte rreth 80 vite më parë : “Një popull që nderon burrat ( e heronjët N.B.) e vet ; një popull që pavdekson kujtimin e tyre jo vetem ndër faqet e historisë , por edhe mbi rrasa e monumente , ai popull tregon se ka ndergjegje ,ka ndjesi te holla ,se e njeh mirsjelljen e ka deshirë me u sjell dhe me u drejtua simbas shembullit të të mëdhenjeve dhe heronjeve te vetë..”.
Lavdi te perjetshme heronjeve e deshmoreve te kesaj epopeja legjendare , dheu u qofte i lehte , e paçin dritë…
Bibliografi e shfryetzuar :
1.At Marin Sirdani ,Skanderbegu mbas Gojdhanash.
2.Ndue Bacaj ,gazeta “Shqiperia Etnike ” ,nr.91 dt.04.5.2006.
3.Oliver Jens Schmitt ,Arberia Venedike 1392-1497.
4.Lulash N. Palushaj ,Malesia dhe Fiset e saj ,vll.I.
5.Oreste Camillo Mandalari “Indipendenca shqiptare” ne driten e dokumenteve.
6..Shukri Brahimi ,Vilajeti i Kosoves 1878-1912 , Prishtine 1969.
7. Citim i Xhevat Repishtit ,Kumtari-5- i muzeut historik Shkoder 1992.
8.Risto Siliqi ,”Pasqyre e diteve te pergjakshme ne te pestin shekull te Shqipnise te robnueme ,Trieste 1912.
9.Trashigimi gojore te mbledhura nga N.Bacaj..
10. Citim i Romeo Gurakuqit ,Kryengritja e Malesise Mbishkodres 1911..
11.Hylli i Drites ,1932/11 .
12.Giesl-Viena ,telegram shifer ,citim i Romeo Gurakuqit ,po aty.
13.”Hylli i Drites” 1932/11, revista “Leka” 1937/6 ,(Flamuri i kuq ne Deçiq) , Kol Kamsi “Kronikë e Agimit te Lirise” , “Leka” 1937/VIII-XII..
14. “Hylli i Drites” ,1937/12..
15..Gazeta “Liri e Shqipnisë” ,sofje dt.07.6.1911.
16.Hylli i Drites” ,At Gjergj Fishta “Lot Gjaku” ,1914/10,fq.324.
16.Palok Luni ,”Histori e Bajrakut te Kastratit”,vargje rapsodike.
17.Ndue Bacaj ,Gazeta “Shqiperia Etnike”,,nr.62 ,dt.13.7.2004.
18.Aurel Plasari ,gazeta “55” dt.10 shkurt 2002.
19.Franc Nopça ,Udhetime neper Ballkan .
20.Pal Doçi (kumtese ne simpoziumin Ded Gjon Luli ne 90 vjetorin e vrasjes,2005.
21.Stefanaq Pollo ,Gjurme te historise se Shqiperise…Tirane 1990.
22..Ismail Qemali ,permbledhje dokumentesh (1888-1919), Drejtoria e arkivave te shtetit ,perg. Teuta Hoxha ,Tirane 1982 (dok.128 ,135 , 136)..
23.Koli Xoxe , “Ismail Qemali”,Tirane 1983.
24. Histori e Popullit Shqiptare ,fq.343 , Prishtine 1969.
Nga Foltorja e Jozefinës i përkthej kolegut gazetar Belg dhe skuqem nga turpi…
Fadil Bala, Bruksel
Tek po percjellja imazhet e nje seance te nxeht parlamentare ne rrjetin satelitor, pikrisht ne ato minuta ne banesen time çon Zoti per vizite nje mikun tim Belg, kryeredaktor i nje medjeje ketu ne Bruksel.
Ne rrespekt te mysafirit, mora telekomanden te ndrroje kanal, per ne T.V. ku punon gazetari, qe te shihnim se bashku se ç’te reja kishte pregaditur per sot. Por jo, Ai s’qe dakort. Me ndjeshmerin e nje gazetari profesionist, me vuri detyre per tia perkethyer pjesen teorike te debatit blu-roze, (pasi kjo teme lidhej me formimin e tij,) sepse versuljet me grushta e shqelma te deputeteve kunder njeri-tjetrit po i shihte vet, e s’kishin nevoje per pershtatje. Mandej, gazetari me pervoje, ka qene vet disa here ne shqiperi si perfaqesues mediatik i Brukselit, dhe njeh mire jo vetem foltoren e “Jozit”, por edhe Gërdecin, “Bumin ekonomik”, Te varferit e “lumtur” të shqiperise, Gjykatat, Ruzhdijen, “Krokodilin”, keshtu qe une s’kisha pse tia fshihja, por nejse.
Kaluam rreth dy ore duke ndjekur pa deshire, “komedine kakofoni ne foltoren e Jozit”, kete show parlamentar alla-shqipetarshe, ku si zakonisht shpif-sharjet e ndersjellta te deputeteve nga “llogoret” e tyre, derdheshin helm e vrer mbi “armikun”: Nga i korruptuar, kriminel, mafioz, vrases, bllokqen, “fetish”, rrugaç, lavire, ta bej fytyren si kepuce, “do te vras”, nxirre jasht per zhelesh, sharje me liber shtepie, me te gjalle e te vdekur, deri me deklarata-horror, per varrime te njeri-tjetrit, lakoheshin me egërsi primitive ne te gjitha rasat. Here ne bllok e here secili për hesap te vet, yrysh me hanger njeri tjetrin. DHe po t’mos kishte nderhyre garda, perleshjet fizike, do te kishin precipituar ne konflikt te metejshem. SHkurt, kjo salle i mban brenda te gjithe “elementet baze”qe tregojne rrealisht jeten kuvendore te ligjevenesve tane te nderuar, por per kete do flasim ne pjesen e tret.
Duke u larguar mysafiri, ashtu ne menyre dashamirese, “me la ne dere” konstatimin e tij mbi moralin e kesaj “komedie” qe na la pa goje per aq kohe sa e ndoqem: Eh! ç’fitore do te kishit korrur ju shqipetaret sikur e gjith kjo lufte personale te ishte lufte idesh! Te pakten ne B.E do ishit pranuar me kohe!
Ke te drejt lum miku te mendosh ashtu, se ti ke lindur e rritur ne kete shtet 180 vjeçare, ku gezoni demokraci te konsoliduar. Kurse ne vendin tim, qytetaret jo vetem qe se njohin luksin tuaj, por tri hise te tyre jetojnë ne zgrip duke i shtyr ditet me101 telashe. Ata ende s’mund te paguajnë dritat dhe ujin, çmimet e te cilave vazhdojne te rriten ç›do dite. Buken e ilaçet me liste i marrin. SHkurt: Mbijetesa per ata eshte kryefjala e dites. Ndaj kundershton opozita, jo se ajo ka punuar me mire gjate 8 vjeteve kur qeveriste, por ne shqiperi keshtu eshte ndertuar loja or zoteri. Ministrat e deputet zihen per milionat e tyre, e populli i varfer heq. DHe domosdo kur zihen elefantet do te shkelet bari. Mandej tek e fundit, «misioni» i politikaneve ne kete vend ky eshte: Te pasurohen sa me shpejt sa te jene ne poste komode, se po e muaren kundershtaret, aha s’ te lene te vjedhish, se kane rradhen ata.E kuptoni tani se ç’fare sistemi eshte sajuar dhe si po funksionon atje? Prandaj mos prit ballafaqim te kulturuar. (mendova me vehte, por me ze nuk fola se me erdhi turp.)
Por tani qe mysafirin e percolla, s’di pse me mbeti peng ajo fraza e me siperme e Tij: Eh! ç’fitore do te kishit korrur sikur… te cilen une e mora ashtu ne variantin e nje ekuacioni gazetaresk, sigurisht jo me te pa njohura, perkundrazi ato kane rene sheshit: Me ministra miliardere, e popull te mjere, me seksere plot mistere, me pazare koncesionare, me Lepra e kunetra, me Faslliç e Kuliç, me Prudentino e kazino, me pallate e mandate, me zgjellje e vjellje, me deputet pa identitet, me Gerdec e HEC, me Lul e RRul, me çimka ne ore, me bllok ne dore, me virgin ne hetim, nga Mehdiu e Iliri, tek Saliu e i biri, (PD + LSI)=Qeveri. SHkurt: Ekuacion me korrupsion. Ne daç pazar me hesap.
PAZAR ME HESAP
Ç’fare mendojne njerzit e thjesht kur shikojne ne akrane televizive, qeveritaret e vendit te tyre te zhytur ne pazare korruptive, mandej ne publik bejne sikur duan te hedhin njeri-tjetrin ne gjygj (asnjeri i denuer deri sot) me demek ne kuader te transparences per te vertetuar “ndershmerine”e milionave (jo lek por €uro)te tyre?
Natyrisht, eshte e drejta e gjithkujt te mendoje sipas menyres se vet, por nje fakt besoje, se ç’do njeri me inteligjence mesatare, pavarsisht perkatsise partiake, e ka kuptuar: Se shqiperia si kurr me pare, po jeton kohen e diversionit te pazareve te ulta biznesh te politikanve tane, te cilet po pasurohen padrejtesisht ne pak muaj, me shume se sa biznesmenet e mirfillt ne shume vite!
Ju bashk-qytetare qe jetoni ne SHqiperi, i keni vete parasysh rastet konkrete, sepse me mire se ç’do gazetare, apo video, kete ua tregon portofoli i juaj, por une po jap vetem shembulltyren e njerit prej politikaneve ndoshta me kontravers ne jeten politike, ish-zv/kokeministri Ilir Meta, fytyren e vertet e te cilit e shikuam me figure, e ndigjuam me ze miliona shqipetare, ju ne shqiperi edhe ne kendej ne diaspore, ne videon e dhene nga emisioni investigativ “Fiks fare” para disa muajsh, rregjistruar nga kolegu i tij, ish-ministri i energjitikes Dritan Prifti, ne te cilen Ilir “Floriri”ne menyre spektakulare brenda 30 sekondash i afron pazarin e tij nje çante me 700.000 €, ish-ministrit ne fjale, kundrejt nje tenderi shume milioneshe!
Video-vjedhja qe vertet interesante, por jo e pa pritur, madje jo te gjith e moren per lajm sensacional. Une mendoj per dy arsye:
Se pari, Prifti ka pergezimet e popullit te thjesht per denoncimet kunder korrupsionit, sepse ato jane gjithmon te dobishme edhe kur behen nga persona te lidhur apo te akuzuar vet ne to, siç eshte rasti i tij, por per hire te se vertetes, ne rastin konkret inçizimi i Metes, nuk tingellon dhe aq bindshem per nje drejtesi vertet te paster, por vetem per larje hesapesh brenda bandes se tyre. DHe kjo e ka nje shpjegimin logjik: A do ishte me e besueshme per te gjith ne, sikur keto afera korruptive Z. Prifti ti denanconte perpara dates 13 shtator, kur qeveriste kolegjialisht me te korruptuarit, por pranoje te vidhte se bashku me ata, deri sa Meta e zbythi nga posti i ministrit, (per t’i zene vendin me qellim qe te shtonte pasurine e tij), dhe fill pas kesaj, Dritani dha “drite” ne emisionin “Top Story” te S. Balles, me sinjalin e tri deklaratave vertet trishtuese: a)”Kam ardhur te denoncoj aferat korruptive, me gjithe dokumentacionin qe verteton akuzat. Faktet do te nxjerrin shume llum per evazionin fiskal dhe kontrabanden,” Do te jete hetimi i shekullit nese prokuroria e merr seriozisht. b): Ne SHqiperi jane bere ligjet e atilla qe kurr te mos mund te zbulohen pasurit e ministrave dhe te politikaneve te lart”, c) Pas kesaj une disponoje te tjera fakte konkrete per lidhjet e politikes me krimin dhe do t’i denancoj? Tani gjykojeni Ju lexues te nderuar!
Se dyti, megjithse videoskandali rezultoje shume i rend, por s’qe me tragjike se sa kerpurdha e Gerdecit qe u mori jeten 26 shqipetareve dhe gjykimi i deritanishem pa fajtore, apo qindra miliona €uro mbi koston rreale te rruges se kombit, dhe mbyllja e gjykimit pa fajtore, apo…nejse, eshte zinxhir i gjate ngjarjesh thuajse rutine (dhent Zoti te keputet shpejt), me te cilat ne shqipetaret u mesuam, andaj them se kjo video me hidheroje ashtu si edhe ju, por habi te madhe nuk me ngjalli. Habia qendron ne faktin e mos hetimit, mos gjykimit, e mos denimit deri sot te ketyre krimeve.
***
Tranzicioni thuajse 20 vjeçar, e ka ndergjegjesuar popullin, se edhe apozita ka kosuret e veta qe vendi s’ben perpara, por ne asnje vend te botes, opozita s’mund te jete me e korruptuar se pozita, e cila drejton institucionet e shtetit. Populli e di se shkaku rreal i korrupsionit tashme i kthyer ne sistem, dhe sidomos situata tejet kaotike dhe i zemërimit popullor e koheve te fundit, ngarkon me përgjegjësi jo vetem Berishen, por njelloj edhe Ilir Meten. Ata s’bashku me disa ministra, qe edhe pse jane nen akuze popullore per vrasje e korrupsion, fatkeqesisht po bejne ligjin ne shqiperi, ndaj vendnumerojme ne shkallen fundore te Europes.
Ç’fare e lidhi deri ne kete fare feje, çiftin Berisha-Meta, deri dje kundershtare politike te betuar kunder njeri-tjetrit?
E thjesht pergjigja.I kuptueshem pazari.Jane vetem milionat €, qe kane bere fole ne shpirtin e tyre.
Me ndjeshmerin e qytetarit te thjesht, si oponent i padrejtesive, po shpjegoj arsyen pse e mendoj keshtu «martesen» e ketij çifti.
Sali Berisha i bindur se ne zgjedhjet e 28 qershorit, nuk mund te plotesonte numerin e nevojshem te deputeteve nga P.D-ja, per te krijuar qeverine, i dhuroj Ilir Metes mandatin e deputetit, duke manipuluar votat. Kurse Meta me nje pafytyresi shembullore transportoje pabesisht votat e elektoratit te LSI-se djathtas, duke ndrruar fytyre e kahje ne masen 180 grade dhe perfundoje ne adjutant i Berishes.
As kjo s›qe e papritur, sepse ne fakt hesapin e tij Meta e kishte bere qysh para zgjedhjeve te 28 qershorit, dhe s›qe fort habi kur me 4 korrik, pa u skuqur e pa zverdhur si i pa gjake deklaroj: Tani erdhi ora jone, me 4 mandatet tona te arta, s›bashku me Berishen, do te «shpetojme SHqiperine». Edhe pse ajka e kryesise se L.S.I-se e kundershtoje me force tradhtin qe po i behej elektoratit te tyre, per Meten ma ca «petrita»koha s›priste, sepse hesapet ishin bere per tu pasuruar shpejt e shpejt, duke vjedhur ç›te munden brenda nje mandati, ne te kundert veshtire se do tu paraqitet me ky variant, sepse pas zgjedhjeve te ardhshme kushedi se si do te rrjedhin ujrat, e gjasat jane qe stafeten e vjelljes ta marrin pala tjeter.(dhe ne fakt, siç treguan «bathet e Priftit», per Meten veshtire se ka pashke me.)
SHkurt, Meta ne hesapet e tij kishte pese vjet qe po e pritste me padurim ashtu siç pret bisha prene e vet, kete mundesi qe i krijoj Berisha, ndaj s›mund te harxhonte kurrsesi te gjithe mandatin, pa perfituar edhe disa miliona €.
Berisha i impunuar nga nevoja per te mbajtur qeverine ne kembe i dha Metes aq sa kerkoj 20 % te «biznesit» te tij, edhe pse LSI me nje elektorat rreth 2 %. prap se prap ata nuk u prishen ne pazar. Madje, edhe sikur 49 % te «aksioneve» te Berishes, te kerkonte Meta, prap do t›ja shiste, veç Ai te kryesonte «biznesin» me, 51 %.
THene me fjale popullore Saliut i zuri kaqas rrota bishtin, ndaj midis dy te keqiave ishte i deryruar te zgjedhte ate me te voglen, Tek e fundit me mire diare, se sa kaps.
Kjo gjetje e Berishës, sigurisht e ka nje hesap madje te fort: Edhe te mbaje ne kembe qeverine, por edhe te mbaje te ndare te majten. Me nje gur te vras dy zogj. Vetem ky pazar e detyron Saliun, ta quajne Meten hero, ndersa populli e urren si hajdut te zene ne flagerance.
Mandej, Saliu i di detyrimet qe ka ndaj Ilirit, i cili dy here rradhazi i dha pushtetin, ne 2005, fal diversionit dhe ndarjes me P.S-en, por edhe ne 2009 fale manipulimit te votave. Kjo eshte arsyeja qe Kryeministri me shume po investon per LSI-ne se sa per PD-ne. Vereni «zemergjeresine» e Berishes ne harten e shperndarjes se vendeve ne zgjedhjet e 8 majit ndaj LSI-se, ne bashki e ne komuna. Eshte ujk i vjeter Ai.
***
Retorikat populiste te Berishes: Tolerance zero ndaj korrupsionit, per njeriun me dy pare mend krye, tingedhojne apsurde. SHkaku dihet: Veshtire se ndonje minister a deputet i ka shpetuar “rregullit” te vjelljes e korrupsionit, dhe largimi i njerit prej tyre, eshte i pa mundur sepse rrezikon kualiconin e brisht. Pike bie qeveria. Prandaj Berisha eshte i detyruar dhe s’ka rruge tjeter veçse t’u thot ministrave e deputeteve: Beni ç’te doni se u mbroje une, vetem nga qeveria mos ikni.
Edhe kryetarin e levizjzs per perfitim Ilir “floriri”, i ç’vlersuar perpara elektoratit te majte, tani qe zgjedhjet lokale po afrohen, sigurisht qe situata e detyron qe ti beje ca hesape me veten e tij, per te gjetur disi vleren e humbur, por tani eshte vone, tani ai eshte zene si dhelpra ne çark. Tani edhe ai e ndjen se eshte bere me i neveritshmi politikan per te majten shqipetare. N’daç nga tradhtia e 4 korrikut 2009, n’daç nga videoskandali, te dyja jane djegje e shkalles se rend. Ndaj elektorati i LSI-se, ka te gjith te drejten te mos i besoje me ketij njeriu. Hesapet e tij me historine rrezultojne te pa besueshme pothuajse gjithkund, mjafton nje fakt: Te gjith e kemi ne memorie skenen e shemtuar te Ilir Metes kur i versulej Presidences se Kuvendit si Don Kishoti mullinjve te eres, e fill pas kesaj u lidh martesa me Berishen. Arsyeja eshte “madhore”: Sepse Ilir Metes po i digjej shpirti per “per te miren e memedheut”!
Por vjen nje kohe qe zollumi te mund. Tani Berisha-Meta, si kane te lehta telashet e veta. Ata e dine mire se tani jane ne ditet e tyre me te keqija. Ne keto risqe i çoi babezia e shfrenuar per para, Ata ndjehen te friksuar, sepse historia e tyre nuk i le te qete, ashtu siç ndodh me diktatoret kur e shohin se po u vjen fundi. DHe sigurisht per keto fatura eshte krejt e tyre.
KU(KU)VENDI!
Parlamenti, eshte shtepia e te gjithe shqipetareve, eshte tempulli i fjales se lire, i debatit konstruktiv, i diversitetit te mendimeve, i miratimit te ligjeve vizionare per vendin.
Mire po, a eshte rrealisht ne keto nivele ky institucion?
Dihet se te pranosh diversitetin duhet kulture, e kjo fatkeqesisht ketu ka munguar. E meqenese punet maten me rrezultat, edhe ato kame munguar. Ndaj ne gjykimin tim, jo.
Tregues rreal i “produktivitetit” te parlamentit tone eshte fakti se ne sezonin e fundit, nuk eshte miratuar asnje ligje qe kerkon shumice te cilesuar, mbi 84 vota. Prandaj jo rastesisht Bashkimi Europian e ka cilesuar Kuvendin si institucionin me te dobet. Ndoshta kjo eshte pergjigjia me e sakt.(kliko medjat e shkruara dhe vizive 10/11/2010)
Kjo “arritje, ka ardhur nga dy arsye kryesore: Se pari gjithçka buron andej nga kryet e vendit, ku nje grua me demek e fort ne post, por ne fakt e brisht ne kohe, e cila prej kohesh i ka zene vendin dikujt tjeter, “kendon” permendesh gjithnje te njejtin rreferen si qyqja mbi dege, pa i kombinuar zeri me figuren, duke i pri goja gjithnje para mendjes. E shkrehur ne nje vokabolar katraure, ku rrezaton jo vetem mungesen e dinjitetit femeror, por edhe urrejtje patologjike ndaj kundershtareve politik, pa e ditur se per pozicionin qe mbane, fjala eshte vlera me e ç’muar, qe s’duhet leshuar asnjehere kuturu nga goja ashtu siç po bene ajo prej vitesh. Me shprehjet cinike, me kuptimin e dhunshem, si kape per zhelesh e xjerre jasht, apo Ai do plumbin ballit, kalojn arsyen njerezore, dhe ligjet e kuvendit. Nga ketu fillojne konfliktet, qe tani kane marr force befasuese, ne kahjen e te keqes. Keshtu seancat shtyjne ditet duke u zvarrisurr çale-çale, ne kete kuvend qe tashme pothuajse eshte topallizuar.
Minimumi eshte turp!
Se dyti, asnjehere me pare, kuvendi nuk ka vuajtur per deputet te kulturuar e profesionist se sa kesaj rradhe. DHe kjo e ka nje shpjegim: Deputetet nuk jane zgjellur direkt nga populli, se po te ishte ndodhur keshtu, shumica e tyre me siguri nuk do te ishin aty, por kjo shumice jane emruar “me kujdes” sipas nje hesapi nga komandantet e tyre.
Ketu, per etike emrat po i leme menjeane, mjaftojne faktet. Fakte qe te trondisin kur shikon disa fytyra te pa njohura per nga kontributi ne partit e tyre, me nje servilizem te betuar, gjithnje te gatshem per tiu bindur si ushtare kazerme urdhrit te “padishahut” te tyre.
Ç’fare debati vizionar mund te degjojme ne kete foltare, ku bindja e deputeteve te dy kraheve, ka marre formën e nënshtrimit ndaj kryetareve te tyre, aq sa mjafton nje fishkellime e Tij qofte edhe e kundraligjshme qe ata te hidhen ne sulm kunder «armikut» jo per te dhene alternativa te dobishme, por per te mbrojtur «punedhenesit» te tyre? I keni pare kur bejne sikur e ndjejne vertet padrejtesin, se si kurdisen pa pushim per tu fryre «vuvuzelave» sipas ritmit te dirigjuar nga «orkestruesi»? Sepse keshtu i do partia ushtaret, perpara te gjithave, ata duhen te jene militant per dite te veshtira. Mandej, sigurisht qe militantet para se te «punesohen» aty, kane pranuar ca kushte nga «Pronari», qe u interesojne te dy paleve, tani jane te detyruar pa çajre te mbrojne njeri-tjetrin.
Duke ndjekur diskutimet e ketyre politikajve qe (vetem deputet nuk mund t›i quash,) duke belbezuar me leter edhe kur shajne, fyejne e akuzojne, bindesh per nivelin e tyre, e thua me te drejt: Keta jane akoma te vegjel per te veshur kostumin e deputetit, dhe s›ke pike besimi se keta ligje-venes, mund te zgjidhin telashet qe e kane zene popullin.
Sigurisht, une nuk them se te gjithe jane te till, por ama nje gje mund te them i bindur: Se ne foltaren tone ne sezonin e kaluar, jane bere me shume shkelje te rregullores se sa kane qene deputet brenda godines se parlamentit. E me qe ra fjala tek godina parlamentare, per te cilen kohet e fundit po trumbetohet shume per ndertimin e nje moderneje, 100 here me mire do te ishte, sikur te kishim deputet vertet te kulturuar e profesionist, ne kete godine qe kemi.
***
Tani koha ka ardhur, ndoshta eshte rasti me i mire per popullin e thjesht te ngrihet ne lartesine qe kerkon demokracia, duke filluar nga zgjedhjet lokale te 8 majit, me voten e tyre demokratike, per ti dhene fund videoskandaleve te ketyre politikaneve harpagone. Tek e fundit nje rifillim i mbare nuk eshte kurre vone, kur eshte puna per te ardhmen e lumtur te femijeve tane. Perndryshe, po vazhduam t’u mbajme ison Metes & Co, druhem se jemi te destinuar te perfundojme si ato perrallat me fund te keq.